E Shtunë, 04.27.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DISKRIMINIMI I FEMRËS NË ART DHE BOTËN AKADEMIKE, DISKRIMINIMI INTELEKTUAL
Nga Prof. Asc. INA KOSTURI

E Enjte, 01.17.2013, 07:39am (GMT+1)



Në procesin e vështirë të integrimit shoqëria shqiptare përballet me një sërë problemesh. Krahas vendeve të zhvilluara, synimi i përfaqësimit të femrës në politikë, fuqizimi ekonomik dhe lufta për barazi gjinore e kundër dhunës shndërrohen në prioritete. Përballë këtij përfaqësimi në politikë, kronikat japin shpesh ngjarje të dhunshme që trodisin opinionin dhe i shndërrojnë këto probleme në imediate.

Kemi dy rryma, atë të fuqizimit të femrës dhe rolit të saj, pra një "luftë" deri diku luksoze të një femre të emancipuar që kërkon fuqizimin, suksesin, fuqizimin ekomomik dhe arrtjen e standarteve të larta, si pjesëmarrje në qeverisje, vendimmarrje e në sektorë të tjerë të jetës dhe përballë kësaj situate ato ngjarje dramatike, që pa koment lidhen me nivelin e kulturës , arsimimit, edukatës, me botën e krimit që cojnë deri në raste ekstreme.

Këto ngjarje të përmasave dramatike shpesh për llojin e tyre dhe rrezikshmërinë na bëjnë të fokusohemi tërësisht tek to, duke harruar ekzistencën e një forme tjetër diskriminimi, atë më të ëmbël, të padukshëm,të tërthortë, që lulëzon në Tiranën kryeqytet , në institucione të larta që mendohen si pararojë e emancipimit, që shpesh e kemi pranë, e prekim, e megjithatë duket se shoqëria është më pak e ndjeshme.

Në këtë kontekst, rrëfimet e gazetarëve janë në vetën e tretë dhe personazhet përgjithësisht i përkasin, apo janë viktima të dhunës fizike, të rasteve më të rënda që takohen në shoqërinë tonë.

Do ndalesha në një rrëfim të vecantë në vetën e parë, në kontibutin që shpesh duhet të fillojë nga gjithsecili, për formën më pak të dhunshme të diskriminimit intelektual , nëse do e quanim kështu.

Shpesh, kur rastet janë personale, kemi gjithnjë një stopim ndaj tyre, por shfaqja e të tilla dukurive edhe pse më të pakta në numër, me problematika më të thjeshta se rastet dramatike që na bëjnë të tronditemi, ndonëse unike në shfaqjen e tyre tek individë të caktuar, sinjifikojnë probleme të rënda të shoqërisë, madje problemet e asaj kategorie që duhet të ish pararoja.

Nëse mundohemi të shprehim dicka përtej personales, ajo cka ndodh sot mund ti ndodhë gjithkujt. Është personale për mua, po çdo gjë nis nga personalja, është personale për dikë tjetër, dhe kur ky bashkim historish shndërrohet në një bllokadë apo pengesë për të tjerë individë apo grupe individësh, atëherë problemi paraqet rëndësi.

Në të tilla raste të lëna pothuajse në harresë mungojnë terrenet e zonave të thella, të largëta shqiptare, ku një femër për shumë motive e ka vështirë të përballet me realitetin. Kjo tablo pothuaj e paparekur nga ata që sot merren me problemet e barazisë gjinore apo diskriminimit, shoqatave dhe unioneve, për shkak të potencës së madhe të të tjëra ngjarjeve, shfaqet në ambiente intelektuale, shpesh të glorifikuara dhe shpalosura si qëndra të zhvillimit e kulturës së shoqërisë sonë.

Le të ndalemi në dy fusha, përtej përfaqësimit në politikë, në zgjedhje, përfaqesimi në vendimmarrje etj, tek bota e artit dhe ajo akademike e universitare.

Le të ndalemi në etapat për të kontribuar në atë që është personale e përtej saj, personifikon drejtësinë dhe një nivel të caktuar arsimor e kulturor që përballet me boën e sotme maskiliste. Historitë ndodhin në zemër të kryeqytetit, në qendër të saj janë artiste që personifikojnë një rradhë të gjatë ndër vite, histori që janë humbur, harruar, heshtur.

