E Martë, 05.21.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LOTARIA AMERIKANE, SI APLIKOHET PËR TË QENË FITUES
Intervista/ Flet konsullja e SHBA në Tiranë, Lyra Carr - Të gjitha rregullat që duhen ndjekur për t’u kualifikuar e plotësuar formularin

E Martë, 10.02.2012, 04:28pm (GMT+1)




Nis sot aplikimi për Lotarinë Amerikane 2014. E gjithë procedura  është online në faqen e internetit të ofruar nga Ambasada Amerikane.  Afati i fundit për të gjithë të interesuarit që duan të nisin jetën në SHBA, është data 3 nëntor. Verifikimi për shpalljen e fituesve do të bëhet direkt në faqen e internetit përmes kodit personal. Në një intervistë për gazetën Lyra Carr, Konsulle, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, jep të gjitha detajet për mënyrën e aplikimit dhe përzgjedhjen e fituesve. Ajo këshillon gjithashtu qytetarët, për hapat që duhet të ndërmarrin në mënyrë që të mos s'kualifikohen.


Çfarë është programi i Vizave të Shumëllojshmërisë?
Programi i Vizave të Emigrantëve të Diversitetit, i autorizuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, administrohet nga Departamenti i Shtetit çdo vit dhe bazohet në ligjet e SHBA. Ligji u mundëson viza emigruese personave prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shteteve të Bashkuara. Për vitin fiskal 2014 do të jenë në dispozicion 50 000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (lotarisë). Shqipëria është një nga vendet e kualifikuara për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2014, që do të thotë se qytetarët shqiptarë janë të pranueshëm për të aplikuar për këtë program.


Si funksionon Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë?
Në mbarë botën, vendasit e vendeve që kualifikohen për lotarinë i plotësojnë regjistrimet e tyre për lotarinë në www.dvlottery.state.gov gjatë një periudhe kohore prej 30 ditësh, e cila zhvillohet pothuajse gjatë së njëjtës periudhë të vitit. Për vitin 2012, kjo periudhë do të fillojë më datë 2 tetor në orën 18:00 dhe do të mbarojë më datë 3 nëntor në orën 18:00, me orën në Shqipëri. Aplikuesit, të cilët do të regjistrohen online, do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore Kentucky. Duke filluar nga data 1 maj 2013, pjesëmarrësit do të mund të kontrollojnë faqen e internetit në www.dvlottery.state.gov nëse janë përzgjedhur, duke përdorur numrin e konfirmimit që i shfaqet aplikuesit në ekranin e kompjuterit pas regjistrimit të suksesshëm për lotarinë. ¨shtë shumë e rëndësishme që të ruhet numri i konfirmimit që ju merrni pas regjistrimit fillestar elektronik! Juve do t'ju duhet ky numër konfirmimi në mënyrë që të shikoni nëse jeni përzgjedhur apo jo për Lotarinë DV-2014.


Përse po e reklamoni Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Ne duam të rrisim shkallën e njohurive rreth rregullave të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë dhe t'i ndihmojmë shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e duhur për të marrë pjesë apo jo në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.
Ka disa gabime, si për shembull regjistrimi për programin e lotarisë më shumë se një herë, apo mospërfshirja e një anëtari të familjes, të cilat rezultojnë në skualifikim të menjëhershëm. Ne duam që të interesuarit të njohin rregullat në mënyrë që ata të shmangin këto gabime që mund të ishin shmangur lehtësisht. Mënyra më e mirë për të shmangur këto gabime të thjeshta është që të lexohen rregullat e publikuara në gjuhën shqipe në faqen e internetit http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html.


Për më tepër, çdo vit ka shqiptarë që shfrytëzohen nga faqe interneti apo individë që gjoja përfaqësojnë qeverinë e SHBA. Nuk ka asnjë pagesë për t'u regjistruar për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë dhe të vetmet faqe zyrtare të qeverisë amerikane përfundojnë me ".gov". Ne e kuptojmë se shumë shqiptarë nuk e flasin gjuhën angleze dhe mund të kenë nevojë për dikë që t'i ndihmojë ata që të plotësojnë regjistrimin për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse juve ju duhet ndihmë, duhet të zgjidhni dikë që është i besueshëm për ju dhe që nuk do t'ju shfrytëzojë duke ju kërkuar shuma marramendëse parash për të plotësuar regjistrimin tuaj në lotari. (Mbani mend që qeveria e Shteteve të Bashkuara NUK ka vendosur asnjë tarifë për regjistrimin për lotarinë!) Ambasada dhe qeveria amerikane nuk mbështet asnjë noter, përshpejtues, ndihmues apo palë të treta. Nuk ka rëndësi se kush e plotëson regjistrimin tuaj në lotari; personi, emri i të cilit është në formularin e aplikimit për lotari duhet të ruajë numrin e konfirmimit, sepse atij do t'i duhet ai numër për të kontrolluar nëse ka fituar.


