E Premte, 04.26.2024, 08:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAJLINDA KETA - DEMOKRACIA DUHET TË LARGOHET NGA (KJO) MERKATO DEPUTETËSH QË QEVERISIN PA MORAL
Keta - Kryesia dhe Asambleja e PS me përbërje e protagonizëm që vetëm socialiste nuk është. Pse opozita duhet të votojë tri ligjet e BE&am

E Martë, 01.29.2013, 09:41am (GMT+1)




Pyetje: Lidhur me idenë se polarizimi i tejskajshëm shkrehet përmes një konfliktualiteti politik. Si mendoni ky konfliktualitet deri në 23 qershor do të shtohet, apo palët politike do të ndërgjegjësohen përpara përgjegjësisë që kanë? Mos harrojmë këtu edhe apelin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve apo kushtin e tyre të përsëritur se standardi i zgjedhjeve 2013-të do të përcaktojë edhe fatin e statusit të rradhës të integrimit?

Dje, Komisioneri Fyle u shpreh edhe një herë për një shans "jashtë rradhe" për Shqipërinë këtë pranverë në raport me statusin. Sigurisht kjo pritej pas "vizitës së tejbërë" nga Trojka në Tiranë drejt zyrës së Ramës. Pra, Brukseli dhe Tirana e Ambasadorëve Fuqiplotë, si në asnjë vend të botës besoj, Arvizu Sequi Wolfarth, në sinkron, japin Objektivin me një Drejtim, atë të kalimit të Partisë Socialiste në përgjegjësi politike dhe largimin e saj nga konfliktualiteti deri në bllokim. Pas asaj vizite, si gjithmonë por për mua deri në neveritje, vijuan frazat mbi takimin frutdhënës dhe konstruktiv. Një gjë u fitua, Rama nuk përsëriti më Fierin dhe si në cdo "humbje" ekzistence të shkakut për bllokimin deri në atë moment vijon të shesë për ne votuesit e majtë anarshinë në ideologjinë dhe praktikën që e udhëheq për Integrimin e vendit. Unë them se Rama ka shansin e fundit për të mbajtur votuesin e majtë pas vetes përmes daljes së Grupit Parlamentar pro votimit të 3 ligjeve famëmëdhaja. Në të kundërt do ti jepte shans rivitalizimit të pushtetit të lodhur të Berishës në 8 vite me të drejtën për të na kërkuar sërish që ti votojmë si qeverisës.

Kjo nuk duhet të ndodhë për shumë arësye por për mua 1-ri është mbi të gjitha, në se PS-ja humb sërish Zgjedhjet nuk shtrohet më problemi a do të rrijë Rama Kryetar por do të duhet të ngremë hipotezën "A do të ketë më anëtarësi dhe mbështetës të PS-së së llojit "Nga humbja në humbje por Kryetari dhe rrethi i tij më këmbë"? Më duket një e keqe e madhe për demokracinë dhe për të majtën shqiptare kjo situatë hipotetike absurde". Përtej Ramës do ti kërkoja Grupit Parlamentar Socialist "Votoni ato 3 ligje pas të cilave na lind të gjithëve ne të majtëve e drejta për t'i kërkuar shqiptarëve të na votojnë si alternative fituese për 2013-tën. Kjo, pasi bëmë detyrën dhe ushtruam përgjegjësinë që kemi ndaj integrimit europian. Votues të respektuar, votoni Partinë Socialiste si gjeneratori që do të përshpejtojë fazat e tjera drejt anëtarësimit në BE.



Pyetje: Ju këmbëngulni se interesi i dhe cilësija me të cilën do të kapë sfidën e majta europianiste është bindja e votuesit se ato mund të ofrojnë ritme më të shpejta të integrimit. Po a është ky një mesazh që e lexojmë tek PS-ja deri më sot?

