E Djelë, 05.12.2024, 10:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AJTANGA LUBONJA - NË DIKTATURË KAM SHITUR 80 HERË GJAK, TANI JETOJ NË MJERIM, PA SHTËPI, DJALIN PA PUNË E ME TË ARDHURA MINIMALE
Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.24.2013, 03:29pm (GMT+1)



'I bëj sms kryeministrit për hallet që kam, dërgon njerëz për ta ndjekur e mbeten me kaq, kërkoj pergjigje, s'më kthejnë më'

KALVARI MË NISI MË 1974, KUR ARRESTUAN BABAIN, XHAXHAIN, BURRIN E HALLËS DHE DJALIN E XHAXHAIT DHE I DËNUAN ME 11, 13, 15 DHE 17 VJET

Pyetje: Ajtanga Lubonja, ju jeni nga familja e Fatos Lubonjës?
Ajtanga Lubonja: Unë jam vajza e xhaxhai e Fatos Lubonjës. Në korrik të vitit 1974 arrestohet fillimisht babai im Llazar Lubonja inxhinier, pastaj pas disa ditësh arrestohet Fatosi, burri i halles Vasil M. Todi ( sot nga keta vetëm Fatosi është gjallë) akuzohen për agjit- propagange dhe denohen me nga 11,13,15 dhe 17vjet burg, fatosi u ridënua. Asnjë lloj faji nuk kishin kryer, budallalleqet e asaj kohe qe vinin ne pah forcen e Partise!

Pyetje : Kur filloi kalvari juaj Ajtanga Lubonja ? A mund të na tregoni vuajtjet tuaja gjatë diktaturës?
Ajtanga Lubonja: Qe me marrjen e epitetit ''Armiku i Popullit'', filloi kalvari i vuajtjeve të mija dhe familjes time. Më la burri me nje femije 2 vjeç, më hoqen nga puna dhe u detyrova te kthehem ne Tirane se gjate 4 vjeteve jetoja ne Pogradec e atje punoja ne arsim, ketu ne Tirane kam punuar ne revisten ''YLLI'' dhe revisten ''Shqipetarja e re''.
Kur u ktheva ne Tirane s'me jepnin pune vetem të punoja tek bregu u lumit, ku mbaja arka. Pas luftrash neper dyer te komitetit te Partise me çuan nxenese ne NPV-Rrobaqepsi, ku ndenja 6 muaj nxenese pa pagese.
Gjate kesaj kohe fillova te shes gjak se nuk kisha me çfare te rrit djalin, punova 14 vjet ne rrobaqepsi, deri sa atje mbaroi puna. Me shume lufte rregullova pune pastruese ne hotel Valbona dhe Internacional, ku punova deri ne vitet '90.

LIRI BERISHA, ME TË CILËN KEMI QENË SHOQE FËMINIE DHE SHKOLLA, PAS ZGJEDHJEVE TË 2005 MË GJETI PUNË DERI MË 2010

Pyetje: Çfarë ndodhi me ju pas rrëzimit të diktaturës?
Ajtanga Lubonja: Kur filloi lëvizja demokratike dhe une u lidha menjehere me lëvizjen. Më kanë qëlluar ditën qe u rrëzua busti e kam shenjen ne koke etj. Fillova pune sporteliste ne Qytetin Studenti. Por nuk treguan asnjë lloj kujdesi dhe askush nuk mori parasysh ato që kishim hequr, sepse ishin monopolizuar te gjitha, vetem në vitin 2005, pasi fituam zgjedhjet takova Liri Berishën, me te cilen kemi qene shoqe feminije dhe shkolle dhe ajo me krijoi mundesine te punonja ne Shërbimet Qeveritare, në një pozicion teper te thjeshte, punonjese administrate me 380 mije leke rroge! Gjate kesaj kohe bashkëpunoja me gazetën ''55''.
Në sherbimet qeveritare punova deri në vitin 2010 dhe me nxorren ne pension! Gjate kesaj kohe kerkoja shtepi.

KAM 22 VJET QË JETOJ NË KONVIKT

Pyetje: Ku banoni gjatë këtyre 22 vjet tranzicion?
Ajtanga Lubonja: Kam që në dhjetorin e vitit 1992 që banoj ne konvikt, me banja te perbashketa, pa uje brenda ...tmerr! I jam drejtuar Kryeministrit i cili i ka dhene urdher Entit te Banesave, por asgjë. Kërkesa ime në bashki është prej kohësh, që kur ishte Edi Rama, por ai as që merrte mundimin.
Me ardhjen e Bashes, une punova shumë per fushaten e tij, tani nuk me ngrene me telefonin! Keshtu une vazhdoj te jetoj ne konvikt tek godina 15.

