E Shtunë, 04.27.2024, 03:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË NJU JORK U ZHVILLUA PELEGRINAZHI I 37VJETORIT TË VDEKJES SË GJENERAL ABAZ KUPIT
Nga BEQIR SINA, New York

E Mërkurë, 01.16.2013, 09:05am (GMT+1)



Hakik Mena: Gjeneral Abaz Kupi, do të marrë përmast e tija të vërteta vetëm në Atdhe në atë vend që ai e deshi aq shumë dhe bëri aq shumë për të, deri sa mbylli syt më 9 janar 1976 në Nju Jork

Kew Gardens Quens - New York: Në qytetin e Queens - New York, të shtunën në mesdrekë u mblodhën një grup shqiptarësh për të kujtuar 37- vjetorin e vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit. Ky tubim tradicional u mbajtë nën kujdesin e Partisë "Lëvizja e Legalitetit - ish Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit", në SHBA, në marrëveshje me familjen Kupi.

Ky është një pelegrinazh solemn i përvjetëshëm i cili bashkoi komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbretërorët shqiptarë në Amerikë, anëtarët e partisë "Lëvizja e Legalitetit", miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi. Edhe, sivjet, si çdo vjet, ditën e Shtunë më datë 12 Janar 2013, në orën 12 pasdite tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat ku prehen edhe disa mbretëro dhe legalistë të tjerë, në varrezat qytetare Maple Grove Cemetery, ne Kew Gardens u zhvillua ceremonia përkujtimore.

Familja Kupi, mbretëror dhe legalistë mblidhen si për çdo vjet për të përkujtuar vdekjen e udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, I, i zbardhi faqen Shqipërise me 7 Prillin e 1939, dhe kujtojnë një hereshit themeluesin e Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, Gjeneral Abaz Kupin.

Në këtë pelegrinazh të përvjetshëm mbretërorët dhe legalistët në fjalimet e tyre tregojnë se Abaz Kupi, ka qënë lejtmotivi i kombit tonë, kështu që figura e tij sipas tyre është figura më markante ose e thënë ndryshe sinonimi i qëndresës antifashiste dhe më pasë anti komuniste.

Abaz Kupi, thanë oratorët ka një histori të pastër kombëtare, e cila shfaqet kudo në një kontiunitet prej luftës nacional çlirimtare, rezistencës së Prillit 1939, dhe veprimtarisë së tij në mërgatën shqiptare. E përmbledhur, kjo fillon me ditën kur u ngrit flamuri ynë kombëtar dhe deri ditën kur ai mbylli sytë në 9 Janar 1976 në një spital në Long Island - Neë York.(Abaz Kupi, lindi me 6 gusht 1892, në Krujë dhe vdiq në pasdreken e 9 janarit 1976 në një klinikë spitalore të Long Island(New York) pas një sëmundje të rëndë}

Takimin përkujtimor, e hapi dhe e udhëhoqi n/kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z Ahmet Hoti.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, zoti Ahmet Hoti i cili udhëhoqi njëherishit tubimin përkujtimorë në nderim të Gjeneral Abaz Kupit, u kërkojë të pranishëmeve që të nderojnë hymnet kombëtare të Shqipërisë dhe SHBA.
Udhëheqësi i këtij tubimi, zotëri Ahmet Hoti , kërkoi nga të pranishmit, që me nji minutë heshtje të kujtohen të gjithë heronjët dhe dëshmorët e kombit Shqiptarë, të, të gjitha kohërave, të gjithë ata të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe Kosovës, liri, demokraci, e mirëqënie kombëtare, dhe për nji Shqipëri Etnike, pra për të çuar në vend dhe atë Apostulatin që la pasë Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu I.

Ai ftoi më pasë një kryesi nderi të këtij tubimi, e cila udhëhiqej nga kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Çamëria prof. Sali Bollati, kryetari i Legalitetit Hakik Mean dhe pinjolli i familjes Kupi- nipi i Abaz Kupit, Sokol Kupi.
Zoti Hoti gjatë fjalës së tij nënvizojë se ka pasur një aktivitet mbresalënës në Krujë gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë . Ai lavdëroi punën e bërë nga Kryetari i Bashkisë Krujë, zoti Shkëlzen Hoxha, duke e quajtur atë një sinqeritet të autoriteve të këtij qyteti. "Kjo ishte një ditë, kur Partia Lëvizja e Legalitetit, ka pasur një ngjarje tjetër të shënuar, tha Hoti, duke shtuar se pas vlerësimit dhe nderimit që i bëri ato ditë Kuvendi i Shqipërisë figurës së Abaz Kupit, më datë 18 nëntor 2012 do të zhvillohej në Krujë, edhe ceremonia festive e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" për Abaz Kupin. Gjithashtu, sheshi kryesor i qytetit të Krujës, tha ai do të mbajë emrin e tij dhe do të ketë bustin e tij, theksoi nën/kryetari i PLL për SHBA zoti Ahmet Hoti.
Zoti Hoti e përfundojë fjalën e tij me një falemnderim të veçantë për qeverinë e Kryeministrit Berisha; "për realzimin e asaj që si tha ai ne e kemi menduar gjithë jetën se është shqiptare".