Ju keni plotësisht të drejtë që përpara ideve të mija se si PS-ja duhet të fillojë fuqishëm fushatën për fitore ta bashkëngjisni me pyetjen tuaj plot skepticizëm. Unë jo vetëm nuk e lexoj por po shoh që lidershipi I fushatës sikur po vazhdon të mundësojë rrjedhjen e votave historike të PS-së drejt të tjerëve më sfidantë. Dita dhe kafet e punës të mijat, por dhe të shumëve si unë, janë të mbushura me takime më fansa të PS-së historike por të larguar nga cilësija e protagonizmit politik të Rama &CO në këto 7 vite. Objekt bisede të shqetësuar janë bërë e-maile dhe ftesa qesharake, në përmbajtje dhe gjuhë të përdorur,që dalin nga stafi afër Ramës, ekspertët të fushës së arsimit, barazisë gjinore, rendit...Për turp!..Rama i quan të tillë si ekspertë se nuk mund të jenë të tillë që në momentin që priren të përjashtojnë ekspertë fushe apo figura fushe se nuk janë Pro Ramës Kryetar por që e dijnë mirë se janë shumë herë më socialist se ato vetë. I kujtoj Ramës dhe këtyre palacurinave të fushës që në 2005-sën në Ditën e PS-së për Arsimin, Energjitikën.....në sallat tona të hapura për debat kanë qenë pjesmarrës edhe të djathtë që progresimin e tyre professional e kishin nën frymën që krijuan disa socialistë, ekspertë të vërtetë fushe. Nuk mund të shkosh në fushatë ku kërkon maksimizim vote me përjashtim ekspertësh me reputacion publikoj. Rama vetë, personalisht, duhet të reflektojë dhe të jetë ai ftuesi i ekspertizës që e largoi me frymën e mënyrën se si drejtoi 7 vite por që për PS-në fituese ato duhen të kontribuojnë me cilësitë dhe integritetin moral që kanë. Do dua të ndaj me ju një ndodhi në Facebook me një anëtar REFRESH (22 vjec) ku në mes të komunikimit për cilësitë në fusha me të cilat PS-ja vjen në pushtet më shkruan " Pse je ti më shumë socialiste se O. Xh, pse eshte A.M më socialist se E. V, pse eshte R.S më socialiste L. Sh apo E.H se E.Gj......". Kishte të drejtë djali student REFRESH pasi ai nuk e njeh dhe nuk I ka folur njeri për FRESH-in e PS-së dhe e këshillova që të mësonte se historija e PS-së nuk fillon e mbaron me MJAFT-in e 2005-sës që arriti të bindë votën e shqiptarëve se PS-ja dhe korrupsioni ishin sinonim të njëri tjetrit. Djali ka qenë I vogël kur në fushatën e 2005-sës ishte krativiteti politik i Mjafit shumë herë më sfidant se ai I vetë PD-së. Djali nuk e ka parë përjetimin se cdo të thoje te shkoje tek FEVZO në debat me në krah një kandidat për deputet që KOP-i dhe PD-ja me ndihmën e MJAFT-it ja bënte skanerin e korrupsionit me emër, atësi dhe shifra. Gjithsesi djali ka të drejtë të shprehet por uroj të mos bëhet kamikaze politik.

Mesazhet në një fushatë fituese duhen bashkëngjitur me programin e moralin e forcës politike po aq sa me ekspertizën dhe moralin public të folësve kërkues të votës së shqiptarëve. Deri tani që flas PS-ja ka shumë fjalë pak moral ku I dyti do të jetë një shënjestër plot produkt e kundërshtarit politik. Me sa e lexoj pas 7 vjetësh, Berisha nuk i coi para drejtësisë korrupsionistët në pushtet para 2005-sës pasi e besoi se ajo do të ishte rruga me të cilën do të dobësonte Gjigandin Politik PS (para 2005), konkurentin më të fuqishëm të PD-së dhe do e kishte më të lehtë cdo lloj fitoreje. Kjo është një metamorfozë shumë degraduese.



Pyetje: A ka njerez ne PS qe jane te mirebesuar te Edi Rames, por mund te kryejne veprimtari me qëllime të kundërta me interesat e socialisteve?

ü Që një kryetar partije ka të mirëbesuarit e tij kjo është më se normale, kjo dhe për Ramën. Le të themi Kryesija, Asambleja, Kryetarët e Forumeve të zgjedhur nga Rama janë të mirëbesuarit e vijës së parë të tij. Rama i Partisë është shumë larg Ramës së Bashkisë në orientimin drejt ekipit ekspertizë. Rama e Partisë ka kllonuar mrekullisht(deri në dalje të Listës së Deputetëve) udhëheqjen e MJAFT-it para 2005-së dhe ato që ky MJAFT -i quante Ministrat Korrupsionistë të Qeverisë Nano me pak kontorno militanteske "Rrofte e Qoftë Rama". Është Kryesija dhe Asambleja me një përbërje dhe protagonizëm që vetëm socialiste nuk është. Në fakt dhe unë I referohem Socialistëve Socialistë jo atyre "Përtej të Majtës dhe të Djathtës".