Ku duhet të aplikojnë njerëzit për lotarinë?
E vetmja mënyrë për t'u regjistruar në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë është që të plotësohet formulari në www.dvlottery.state.gov. Nuk ka asnjë tarifë për t'u regjistruar për lotarinë, por të lexohen udhëzimet (në shqip në http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) që të sigurohen nëse kualifikohen dhe që e kuptojnë se si plotësohet formulari përpara se të plotësohet formulari.  Nëse personi nuk i ka kualifikimet e duhura për lotarinë, ai nuk do të marrë një vizë edhe nëse do të jetë përzgjedhur për lotarinë.



Si do të informohen për njoftimin zyrtar të regjistruarit në lotari?
Njoftimet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit do të bëhen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, i cili do të jetë në funksionim duke filluar nga data 1 maj 2013 në faqen e internetit të lotarisë www.dvlottery.state.gov. Të regjistruarve në lotari do t'u duhet të përdorin Numrin e tyre të Konfirmimit në faqen e internetit të lotarisë www.dvlottery.state.gov. MOS e humbni numrin e konfirmimit! Pjesëmarrësit në lotari që do të rezultojnë të përzgjedhur NUK do të njoftohen nëpërmjet e-mail-it. Nëse juve ju humbet numri i konfirmimit, Departamenti i Shtetit do të mundësojë një mënyrë që ju ta rimerrni atë, por gjithsesi ju duhet të tregoheni të kujdesshëm se me kë e ndani këtë informacion.



A kualifikohet automatikisht çdokush që është përzgjedhur nga kompjuteri?
Jo. Për t'u kualifikuar për Lotarinë e Vizave të Diversitetit, aplikantët anembanë botës duhet të plotësojnë kritere shumë të rrepta të kërkesave të kualifikimit nëpërmjet: 1) arsimit ose 2) profesionit. Aplikantët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur nëse duhet të aplikojnë apo jo për të marrë pjesë në Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Shqiptarët, të cilët nuk kanë kryer një arsim të shkollës së mesme me kohë të plotë që të jetë i barabartë me edukimin e shkollës së mesme në SHBA (4 vjet, me kohë të plotë), nuk do të kualifikohen bazuar në kushtin e arsimit.
Edhe pse në raste të rralla është e mundur të kualifikohen bazuar në eksperiencën e punës, duhet të mbahet parasysh që profesionet që mund të përdoren për këtë kualifikim pothuajse gjithmonë kërkojnë një shkallë edukimi më të lartë se shkolla e mesme e kërkuar për lotarinë.



Cili nivel arsimi plotëson kriteret e kualifikimit për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë?
Bazuar në  kërkesat për arsimin, i cili duhet të jetë i barabartë me arsimin e shkollës së mesme në Amerikë (4 vjet, me kohë të plotë), shqiptarët që nuk e kanë mbaruar arsimin e shkollës së mesme me kohë të plotë, nuk do të kualifikohen për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Pra, për t'u kualifikuar për Lotarinë nëpërmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Dëftesat e pjekurisë së arsimit me kohë të shkurtuar pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë, përfshirë edhe arsimin 5-vjeçar apo programe me afat më të gjatë (me kohë të shkurtuar pa shkëputje nga puna, shkolla e mbrëmjes, apo me korrespondencë), nuk kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë (Lotarisë). Gjithashtu, dëftesat e arsimit profesional 3-vjeçar nuk kualifikohen për programin e Lotarisë së Shumëllojshmërisë. Edhe nëse ju e keni kryer shkollën e mesme pjesërisht me kohë të shkurtuar dhe pjesërisht me kohë të plotë, përsëri kjo dëftesë nuk ju kualifikon për Programin e Vizës së Shumëllojshmërisë.