Nëse flasim sot për botë mashkullore, përgjithësisht në drejtimin e botës artistike dhe universitare, që dominohet nga meshkuj, kjo panoramë është e një lloji tjetër. Të fortët, personazhet që dhunojnë dhe rëndom i gjejmë në mënyrë të padrejtë gati " heroj "në të përditshmet me tituj bombastikë, për ta përcuar lajmin e rëndë , në të tilla raste janë personazhe të nderuar të jetës shqiptare, veshur me mburojën e pushtetit, fuqisë, lavdisë, shpesh të zgjedhjeve, ndonëse pa sens, janë personazhe meshkuj pa muskuj, armë, grushta të fuqishëm. Janë njerëz të zakonshëm , madje më të vegjël për nga trimëria se të dhunshmit. Në këtë kategori frika nga opinion publik, dobësia për të pasur një emër të mirë, për të ruajtur reputacionin dhe shkëlqimin që ju jep posti i bën metodat më të sofistikuara.

Në vend të brutalitetit të njerëzve të damkosur si të padenjë për shoqërinë, armët e tyre kamuflohen midis intrigës, thashethemit, diplomacisë, kujdesit të shirur, gënjeshtrës , krijimit të klaneve, mbi bazë ambicjeje për të mbajtur pozicionet e tyre të paparekura , mbi interesa nepotike, partiake, e shpesh pas sens, kundra rrjedhës së jetës.

A ka të drejtë një artiste të ndjehet e barabartë, në sensin e barazisë gjonore, e barabartë me meshkujt, e barabartë dhe e lirë për të ushtruar profesionin, për të ushtruar mësimdhënien , për të kërkuar zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ? Sigurisht që po, në vija të përgjithshme duket se shoqëria e sotme tronditet nga krimet po është e pa ndjeshme ndaj një lloji tjetër diskriminimi, kësaj pjese të padukshme, ku shpesh fshehja e realitetit i vështirëson problemet, i muros, i frikëson dhe bën që heshtja të rëndojë e ti lërë pa zgjidhje.

A ka një mënyrë për të shpalosur apo zbuluar realitetin, mbi atë fasadë që lustrohet nga qeveritë, statistikat, në atë që quhet gjithnjë arritje?

Duket se shoqëria shqiptare është një shoqëri ku e vërteta fshihet dhe kjo përbën padyshim negacionin më të madh. Si mund të reagojë sot dikush që kërkon të përfaësohet në politikë, në zgjedhjet universitare , në kandidime për poste dekanësh, rektorësh, pra gjithnjë në rastet me zgjedhje, kur fatet varen nga votat? Përtej kësaj lind pyetja, a është bota universitare shqiptare, bota e artit , si sfera të larta të kulturës dhe inteligjencës në parametrat e duhura? Cilat janë etapat në rastin e një diskriminimi të sferës së lartë kur kemi të bëjmë më botën akademike, me atë të artit, ku për shkak të rëndësisë që paraqesin janë trumbetuar si sfera të edukatës, emancipimit?

Nëse në rastin e një ngjarjeje të rëndë, të dhunimit, lajmet për ngjarjen janë të shumta, të menjëhershme dhe kjo është normale, tek ky lloj diskriminimi i sferave të larta vështirësia më e madhe shfaqet në bërjen e tij publik.

Metoda e parë dhe më me vlerë është diagnostikimi i tij, thënia e të vërtetës dhe vënia e përgjegjësisë, ndonëse dhe në këtë fazë të parë ka një përpjekje maksimale për ta minimizuar e shpesh për ta mbytur zërin që ankohet.

A është e vështirë që gjithë kjo histori që prek interesa individësh të rëndësishëm, të botës akademike dhe artistike, një bote piedestalesh dhe ikonash të paprekshme të bëhet objekt i ballafaqimeve dhe perplasjeve në media? Sigurisht që po.

Kjo është përpjekja e parë për ta bërë problemin të njohur. A janë artistet apo personazhet që përballen me diskriminimin në këto sfera të vetëdijshme dhe të bindura për ta bërë problemin publik? A ka pasoja të tjera apo rrethana të vështirësuara pasi ngjarjet tregohen ,intervistat botohen, pas prononcimit publik të artisteve kemi një situatë të zgjidhshme, apo thellim e pasoja si shkak i hakmarrjes për prononcime? A është shoqëria jonë e aftë, artistet femra, në kushtet e sotme të lirisë së shprehjes që pas evidentimit të problemit të përballojnë ndodhinë tjetër, pasojën e prononcimit, taksa për të cilin shpesh është dhe më e lartë se vetë problemi për të cilin u bë ankesa?

