E Enjte, 05.09.2024, 10:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PESË MILIONË PËR TË STUDIUAR PAVDEKËSINË
Amerikani John Martin Fisher është punësuar për të gjetur përgjigjet e pyetjeve në lidhje me jetën e përtejme. E financon Fondacioni Templeton, i akuzuar për mohimin e teorisë së Darvinit

E Mërkurë, 08.08.2012, 08:18am (GMT+1)


Amerikani John Martin Fisher është punësuar për të gjetur përgjigjet e pyetjeve në lidhje me jetën e përtejme. Pas hulumtimit është financimi i Fondacionit Templeton, i akuzuar për mohimin e teorisë së Darvinit

Voal-online - NEW YORK, 8 GUSHT - Gjetja e fondeve për kërkime në Shtetet e Bashkuara nuk është e komplikuar. Nëse një projekt është i vlefshëm, shkencëtarë, kërkues, mjekë, inxhinierë, akademikë nga disiplina të ndryshme, mund të marrin financimin e qeverisë dhe të mbështetet në bujarinë e fondacioneve private. Pesë milionë dollarë për një filozof, megjithatë, përbëjnë risi. Edhe për botën akademike amerikane. Paratë që John Martin Fisher, profesor i filozofisë në Universitetin e Kalifornisë Riverside (një nga dhjetë universitetet shtetërore të "Shtetit të Artë" - "Golden State")  ka marrë nga Fondacioni Templeton për "Projektin e Përjetësisë" "The Immortality Project", program trevjeçar për të studiuar "sekretet e pavdekësisë".

Një investim i rëndësishëm, që Templeton - fondacioni filantropik me prirje konservatore - ka dashur ta dhurojë për t'i gjetur përgjigje pyetjes mijëvjeçare: nëse mbijetojnë dhe në çfarë forme mbijetojnë njerëzit, ose nëse ata mund t'i mbijetojnë vdekjes trupore; sa ndikon karakteri tek besimi në pavdekësinë, sjelljet dhe besimet e burrave dhe grave; nëse njerëzit priren të besojnë në jetën pas vdekjes, nëse janë apo jo të paarsyeshme dëshirat për pavdekësi. Pyetje jo e pakët, siç është e qartë, por Fischer - i cili gjithashtu e quan veten një "nonbeliever" (jobesimtar) - është i bindur për mirësinë e projektit milioner: "Njerëzit kanë menduar për pavdekësinë gjatë gjithë historisë, ne kemi një nevojë të lindur që të dimë se çfarë do të ndodhë pas vdekjes. Një debat që ka përshkuar shekuj dhe është përqëndruar kryesisht në literaturë, veçanërisht në fantazi, dhe sigurisht në terma të teologjisë, të përtejme, të qiellit, të purgatorit apo karmës. Askush nuk i ka ofruar ende një vështrim të plotë temës që sjell së bashku shkencën, teologjinë e filozofinë".

Një pjesë e projektit ambicioz do të fokusohet në përvojat e "pothuaj-vdekjes". Një numër i madh i amerikanëve, të cilët kanë kaluar nëpër situata të ngjashme (koma ose të tjera) e kanë përshkruar si një tunel që ka në sfond një dritë. Krejtësisht të ndryshme ndjesitë e japonezëve, që për Afterlife (botën tjetër) konsiston më tepër në një kopsht. Templeton është një nga fondacionet më të mëdha kërkimore mbi rolin e fesë dhe më shumë se një herë është sjellë në bankën e të akuzuarve nga bota akademike. Ashtu si të gjitha organizatat bamirëse nuk mund të financojë aktivitetet që lidhen me politikën, por disa hetime në shtyp kanë treguar lidhjet pak të qarta me grupet konservatore. Vite më parë, New York Times akuzoi se e mbështetur kauzën e "lëvizjes së projektimit inteligjent" - "intelligent design movement, lëvizjes së krishterë që sfidon teoritë e Darvinit dhe dëshiron që të hiqet nga programet shkollore.

Duke folur për Washington Post, Fisher deklaroi se në hulumtim nuk ka asgjë të fshehtë, por se interesi i tij kryesor është në jetëgjatësinë e njeriut dhe në progresin e shkencës mjekësore që i bëjnë disa pyetje të pashmangshme: çka nëse ne mund të jetojmë përgjithmonë? Çfarë roli luajnë vdekja dhe koncepti ynë i vdekshmërisë gjatë jetës sonë? Nga mënyra si truri ynë është i strukturuar është e natyrshme për të besuar në jetën e përtejme? Pse duhet të besojmë në ferri dhe në parajsë dhe si ndikon kjo në besimin tonë? "Unë nuk e di nëse besoj në botën e përtejme," thotë Fischer, "por sigurisht është interesante të mendosh se mund të ketë një përgjigje." Pothuajse gjysma e pesë milionë dollarëve - nënvizon RC Riverside - do të përdoret për kërkimin shkencor, një pjesë e parave do të përdoren për të organizuar dy konferenca të mëdha (i pari i cili duhet të mbahet në fund të vitit të dytë të kërkimit) si dhe për të financuar një website ku ju mund të ndiqni ecurinë e studimeve në pavdekësi në kohë reale nga kudo në botë.

Ai i financuar nga Templeton nuk është i vetmi projekt i këtij lloji. Edhe në Evropë, në  University of Birmingham, Yujin Nagasawa dhe David Cheetham, drejtorët e Qendrës John Hick për Filozofinë e Fesë janë duke punuar mbi "Vdekjen, pavdekësinë dhe jetën e përtejme". Një projekt dy-vjeçar, i financuar pjesërisht nga Universiteti i Insbrukut, pjesërisht nga Templeton. Të cilat i kanë financuar dy dijetarët me një shifër shumë më të ulët: 8550 euro./Elida Buçpapaj

(La Repubblica)

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U MBAJTËN TAKIMET TRADICIONALE "MIRË SE VINI NË ALPET SHQIPTARE, VUTHAJ 2012"Dhjetra familje shqiptare nga Amerika morën pjesë në takimet tradicionale në Alpet e Vuthajve (08.08.2012)
SHBA PËRGËNJETSHTRON LAJMIN SE HILLARY CLINTON "U SULMUA NGA BLETËT" NË MALAWIZëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland sqaroi se "ka pasur disa bletë, por nuk ka ka pasur aspak sulm, ndaj delegacionit tonë.. (08.07.2012)
"Jane's Intelligence Review": Salafizmi në BallkanSHTIMI I FORMAVE RADIKALE TË ISLAMIT VEÇANËRISHT NË KOSOVË (08.07.2012)
U BOTUAN PËR HERË TË PARË DY FOTO NGA VARRIMI I ISMAIL QEMALIT (08.07.2012)
AVIONËT LUFTARAKË KAPËN DY AEROPLANË TË VEGJËL NË HAPËSIRËN AJRORE TË OBAMËS (08.07.2012)
MERILIN MONRO PORTRETI NJË IKONE AMERIKANE (08.05.2012)
50 VJET PA MERILYN MONROE (08.05.2012)
VËLLAI I SKËNDERBEUT, VARRI NË MALIN E SHENJTË ATHOSNga BEN ANDONI (08.05.2012)
CNN: PSE SHQIPTARËT I SHPËTUAN HEBREJTË GJATË HOLOKAUSTIT? ARSYEJA ËSHTË BESA (08.05.2012)
AUTOSTRADAT DHE MITI I RREMË I HITLERIT (08.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]