Ju keni thënë që njerëzit duhet të përfshijnë në aplikimin e tyre për lotari të gjithë anëtarët e familjes. Po në rastin kur fëmija nuk jeton me aplikuesin kryesor, ose ai është duke u divorcuar nga bashkëshortja?
Bashkëshortja dhe të gjithë fëmijët, thjeshtërit dhe fëmijët e birësuar, të cilët janë nën 21 vjeç, duhen përfshirë në regjistrimin për lotarinë, edhe nëse ata nuk jetojnë me aplikuesin kryesor. Nëse aplikuesi kryesor nuk është ligjërisht i ndarë nga bashkëshortja e tij, ai duhet ta përfshijë atë në regjistrimin e tij për lotari. Duhet mbajtur mend që thjesht fakti që emri i dikujt është përfshirë në regjistrim, nuk do të thotë që ai është i detyruar të marrë pjesë në procesin e aplikimit apo të emigrojë në SHBA. Pavarësisht kësaj, nëse aplikuesi kryesor nuk e përfshin një anëtar të familjes që është në varësinë e tij në regjistrimin për lotari, kjo do të rezultojë në skualifikimin e rastit.
Një bashkëshorte e ardhshme nuk duhet të përfshihet në regjistrimin elektronik në rast se statusi civil i aplikuesit kryesor në momentin e aplikimit është beqar, sepse kjo do të rezultojë në skualifikimin e tij në ditën e intervistës. Nëse anëtarët e famijes së aplikuesit kryesor janë shtetas amerikanë apo banorë të përhershëm të ligjshëm në momentin e regjistrimit elektronik për lotari, ai nuk ka nevojë t'i përfshijë ata në aplikimin e  tij.



Nëse dikush është përzgjedhur për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë, ku duhet ta bëjë pagesën e Vizës së Shumëllojshmërisë?
Tarifa e procesimit të Vizës së Shumëllojshmërisë do të paguhet në të njëjtën ditë me intervistën zyrtare vetëm në seksionin konsullor, përveç rastit kur aplikuesi ndodhet në SHBA. Në qoftë se intervista e aplikuesit kryesor do të jetë në Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ai do të duhet ta paguajë tarifën në Ambasadë. Shqiptarët nuk duhet të bien viktimë e e-mail-eve mashtruese që i kërkojnë të dërgojnë para në emër të një individi me postë ose me shërbime të tilla si Western Union.


A do të paguajë qeveria amerikane për strehimin në SHBA të fituesit të Vizës së Shumëllojshmërisë, ta ndihmojë të gjejë një punë apo t'i japë asistencë ekonomike për ta ndihmuar derisa të përshtatet në SHBA?
Jo. Aplikantëve, të cilët pajisen me vizën e DV-së nuk u sigurohet ndonjë lloj asistence ekonomike apo ndihmë federale. Gjithsesi, ne duam që ata t'ia dalin me sukses në Amerikë dhe të kalojnë një tranzicion sa më të qetë, kështu që në disa raste ne mund t'i kërkojmë të gjejnë një sponsor, i cili të jetë dakord që t'i ndihmojë ata sapo të kenë mbërritur në SHBA. Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë u ofron atyre të përzgjedhurve rastësisht një mundësi të mrekullueshme për të emigruar dhe për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.


ZIRINA LLAMBRO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DASMË SHEKULLI(Martesë dishepulli)Poezi nga MENTOR THAQI (10.02.2012)
BYTYÇI E VLERËSON ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË KOSOVË, DR. ISLAM LAUKANga VALDET ERMALI (10.02.2012)
JA DHJETË MULTIMILIONERËT MË TË MËDHENJ TË SHQIPËRISË (10.02.2012)
100 VJET PAVARËSI - I DREJTOHEM SHPIRTIT DHE MENDJES SË KOMBIT SHQIPTARNga AT NIKOLLA MARKU (10.01.2012)
ESHTRAT E ISA BOLETINIT, PËRPJEKJET E QEVERISË PËR T'I TËRHEQUR NGA MALI I ZI NË VITIN 1923 (10.01.2012)
MADELEINE ALBRIGHT - AJO QË KEMI BËRË NË KOSOVË ISHTE E DREJTËBiseda me zonjën Albright u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës” (10.01.2012)
EDIP OHRI: NËNA IME U MARTUA ME TË BIRIN E ISMAIL QEMALITFlet djali i birësuar i të birit të Ismail Qemalit (10.01.2012)
HAPET PANAIRI I PARË MYSLIMAN NË BRUKSELNë Bruksel jetojnë rreth 250 mijë banorë të fesë myslimane (10.01.2012)
VETËVENDOSJE DEMASKON VAJTJEN E KABINETIT QEVERITAR NË NJU JORK - EKSKURSION ME PARATË E POPULLIT (09.30.2012)
MË 1953 ËSHTË SEKUESTRUAR NË STRUGË DOKUMENTI ORIGJINAL I PAVARËSISË SË KOSOVËSQazim bej Vlora vendosi të braktisë Shqipërinë, u vendos në Strugë, ku vdiq më 1953 (09.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]