GJERMANIA FLET PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB - SERBIA REAGON ASHPËR
E Enjte, 01.24.2013, 05:40pm (GMT+1)
Politikanët në Beograd kanë reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman,
Heinz Wilhelm, i cili ka thënë se në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe
Beogradit do të duhej të shtrohej edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në
OKB.
Kreu i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun e cilëson
deklaratën si "provokim të qëllimshëm".
"Nëse vazhdohet me kushte të tilla, dhe vendosje te diktatit, sic është
anëtarësimi i Kosovës në OKB, nuk shoh perspektivë evropiane për Serbinë, por
shkojmë ka një problem më i madh, ka Shqipëria e Madhe", ka thënë Drecun.
Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiq ka
reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman, duke kërkuar nga qeveria e
presidenti që të mos pranojnë një kërkesë të tillë.
www.voal-online.ch
|