Pyetje: Jeton me djalin që e rrite me aq halle, duke shitur gjakun tënd?
Ajtanga Lubonja: U detyrova te ndahem me djalin se ai u martua e u be me femije dhe në keto kushte s'mund te jetonim bashke dhe ata jane me qera diku ketu prane. Djalin e kam pa punë, vetem nusja punon dhe une me nje pension prej 150mije lekesh dhe pse m"˜u premtua pesion i veçante nga kryeministri, erdhi me takoi keshilltari i tij z.Ylli Asllani dhe asgjë. Interesant, i bej sms kryeministrit per hallet qe kam, dergon njerez per ta ndjekur e mbeten me kaq,kerkoj pergjigje,s'me kthejnë më.

Pyetje: 22 vjet tranzicion dhe ju si e përndjekur ende jetoni në një konvikt, nuk keni as shtëpi dhe të ardhura minimale jetese, a gjeni fajtor dikë për këtë gjendje?
Ajtanga Lubonja: Keshtu une jam ne kushte te tmerrshme ekonomike, jam teper e semure, vuaj me diabet , bej 4 insulina ne dite, vuaj me tension-zemer, ulçera, veshka o nuk numerohen dot diagnozat e mija.
Kam dhene 80 here gjak te mbijetoj, dhe...dhe ja ku jam drejt fundit e pashprese, pa shtepi me nje ekonomi te rrenuar!

TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT LEGJITIMË KANË MBETUR NË MËSHIRË TË FATIT


Pyetje: Po si e përndjekur çfarë keni përfituar nga ato që ju takojnë?
Ajtanga Lubonja: Shperblimin si te perndjekur na kane dhene vetem një kest! Si do behet me tej nuk e di.

Pyetje: A ishit ju shpirtërisht me grevistët e urisë, dy prej të cilëve ndërmorën aktin e sakrificës sublime?
Ajtanga Lubonja: Futja ne greve e te perndjekurve na zgjoi shprese, po si gjithmone ketu tek ne merr ngjyra politike!

Pyetje: Politikanët të gjithë janë me disa shtëpi, vila e lluks në qytet e bregdet, ndërsa të përndjekurit e diktaturës jetojnë në kushte mizerje, keni një koment?
Ajtanga Lubonja: Jo vetem politikanet jane me disa shtepi, po dhe ata që përçojnë ujin e tyre, ejani të shihni ketu ne Qytetin Studenti si janë ngritur shtepite e lokalet si kepurdha dhe nuk eshte asnjeri ne prone te vet e pronaret e ligjeshem zvarriten pa patur mundesi te marrin pronen e tyre.
Kam si fakt djalin tim, ai nga babai është JORGON, ka disa prona per t'iu kthyher, evidente eshte shtepia ngjitur me Ministrinë e Arsimit, por nuk ia japin.

Pyetje : Shpresoni ende tek këta që ju kanë mashtruar për 22 vjet?
Ajtanga Lubonja: Une nuk e di deri sa mund ta shtyj, ky eshte shteti per te cilin luftova dhe me kane lene ne meshire te fatit...Po me tej!!! Mendoj qe familjet e verteta te persekutuara po lihen ne meshire te fatit. E di që shpresa vdes e fundit, po une jam shume e semure, po vdes vete!!!

Intervistoi Elida Buçpapaj


Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEANCË KONFIRMIMI PËR JOHN KERRYN (01.24.2013)
LETËR BABIT, TEK VARRI...Nga ARIANA LUKAJ (01.23.2013)
U NDA NGA JETA NË MOSHËN 22 VJEÇARE YLLI SHQIPTAR I FUTBOLLIT AMERIKAN SERXHO GURALECI (01.23.2013)
NEW YORK - NJË PREJ SINDIKATAVE MË TË MËDHA I JEP MBËSHTETJE KEN BIBERAJT Nga Beqir Sina, New York (01.23.2013)
INAUGURIMET E PRESIDENTËVE - NJË FESTË PATRIOTIZMI (01.22.2013)
NËN TINGUJT E BALADËS 'LET'S STAY TOGETHER' BARACK DHE MICHELLE OBAMA ISHIN MBRËMË NË QENDËR TË BALLOS PËRURUESE (Reportazh dhe fotogaleri) (01.22.2013)
PËRURIMI PRESIDENCIAL, TASHMË RUTINË PËR SASHA DHE MALIA OBAMËN (01.22.2013)
SHBA - PRESIDENTI OBAMA FILLON MANDATIN E TIJ TË DYTË (01.22.2013)
OBAMA - VENDIN KA NEVOJË T'U PËRSHTATET SFIDAVE TË REJA (01.22.2013)
NUMRAT QË SHËNOJNË PËRURIMIN E PRESIDENTIT OBAMA (01.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]