Ekzistojnë personazhe, artiste të njohura të skenës shqiptare që privohen nga profesioni, debutimi. Kështu, një aktore për vite, në mënyrë flagrante pëngohet nga rolet , pavarësisht motiveve që mund të jenë motive bindjesh politike, e skanë rëndësi. Kemi në këtë rast një aktore që bllokohet në karrierën e saj në institucione shtetërore, apo artiste të njohura të skenës , që ndalohen të përfitojnë atë cka u ofron ligji i kualifikimit apo pajisja me tituj akademikë. Kemi personalitete te tjera të botës së artit që përballen deri më vështirësi për tu angazhuar në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë, ndonëse contributi në artin shqiptar është i evidentuar.

Tre ose katër shembuj të njohur të pesonazheve Vip të artit, prononcimi i të cilave vjen si shkak i famës dhe krediteve që zotërojnë, bëjnë të besosh se ka dhe të tjera raste, jo të kësaj kategorie të njohur që përballen me këto fenomene, por mosqënia në parametrat e njerëzve të njohur i bën të heshtin , të durojnë, apo të tremben përballë asaj që mund të jetë pasoja e një prononcimi, që në të tilla raste mbështillet më termin rebelim. Përpos kësaj ekziston një ndjenjë turpi që mbytet nga opinioni dhe problemet mbeten në heshtje thuajse nuk kane ekzistuar kurrë.

A është çdo individ në këtë rast një apo shume artiste aq këmbëngulëse, e duruar dhe luftarake në kërkimin e të drejtës, dhe a e cënon kjo kohë krijmtarinë artistike dhe produktivitetin? Mos është kjo një mënyrë për të fundosur talentet, shfaqur si ambicje për aftësitë me këto metoda të sofistikuara.

Në këtë situatë duket se është i rëndësishëm kërkimi me anë të shkresave, të zbatimit të kontrollit nga Ministritë apo institucionet të cilat mbikqyrin dhe sigurojnë respektimin e ligjit nga institucionet përkatëse. Cili është raporti midis institucioneve, dhe sa të afta janë ministritë për të ushtruar kontroll. Në rastin e pavarësisë së universiteteve, pra botës akademike , a e zotëron më fuqinë Ministria e Arsimit për të drejtuar institucionete vartësinë drejt rregullit dhe respektimit të ligjit, apo këto institucione tashmë universitete kanë dalë jashtë kontrollit dhe pavarësia e universiteteve sinjifikon zhvlerësimin dhe pafuqinë e Ministrisë ? Sigurisht që kjo metodë e kërkesës së llogarisë nga individi duket qesharake, pasi flasim për institucione të vartësisë nga Ministri të ndryshme, të cilat për motive të paditura e kanë humbur aftësinë e tyre të kërkesës së llogarisë dhe realisht funksionin e tyre për kontrollin në zbatimin e ligjit.

Kjo kontradiktë e Ministrive dhe institucioneve ngjan si një situatë absurde.

E rëndësishme është prezenca, prononcimi në të përditshmet e shtypit, në ekranet në mënyrë të vazhdueshme, si dy mjete të fuqishme për ta bërë të njohur, të prekshm duke i dhënë problemit përmasat e publikes, duke parë dhe një lloj ndjeshmërie ndaj botës së artit e asaj akademike në shtypin e shkruar e median vizive.

Megjithatë a është media aq e drejtë apo pas një prononcimi, me anë të titullit, në vend që të dënohet institucioni viktimizohet individi? Po marr një shembull në një nga të përditshmet më të lexuara të shtypit. Kemi prononcimin e një artisteje, dy prononcime drejtuesish të një universiteti, përkatësisht në rrang fakulteti dhe rektorati që bien ndesh, dhe një titull i cili në vend që të citojë se institucioni po mban peng prej shume vitesh një degë në procesin e cilësissë së mësimdhënies, viktimizon artisten, duke cituar se prej një periudhe shumë të gjatë nuk është në gjendje të sigurojë atë që këkron. Pra, që në titull viktima është artistja, e pafuqishme për të arritur atë që kërkon me të drejtë e ligj, dhe jo institucioni i cili po pengon përparimin e studentëve dhe zbatimin e rregulloreve.

