E Djelë, 04.28.2024, 03:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GRATË E MITERANIT

E Shtunë, 01.26.2013, 09:14am (GMT+1)


Yvette Roudy


1.Yvette Roudy. Në vitin 1975, François Mitterrand bie dakord që ajo t'ia shkruajë parathënien për librin e tij "La femme en marge ". Gjashtë vjet më vonë, Yvette Roudy emërohet prej tij Ministër për të Drejtat e Grave në qeverinë Mauroy deri në vitin 1986. Me një buxhet dhjetë herë më të madhe se ajo e Sekretariatit të Shtetit për Statusin e Grave, që ekzistonte nën Valeri Zhiskar d'Esten (Valéry Giscard d'Estaing).


Edith Cresson


Edith Cresson dhe Élisabeth Guigou

2.Edith Cresson. Ajo u takua me François Mitterrand në vitin 1967. "Ana e saj joshëse më kishte shpëtuar, të paktën në fillim" thotë ai më vonë. Në këtë foto, datë 1979, Edith Cresson është Sekretare e Përgjithshme e PS me çështjet e rinisë. Në vitin 1981, ajo u bë Ministre e Bujqësisë, një provokim për disa sindikatave bujqësore.

3.Élisabeth Guigou. Në këtë foto, që daton nga viti 1983, Elizabeth GUIGOU, 37 vjeç, është kthyer nga një vizitë protokollare e François Mitterrand tek Mbreti i Belgjikës. Në atë kohë, ajo është këshilltare e Presidentit, në krye të çështjeve ndërkombëtare ekonomike dhe financiare.

Danielle Gouze

4.Danielle Gouze. Ajo ishte 17 kur ajo u rekrutua si një oficere ndërlidhëse gjatë Rezistencës. Në vitin 1944, motra e saj e paraqet tek François Morland, emrin i koduar i François Mitterrand, me të cilin ajo u martua me 28 tetor 1944 në bashki dhe në kishën Saint-Séverin në Paris dhe bëhet Danielle Mitterrand. Ata patën tre djem, i madhi vdiq dy muaj pas lindjes, më 1945.

5.Danielle Mitterrand. Më 8 shkurt 1992, hap Lojërat Olimpike në Albertville. Për njëmbëdhjetë vjet, Danielle Mitterrand është në protokollin e de l'Élysée, por nuk heziton të marrë një pozicion në skenën politike kombëtare. Në një intervistë në Journal du dimanche, en 1986, ajo është shumë kritike ndaj qeverisë së Zhak Shirak, për të cilin ajo thotë se "bën çdo gjë që i intereson, pa çarë krye."

6.Ségolène Royal. Dita Ndërkombëtare e Gruas, 1983. Me këtë rast, François Mitterrand ka ftuar Simone de Beauvoir në tryezën e tij. Përveç Yvette Roudy dhe Jacques Attali, ne njohim në foto nga e majta Ségolène Royal , që atëherë ishte vetëm 30 vjeç.

7.Ségolène Royal. Në vitin 1992, atëherë Ministre ei Mjedisit dhe deputete e Deux-Sèvres, ajo mirëpret François Mitterrand të vizitojëzonën ku ajo është deputete. Në vitin 1993, kur e majta humbi zgjedhjet legjislative, Ségolène Royal bie në lot në krahët e presidentit. Gjatë karrierës së saj dhe sidomos gjatë fushatës zgjedhore 2007, ajo nuk do të pushojë së pretenduari trashëgiminë politike të ish-mentorit të saj.


Martine Aubry

8.Martine Aubry. Ajo ishte ministre e Punës e qeverive Cresson dhe Bérégovoy. Ajo kurrë nuk ishte një afërsi të ish-presidentit, por Martine Aubry pretendon, gjithashtu, trashëgiminë e tij tij politike. Në fillim të prillit, sekretare aktuale e parë i PS ajo deklaroi: "Ne në përputhje me vijën politike të François Mitterrand do të ndërtojmë, propozojmë, sigurojmë, bashkojmë, mobilizojmë. Kjo është rruga jonë".


