E Enjte, 05.02.2024, 10:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HISTORIA PREKËSE E 5 FËMIJËVE
Nga SEVIM ARBANA

E Enjte, 12.27.2012, 02:57pm (GMT+1)




Ne vazhdim te historise prekese te familjes Pjetri, ne organizuam nje "˜field visit', per te pare, prekur dhe monitoruar, gjendjen reale te kesaj familje, tashme e ngelur pa kokat e familjes, po qe aq prekshem, dukshem dhe me dashuri te madhe, duan ta mbajne kete familje.
Migena Mollanji, aktiviste gjinore e shoqates NDGSH, Migena Selfollari, psikologe prane NDGSH dhe Edit Lako, kordinatore lokale e Agjensise se Punesimit per Gra dhe Vajza te varfera, shkuan ne Zejmen, me date 21 Nentor.
Qellimi i vizites qe , per te pare e vleresuar situaten aktuale te kesaj familje, e perbere nga 5 femije, ku me i madhi Edmondi 18 vjecar, luan madherisht rolin e kryefamiljarit.
Ideja ime, per ta vizituar kete familje, njerez te tjere, ishte pjesa e vleresimit real te kesaj situate, nisur nga emocionet qe une pata ne perballjen e pare me kete histori.
Pas ketij takimi dhe momenti prekes, ne do te vazhdojme te bejme perpjekje per te sensibilizuar dhe njerez te tjere, insititucione, biznese dhe programe te ndryshme, per te ndihmuar kete familje/femije
Pas ketij momenti, ne do te lidhemi me programe te ndryshme ne TV shqiptare, dhe ketu falenderoj Zj B.Marku, per mundesine qe do na jape per ta bere publik kete rast ne emisionin e Znj Aida Shtino.
Gjithashtu ne kemi folur dhe me nje program tjeter televiziv;Nga e para(Vizion Plus) te cilet, mund te bejne te mundur rindertimin e shtepise, ne muajt qe do te vijne.
Duke ju falenderuar per kontributin tuaj, ju lutem gjeni bashkangjitur nje pershkrim te familjes dhe situates, pas vizites qe bene specialistet e zyres sone.Gjithashtu do te gjeni dhe disa foto.
Ne pritje te sygjerimeve, verejtjeve dhe mendimeve tuaja, ju uroj fundjave te bukur
Sinqerisht
Sevim Arbana

-

Kur varferia perqafon fatkeqesine!