Folësi kryesor i këtij evenimenti ishte Kryetari i PLL për SHBA zoti Hakik Mena

"Jemi mbledhë sot në vazhdimësinë e traditës kuptimplote legaliste, për të përkujtuar ditën e hidherueshme të ndarjes nga kjo jetë; të luftëtarit të paepur për liri, kapedanit popullor, njeriut symbol të besës, nacionalistit largëpames, politikanit konseguent, kryetarit tonë heroit Abaz Kupit", tha në fillim të fjalës së tij kreu i Legalistëve në SHBA, zoti Hakik Mena.

Ndërkohë që, lidhur me vdekjen e Kupit, zoti Mena, rikujtojë edhe një herë se 37 vjet më parë familja e tij do të humbte njeriun e tyre të dashur e të shtrenjtë, populli shqiptar do të humbte heroin që do e kishin zili shumë popuj të botës, klasa politike shqiptare do të humbte idealistin largëpamës kombëtar, ndërsa ne legalistët tha ai humbëm udhëheqësin i cili me dekada me rradhë në mënyrën maksimale mbrojti me dinjitet kauzën tonë kombëtare.

Kreu i ligalistëvë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Hakik Mena, Abaz Kupin e quajti njeriun që përfaqesonte modelin në masën që e deshti atdheun , të njeriut model se si luftoi dhe e mbrojti atë, dhe të njeriut model se si e deshironte t'a shihte Shqipërinë, të bashkuar me të gjitha trojet e saj Etnike..

Më tej në fjalën e tij ai bëri dhe një përshkrimi të figurës së përjetësuar të nacionalizmit shqiptarë Abaz Kupit. Ai figurën e tij e "ndërtojë" mbi katër shtylla të cilat ai i quajti epitetet e Abaz Kupit.

"Unë tha ai mendojë se do të Bazi i Canes si e thërrisnin atë pra Gjeneral Abaz kupi, ishte i përsosur duke kaluar nëpermjet 4 epiteteve që, natyrishtë , përkojne me periudha e kohë të ndryshme. Epiteti i parë vuri në pah zoti Mean, është ajo e një Kapedani popullor, periudhës që fillon gjatë momenteve të fundit të rënjes së Perandorisë Osmane."

Epiteti i njeriut simbol, i përket në një periudhë të cilën unë thotë Mean, do të dëshiroja t'a quaja periudhën më vendimtare si për personalitetin e tij ashtu edhe për fatin e kombit tonë duke filluar me 7 prill 1939 e deri me vendosjen e Komunizmit në Shqipëri. Mabasi qe 7 Prilli i vitit 1939, ai që nxorri në pah plotëshisht vlerat e Abaz Kupit si një luftetar të vendosur dhe guximtar, si një patriot fisnik dhe mbi të gjitha si besnik i mbretit Zog dhe i Shqipnisë.

Epiteti "nacionalist largpamës" përkon me periudhën e fillimit të përpjekjeve të Abaz Kupit, për të bashkuar frontin nacional çlirimtar me Ballin Kombëtar e të gjitha forcat e tjera shqiptare Ai tash merr përsipër me shumë krerë të tjerë nacionalistë pa dallim partish për të luftuar së bashku armikun e përbashkët fashizmin.

"Epiteti i katert dhe i fundit për mendimin e Kreu i ligalistëvë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Hakik Mena, si u shpreh ai në fjalën e tij i përket politikanit konseguent, pra i përketë periudhës së largimit të Abaz Kupit, drejt një bote aqsa të panjohur edhe të "egër" . Ai shkon në shumë vende si Itali, Egjypt Amerikë, Francë, Gjermani. Edhe pse jashtë atdheut, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik në organizimin e OKLL, dhe në unifikimin e të gjithë partive politike. Ai merr pjesë edhe në organizimin e Komitetit Shqipnia e Lirë, e cila krijohet në SHBA, me qëllim të luftimit të komunizmit me shpresë, për t'u kthyer një ditë në atdhe."

