SENSACION - MONEDHA 1 DOLLARËSHE AMERIKANE E VITIT 1794 U SHIT NË ANKAND 10 MILIONË DOLLARË
E Premte, 01.25.2013, 03:03pm (GMT+1)
Voal-online - Daily Mail online bën të ditur se një dollar amerikan i prerë në
vitin 1794 e ku janë gdhendur simbolet e lirisë - pamja bust e Shtatores së Lirisë
dhe shqiponja - i vënë në ankand në New York, për më shumë se 10 milionë
dollarë.
Vlera e shitjes ishte më se dyfishi i rekordit prej $4,1 milionë i arritur më
1999 për një monedhë. Legend Numismatics, një firmë e rrallë me qendër në New
Jersey, e bleu monedhën, e cila ishte sensacioni i shitjeve të bëra mbrëmë në
ankand.
'Ne e ndjenim në zemër se kjo do të ishte monedha e parë që do ta kalonte
kufirin e $10 milionëve dhe ishim në fakt tejet të përgatitur për suksesin kur
e blemë ketë pjesë unike të historisë," tha në një deklaratë kompania
blerëse, duke shtuar se nuk ka në planet e afërme ta shesë monedhën.
www.voal-online.ch
|