Voal-online - JOHANESBURG (Reuters) - Ish presidenti jugafrikan Nelson Mandela
u shtrua në spital të shutnën për analiza mjekësore, ndnëse qeveria tha se nuk
ka arsye për alarm.
Një deklaratë nga zyra e presidentit Jacob Zuma' nuk dha hollësi për gjendjen e
liderit 94 vjeçar rë luftës kundër aparteidit.
"Ish Presidenti Mandela do të ketë përkujdesje të vazhdueshme mjekësore,
çka është e kuptueshme për moshën e tij," thuhej në deklaratë.
"Presidenti Zuma i siguron të gjithë se Madiba është më mirë dhe nuk ka
arsye për alarm," shtonte ai, duke e thirrur Mandelën me emrin e tij
familjar.
Mandela, i cili u bë presidenti i parë zezak në zgjedhjet e vitit 1994, u
shtrua në shkurt në spital për dhimbje barku, por u lirua të nesërmen, pasi nga
analizat doli se nuk kishte gjë shqetësuese.
Ai qëndron kryesisht në shtëpinë e tij të hershme në Qunu, një fshat i zonës së
varfër Kepi Lindor.
Shëndeti i dobët nuk ia lejon daljet publike, ndonëse para pak muajsh ka pritur
vizitorë të lartë, përfshirë ish presidentin amerikan Bill Clinton.