E Premte, 05.03.2024, 12:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOS RRINI PA E LEXUAR HISTORINË E ALICE PYNE, VAJZËS ADOLESHENTE, QË PREKU GJITHË BOTËN ME LISTËN E DËSHIRAVE
Nëna lajmëron në FACEBOOK

E Martë, 01.15.2013, 09:36am (GMT+1)



Vdiq Alice, vajza teenager që preku gjithë botën me listën e dëshirave «THE BUCKET LIST»
Vajza angleze ka luftuar 4 vjet me sëmundjen e « linfoma Hodgkin », por që arriti t'i realizojë të gjitha dëshirat e «bucket list»

Voal-online - «Vajza jonë e dashur me dy krahë ëngjëlli ka shkruar nëna e Alice në Facebook per të dhënë lajmin e trishtë nuk është më, dhe se deri në çastin e fundit ajo ishte e rrethuar me dashurinë e prindërve dhe motrës të saj Milly. «Jemi të shkatërruar, shton më tutje, nëna e Alice, « duke qënë të sigurt se jetët tona nuk do të jenë më si më parë. Natën e mirë Alice».

ALICE - Alice është Alice Pyne, vajza britanike e cila në pranverën e 2011 u kthye në një yll të Twitter pasi kishte postuar dëshirat e saj të fundit « bucket list ».Anglishtja përdor shprehjen kick the bucket (që fjalë për fjalë do të thotë shkelmoje kovën) për të treguar kushtet për atë që është duke e lënë këtë botë ; kështu bucket list është kthyer në listën e dëshirave që njeriu do të përmbushë përpara se të vdesë. Katër vjet më parë, atëherë 13 vjeç, Alice u diagnostikua me sëmundjen e linfoma Hodgkin, një lloj tumori malinj. Dhe kur vajza mori vesh se sëmundja për të ishte e pashërueshme ajo publikoi dëshirat e saj të fundit për t'i plotësuar në kohën që i mbetej për ta jetuar.

THE BUCKET LIST - Alice në përpilimin e listës u frymëzua nga një film i vitit 2007 titulluar « The Bucket List », ku Jack Nicholson dhe Morgan Freeman, nën regjinë e Rob Reiner, interpretojnë dy të sëmurë terminalë që arratisen nga spitali, pasi kishin përpiluar një listë që do ta përmbushnin përparë se « të shkelmonin kovën ». Por me një ndryshim se
Jack Nicholson dhe Morgan Freeman luan film, ndërsa Alice jetën e saj.

LISTA E ALICES Ja lista e Alices : Të notonte me peshkaqenët ; të bindte të gjithë që të regjistroheshin për të dhuruar palcën e kurrizit ; të shkonte në Kenya; ta çonte qenin e saj labrador Mabel në një ekzpozitë cinofile të zonës ; të shkrepte një foto me shoqet e saj Milly, Clarissa, Sammie e Megs dhe një tjetër me qenin e saj të dashur Mabel; të organizonte një party ku të shfaqej një film për të dhe shoqet e saj ; të udhëtonte me një camper ; të kishte një iPad në ngjyrë lejla ; të trajnonte delfinët (edhe këtë nuk e bëj dot, shkruante Alice në kushtet ku ndodhem) ; të takohej me Take That; të shkonte në Cadbury World e të hante një thes me çokollata ; të vizitonte "chocolate room" në Alton Towers; të rregullonte flokët tek një parukeri nëse mundej të bëhej diçka për flokët e saj; të shihte kur notonte një balenë ; t'i bëhej një mesazh në shpinë...

ALICE E PLOTËSOI LISTËN E DËSHIRAVE, POR TANI NUK ËSHTË MË

«Kam notuar me peshkaqenët, jam takuar me Take That, kam marrë pjesë në një party ku është shfaqur një film, ku kam qënë bashkë me shoqet e mia ; kam sjellë qenin tim Mabel në një ekspozitë për qentë, kam patur një iPad lejla. » Gushtin që shkoi arriti që t'i shihte të notonin edhe balenat, të lira në detin e hapur, e cila ishte dëshira e fundit ende e paplotësuar nga lista e saj. Dhe jo vetëm kaq, por ajo në ditët e saj të fundit pati shumë me se të merrej. Me ndihmën e personazheve të famshëm si Take That, Paul McCartney e të tjerë, ishin shumë edhe dashamirët që e ndihmuan pa dashur që të merreshin vesh se cilët ishin. Ishin gjithashtu gjithë qytetarët britanikë që u lidhën me zemër me vajzën e vogël Alice. Dhe në qendrën e dhuruesave të palcës të kurrizit u regjistruan edhe 40 mijë dhuruesa të rinj.

