E Shtunë, 04.27.2024, 04:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
UASHINGTON - DITA E INAUGURIMIT TË PRESIDENTIT SHTON SHITJEN E DHUARATAVE
Dyqanet e dhuratave në Uashington janë gati për inaugurimin e dytë më të madh në histori

E Premte, 01.18.2013, 07:00am (GMT+1)





Inaugurimi i presidentit të parë afrikano amerikan në Shtetet e Bashkuara  ishte një ndihmë e madhe në Uashington për dyqanet e suvenireve. Por duket se nuk do të jetë  e lehtë që ata të arrijnë të njëjtin nivel shitjesh edhe në inaugurimin e dytë të presidentit Obama.

Koha për të pastruar Shtëpinë e Bardhë, ... inaugurimi mbaroi....

Por kjo nuk është tavolina e vërtetë e presidentit.  Dhe kjo nuk është Zyra  e vëretë Ovale.

Një dyqan dhuratash në Uashington, i cili quhet Dhuratat e Shtëpisë së Bardhë, ofron fotografi falas - pasi ke kryer një blerje- në një imitim të Zyrës Ovale. Këtë javë Zyra Ovale do të të zhvendoset për t'u lënë vendin turistëve që duan të blejnë relike të ndryshme.

Jermaine Davis i shoqatës së shitjeve thotë se tursitët mund të "blejnë" edhe një ftesë për ceremoninë e Inaugurimit... një biletë e rrallë për një ngjarje të tillë...

"Është një imitim. Por mund t'a provoni."


"Është 106 dollarë e 68 cent".

Dyqanet e dhuratave në qytet , thonë se  janë gati për inaugurimin e dytë më të madh në histori... i dyti pas ceremonisë së vitit 2008. Karen Smeltzer po shpenzon 3,500 dollarë për hotelin, për ushqim dhe dhurata.

"Mendoj se zgjedhja për herë të dytë është po aq e rëndësishme, në mos më e rëndësishme se hera e parë."

Menaxheri i përgjithshëm Andy Gallagher na shoqëron në pjesën e prapme të një magazine dhuratash që ai thotë se është më e madhja në Uashington.

Këtu gjen nga karamelet e deri te globat e borës, pastaj mbajtëse çelësash, monedha, lodra, pjata, filxhanë çaji, dhe shumë bluza...

Zoti Gallagher thotë se përgatitjet për inaugurimin nisën natën e zgjedhjeve. Në orën 11:05 ai foli me shitësit e rrjeti të tij dhe u tha: "Fitoi Obama e Biden. Filloni stampimet".



"Ne kishim çdo gjë gati të nesërmen në mëngjes".

Më pas ata kontraktuan kompaninë "Bertha",e cila ka makina elektrike që manovrojnë me shpejtësi në qendër të Uashingtonit duke çuar mallin tek shitësit me pakicë.  Makinat e kësaj kompanie konkurrojnë çdo makinë tjetër në trafikun e ngarkuar të qytetit.

Por shitjet nuk janë të larta tek shitësit e vegjël në anë të rrugëve. Bashkia e Uashingtonit thotë se më pak se një e katërta e tyre bënë kërkesë për leje shitjesh për ditën e inaugurimit.

Domingo Canate e vizatoi vetë bluzën për ditën e inaugurimit dhe po i bën reklamë nëpër dyqane.

"Gjithçka në Amerikë  ka të bëjë me mundësitë dhe krijimin e mundësive për vetvehten,  dhe kjo ceremoni inauguruese është një mundësi ideale për të krijuar një biznes për bluzat".

Për të krijuar një biznes por edhe për të shënuar një tjetër ditë në histori, atë të betimit të dytë të Presidentit Obama.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JUSUF BUXHOVI - SERBIA ËSHTË 'KRIJUAR' NGA SHQIPTARË (Intervistë) (01.17.2013)
Në 31 vjetorin e rëniesDISA ÇASTE ME HEROIN JUSUF GËRVALLA NË PEJËNga HAFIZ GAGICA (01.17.2013)
FORCA SERBE SHTESË PËRGJATË KUFIRIT ME KOSOVËN (01.17.2013)
'Zëri i Amerikës' - Parakalim në mbështetje të Luginës së PreshevësSTUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS U BËNË THIRRJE TIRANËS DHE PRISHTINËS QË TË MBËSHTESIN SHQIPTARËT NË LUGINËN E PRESHEVËS (01.17.2013)
DISKRIMINIMI I FEMRËS NË ART DHE BOTËN AKADEMIKE, DISKRIMINIMI INTELEKTUALNga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.17.2013)
ARMATA KOMBËTARE SHQIPTARE - NJERËZIT ME MASKA NUK JANË AKSH E VËRTETËReagim në shkrimin me titull” Do të hyjmë në luftë me Serbinë” të publikuar në gazetën “Zëri” e dt. 14.01.2013 (01.17.2013)
HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU (1405 – 1468) (01.16.2013)
NË NJU JORK U ZHVILLUA PELEGRINAZHI I 37VJETORIT TË VDEKJES SË GJENERAL ABAZ KUPITNga BEQIR SINA, New York (01.16.2013)
EURODEPUTETI KRISTIANSOCIAL BERND POSSELT - KOSOVA NUK DO TË JETË KURRË MË SERBE (01.16.2013)
Zëri i Amerikës - MARK GJONAJ, SHQIPTAROAMERIKANI I PARË NË POST TË LARTË POLITIK (01.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]