E Enjte, 05.09.2024, 08:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VEPRONI JU TË PARËT, VEPRONI TANI...
Nga Prof. Asc. INA KOSTURI

E Premte, 01.25.2013, 05:43pm (GMT+1)



Në zullumet e jetës shqiptare, mes politikës dhe integrimit, sherreve, akuzave, si tërmete të dimensioneve të tjera lajmet tragjike me vrasje duket se lënë pa fjalë.
Histori shokuese që vinë ndër vite makabre, me personazhe femra që si në filma horror trondisin opinionin. Shfaqen kohë pas kohe trishtuar, zënë faqet kryesore të gazetave me hipoteza, emra vrasësish, dëshmi të afërmish.

Tragjedia ndodhi, si në një skenar përsëritet i gjithë rituali, tronditja e shoqërisë. Ata që merren me shoqërinë civile, gazetarë, analistë, njerëz me emër vrapojnë të japin opinionin e rradhës, diagnostikimin se shoqëria ku po jetojmë po ambientohet me dhunimin, nëmëkëmbjen e femrës. Shkrime prekëse që të bëjnë të reflektosh, analiza dramatike vajtuese, diku më shumë , nderime me qirinj, një shkundje , tronditje , reagim që ndodh gjithnjë vonë, një ceremoni mediatike e vonuar kur s ka më rrahje, jetë, kur viktima mbulohet me keqardhjen dhe trishtimin se sërish ishin vonë. Motiv për tju sulur politikës, për të mallkuar politikanë, klasën politike, një arsye më shumë për t ju faturuar gjithë të këqijat. Vrapim post mortum mediatik për të bërë nderimin e rradhës, nderimin me shkrime, intervista, përkujdesje të pavlera që i përkasin gjinisë së nderimit, opinione pa rrezik, pasi gjithçka tashmë ka mbaruar. Personazhe të vuajtura që i përkasin një niveli të caktuar, konstatim se përtej Tiranës, bllokut, jeta është e vështirë, deri diku pendesë se shoqëria asnjëherë nuk reagon në kohë, se shoqatat në ndihmë të barazisë gjinore po heshtin, një cfilitje mediatike për të gjetur fajtorë, ide, për ti ndërgjegjësuar femrat të luftojnë për të drejtat, për liritë, emancipimin. E gjithë kjo ngjan me një konstatim korespondence me zona të varfra, të humbura, njërëz të mjërë, prehë e padijës, halleve, meskinitetit, fatkeqësive, tragjikes.

Përtej kësaj lutjeje mediatike që vjen si dallgë e madhe dëshpërimi pas çdo ngjarjeje makabër me personazhe femër, realiteti i qytetit metropol, i studiove televizive, i shtypit të shkruar i kthehet prapë traditës. Traditës së studiove të mbyllura pas një debati të gjatë, pasi historia mbaroi, rituali u krye me dhimbje, gjithsecili e tha fjalën e tij në emisione të posaçme. Pauze... Këtu media e mbaroi misionin e saj post mortum. E nesërmja është një ditë e zakonshme, një ditë normale ku ngjarja zbehet, e bashkë me të dhjetëra ndodhi të vogla përreth, që ndonëse jo tronditëse vërtiten Tiranës metropol e qyteteve të mëdha, po askush nuk i sheh. Pas vrasjeve macabre, mizore, që për hir të së vërtetës ndodhin fatkeqësisht dhe në vende të tjera shumë të zhvilluara të botës, ka plot histori të gjallësh për të cilat heshtet. Në studiot televizive kthehet i njëjti debat, të nëjtat lajme , ide, madje dhe personazhe dezhurn që i përkasin linjave e kaheve të politikës. Studiot televizive, faqet e gazetave heshtin para padrejtësive, për faktin se tashmë flitet për të gjallë. Të gjallët janë pa vlerë, jetojnë akoma, vuajnë akoma, e për sa kohë janë gjallë nuk përbëjnë lajm. E të gjallët për fat të keq prekin interesa, kanë bindje politike, ndodh rendom të gëzojnë statusin e paprekshmërisë. Ajo që shkruhet në rradhë të ndjera duket se është vetëm fasadë.

Në këtë kopertinë të dhimbshme ftohen të gjithë të bëjnë diçka për veten, vetëm se ftuesit janë të parët që mbyllin dyert në atë që quhet censurë, në atë që quhet heshtje. Nga shkrues të ndjerë rreshtash të dhimbshëm shndërrohen në fshehës të realitetit, i kthehen normalitetit të mbrojtjes të interesave të palës tjetër që është më e fortë, e pushtetshme, që gëzon mbështjetje politike e s duhet të preket, të përgojohet, në emër të interesave partiake, të bindje politike, miqësive, hatëreve, për telefonata që kërcasin redaksive, për presion, për dinjitet personalitetesh që s duhet tju njolloset emri i mirë dhe dinjiteti , për atë që është e përditshmja, e zakonshmja, për frikën dhe atë se motoja "të gjithë duhet të bëjnë diçka" është vetëm demagogji e rradhës që e do zakoni pas ngjarjeve tronditëse.