Në rastet e diskriminimit rëndësi ka njohja me bazën ligjore, ligjet, vkm , kodin e punës dhe gjithë dokumentacionin e Republikës së Shqipërisë për cështjet në fjalë. A duhet të humbasë kohën një artist për të ndjekur të tilla procedura, dhe sa është kostoja?
Një tjetër mënyrë është të kërkuarit ndihmë në institucionet e mbrojtjes së qytetarit duke filluar nga Avokati i Popullit e deri tek Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo ligji 10 222 që përfshin mbrojtjen nga cdo lloj diskriminimi.

A është e vështirë për raste të tilla specifike përballja me këto zyra, dhe sa të specializuara janë për zgjidhjen e cështjeve në fjalë, kur kemi të bëjmë shpesh me të tjera dukuri të rënda dhe imediate? Sa e vështirë është në kushtet e sotme që dikush që ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri, në këtë rast artist, të trokasë në të njëjtat dyer ku flitet për raste flagrante dhune, apo ku së fundmi trokasin komunitete që në kushtet e sotme kërkojnë të njëihen si dukuri normale? A është e drejtë që artistja të detyrohet të trokasë në të tilla dyer, ndërkohë që mund të ishte duke ushtruar profesionin në një skenë përtej Shqipërisë, si ambasadore e kulturës shqiptare me një gjuhë internacionale si ajo e artit?

Ku është shteti në të tilla raste, a duhet ta mbrojë individin, kur ligjet dhe rregulloret ekzistojnë por nuk zbatohen?
Në rastet e diskriminimit të tërthortë apo mënyrave të kamufluara të dhunës psikologjike, të të ndjerit ndryshe ndaj individëve të tjerë, a është shoqëëria sot një shoqëri ku cdo femër ndjehet aq e fortë sa për probleme profesionale, të barazisë dhe emancipimit ti drejtohet institucioneve të tilla, dhe a janë këto institucione të afta dhe të specializuara në zgjidhjen e të tilla problemeve? A është një femër artiste e aftë për tu përballur me të tilla situata, tek zyrat ku troket një pjesë tjetër e shoqërisë dhe ku ka humbur shteti ligjor? Është e cuditshme dhe qesharake që Ministritë e stopojnë punë e tyre dhe presin nga Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo Avokati i Popullit zgjidhejn e problemeve për të cilat funksionojnë.

Duket se në këto raste nuk janë individët dhe institucionet përgjegjës për atë cka ndodh, mendoj se përgjegjësia është e Ministrisë e cila e ka humbur funksionin dhe e detyron individin që nga halli, pamundësia t'i drejtohet institucioneve të tilla.

Është Gjykata, institucioni më i rëndësishëm ku përballja me ligjin duhet të jetë vendimtare.

Gjykatat sot merren me të tjera cështje madhore të pronave, trashëgimisë dhe a është normale të merren gjykatat për çështje që duhet ti zgjidhnin institucionet shtetërore si Ministritë?

A merren gjykatat sot me raste të diskriminimit që kërkojnë zgjidhje apo jemi në fazën e tabuve kur këto cështje pas një kalvari të gjatë duket sa janë specialitet i Gjykatës Kushtetuese, pas një odiseje shumëvjecare, apo i përkasin cështjeve të Strasburgut. A kanë gjykatësit tanë sensin e drejtësisë në cështje të tilla, apo këto shikohen me skepticizëm e përcmim si raste që u targetohen të tjera institucioneve dhe vetëm pas vendimeve të këtyre fundit apo rekomandimeve, gjykatat merren me të tilla raste. Cila frikë apo cili presion i bën gjykatësit të stepen në raste të tilla ? Pushteti i palës tjetër, publik, partiak, klanor, i bën gjykatësit të heshtin përballë fenomeneve të tilla.

Ajo që më vjen në mendje është tradita shqiptare, si ka qenë roli i femrës në art dhe arsim në epoka të caktuara që ka kaluar shoqëria jonë në 100 vjet.

Pas leximit të ditarit të shkollës së parë të vashave, institutit Kirjaz 1931, Shqipëria ka patur që atëherë femra të guximshme, atdhetare dhe intelektuale të rralla si motrat Kirjaz që kanë luftuar për përparimin dhe emancipimin. Duke parë vështirësitë e femrave në art dhe arsim po ndalem në një citim të prozës sime "Rrëfim në tre kohë" botuar në maj 2012 me OMBRA GVG, ku citohet:

Rrëfimi rendi, brodhi në tre kohë, si një sonatë tingujsh të shpejtë e të ngadaltë, si tre tablo a dokumentarë me personazhe femrash. E jeta u shfaq gjithnjë e vështirë, për gjëra madhore që lidheshin me historinë, integritetin,alfabetin, gjuhën, arsimin e një kombi, deri tek gjëra të thjeshta të zakonshme në role filmash e tinguj skene.