Në fund të fjalës së tij Mena, tha se :" Deri në momentet e fundit të jetës së tij ai s'ka pushuar së punuari dhe menduari për një Shqipni Etnike, të lirë, dhe demokratike. Më në fund do të thoja tha Mena, le të shërbej shëmbulli i këtij luftëtari fisnik, për ne brezat e ri. Le të shpresojmë që një ditë të afërt ashtu siç iu bë nderimi për rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë prej Bashkisë së qytetit të Krujës, dhe Qeverisë Shqiptare të vënies së pllakës përkujtimore, po ashtu të nderohet duke bërë të mundur po në mënyrë institucionale kthimin e eshtrave në vendlindjen e tij - në vedin që ai e deshti aq shumë dhe bëri aq shumë deri sa vdiq në 9 janar 1976 në Nju Jork të SHBA"

Në Përkujtimin e Abas Kupit - në Keë Gardens, Neë York, në emër të Vatrës, foli kryetari i Fedratës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj :
Edhe pse ky përkujtim bahet çdo vjetë në datën e vdekjes së Abas Kupit, në vetëvete asht përkujtim i jetës dhe veprimtarisë së tij. Këtë herë ky përkujtim bahet pak dit mbas perfundimit të 100 vjetorit të pavarësisë, që u kremtue në mënyrë madhështore, kudo ku ka shqiptarë, por sidomos në Shqipni, me manifestime kulturore shkencore, historike e politike, u banë botime, seminare, shfaqje e dokumentarë, u vëlerësuen me çmime e monumente ngjarje historike dhe figura të randësishme kombëtare, (ku mjerisht u vërejtën edhe mungesa me randësi). Por këtu asht vendi dhe rasti të përmendi këthimin e eshtnave të Mbretit Zog nga shteti shqiptar dhe ngritjen e nji shtatoreje të meritueme.

Fakti që kundërshtarët e tij ishin kalibra të mëdhaj të ajkës së kulturës e të traditës së shqiptarizmit, e cilëson Ahmet Zogun si njeriun me aftësitë ma të përshtatëshme për të themelue shtetin modern shqiptar, ku mbretnoi deri sa pushtimi i huej ushtarak, e ndërpreu brutalisht me 7 prill 1939, ndërpremje të cilën, mbas 29 nandorit 1944 e vazhdoi për afër nji gjysmë shekulli, edhe ma brutalisht, pushtimi i huej ideologjik, nga pasojat e të cilit kombit shqiptar i duhet edhe shumë kohë për t'u sherue.

Nji vepër tjetër kombëtare që vëlen të përmendet këtu sot, i përket Krujës historike, Krujës së Skenderbeut që, në kuadrin e 100 vjetroit të pavarësisë, shpalli qytetarë nderi post-mortem, Abas Kupin dhe Mustafa Krujën, dy bij të denjë të saj, me bindje politike të ndryshme, por të dy me merita të pamohueshme për arritjen e pavarësisë.

Më lejoni të përsëris nji epizod na jeta e rinisë së Abas Kupit, të cilin m'a pat mësue nji tjetër patriot i çmuem, i ndjemi Ago Agaj, e që e pata përmendë me rastiin e vorrimit të tij: në valën e përpjekjeve për ngritjen e Flamurit, Abasi djaloshar, vrau nji fanatik që vepronte për të pengue ngritjen e "sorrës", siç e quenin Shqipen fanatikë dhe armiqët e kohës. Ky gjest tregoi sa serioz dhe i vendosun ishte ai për pavarësinë e Shqipnisë. Uroj që përkujtimi i ardhshëm të realizohet në Atdhe!, përfundojë fjalën e tij kryetari i shoqatës Vatra dr. Gjon Buçaj.

Jam i nderuar tha zoti Bollati që me jepet rasti të flasë në nderim të njërit prej atëdhetarve më të mëdhenjë të kombit tonë gjeneral Abaz Kupin - njeriun që nuk kurseu asgjë duke treguar gjithë botës se Shqipëria nuk dorzohet, atij që me rezistencën e tij dhe bashkëluftërave të tij iu përgjigjë me pushkë pushtimit fashist".

Më pasë i mbijetuari i tragjedisë çame, solli kujtime nga një takim me një veteran të komunitetit zotin Rexhep Ymeri, gjatë vizitës në Neë York të Princit Leka. Bollati tha se Ymeri fliste për një këngë që këndohej në kohën e mbretërisë shqiptare dhe që duhet të jetë edhe sot lejtmotivi i patriotizmit shqiptar: "Jam i vogël djalë shqiptarë - kurr të rritëm do të shkojë ushtarë/ Do të marrë pushkën dhe do të luftojë Kosovë e Çamëri do të çlirojë - Mbretin Zog dhe Shqipërinë do t'a nderojë/.