Mazarine Pingeot

9.Mazarine. Është nëntori i 1994 kur Paris Match zbulon ekzistencën e Mazarine Pingeot. Vajzën e François Mitterrand dhe të d'Anne Pingeot që atëherë ishte 20 vjeç. Ky fakt pak e shumë dihej nga qarqet politike dhe të mediave që në mandatin e parë shtatë vjeçar të presidentit. Sepse presidenti udhëtonte rregullisht me të bijën. « Ne ishim thjeshtë atë e bijë. Ne flisnin për jetën, për gjërat e zakonshme të jetës », do të tregonte ajo për AFP dhjetë vjet pas vdekjes François Mitterrand.




10. Dalida. Në vitin 2007, një libër që titullohej Dalida, tu m'appelais petite soeur - Dalida, ti më quaje motër të vogël, shkruar nga Jacqueline Pitchal zbulohet njëzet vjet pas vdekjes të saj, se këngëtarja kishte patur një aferë me François Mitterand. Paris Match botoi me atë rast këtë foto datë 8 tetor 1972. Në bastionin e tij, në Château-Chinon, Mitterrand dhe miqtë e tij festuan 25 vjetorin e fitores së tij të parë të zgjedhjeve në Nièvre. Dalida dhe ai janë miq të mirë atëherë. Ata do të bëhen të dashur dy vjet para zgjedhjeve 1981.


Anne Lauvergeon

11.Anne Lauvergeon. Ajo ishte këshilltarja dhe përfaqësuesja personale e François Mitterrand, përgjegjëse për përgatitjen e samiteve ndërkombëtare midis viteve 1991 dhe 1995. Ajo nuk iishte as militante, as Socialiste dhe as teknokrate, por presidenti vlerësoi tek ajo mënyrë e çliruar dhe komunikuese. Ajo ishte shumë afër tij, e besuara e tij. Anne Lauvergeon e shoqëroi ish presidentin deri në fund të sëmundjes.

12.Anne Pingeot. Në varrimin e François Mitterrand, 11 janar 1996 në Jarnac, Franca zbuloi fytyrën e Anne Pingeot. Ata u takuan në vitin 1961, ajo ishte 18, ai 45. Ai e ndihmoi për të shkuar në Paris, ku ajo do të studiojë për arte. Kurator në Louvre, Anne Pingeot merr pjesë në projektin si kuratore e Luvrit (Louvre) si dhe në projektin e krijimit të Musee d'Orsay para se të bëhej kurator e përgjithshëm. Ajo e lindi Mazarine në 18 dhjetor 1974 në Avignon.

Elida Buçpapaj


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BBC E PROPOZON - JU KLIKONI PËR ERMONELA JAHON (01.26.2013)
LETËR E POEZI PËR TË GJITHË Nga AGIM GASHI (01.26.2013)
DALIP GRECA DHE 'DIELLI' -  PIKËTAKIME TË FATEVE SHQIPTARE NË AMERIKËIntervistoi. RAIMONDA MOISIU (01.25.2013)
VEPRONI JU TË PARËT, VEPRONI TANI...Nga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.25.2013)
SENSACION - MONEDHA 1 DOLLARËSHE AMERIKANE E VITIT 1794 U SHIT NË ANKAND 10 MILIONË DOLLARË (01.25.2013)
FOTO E DITËS - THIRRJE PËR PROTESTË!!! (01.25.2013)
SHQIPTARËT E AMERIKËS DO TË PROTESTOJNË PARA OKB ME 28 JANAR (01.25.2013)
KERI - IRANI DUHET TË RESPEKTOJË INSPEKTIMET BËRTHAMORE (01.25.2013)
GJERMANIA FLET PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB - SERBIA REAGON ASHPËR (01.24.2013)
AJTANGA LUBONJA - NË DIKTATURË KAM SHITUR 80 HERË GJAK, TANI JETOJ NË MJERIM, PA SHTËPI, DJALIN PA PUNË E ME TË ARDHURA MINIMALEIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]