Mundimi i kish ndjekur ngado, në kohë të lashta për alfabet e gjuhë, në kohë moderne gjithashtu për pak liri e personalitet, në Shqipërinë e prapambetur e në atë të përparuar që buçiste nga sloganët, shoqatat që promovonin emancipimin, dinjitetin, barazinë.

Duket se peripecitë në të tilla absurde janë të paparashikuara. Cili është rasti konkret?

Një universitet shtetëror, një shkollë e lartë publike që me kuadrin ligjor e programet mësimore është munduar ti ngjasojë e njësohet me sistemin e Bolonjës dhe nga ana tjetër ka një hantikap e standart ndryshe të mossbatimit të ligjit të rregulloreve.
Kemi një shoqëri që realizon zgjedhje të lira, pavarësisht asaj cka flitet e debatohet më pas për ndershmërinë e të tjera probleme zgjedhore. Kemi Presidentin te Republikës që ndërrohet sipas ligjeve dhe kohëzgjatjes së mandateve dhe cuditërisht një shkollë shtetërore që për 20 vjet në një katedër me rëndësi, e përfaqësuar, apo e fortifikuar nga 5 burra, nuk lejon punësimin e pedagogëve të tjerë, për më shumë zbatimin e vkm 331 datë 25.2. 2009, që përcakton nivelet akademike, dhe automatikisht i jep vendit vakant kërkesën për pasjen e titullit akademik sipas pikës a kreu 1, përkatësisht profesor dhe profesor i asociuar. Kemi realitetein e një shkolle ku, në një degë që ndoshta nuk është për fat mjekësi apo inxhineri ndërtimi, bllokimin e mësimdhënies së kualifikuar për breza studentësh, me preteksin e mospasjes së nevojave apo pafuqishmërisë së drejtuesve të institucionit dhe vetë shtetit të përfaqësuar me Ministrinë përballë 5 burrave që për motive që skanë rëndësi dhe të pakuptueshme, si luftë brezash, ambicje, nuk kanë lejuar dhe nuk lejonë punësimin e dikujt tjetër, që në këtë rast duke qënë e vetmja me titullin Prof Ass në atë degë është automatikisht fituesja e cdo konkursi të mundshëm aktual, në bazë të asaj që jep ligji i arsimit të lartë dhe vkm 331 datë 25.2.2009.

Pra kemi një katedër maskiliste që refuzon një femër pedagoge në nivele të barabarta kualifikimi, ndonjëherë dhe më të larta se njëri nga antarët e katedrës , e cila zotëron vec diplomës shqiptare dhe një diplomë tjetër italiane , që është active në skenë si artiste.

Ky është diskriminimi i justifikuar si bllokadë e pesë burrave që duan për 20 vjet të jenë monumente të paparekshme. Përtej personales, pra të një njeriu që në mënyrën më pa sens po i cënohët e drejta për punësim, kemi një fenomen më të rëndë, diskriminimin e një brezi studentësh , të cilët ndryshe nga degët e tjera të të njëjtit department mbahen me një numër prej gati 15 pedagogësh të jashtëm , në kundërshtim me vkm e cila pas lënies së një afati kohor 5 vjecar ( 2007- maj 2012) kërkon dhe kategorizon nivelet akademike, duke synuar rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Pra forma e diskriminimit në dukje personale, ndaj një individi artiste mban peng një katedër dhe një degë e cila për shkak të gjuhës universale na nderon në botën jashtë me produktet e shkollës sonë, si ambasadorë të kulturës shqiptare.

Pyetja që lind në një rast të tillë është e thjeshtë, pse e lejon shteti një rast të tillë, pra pse institucionet e shndërrojnë diskriminimin në një fenomen normal, pse nuk reagon Ministria e Arsimit, në këtë rast është më i fuqishëm një institucion i arsimit të lartë ?
Le të ndalemi tek kandidimi në poste drejtuese dhe zgjedhjet akademike , ndonëse ato shpesh janë pengje të lojërave politike, të ligjeve të castit të fundit për të mbajtur të njëjtën kastë drejtuesish, madje për dy mandate. Partia apo forca politike që vjen në pushtet miraton fillimisht një ligj ku zgjedhjet universitare u japin drejtuesve të drejtën e kandidimit për një mandat të vetëm, e më pas, sic ndodhi bashkë me fitoren e zgjedhjeve nga e njëjta forcë politike për së dyti, ajo që dikur ju etiketua forcës tjetër politike kundërshtare si e padrejtë, u realizua në kushtet e reja, duke bërë kështu të mundur shtyrjen e mandatit dhe kandidimin e udhëheqësve të universiteteve në një mandat të dytë.

