E Premte, 04.26.2024, 05:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Sarandë, tani edhe në Krorzë ka jetë
E Martë, 08.18.2009, 10:13am (GMT+1)

 

 

I fshehur mes gjelbërimit pafund, detit dhe e "rrethuar" nga dy faqe kodre të larta, gjiri i Krorzës, i cili ndodhet 25 milje detare larg qytetit të Sarandës, mund të quhet pa frikë një oaz i fshehur në brigjet e Jonit. Në këtë vend të mrekullueshëm, në një mjedis të virgjër, pak pushues vendas dhe të huaj kanë privilegjin të përjetojnë arratinë nga zhurma e pushuesve të shumtë që kanë "pushtuar" pothuajse të gjitha brigjet e Jonit. Leonard Kalemi, një biznesmen në fushën e ndërtimit, bashkë me familjen organizoi një udhëtimin turistik për të vizituar gjirin e "fshehur" të Krorzës. Babai i dy fëmijëve, prenotoi një varkë peshkimi, pasi siç thotë ai "dëshironte ta shijonte këtë oaz nga deti".

 

"Kisha vite që po e planifikoja këtë udhëtim, por punët e përditshme nuk ma jepnin mundësinë", thotë Kalemi. Përpara 20 vjetësh, kjo zonë e shtrirë gjeografikisht mes brigjeve të Sarandës dhe Lukovës ishte e ndaluar për shqiptarët e thjeshtë. Regjimi komunist e kishte shpallur gjirin e Krorzës "zonë ushtarake" dhe të kalueshme vetëm për udhëheqësit. "Përpara se të shembej nga themelet sistemi totalitar, 700 metra larg gjirit të Krorzës, në drejtim të jugut ishte ngritur një postë ushtarake, e cila kishte si qëllim frenimin e pushuesve", tregon Kalemi me nostalgji, teksa është nisur me varkë për të prekur ëndrrën 20-vjeçare. Bregu i Krorzës është i veshur me gjelbërim të dendur. Plazhi me gjatësi 300 metra, futet deri në 30 metra në thellësi. Ai është i kufizuar, nga veriu ashtu dhe nga jugu me brigje shkëmbore të veshura me shkurre e gjelbërim tipik mesdhetar, ndërsa është i thepisur deri në 100 metra mbi nivelin e detit. Gjiri i Krorzës ndahet nga një kep, i cili përbën vështirësi lidhje tokësore. Rruga e vetme për të mbërritur në plazhin e Krorzës është vetëm deti. "Kur të afrohemi 30 metra larg bregdetit të Krorzës, unë dhe dy fëmijët e mi do të hidhen në det, pasi varka e peshkimit mund të ngecë në rërë", shpjegon pushuesi.

 

Kisha e Peshkëpisë në Kodrën e Kuqe

 

Kisha e Peshkëpisë në Kodrën e Kuqe (Krekëz), në juglindje të fshatit Nivicë, rreth 1500 metra larg gjirit të Krorzës, u bë e njohur në gusht të vitit 2003, nga një vizitë aty pasi u morr informacion mbi praninë e disa rrënojave. Gjatë vitit 2003, u punua për disa ditë dhe në përfundim të gërmimeve e pastrimit të mureve, që në përgjithësi ruheshin në sipërfaqe të terrenit, u mundësua zbulimi i një bazilike trenefëshe me harkada mbi shtylla të murëzuara, me tri absida në anën lindore dhe narteks në anën perëndimore. Absida qendrore ishte trifaqëshe nga jashtë dhe gjysmërrethore nga brenda, veriorja gjysmërrethore, ndërsa forma e absidës jugore nuk u arrit të përcaktohej. Arkeologu Skëndër Muçaj, së bashku me bashkëpunëtorin anglez Elio Hobdari dhe arkeologun grek, Yannis Vitaliotis, gjatë ekspeditës identifikuan katër hyrje të ndërtuara me ante: njëra në perëndim dhe tjetra në veri të narteksit, kurse dy të tjerat në veri dhe në jug, pothuajse në mesin e gjatësisë së nefeve anësore.

