E Shtunë, 04.27.2024, 01:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nuk ka instalim të komunave paralele serbe
E Martë, 08.18.2009, 02:11pm (GMT+1)

Zgjedhjet serbe, të mbajtura në dy komuna të Kosovës, nuk do të prodhojnë efekte juridike e as formim të komunave paralele, thonë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, opozita kritikon tolerimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.



Qeveria e Kosovës thotë se nuk do të ketë implementim të rezultatit të zgjedhjeve serbe në Kosovë. Duke i cilësuar si ilegale zgjedhjet komunale të Serbisë në Kosovë, Qeveria në Prishtinë thotë se këto zgjedhje nuk do të mund të prodhojnë efekte dhe formim të komunave paralele.

Në anën tjetër, opozita kritikon tolerimin që institucionet ua kanë bërë zgjedhjeve të djeshme serbe, të mbajtura për Komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Marrë parasysh dëmet që po shkakton pushteti paralel për disa vite, opozita thotë se ky tolerim vetëm sa sforcon ambiciet dhe apetitet e këtyre strukturave për shtrirje më masive në Kosovë.

Por, sipas zëvendëskryeministrit Ramë Manaj, zgjedhjet serbe ishin ilegale dhe si të tilla ato nuk do të mund të implementohen.


"Janë zgjedhje ilegale, jovalide, janë të papranueshme dhe si të tilla nuk prodhojnë asnjë efekt juridik. Para së gjithash dhe mbi të gjitha, janë të paimplementueshme rezultatet e zgjedhjeve të tilla. Përderisa është kështu, atëherë është një veprim, një lojë me vetveten, që merret një pjesë e komunitetit serb, e instrumentalizuar nga politika zyrtare e Beogradit", thotë Manaj.

Ndërkohë, Avni Arifi, anëtar i kryesisë së partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se duhet dhënë fund ndërhyrjeve të Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës, që si rezultat sjellin shtrirjen e vazhdueshme të strukturave paralele-ilegale.

"Duhet t'i jepet fundi kësaj loje apo këtyre ekzibicioneve që Qeveria e Serbisë po i bën në Kosovë që një kohë të gjatë".


"Institucionet e Kosovës kanë një retorikë shumë të theksuar, por kur vjen deri te praktika, bëhet se nuk është palë fare në proceset në Kosovë dhe toleron e shkakton edhe konfuzion pikërisht tek minoriteti serb, por njëkohësisht edhe e vazhdon agoninë e stabilitetit të përgjithshëm në Kosovë",
thekson Arifi.

Avni Arifi thotë po ashtu se duhet të identifikohen se cilat janë veprimet që integrojnë dhe ato që dezintegrojnë komunitetin serb në jetën institucionale e legale të Kosovës.

Lejimi i organizimit të institucioneve paralele, sipas tij, bie ndesh me politikat kosovare për integrimin e plotë të komunitetit serb.

Ndërkaq, kryetarja e Këshillit Nacional Serb për pjesën qendrore të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se serbët duhet të kenë kompetenca në fushat e pushtetit lokal, që ndërlidhen me arsimin, shëndetësinë dhe trashëgiminë kulturore e fetare.

Por, zgjedhjet komunale serbe në Kosovë, ajo i sheh më shumë si imitim pushteti, sesa si vendosje të një pushteti faktik të Serbisë në komunat e Kosovës.


"Beogradi me këto zgjedhje përpiqet të stimulojë pushtetin dhe fatkeqësisht të ndërtojë një lloj platforme politike, sipas së cilës, përpiqet të dëshmojë se ka një lloj pushteti në Kosovë", thotë Trajkoviq.

Kurse, zëvendëskryeministri Ramë Manaj thotë se kjo është një lojë e Beogradit me serbët e Kosovës, pasi që, sipas tij, dita-ditës një pjesë e këtij komuniteti po integrohet në kuadër të institucioneve kosovare.

Manaj beson në një pjesëmarrje më të madhe të serbëve në zgjedhjet e ardhshme komunale të Kosovës, më 15 nëntor.

"Komuniteti serb në Kosovë, ndonëse ngadalë, po integrohet në realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Ne kemi fakte tashmë, që subjekte partiake serbe kanë aplikuar dhe janë certifikuar tek KQZ-ja e Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, që janë zgjedhje legale", thotë Manaj.

Zgjedhjet e djeshme serbe, të quajtura si të parakohshme, u organizuan për Komunën e Prishtinës dhe u mbajtën në Graçanicë, si dhe për Komunën e Pejës, të mbajtura në Gorazhdec.

Strukturat paralele serbe konsiderohet se janë më të fuqishme në pjesën veriore të Kosovës, për shkak të përqindjes më të madhe të popullatës së këtij komuniteti në atë pjesë dhe afërsisë kufitare me Serbinë, përderisa në pjesët tjera të Kosovës, përkundër ekzistimit, strukturat e tilla paralele tashmë konsiderohen si më të dobëta. REL
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Reader's Digest", falimentimi i një ikone të vjetër (08.18.2009)
Sarandë, tani edhe në Krorzë ka jetë (08.18.2009)
Bregdeti i Jonit pushtohet nga jahtet dhe motorët e ujitNga Elis Kuçi (08.18.2009)
Jehona e mesazhit të Rusisë për UkrainënNga Robert Coalson (08.17.2009)
Rreziqe te fqinjët - deficitet e zhvillimit në vendet arabe duhet t'i interesojnë Evropës (08.17.2009)
Zgjedhjet serbe forcojnë strukturat paralele? (08.16.2009)
Wall Street Journal: Putini godet Radion Evropa e Lirë (08.15.2009)
Forbes: Analogjia mes Jugosllavisë dhe GjeorgjisëNga Melik Kaylan (08.15.2009)
Reporterët pa Kufij mbi sulmet ndaj "Ekspresit" (08.15.2009)
Lufta Gjeorgji-Rusi: Realiteti i ri, raportet e vjetraNga Robert Coalson (08.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]