Cili është raporti i barazisë gjinnore në drejtimin e universiteteve?

Po ndalem në sferën e artit, meqënëse po flasim për diskriminimin në këtë fushë. Për 20 vjet, po dhe më parë, ndoshta që nga krijimi i atij institucioni që sot është Universitet, nuk ka patur asnjë femër rektore, të emëruar apo zgjedhur, as në kohën e diktaturës dhe as sot. Në zgjedhjet e fundit po dhe në ato të mëparshme apo emërimet për gati 10 vjet, kemi në të gjithë fakultet vetëm dekanë, zv dekanë meshkuj, përkatësisht në të gjithë fakultet, rektor dhe dy zëvendës rektorë sërish meshkuj, pra një drejtim tërësisht maskilist. Atëherë përfaqësimi në politikë duket si i sforcuar kur në një shkollë arti nuk drejton asnjë femër në të tre fakultetet dhe në rastin më të mirë apo të vetëm arrin tek posti i shefes së departamentit. Padyshim që mbizotërojnë meshkujt, ndërsa ligji lejon gjithkënd që zotëron titullin akademik Prof. dhe Prof. i associuar të kandidojë për postin e Dekanit apo Rektorit.
Të marrësh pjesë në zgjedhje ndoshta jo për të fituar, po vetëm me synimin për të treguar absurditetin e një ligji apo më mirë atij shqiptar që të jep të drejtën të drejtosh fatet e universitetit apo fakultetit, ndërkohë që nuk të lejon punësimin. Ç'ndodh me zgjedhjet? Edhe nëse të gjithë e dinë se kandidon për të treguar epërsitë që jep ligji, për të treguar se ligjet janë e duhen zbatuar, ndonëse nuk ke bërë fushatë zgjedhore dhe nuk entuziazmohesh të fitosh, përsëri ditën e zgjedhjeve gjendesh në provim si një formë tjetër diskriminimi, madje deri në hakmarrje në notat ndaj studentëve që drejton.

Jo vetëm në art , po në gjithë Universitetet shqiptare nuk kemi asnjë rektore femër, fakt ky që duket se i përforcon shpjegimet e mësipërme.

Mendoj se duhet të jemi të ndjeshëm ndaj këtij lloj diskrimimini dhe lufte të sofistikuar me të cilën përballen artistet femra në shoqërinë shqiptare, në botën e artit e atë akademike, botë e cila duhet të jetë e ti paraprijë përparimit dhe integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.


Prof. Asc. INA KOSTURI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE - NJERËZIT ME MASKA NUK JANË AKSH E VËRTETËReagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë” të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013 (01.17.2013)
HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU (1405 – 1468) (01.16.2013)
NË NJU JORK U ZHVILLUA PELEGRINAZHI I 37VJETORIT TË VDEKJES SË GJENERAL ABAZ KUPITNga BEQIR SINA, New York (01.16.2013)
EURODEPUTETI KRISTIANSOCIAL BERND POSSELT - KOSOVA NUK DO TË JETË KURRË MË SERBE (01.16.2013)
Zëri i Amerikës - MARK GJONAJ, SHQIPTAROAMERIKANI I PARË NË POST TË LARTË POLITIK (01.16.2013)
KRIZA GREKE KA KTHYER DERI TANI NË ATDHE 180 MIJË EMIGRANTË SHQIPTARË (01.15.2013)
MARK GJONAJ, BURRI QË BËRI HISTORI...Fotoreportazh nga KEZE KOZETA ZYLO (01.15.2013)
Wall Street Journal - NATO E NGUJUAR NË KOSOVË (01.15.2013)
MOS RRINI PA E LEXUAR HISTORINË E ALICE PYNE, VAJZËS ADOLESHENTE, QË PREKU GJITHË BOTËN ME LISTËN E DËSHIRAVENëna lajmëron në FACEBOOK (01.15.2013)
BILL CLINTON ISHTE SURPRIZA E VËRTETË E MBRËMJES SË GOLDEN GLOBE (01.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]