E Shtunë, 04.27.2024, 03:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVA PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Në Prishtinë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës

E Shtunë, 01.26.2013, 05:56pm (GMT+1)




Mijëra veta morën pjesë në protestën e lëvizjes Vetëvendosje, në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por edhe kundër bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të dielën e kaluar, forcat serbe hoqën nga qendra e Preshevës një pllakë përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, duke nxitur tensione në Luginën e Preshevës dhe reagime të rrepta në Kosovë dhe Shqipëri.
"‹"‹
Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se reagimet ishin të pamjaftueshme. Kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti tha se protesta ka disa kërkesa.

"E para, respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm. E dyta, ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë", tha zoti Kurti.

Ai kërkoi ri fuqizimin e rezolutës së Parlamentit të Kosovës për masa të ndërsjella me Serbinë si dhe hapa konkret për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e saj.

Ndërsa, Belgzim Kamberi, veprimtar humanitar nga Lugina e Preshevës bëri thirrje për angazhim të mirëfilltë të Tiranës e Prishtinës.

"Lugina e Preshevës nuk kërkon mëshirë e as ndihmë nga Prishtina e Tirana, kërkon përgjegjësi. Kërkojmë nga qeveria e Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën, kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të tregohet e përgjegjshme e jo vetëm të mos i ndihmojë por edhe t'i kritikojë qytetarët e Luginës së Preshevës", tha zoti Kamberi, duke ju referuar deklarimeve .

Vetëvendosje kritikoi ashpër qeverinë e Kosovës për siç u tha bisedime për veriun e Kosovës e jo për Luginën e Preshevës.

"Kjo protestë, është protestë kundër koalicionit Thaci - Daçiç, kundër koalicionit PDK - SPS, (Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialiste e Serbisë) kundër kësaj qeverie e cila po e jep Mitrovicën e po e braktisë Preshevën", tha zoti Kurti.

Largimi i pllakës përkujtimore në Preshevës u pasua me incidente në Kosovë gjatë të cilave u dëmtuan dhjetëra varreza serbe. Qeveria e Kosovës mori përsipër shpenzimet për riparimin e dëmtimeve që u dënuan gjerësisht nga institucionet vendase e ndërkombëtare dhe partitë politike, përfshirë lëvizjen Vetëvendosje e cila vlerëson se dëmtimet e tilla nuk paraqesin mbështetje për Luginën e Preshevës, por mbështetja duhet të bëhet në rrugë konkrete nga institucionet e Prishtinës dhe Tiranës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHËNOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TË UÇPMB (01.26.2013)
GRATË E MITERANIT (01.26.2013)
BBC E PROPOZON - JU KLIKONI PËR ERMONELA JAHON (01.26.2013)
LETËR E POEZI PËR TË GJITHË Nga AGIM GASHI (01.26.2013)
DALIP GRECA DHE 'DIELLI' -  PIKËTAKIME TË FATEVE SHQIPTARE NË AMERIKËIntervistoi. RAIMONDA MOISIU (01.25.2013)
VEPRONI JU TË PARËT, VEPRONI TANI...Nga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.25.2013)
SENSACION - MONEDHA 1 DOLLARËSHE AMERIKANE E VITIT 1794 U SHIT NË ANKAND 10 MILIONË DOLLARË (01.25.2013)
FOTO E DITËS - THIRRJE PËR PROTESTË!!! (01.25.2013)
SHQIPTARËT E AMERIKËS DO TË PROTESTOJNË PARA OKB ME 28 JANAR (01.25.2013)
KERI - IRANI DUHET TË RESPEKTOJË INSPEKTIMET BËRTHAMORE (01.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]