Duke pyetur Sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes së Prizerenit në SHBA, zotin Tom Mrijaj autobigraf i njohur i disa figurvae të shquara të disporës, se si do të përshkruante figurën e Abaz kupit, ai u përgjegjë pa ekuivoke "Si simbol të bashkimit kombëtar"
Më pasë ai sqaroi se : " Historia e vërtetë e popullit shqiptarë shumë shpejt do të rishkruhet nga bijtë e bijat e atyre martirëve, që për shumë vite përjetuan kalvaret e ferrit ateisto -komunist enverian".

Për këtë tha Mrijaj figura e paepur e nacionalizmit shqiptar gjeneral Abaz Kupi, ka filluar me shpejtësi të zbardhet, duke dalë në pah veprimtaria e tij atdhetare. Kohëve të fundit, doli nga shtypi libri: "Kuvend Letrash Me Miqte", me autor studiuesn Eugjen Merliken. Nëse e shfleton me shumë kujdes këtë vepër historike me dokumente autotentike, në shumë faqe flitet për veprimtarinë patriotike të Abaz Kupit në emigracion, i cili me tërë enërgjinë e tij përpiqej për bashkimin e shqiptarëve, në një front të përbashkët për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Ndërkohë që shtoi se :" Në Simpoziumin e XI-të të radhës "Trojet e Arbërit", që u mbajt më 27-28 Nëntor, në përkujtim të 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytetin e Shqipërisë Etnike në Prizren, studentja e re e historisë në Univerzitetin e Shkodrës, mbesa e nacionalistit kolonel Xhemal Lacit, Leonora Laci, hapi kumtesen e saj me këto fjalë: "Luftrat historike për liri, nuk i kanë bërë ata, që kanë jetuar në liri, por ata që kanë lindur e janë rritur nën pushtim." Në brëndësin e kumtesës, flitej për hapat e shumë figurave nacionaliste, sic ishin: Kolonel Xhemal Laci, Gjeneral Abaz Kupi etj., që u përpoqen për një Shqipëri të lirë dhe demokratike."

Tubimi u mbyll teksa Poeti anti komunist Tahir Hysa recitoi vargje të krijuara posaqërishtë për këtë datë të shënuar dedikuar figurës së Abaz Kupit dhe Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu i I. Ndërsa, sipas traditës përshëndeti dhe faleminderojë të gjithë pjesmarrësit në emër të familjes Kupi nipi i gjeneral Abaz Kupit, djali i Fatbardh Kupit zoti Sokol Kupi, i cili në emër të familjes së tij, familjes Dani, dhe Çupi - Gjergji ka nënvizuar se " Shqipëria, sot po kalon një fazë, e cila për gjithë historinë e saj nuk ka pasë një shans të tillë - që edhe Kombi ynë të bashkohet - krah kemi edhe aleatët tanë më të fortë".



















BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EURODEPUTETI KRISTIANSOCIAL BERND POSSELT - KOSOVA NUK DO TË JETË KURRË MË SERBE (01.16.2013)
Zëri i Amerikës - MARK GJONAJ, SHQIPTAROAMERIKANI I PARË NË POST TË LARTË POLITIK (01.16.2013)
KRIZA GREKE KA KTHYER DERI TANI NË ATDHE 180 MIJË EMIGRANTË SHQIPTARË (01.15.2013)
MARK GJONAJ, BURRI QË BËRI HISTORI...Fotoreportazh nga KEZE KOZETA ZYLO (01.15.2013)
Wall Street Journal - NATO E NGUJUAR NË KOSOVË (01.15.2013)
MOS RRINI PA E LEXUAR HISTORINË E ALICE PYNE, VAJZËS ADOLESHENTE, QË PREKU GJITHË BOTËN ME LISTËN E DËSHIRAVENëna lajmëron në FACEBOOK (01.15.2013)
BILL CLINTON ISHTE SURPRIZA E VËRTETË E MBRËMJES SË GOLDEN GLOBE (01.15.2013)
ËSHTË ZYRTARE - GOOGLE E NJEH SHTETIN E KOSOVËS (01.15.2013)
RITA ORA JEP KONCERT NË PRISHTINË MË 17 SHKURT? (01.14.2013)
NDARJE E DHEMBSHME NGA VEPRIMTARI ATDHETAR LAN AVDIU (01.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]