E Mërkurë, 05.15.2024, 02:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SUEDI - LDK DHE LDD MBAJTËN AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

E Mërkurë, 01.30.2013, 08:00am (GMT+1)



Nga kjo Akademi bëhet thirrje LDK-së dhe LDD-së në Kosovë që të bashkëpunojnë me ngushtë për të mirën e Kosovës, sepse të dyja partitë janë parti të cilat programin e tyre e bazojnë në filozofinë politike të Presidentit Rugova. Dhe shpresojmë se ky bashkëpunim i degëve të LDKsë dhe LDD-së në Suedi do të iu shërbejnë si shembull edhe LDK-së dhe LDD-së në Kosovë.

Me 26 janar 2013, nën organizimin e degëve të LDK-së dhe LDD-në Suedi, në qytetin Landskrona të Suedisë, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar shtatë vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit dr.Ibrahim Rugova.

Akademinë Përkujtimore e organizoi Këshilli Organizativ i përbërë nga anëtarët e dy degëve, të LDK-së dhe LDD-së.

Akademia Përkujtimore filloi me hymnin kombëtar dhe hymnin shtetëror të propozuar nga Preisidenti Rugova "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë".

Moderatori Idriz Gashi, pasi i përshëndeti të pranishmit, ftoi të pranishmit që figura dhe veprimtaria e Presidentit Rugova, të nderohet me një minutë heshtje.

Fjalën e mori kryetari i Këshillit Organizativ z. Zymer Qupeva i cili bëri hapjen e Akademisë dhe foli për figurën e Presidentit Rugova dhe rolin e tij unifikues në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovës.
Z. Zymer Òªupeva duke folë me respekt për Presidentin Rugova bëri thirrje për unifikim të veprimeve kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, e në veçanti u bëri thirrje LDK-së dhe LDD-së në Kosovë që të bashkëpunojnë me ngushtë për të mirën e Kosovës, sepse të dyja partitë janë parti të cilat programin e tyre e bazojnë në filozofinë politike të Presidentit Rugova. Dhe shpresoj se ky bashkëpunim i degëve të LDKsë dhe LDD-së në Suedi do të iu shërbejnë si shembull edhe LDK-së dhe LDD-së në Kosovë.
Pastaj fjalën e rastit e kishte Kryetari i Degës së LDK-së në Suedi, z.Bajram Nikçi. Ai, foli për jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.
Kjo fjalë ishte mbresëlënse sepse z.Nikçi bëri një retrospektivë të jetës dhe veprës së Presidentit Rugova, duke e përkujtuar veprën e Presidentit Rugova që nga fillimi i angazhimeve të Presidentit në fushën letrare, e deri në ditët e fundit të jetës së tij kur edhe përfundoi punën për shtetin e Kosovës.
Shaban Gashi mësues dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë "Papa Klementi XI" Albani në Suedi recitoj një poezi, të cilën i'a ka kushtuar Presidentit Rugova.

Në fjalën e rastit të cilën e mbajti Hysen Ibrahimi Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Dega në Suedi, njëherit edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë "Papa Klementi XI" Albani në Suedi, në mes tjerash tha: "duhet thënë se, që nga ndërrimi jetë e tij, për çdo ditë, për çdo muaj dhe vit, është duke u ngritur figura e tij lartë majave, si njëri ndër personalitet më të mëdha kombëtare. Këtë e tha më së miri, kjartë Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, po citoj: "Ibrahim Rugova është personaliteti më i shquar i kombit pas Skënderbeut".
Duke folur për shembëlltyrën e personalitetit të Presidentit Rugova, z.Hysen Ibrahimi në mes tjerash tha: "me kandilin e tij, Presidenti Rugova shëndriti Kosovën e cila u pa nga tërë Bashkësia Ndërkombëtare, nga Bashkimi Evropian dhe në veçanti nga SHBA-të. Dha alarmin me atë kandil, duke treguar se jemi në një katrahurë, në prag të shfarosjes, i rrezikuar dhe i kërrcnuar për spastrim etnik.
Pastaj Akademia Përkujtimore vazhdoi me një poezi kushtuar Presidentit Rugova, të cilën e kishte përgaditur z. Remzi Basha, poeti, prozatori i kohës moderne dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi "Papa Klementi XI" Albani", me emocione e recitoi vetë poeti Basha.

