E Premte, 04.26.2024, 01:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"Dita e Atdheut" - Fjalimi i Merkelit para Shoqatës së të Dëbuarve
E Hënë, 08.24.2009, 06:20am (GMT+1)

 

 

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ritheksoi në "Ditën e Atdheut" përgjegjësinë historike përballë padrejtësisë së dëbimit të gjermanëve.

 

Ishte hera e parë në katër vjetët e qeverisjes së saj, që kancelarja foli në "Ditën e Atdheut". Ajo mbajti fjalimin kryesor në Berlin, para dymijë anëtarëve të Shoqatës së të Dëbuarve. Kjo shoqatë përkujton që prej vitit 1950 në këtë ditë 15 milionë gjermanët, të cilët u dëbuan nga atdheu i tyre në fund dhe pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Shoqata e të Dëbuarve e afërt politikisht me kristjandemokratët

Me mirëdashje të madhe dhe me shumë duartrokitje u prit kancelarja gjermane, Angela Merkel në "Ditën e Atdheut". Shoqata e të Dëbuarve, e cila është e afërt politikisht me kristjandemokratët, sheh te kryetarja e CDU-së një avokate të besueshme për projektin e saj më të rëndësishëm: për ngritjen në Berlin të një qendre të dokumentimit të historisë së arratisë dhe dëbimeve. Pas mosmarrëveshjeve shumëvjeçare një qendër e tillë tashmë është vënë në udhë, edhe vendi se ku do të ngrihet qendra tashmë është gjetur. Ekspozita po ngrihet nga "Fondacioni Arrati, Dëbim, Pajtim", të cilin qeveria gjermane e themeloi pak muaj më parë.

"Për këtë unë jam shumë e gëzuar. Unë e shoh, që ju po e bëni edhe këtë, një gjë që nuk mund të na e marrë më askush, kjo tani është vendosur", tha kancelarja Merkel.

Merkel: Ne pranojmë përgjegjësinë tonë për kapitullin më të errët të historisë gjermane

I diskutueshëm projekti është para së gjithash sepse atë e ka nxitur në mënyrë të konsiderueshme Shoqata e të Dëbuarve, përfaqësia e fuqishme e interesave të të dëbuarve nga atdheu, me dy milionë anëtarët e saj. Ka shumë që nuk kanë besim se kjo Shoqatë dhe presidentja e tij, Erika Shtajnbah (Steinbach) kanë një vështrim objektiv për shkaqet e arratisë dhe dëbimit në fund të Luftës së Dytë Botërore. Vështrimi i presidentes së shoqatës për këtë temë shumë vetëve u duket i njëanshëm.

Kancelarja gjermane e bëri të qartë: "Ne pranojmë përgjegjësinë tonë për kapitullin më të errët të historisë gjermane. Me ne nuk do të ketë intepretim të ndryshëm të historisë. Dhe kështu ne mund të shtojmë: në një përkujtim që respekton masën dhe të vërtetën bën pjesë edhe kujtimi i vuajtjes dhe i padrejtësisë së dëbimit."

Shtajnbah nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë

Në Këshillin e Fondacionit, Shoqatës së të Dëbuarve i takojnë tri vende, por ajo ka zënë deri tani vetëm dy vende. Një vend ka mbetur i lirë për Erika Shtajnbahun, kundër emërimit të së cilës paraqitën kundërshtime socialdemokratët dhe politikanë polakë. Presidentja e shoqatës shpreson tani se do ta zërë vendin e saj pas zgjedhjeve në Bundestag, kur Partia Socialdemokrate ndoshta nuk do të jetë më në  qeveri.

Shtajnbah nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë nga të drejtat e saj: "Në këtë çështje nuk bëhet fjalë për mua. Bëhet fjalë për të drejtat e lirisë së këtij shteti. Bëhet fjalë për të drejtën e lirisë së Shoqatës sonë të viktimave, që t'i përqafojë pa kufizim në këtë demokraci të drejtat e saj. Këtë të drejtë ne si Shoqatë e të Dëbuarve nuk lejojmë të na e marrë njeri, askush, as brenda vendit dhe as jashtë vendit!"

 

Raporti i tensionuar i Shoqatës së Të Dëbuarve me Partinë Socialdemokrate Gjermane doli në pah edhe njëherë në një formë tjetër në Ditën e Atdheut: politikani 77-vjeçar socialdemokrat dhe ish-ministri i Brendshëm, Oto Shili (Schily) mori një dekoratë, sepse ai ka merita për afrimin e të dëbuarve nga atdheu dhe së majtës politike. Si e ka arritur këtë, Shily e tregoi në fjalën e tij të falenderimit, e cila përmbante një apel pa ekuivoke: njeriu duhet të jetë në çdo kohë në gjendje që t'i vërë në pikëpyetje këndvështrimet e tij, ndryshe nuk është i mundur një dialog i hapur.DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Digjet hotel Unioni, ndërtesë me vlera kulturore (08.23.2009)
Në portin europian të DurrësitNga Mujë Buçpapaj (08.23.2009)
Brutaliteti sovjetik e nazist në EvropëNga Brian Whitmore (08.22.2009)
Deutsche Welle: Zgjedhjet në Afganistan një hap i nevojshëm në drejtim të paqes (koment) (08.22.2009)
Pasojat e zgjedhjeve serbe (08.22.2009)
Begatitë e Muajit të RamazanitNga Enes Koshi (08.21.2009)
Nata kur Hitleri dhe Stalini ndanë EvropënNga Robert Coalson (08.21.2009)
Ushtarët shqiptarë në Afganistan, asnjë problem me sigurinë (08.21.2009)
"Espresso": Ne të rinjtë e Teheranit (08.20.2009)
Kthimi i kredive në Bankën Botërore (08.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]