Duke e ditur gjendjen e saj, Alice deshi të mendonte edhe për të tjerët. Bashkë me të motrën Milly, ajo themeloi shoqatën bamirëse Alice's Escape, ku mbulohen shpenzimet e pushimeve të familjeve me fëmijë shumë të sëmurë. Alice fitoi edhe çmimin Pride of Britain Teenager of Courage.

FJALËT E SAJ TË FUNDIT : Kur gushtin që shkoi u plotësua edhe dëshira e saj e fundit e regjistruar në listën e dëshirave, Alice shkroi në blogun e saj: «Nuk kisha besuar se lista e dëshirave të mija do të plotësohej dhe nuk mund ta shpreh me fjalë se sa e lumutur jam që ia kam arritur». Me entuziazëm Alice, tashmë 17 vjeç lajmëron ditën e parë të vitit 2013 ku në sitin e saj personal ajo shkruan : « Nuk më besohet se jam duke iu uruar të gjithëve ju Gëzuar Vitin e Ri ! Edhe njëri prej mjekëve që më tha dy vjet më parë se nuk kemi se çfarë të bëjmë tani është duke u habitur që unë vazhdoj të jem. Propozimi im për vitin e ri ka përfunduar Alice është që të jem pak më e shëndoshë, që kështu të kem pak më tepër energji».

NGA BLOGU I SAJ

« Jam 17 vjeç dhe jam një e sëmurë terminale. Krijova një « bucket list », listë dëshirash, sepse kam aq shumë gjëra në këtë botë që dua t'i bëj... disa ishin të mundura, disa do të mbeten veç ëndërra. Blog-u im është të dokumentoj kohën e çmuar që unë e jetoj bashkë me familjen time dhe miqtë e mij, duke bërë ato që dua të bëj. Ju të gjithë keni një jetë...jetojeni atë ! »

Alice Pyen, vajza kurajoze, që na dha të gjithëve një mësim përpara se t'i vinte krahët e saj të ëngjëllit, vdiq të shtunën që shkoi më 12 janar 2013./Elida Buçpapaj

 
     Alice me qenin e saj Mabel
    
 

 Alice Pyne with Take That   

 

Alice Payne dhe Robin Williams    
 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BILL CLINTON ISHTE SURPRIZA E VËRTETË E MBRËMJES SË GOLDEN GLOBE (01.15.2013)
ËSHTË ZYRTARE - GOOGLE E NJEH SHTETIN E KOSOVËS (01.15.2013)
RITA ORA JEP KONCERT NË PRISHTINË MË 17 SHKURT? (01.14.2013)
NDARJE E DHEMBSHME NGA VEPRIMTARI ATDHETAR LAN AVDIU (01.14.2013)
FORUMI RINOR I LDK VIZITOI FAMILJEN JASHARI DHE KOMPLEKSIN MEMORIAL (01.13.2013)
MISS NEW YORKU, MALLORY HYTES HAGAN, U KURORËZUA MISS AMERIKA 2013 (Lajmi dhe fotogaleri) (01.13.2013)
APLIKOJNË MBI 5 MIJË FAMILJE TË REJA NËN NIVELIN NORMAL TË VARFËRISË (01.13.2013)
KOSOVË - VIKTIMAT VENDORE, CAK I TRAFIKANTËVE (01.12.2013)
PSE U TËRHOQ MADALEINE ALBRIGHT NGA TENDERI PËR PTKnë (01.12.2013)
BUJANOC - KËRKOHET HEQJA E MEMORIALIT SERB DHE DEMILITARIZIMI I LUGINËS (01.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]