Për të nderuar figurën e Presidentit Rugova, e cila kishte ardhur nga Stockholmi, Qibrije Hoxha, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe nënkryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë "Papa Klementi XI" Albani në Suedi dhe veprimtare e denjë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, siq e prezentoi moderatori, morri fjalën e rastit.
Në fjalën e saj ajo u fokusua në paraqitejet e para të Presidentit Rugova kur për herë të parë një intelektual foli me zërin e popullit të vet, në kohë shumë të vështirë, në kohë represionesh shtetërore serbe kur politikanët shqiptarë iu kishin nënshtruar plotësisht regjimit serb. Presidenti Ibrahim Rugova në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të ish Jugosllavisë në Novi Sad, në prill të vitit 1985, po edhe një vit më vonë në talkimet ndërkombëtare të shkrimtarëve, me kompetencën e guximshme intelektuale iu kundërvua shkrimtarëve serb të cilët po bënin propagandë të egër antishqiptare.
Ajo pëkrujtoi edhe qëndrimet e Presidentit Rugova në lidhje me bashkimin komëtar, deklarata këto dhënë mjeteve të informimit filluar që nga viti 1991 me ç'rast deklaron: "Shqiptarët si qëllim kanë pasur dhe do ta kenë bashkimin, por duhet punuar me mençuri.
Bashkimi me forcë, me dhunë, vështirë tolerohet sot nga Evropa. Por tash për tash të mendojmë dhe ta bëjmë integrimin në kuadër të Evropës. Njëherë për njëherë duhet të njihemi, të shihemi, e pastaj t'i realizojmë kërkesat tona, edhe pse na është thënë se në të dyja anët e kufirit, kemi edhe pikpamje të ndryshme ideologjike. Por këto janë shpifje, gënjeshtra, që u doli boja, sepse nuk është e mundur që një popull të ketë dy ideologji". Qibrije Hoxha në mes tjerash në fjalën e saj përkujton edhe vlerësimet e personaliteteve të ndryshme në botë për Presidentin Rugova.

Në këtë Akademi Përkujtimore morri pjesë edhe një mysafir nga Theranda profesor Shyqri Kuqi, ish-anëtar i Kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe ai aktualisht është kryetar i Sindikatës për Therandë, njëherit edhe mik i shtëpisë dhe bashkëpunëtor i heroit të Republikës së Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për regjionin e Therandës z. Ukë Bytyqi solli kujtime nga takimet e tij me Presidentin Rugova të cilat përcillnin mesazhe të Presidentit për ruajtjen e vlerave njerëzore e kombëtare. z.Kuqi si pjesëmarrës i U
ÒªK-së me dy djem të tij, solli edhe kujtimet e tij në lidhje me qëndrimet e Presidentit Rugova për mbrojtjen e pragut të shtëpisë e që për të gjithë të cilët kanë dashur ta kuptojnë, ka qenë mesazh për vetëmbrojtje dhe ruajtjen e pragut të Kosovës.
Më pas fjalën e morri edhe dr.Muhamet Shatri, veprimtar shumëvjecar në Suedi, ish-kryetar i Degës së LDK-së, tani veprimtar i AAKsë, i cili foli për rolin e Presidentit Rugova për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Ai foli me pietet për Presidentin Rugova dhe e krahasoj me ikonat dhe figurat më të larta të historisë botërore.
Në fund të Akademisë Përkujtimore kushtuar Presidentit Historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, me disa thënje të personaliteteve Ndërkombëtare dhe me një poezi kushtuar Presidentit Rugova, e përgaditur nga ai vetë, morri fjalën z. Isuf Bajraktari, mësues, veprimtar dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë "Papa Klementi XI" Albani në Suedi.
Nga Akademia Përkujtimore iu dërgua telegram ngushëllimi familjes së Presidentit Rugova si dhe familjes së ish Kryetarit të LDKsë për Suedi, Beqir Sadikut, i cili ndërroj jetë më 2 dhjetor 2012, pikërisht në ditëlindjen e Presidentit Rugova.

Në emër të Këshillit Organizativ:
Qibrije Hoxha.


QIBRIJE HOXHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PIKTORI ALFRED MILOT MIRASHI DHE POETI ILIR PAJA NË EKSPOZITËN 'IO KLIMT SPENDORE ORO' (01.30.2013)
SKËNDER ZOGAJ - KAM PUNUAR SIPAS VIZIONIT DHE IDEALEVE SHTETFORMUESE TË PRESIDENTIT RUGOVAIntervistoi: XHEVAT REXHAJ (01.29.2013)
ROZI DOSTI - PËR ÇËSHTJEN E SHQIPËRISË HASAN DOSTI TAKOI DIMITROVIN E BULLGARISË (II)Nga FATOS VELIU (01.29.2013)
HISTORIA E PASAPORTËS SHQIPTARE TË ALBERT AJNSHTAJNIT NË GAZETËN GJERMANE DIE WELT“E vërteta është se Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri (01.29.2013)
SHQIPTAROFOBI E PAPARË - IDEOLOGU NEONAZIST I AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPAS RRËFEHET TEK '360 GRADË' E ARTUR ZHEJIT (01.29.2013)
MAJLINDA KETA - DEMOKRACIA DUHET TË LARGOHET NGA (KJO) MERKATO DEPUTETËSH QË QEVERISIN PA MORALKeta - Kryesia dhe Asambleja e PS me përbërje e protagonizëm që vetëm socialiste nuk është. Pse opozita duhet të votojë tri ligjet e BE&am (01.29.2013)
BARAK OBAMA E HILLARI KLINTON TEK '60 MINUTA' CBS - ISH RIVALË TË FORTË DHE MIQ TË MIRË (01.28.2013)
ROZI DOSTI - ME VJEHRRIN TIM HASAN DOSTI KAM JETUAR 40 VJET NË NJU JORKNga FATOS VELIU (01.28.2013)
HILLARY CLINTON KANDIDATE PËR PRESIDENTE MË 2016? (01.28.2013)
HAFIZ GAGICA - PËR TREPËQINDËSHIN DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI ISA MUSTAFA (01.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]