E Martë, 03.19.2024, 10:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kthimi i kredive në Bankën Botërore
E Enjte, 08.20.2009, 03:08pm (GMT+1)

 

 

Me gjithë faktin se ende mungojnë shifrat zyrtare se sa është borxhi ndërkombëtar, autoritetet kosovare gjatë këtij viti do të fillojnë të kthejnë borxhin ndaj Bankës Botërore. Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se Kosova nuk duhet të fillojë të shpaguajë pa saktësuar shumën e borxhit.

Kosova gjatë këtij viti do të paguajë këstin e parë të kredisë ndaj Bankës Botërore. Që nga dita e anëtarësimit në këtë institucion financiar dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kosova në mënyrë vullnetare e ka marrë përsipër pagesën e borxhit ndaj Bankës Botërore, që i takon që nga koha e ish-Jugosllavisë.

Çështja e borxhit dhe se si duhet zgjidhur ky problem është diskutuar në negociatat në mes Prishtinës dhe Beogradit në procesin e udhëhequr nga Marti Ahtisari.

Muhamet Mustafa, ekspert për çështje ekonomike, ishte pjesë e atij delegacioni. Ai thotë se Kosova, para se të marrë përsipër këtë vendim, është dashur të sqarojë se sa është shuma e borxhit dhe ku janë investuar mjetet. Mustafa pohon se Kosova në kthimin e një pjese të borxhit ngarkohet pa të drejtë.


"Qëndrimi i delegacionit kosovar ka qenë që borxhet, të cilat kanë të bëjnë me planin e amortizimit apo shlyerjes së kredive, që është dashur të bëhen gjatë viteve të 90-ta, duhet të bien mbi përgjegjësinë e Serbisë".

"Si duket, kjo është injoruar pak a shumë edhe nga qeveria, edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Unë mendoj se Kosova në kthimin e këtyre borxheve ngarkohet pa të drejtë dhe pa asnjë logjikë ekonomike",
thotë Mustafa.

Ndryshe, Kushtrim Puka, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, thotë se Kosova duhet të shprehë gatishmërinë që të marrë përsipër kthimin e kredive. Edhe Puka thekson se institucionet kompetente nuk duhet të fillojnë të shpaguajnë pa saktësuar shumën e borxhit.


"Borxhi duhet të paguhet, sepse ato mjete janë investuar në Kosovë, mirëpo duhet të paguhet vetëm pjesa prej të gjitha kredive që kanë qenë për shtetet e ish-Jugosllavisë. Por, pa pasur qasje në dokumentet zyrtare dhe pa saktësuar saktësisht se sa është vlera e këtij borxhi, Kosova nuk do të duhej të fillonte shpagimin e këtij borxhi", konsideron Puka.

Megjithatë, nga ekspertët e ekonomisë vlerësohet se borxhi i huazuar ndaj institucioneve të huaja ndërkombëtare arrin në mbi 800 milionë euro. Afër 400 milionë dollarë llogariten të jenë borxh në Bankën Botërore, ndërsa pjesa tjetër është ndaj Klubit të Parisit dhe atij të Londrës.

Në kohën kur Kosova u bë anëtare e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë falur Kosovës 150 milionë dollarë borxh që ka ndaj Bankës Botërore, ndërkaq, së fundi, Komisioni Evropian ka kontribuar me 5 milionë euro në Fondin e Mirëbesimit të Donatorëve, i cili përkrah pagesën e borxhit të Kosovës ndaj Bankës Botërore.

Lidhur me këtë, Muhamet Musatafa thotë:

"Ne po shohim se ka një gatishmëri nga Shtetet e Bashkuara, sot morëm lajmin edhe nga Unioni Evropian, që të jepet një asistencë financiare në kthimin e borxheve. Prandaj, derisa nuk i dimë të gjitha elementet, nuk i kemi në tavolinë, nuk mund të japim një vlerësim të prerë se sa është e vështirë për Kosovën kthimi i këtyre mjeteve", thotë Mustafa.

Në fund të muajit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar borxhin e vjetër. Ndërsa, për shpagimin e borxhit, në bazë të ligjit ekzistues, Qeveria e Kosovës nga buxheti për vitin 2009 ka ndarë një shumë prej 55 milionë eurosh, shumë kjo që do të vazhdojë të ndahet edhe në vitet vijuese. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Urime për ditëlindjen, z. President!Nga Michael Staples (08.20.2009)
Pluhuri i kometës tregon se jeta në Hapësirë mund të ekzistojë (08.20.2009)
Reuters: Turizmi malor në Alpet shqiptare më bukur se në Evropë (08.20.2009)
Dita kur Perdja e Hekurt nisi të copëtohet (08.19.2009)
Korsia tjetër e rrugës Durrës-Kukës e gatshme në fund të shtatorit (08.18.2009)
Rreziqet për stabilitetin e MaqedonisëNga Isuf Kadriu (08.18.2009)
Nuk ka instalim të komunave paralele serbe (08.18.2009)
"Reader's Digest", falimentimi i një ikone të vjetër (08.18.2009)
Sarandë, tani edhe në Krorzë ka jetë (08.18.2009)
Bregdeti i Jonit pushtohet nga jahtet dhe motorët e ujitNga Elis Kuçi (08.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]