 

"Në fillim të muaj gusht të vitit 2004, u ndërmorën gërmime për zbulimin e plotë të monumentit. Gërmimi u krye në kuadrate, duke marrë për bazë mjediset e ndarë dukshëm të bazilikës (nefet dhe narteksi), si dhe duke mos e kaluar nivelin e dyshemeve. Në përfundim të gërmimeve u përftuan të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar dy faza të përdorimit të kishës", thotë Muçaj, që shton se, në fazën e parë ka qenë një bazilikë trenefëshe, kurse në fazën e dytë të saj ka ngelur jashtë përdorimit nefi jugor. Sipas tij, gjatë gërmimit, në kalimin perëndimor të harkadës veriore, u gjet një enë balte (brokë e vogël) me shenja degieje, ku ishin futur 154 monedha bakri të lara me argjend të Janit II Orsini. Gjithashtu, gjatë gërmimit u zbuluan edhe katër varre me konstruksione të ndryshme, por që ende nuk janë përcaktuar periudhat e saj.

 

Zhvillimi i një turizmi elitar

 

Jugu i vendit prej disa vjetësh është kthyer në një pikë "pelegrinazhi" për pushuesit e shumtë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, sidomos rikonstruksioni i rrugës bregdetare i ka dhënë mundësi pushuesve vendas dhe të huaj të zbarkojnë në skajin më jugor të Shqipërisë. Prej dy vjetësh gjeografia e pushuesve është zgjeruar. Ashtu si edhe një vit më parë, edhe sivjet shumë shtetas maqedonas kanë preferuar të kalojnë 15-ditëshin në brigjet e Jonit. Ndërkohë, numri i pushuesve kosovarë është trefishuar, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë në vitit të kaluar. Duke iu referuar statistikave të grumbulluara nga pushteti vendor, aktualisht në qytetin e Sarandës ndodhen mbi 50 mijë pushues. Një mbingarkesë e tillë nuk ishte parashikuar 20 vjet më parë nga regjimi komunist. "Qyteti i Sarandës i ka të gjitha mundësitë që krahas zhvillimit të turizmit masiv, paralelisht të zhvillojë edhe turizmin elitar", thotë Edmond Gjoka, kryetari i Bashkisë së Sarandës. Disa muaj më parë, dy ekspertë të agjencisë gjermane të turizmit GTZ, që nxit zhvillimin ndërkombëtar, u interesuan për të ditur më tepër mbi potencialin turistik që ofron Saranda. Qyteti i Sarandës, që ndodhet rreth 250 kilometra larg kryeqytetit, shtrihet përgjatë gjirit të detit Jon, i cili kufizohet midis Kepit të Dentes, aty ku derdhet Lumi i Bistricës në det, dhe në veriperëndim me Kepin e Paledhesë, me një gjatësi prej rreth 7.5 kilometra dhe gjerësi maksimale një kilometër. RD
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bregdeti i Jonit pushtohet nga jahtet dhe motorët e ujitNga Elis Kuçi (08.18.2009)
Jehona e mesazhit të Rusisë për UkrainënNga Robert Coalson (08.17.2009)
Rreziqe te fqinjët - deficitet e zhvillimit në vendet arabe duhet t'i interesojnë Evropës (08.17.2009)
Zgjedhjet serbe forcojnë strukturat paralele? (08.16.2009)
Wall Street Journal: Putini godet Radion Evropa e Lirë (08.15.2009)
Forbes: Analogjia mes Jugosllavisë dhe GjeorgjisëNga Melik Kaylan (08.15.2009)
Reporterët pa Kufij mbi sulmet ndaj "Ekspresit" (08.15.2009)
Lufta Gjeorgji-Rusi: Realiteti i ri, raportet e vjetraNga Robert Coalson (08.14.2009)
Çeçeni: Vriten aktivistë për të drejtat e njeriut (08.12.2009)
Botohet për herë të parë i plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" (08.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]