E Shtunë, 05.11.2024, 12:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHBA PËRGËNJETSHTRON LAJMIN SE HILLARY CLINTON "U SULMUA NGA BLETËT" NË MALAWI
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland sqaroi se "ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë..

E Martë, 08.07.2012, 03:08pm (GMT+1)


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland sqaroi se "ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë dhe jo aspak panik", "Sekretarja e Shtettit Clinton ka kaluar nëpër pistën e aeroportit në mënyrë fare normale"

Voal-online - LILONGWW - MALAWI, 7 GUSHT: Disa agjenci lajmesh nga Afrika, duke shfrytëzuar Internetin dhe Blogosferat kanë qenë dje më "të zhurmshmet" me lajmin se Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton, gjatë turneut të saj në vendin afrikan, sa zbriti në aeroportin ndërkombëtar në  Lilongwe "u sulmua nga bletët, u mbulua nga rojet e saj dhe u fut në njërën prej makinave të autokolonës".     

Sipas njoftimeve të mësipërme, Clinton dhe stafi i saj u ndoqën "këmba për këmbës" në pistën e aeroportit ndërkombëtar Lilongwe nga një mizëri agresive "e bletëve afrikane".

Më tej u spekulua se gjoja sulmi i bletëve nuk ishte i lehtë, çka sipas tyre shkatoi panik  nëpër aeroport. Njerëzit që nxorrën lajmin në  Internetin dhe Blogosferat Afrikane thanë se ata kanë pamjet ku duken "njerëzit e  Clintonit duke rendur për të mbuluar dhe mbrojtur Sekretaren e Shtetit, e cila sipas tyre, hipi shpejt në avionin e saj për të shmangur ndonjë "stings" - "pickim", ndonjë "incident".

Kështu i paska thënë një dëshmitar gazetës lokale  Times Nyasa, në një lajm që e transmetoi dhe axhensia shtetrore e lajmeve Malawian agency, dhe u bë lajm dite dje në shtypin amerikan dhe     botëror.                    

Në shikim të parë, kjo duket si një  histori të madhe, vizuale, mbasi shumë  Agjencitë e lajmeve dhe bloge     nga e gjithë bota duke përfshirë BuzzFeed, Daily Mail dhe të tjerët në SHBA, duke cituar Times Nyasa dhe deshmitarë anonimë "okularë" duket si e  vërtetë. Por, sipas Departamentit të Shtetit, dje në një konferencë shtypi  për këtë qëllim u tha se: "Ka vetëm një problem: Historia nuk është e     vërtetë! nuk ka pasur incident".                    

Për këtë qëllim zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland i  tha dje televizionit ABC     News me email se Sekretarja e Shtetit - zonja Clinton nuk është ndjekur në Malawi nga bletët afrikane dhe ka dhënë detajet të saj  që në fakt nuk ishin të vërteta dhe në kundërshti me ato çfarë     kanë shkruar në Internetin dhe Blogosferat Afrikan dhe disa     agjensi lajmesh dhe gazeta që i kan marrë si të vërteta.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland shtoi se "ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë dhe jo aspak panik ", duke vijuar se Sekretaria e Shtettit Clinton     ka kaluar nëpër pistën e aeroportit fare normale".             

Shtypi amerikan që udhëton me  sekretaren e Shtetit  raportoi se "një tufë e vogël me miza bletësh ka   kaluar afër autokolonës së delegacionit Amerikan gjatë kohës kur ata po futeshin në pistën në aeroport, dhe se ky ishte një sulm i "papërfillëshëm" që zgjat disa sekonda më së shumti, tha sot shtypi amerikan, duke hedhur poshtë lajmin e disa mediave si të "egzagjeruar" dhe  të pavërtetë.

"Unë kam qenë atje tha  gazetari Ayelet Waldman, që shoqëronte zonjën Hillari Klinton, dhe mund të vertetoj se nuk u ndoqëm në Malavi nga bletët" - "Ne pamë një     tufë bletësh nga dritaret dhe kaq ishte  fundi i historisë së këtij lajmi".  Ndoshta titulli globalë i këtij lajmi duhet të kishte qenë "Hillary Clinton sheh Bugs - Mizat në Afrikë".
 





BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Jane's Intelligence Review": Salafizmi në BallkanSHTIMI I FORMAVE RADIKALE TË ISLAMIT VEÇANËRISHT NË KOSOVË (08.07.2012)
U BOTUAN PËR HERË TË PARË DY FOTO NGA VARRIMI I ISMAIL QEMALIT (08.07.2012)
AVIONËT LUFTARAKË KAPËN DY AEROPLANË TË VEGJËL NË HAPËSIRËN AJRORE TË OBAMËS (08.07.2012)
MERILIN MONRO PORTRETI NJË IKONE AMERIKANE (08.05.2012)
50 VJET PA MERILYN MONROE (08.05.2012)
VËLLAI I SKËNDERBEUT, VARRI NË MALIN E SHENJTË ATHOSNga BEN ANDONI (08.05.2012)
CNN: PSE SHQIPTARËT I SHPËTUAN HEBREJTË GJATË HOLOKAUSTIT? ARSYEJA ËSHTË BESA (08.05.2012)
AUTOSTRADAT DHE MITI I RREMË I HITLERIT (08.04.2012)
ALFRED MIRASHI IA RRËMBEU LONDRËS OLIMPIKE ÇMIMIN E ARTË PËR PIKTURË (08.04.2012)
HAPPY BIRTHDAY ZOTËRI PRESIDENT - PLOT FESTIME ME RASTIN E 51 VJETORIT TË PRESIDENTIT BARACK OBAMA (08.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]