E Hënë, 05.13.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PERSPEKTIVA E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BE

E Hënë, 09.17.2012, 04:14pm (GMT+1)


Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë perspektivë të integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo perspektivë është duke ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Kështu ka thënë të hënën presidenti i Bashkimit Evropian, Herman von Rompoj, në një konferencë për shtyp me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet për vizitën e tij të parë në cilësinë e presidentit të shtetit në Bashkimin Evropian.  

Herman von Rompoj ka thënë se Shqipëria ka ende rast që këtë vit të bëjë avancim drejt integrimeve në proceset e integrimeve në BE, duke inkurajuar autoritetet e Shqipërisë që të përmbushin 12 kriteret e parashtruara nga Komisioni Evropian.

Rompoj ka theksuar se Komisioni pritet që në tetor të nxjerrë edhe rekomandimet për Shqipërinë dhe që Këshilli të diskutojë për to në takimin e dhjetorit.

Ai posaçërisht ka inkurajuar punën e përbashkët të Qeverisë dhe të opozitës në Shqipëri, duke marrë parasysh edhe pozicionet e shoqërisë civile, për ta avancuar Shqipërinë në procesin e integrimeve evropiane.

Edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman von Rompoj, i është bashkuar thirrjeve për Shqipërinë që ky vend të bëjë më shumë, sidomos në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Nishani, ka thënë se ai është duke u zotuar në takimet që ka në Bruksel për gatishmërinë e Shqipërisë që të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe të garantojë reformat e nevojshme sipas kërkesave të Komisionit Evropian.

"Perspektiva në Bashkimin Evropian ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë dhe të stimulojë bashkëpunimin rajonal",  ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, mirëpo ka përmendur sfidat që ende mbeten në raportet bilaterale.

Nishani ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë kontributin e vet në bashkëpunimin rajonal dhe në pjesëmarrjen inkluzive në nismat rajonale.

Presidenti i Shqipërisë, Nishani, gjatë qëndrimit në Bruksel  do të ketë takime edhe me kryetarin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, ndërsa të martën do të vizitojë NATO-n, ku do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të kësaj aleance, Anders fog Rasmusen.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË FESTË SPEKTAKOLARE E BYTYÇËVE NË MALIN E BUKUR TË DAJTIT QË S’MUND TË HARROHETReportazh udhëtues nga ENGJËLL KOLIQI (09.17.2012)
EKSKLUZIVE: KOMPANIA 'COLORED FILMS' SHPALL AKTORËT E ROLEVE TË FILMIT 'EAGLE' ('SHQIPE')Nga ERMIRA BABAMUSTA, Ph. D., New York (09.17.2012)
ART-POLITIKA, MUZIKA DHE DIKTATURANga QAMIL GJYREZI (09.17.2012)
FITOI MARK GJONAJ, FITUAN SHQIPTARËT!Nga MIMOZA DAJÇI (09.17.2012)
PËRUROHET UNIVERSITETI I BERATIT, PRESIDENTI ASTRIT VELIAJ: IA DOLËM (09.16.2012)
ISH KONGRESMENI ME ORIGJINË SHQIPTARE JOE DIOGUARDI E UROI MARK GJONAJN PËR FITOREN (09.15.2012)
AMERIKA NDERON MUHAMET ALIUN ME MEDALJEN E LIRISËLegjenda e boksit vlerësohet për përkushtimin ndaj çështjeve humanitare (09.15.2012)
Në Akademinë e Shkencave dhe te Arteve te KosovësU ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE 'PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE KOSOVA 100 VJET PAS'Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (09.15.2012)
NJË RADIOGRAFI E BANESAVE TË PRONARËVENga SOKOL OLLDASHI (09.14.2012)
MARK GJONAJ FITON NJË VEND NË ASAMBELNË E SHTETIT TË NJU JORKUTShqiptarët e shtetit të Nju Jorkut bëjnë histori - i pari shqiptar i Amerikës që zgjidhet në një post kaq të lartë shtetëror (09.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]