Ne dyert e shoqates "Ne Dobi te Gruas Shqiptare" cdo dite trokasin njerez qe kane nevoje per ndihme dhe mbeshtetje. Nje rast i tille na vjen edhe nga Eduart Pjetri i cili na sjell historine e familjes se tij. Prane nesh e solli nje tjeter perfitues i shoqates sone, qe besonte se NDGSh mund te bente dicka.
Familja Pjetri zbriti nga malet e Fushe-Arrezit per nje jete me te mire ne Zejmen te Lezhes. Nikolla, babai, me endrra te medha e me shume perpjekje arriti te ndertonte nje shtepi "te mire" per familjen e tij te madhe. Ai kishte pese femije, dy djem e tre vajza, por shtepia mbeti pergjysem, ashtu si ato shkalle, qe te drejtojne per ne katin e dyte, ne katin qe nuk u arrit te ndertohej kurre.
Fati donte qe babai te vdiste ne oborrin e shtepise se tij, teksa perpiqej te sillte pak drite ne kete shtepi te re. Vdekja e babait te le fukara keshtu thote populli dhe vertet vdekja e burrit te shtepise solli varferi te metejshme ne kete shtepi, varferi qe po kthehej ne skamje.
Tanime kryefamiljarja, duhet te perballonte dhimbjen e humbjes se bashkeshortit, rritjen e pese femijeve e vetme dhe varferine ne kete vend te huaj.
Ishte e veshtire te mos kishte c'tu jepte femijve cdo dite per te ngrene, te mos kishte me se t'i vishte... te mos kishte asgje... per te nuk ishte e lehte. Ajo zgjodhi nje rruge tjeter, ajo i dha fund jetes duke pire fotoksine!
Populli thote: nena te le jetim! Po nena la pas pese femije, Eduartin 18 vjec, Adrianin 16 vjec, Adelinen 15 vjec, Mimozen 14 vjec dhe Elidonen 9 vjec!
Pese femije qe duhet te perballojne te vetem jeten, qe eshte e veshtire per te gjithe, aq me shume per keta pese femije jetim!
Nuk do te mbaronte me kaq, pasi vetem pak kohe me pare shtepia e tyre u perfshi nga zjarri qe dogji gjithcka, edhe ate pak "pasuri" qe prinderit mund te kishin lene pas. E per te mbushur kete shtepi te zbrazur, u kujdesen bashkefshataret qe ne varferine e tyre u perpoqen te sillnin ndonje orendi ne kete zbrazeti!
Kjo ishte historia tronditese e familjes Pjetri qe Eduarti solli ne shoqaten tone.
Duke dashur te jemi sa me objektiv u ngrit nje grup pune i perbere nga psikologia e shoqates si dhe dy specialiste te tjera. Vizita ne Zejmen u be per te pare shtepine dhe situaten ne te cilen jetonin femijet e familjes Pjetri. Trokitem per te pare dhe prekur situaten reale.
Nga jashte shtepia dukej e banueshme, por brenda ishte dicka tjeter. Lageshtia dhe era e mykut ndiheshin dhe shiheshin kudo, mure te plasaritura, varferi dhe vetem kaq. Energjia elektrike per te cilen Nikolla, babai, kishte vdekur ende mungonte. Femijet kishin arritur te benin nje lidhje provizore qe perveç llambave nuk ndiznin gje tjeter. Nuk kishin ngrohje dhe nje sobe druri qe ishte ne oborrin e shtepise, vecse mund te nxinte me shume muret gri me te zeze te lena nga djegia. Te pakten kane nje vend ku te fusin koken, nese kjo do te mjaftonte!
Femijet rrezatonin miresi, dashuri. Ata dukeshin te forte kur flisnin per fatkeqesite qe i kishin goditur njera pas tjetres, por teksa takoje Elidonen 9 vjecare e kuptoje qe ishin te forte ne fshehjen e dhimbjes! Elidona te pushtonte me krahet e saj te vegjel, si femija qe kerkon te sigurohet per dashurine.
Eduarti ishte nje djale shtatvogel, ose me sakte nje femije - burre i rritur perpara kohe nga hallet qe i kishin rene. Ai duhet te kujdesej per motrat dhe vellain e tij, duhet te mendonte se cdo te gatuanin perdite, edhe pse zgjedhjet ishin te kufizuara midis kungullit dhe lakres qe kishin mbjelle ne oborrin e shtepise se tyre. Ata nuk kishin gje tjeter, nuk kishin as toka, asgje. Te gjithe benin pjesen e tyre per te mbeshtetur njeri - tjetrin dhe me te medhenjte shfaqnin nje perkujdesje te vecante per vajzen 9 vjecare. Ata benin punet e shtepise deri vone dhe zgjoheshin ne 4.00 te mengjesit per te mesuar, sepse shkolla ishte edhe nje porosi e prinderve.
Te pyetur nese bashkefshataret i ndihmonin, Eduarti thoshte se "ne varferine e tyre na kane ndihmuar, por nuk eshte nje dite e dy, eshte nje jete"
Pas thirrjes qe znj. Sevim Arbana beri nepermjet rrjeteve sociale, shume u treguan te gatshem te mbeshtetnin femijet jetime. Ne baze te vleresimit te kryer, duke dashur te respektojme nje kod moral dhe njerezor duam te raportojme nderhyrjet e menduara.
1 Parate e mbledhura do te depozitohen ne banke dhe do t'u jepen ne formen e nje pensioni mujor femijeve, per te permbushur nevojat e tyre ushqimore dhe jetike. (E gjithe procedura do te realizohet nen kujdesin e nje juristi)
2 Do te synohet, pasi jane vendosur kontaktet e para dhe eshte rene parimisht dakort me producentet, qe shtepia te sistemohet nga programi "Nga e Para" prodhin i Vizion+
3 Nje psikologe do te ofroje mbeshtetje/keshilim 2 here ne muaj per femijet e familjes Pjetri.
3 Eshte folur qe kjo familje te perfshihet ne rubrikat e emisionit "Njerez te humbur" ne menyre qe te sensibilizohen sa me shume individe, shoqata etj per te mbeshtetur familjen Pjetri
Zejmen, 21 Nentor, 2012
Raportuan;
Migena Mollanji
Aktiviste gjinore, NDGSH
Migena Selfollari
Psikologe/NDGSH
Edit Lako-Drejtore programi AP


SEVIM ARBANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Balkan Insight: SEKRETE DHE GËNJESHTRA - FUNDI I MOHUAR I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMITIsh të burgosurit e diktaturës duan të vërtetën dhe dëmshpërblimin, por kërkesat e tyre kanë rënë në kurthin e politikës së vrazhdë të vendit (12.27.2012)
PROVOKACIONET GREKE NDAJ SHQIPËRISË, GUSHT 1949Ngjarje reale, sipas dëshmisë së ish-rojes kufitare nga Kavaja, z. Faje Çela Nga Prof. NERITAN BABAMUSTA, Londër (12.27.2012)
PIRAMIDA E PARË MË E MADHE NË BOTË ISHTE ILIRE (12.26.2012)
NË KUJTIM TË XHAFER VOKSHIT - KËTIJ SHPIRTI TË MADH LUFTËTAR (12.26.2012)
OBAMA DHE MICHELLE VIZITOJNË USHTARAKËT NË HAVAIPresidenti amerikan i falënderon për shërbimin e tyre (12.26.2012)
MEDITIM PARA SHTATORES SË KRYETRIMIT ADEM JASHARI…Nga MURAT GECAJ (12.26.2012)
PSE VRITEN FEMRAT?Nga MIMOZA DAJÇI (12.26.2012)
KRISHTLINDJET, LUTJE PËR PAQE E VAJTIM PËR VIKTIMATSë bashku me gëzime e dhurata, këtë vit kjo festë u shënua nga lutjet për paqe dhe vajtime për viktimat fëmijë të dhunës me armë (12.26.2012)
FOTOGALERI - URIMET E OBAMËS NËPËRMJET RRJETEVE SOCIALE PËR FESTAT E FUNDVITIT (12.25.2012)
KRISHTLINDJET NË SPITAL PËR ISH PRESIDENTIN BUSHPresidenti Bush ka qenë i shtruar në spital që prej 23 nëntorit për një kollë bronkit, ndërsa javën e kaluar u prek nga ethet (12.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]