Përtej ekstremeve ka dhe të tjera "vrasje" të ëmbla, nëse do i quanim kështu, intelektuale, për të cilat studiot heshtin, për faktin se media e miqve është shndërruan në një institucion, se ka njërëz kaq te fuqishëm, glorifikuar në monumente e ikona, që hera herës i mbron vetë realiteti i vogël i interesave të ngushta. Të njëjtët shkrues të devotshëm të ngjarjeve me vrasje në fshat, janë mospërfillës për ato që ndodhin fare pranë, janë të pafuqishëm, për shkak se vepruese këtë herë nuk është një forcë abstrakte, nuk është një fajtor mizor i pagdhendur, pa emër, nuk është një shoqëri që akuzohet për degjenerim e korrupsion. Janë ata tashmë, ose duhet të jenë pjesë e veprimit, e asaj që duhet të kontribuojnë çdo ditë për drejtësinë, për respektin, për dinjitetin . Po ata jetojnë në të njëjtin rreth interesash, thithin të njëjtin ajër intelektual të Tiranës në qarqet e larta kulturore, artistike, akademike, çertifikuar vetëm nga ndotja ambientaliste e pluhurit të rrugëve, se ngjarjet e Tiranës prekin dikë, dikë që mund të ketë dhe ka forcë, a ndoshta për çudi ju nevojitet për tu bërë ndonjë nder në rrang përsonal e familjar. E këtu misioni mbaron, përgjegjësia bie mbi vetë ata , e në një situatë të tillë nuk janë më të njëjtët.

Nga zelli i dënimit të asaj që ndodh larg, shumë larg, si një shpërthim i zhurmshëm në një tjetër botë , bota e tyre e lumtur e interesave mund të gërvishtet, ta humbë shkëlqimin, se jemi akoma të bllokuar nga bindjet politike, interesat partiake e mediatike, nga respekti për ata që i ngremë në piedestale, që u japim pushtet fallco e më pas nuk i shajmë dot. Se shpesh personaliteti është pjesë apo peng i stacioneve dhe vijës mediatike, interesave të pronarëve, se forca e miqësisë si kudo në shoqërinë shqiptare është më e fortë se e drejta dhe e vërteta. Se këtu "vrasjet" janë si ëmbëlsira që jua bëjnë jetën qytetarëve, femrave, më të fortë.

E sa më të emancipuara, sa më të shkolluara , aq më shumë u mbyllen dyert, pasi këtu ska vrasje në kuptimin tronditës. Ka vetëm vuajtje, e kjo ironikisht duhet, se e "forcon" njeriun. Vepro tani, mu kujtua një shprehje, një ide e përdorur nga ambasadori amerikan Arvizu. "Vepro tani" do të thotë që ju njerëz të medias të veproni të parët, të hapni studiot, faqet e gazetave për fjalën e lirë. Fillojeni nga vetja, bëni diçka për veten tuaj, për dinjitetin, profesionalizmin. Fillojeni ju, ose vazhdoni atë që ne të tjerët kemi nisur e shpesh përplaset me murin mediatik, me interesat meskine, interesat për tu pasuruar të x apo y . Në vend të konstatimeve se fajin e prapambetjes e ka arsimi, lërini vend luftës së korrupsinit në arsim, lërini atyre që kanë guxim dhe duan ta thonë fjalën hapësirën mediatike të nevojshme për tu shprehur, provoni të shembni ju të parët censurën në media, miqësitë dhe opinionet personale që ngrini pa bazë. Vepro tani, lirojini studiot. Fillojeni me arsimin, me korrupsionin , me mitmarrjen, me të paparekshmit.


Prof. Asc. INA KOSTURI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SENSACION - MONEDHA 1 DOLLARËSHE AMERIKANE E VITIT 1794 U SHIT NË ANKAND 10 MILIONË DOLLARË (01.25.2013)
FOTO E DITËS - THIRRJE PËR PROTESTË!!! (01.25.2013)
SHQIPTARËT E AMERIKËS DO TË PROTESTOJNË PARA OKB ME 28 JANAR (01.25.2013)
KERI - IRANI DUHET TË RESPEKTOJË INSPEKTIMET BËRTHAMORE (01.25.2013)
GJERMANIA FLET PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË OKB - SERBIA REAGON ASHPËR (01.24.2013)
AJTANGA LUBONJA - NË DIKTATURË KAM SHITUR 80 HERË GJAK, TANI JETOJ NË MJERIM, PA SHTËPI, DJALIN PA PUNË E ME TË ARDHURA MINIMALEIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.24.2013)
SEANCË KONFIRMIMI PËR JOHN KERRYN (01.24.2013)
LETËR BABIT, TEK VARRI...Nga ARIANA LUKAJ (01.23.2013)
U NDA NGA JETA NË MOSHËN 22 VJEÇARE YLLI SHQIPTAR I FUTBOLLIT AMERIKAN SERXHO GURALECI (01.23.2013)
NEW YORK - NJË PREJ SINDIKATAVE MË TË MËDHA I JEP MBËSHTETJE KEN BIBERAJT Nga Beqir Sina, New York (01.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]