Rama do kishte përbërë RISI POLITIKE në se krijonte një Parti të RE të vetën dhe të mbështetsve të tij më shumë se degradoi PS-në në bashkësi njërëzish që shajnë Kryetarin nga mëngjesi në darkë si ilegalë, kafeneve në takime të ngushta, që telefonojnë për t'u angazhuar në Lëvizje me protagonistë të tjerë....... (kjo dhe për ato që po presin të jenë në Listën e tij) duke mos patur guximin për të përdorur Forumet ku janë apo bëjnë jetën politike. Kjo është një mënyrë shumë e ulët e përdorimit të Partisë Politike në Demokraci nga klane dhe lidershipi. Kjo është kërcënuese për demokracinë shqiptare që e ritheksoj edhe një herë duhet të largohet nga Merkato Deputetësh për qeverisje pa moral po aq sa Partitë duhet të largojnë nga protagonizmi individë me CV politike në 3, 4, 5, 6 parti në fushëbesime diametralisht të kundërta.

Individët e mësipërm pa moral politik e publik, ishqeveritarët e para 2005-së të akuzuar publikisht për korrupsion e që PS-ja i duket bunker antidrejtësi po aq sa janë "peng" edhe nga vetë loja politike e Berishës që i nxjerr si "AS" nën mëngë sa herë i duhen për të fituar, nuk duhet të jenë më në Listën e Kryetarit pasi rriskojnë atë dhe PS-në.

Nga ana tjetër, ka shpërthyer një nepotizëm i tmershëm në struktura që do të ishte shumë e rrezikshme për një Qeverisje prej tyre e kjo nuk mund të jetë alternativë socialiste për fitore. Ne po e shohim nepotizmin e së djathtës qeverisëse se cfarë po prodhon shqiptarëve. Pavarësisht ngjyrave politike NEPOTIZMI është premisë për korrupsion. Kjo është një situatë që do shfrytëzohet mjeshtërisht nga kundërshtarët politik po aq sa dhe votuesi lexon. Kjo është si të ideosh humbjen e socialistëve jo fitoren e tyre.

Të fundmin grup të rrezikshëm brenda socialistëve po antisocialist në produkt quaj ato që abuzojnë me parrulla Moto Elektorale "Rama Kryeministër" !!!!!! Ato poshtërojnë, mohojnë nevojën që ky vend ka për të kapur me VOTË sfidën se e majta europianiste është ajo që mund të ofrojnë ritme më të shpejta të integrimit kur e kthejnë me objektiv Pushtetin e Realizuar të Ramës. Këto vetë Rama duhet t'i largojë dhe të shprehet publikisht se distancohet nga ato. Ai prej dje është në koalicion me 26 aleatë, a e ka shtruar këtë objektiv me to?

Këto elementë të shpejtë të vëzhguar nga sjelljet afër Ramës them se i bëjnë dëm socialistëve europianistë për të ardhur në pushtet. Ka kohë dhe ka potenciale që këto pika kritike të mund të ndreqen urgjentisht për Fushatë Fitoreje e jo humbje të rradhës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BARAK OBAMA E HILLARI KLINTON TEK '60 MINUTA' CBS - ISH RIVALË TË FORTË DHE MIQ TË MIRË (01.28.2013)
ROZI DOSTI - ME VJEHRRIN TIM HASAN DOSTI KAM JETUAR 40 VJET NË NJU JORKNga FATOS VELIU (01.28.2013)
HILLARY CLINTON KANDIDATE PËR PRESIDENTE MË 2016? (01.28.2013)
HAFIZ GAGICA - PËR TREPËQINDËSHIN DUHET TË MBAJË PËRGJEGJËSI ISA MUSTAFA (01.28.2013)
SUKSESI I ARTISTIT G4SHI (LABINOT GASHI) NGA DRENICA NË NEW YORKNga NORA KALAJA, Prishtinë - New York (01.28.2013)
AKADEMI PËRKUJTIMORE E DINJITOZE PËR TRE HERONJTË JUSUF E BARDOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKËNFotoreportazh nga XHAFER LECI (01.28.2013)
PARIA DHE REPUBLIKA E HAJNAVENga GRID RROJI (01.27.2013)
ANGELA MERKEL - GJERMANIA ËSHTË GJITHMONË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET E NACIONALSOCIALIZMIT (01.27.2013)
27 JANARI - DITA E KUJTESËS BOTËRORE - DITA E ÇLIRIMIT TË AUSHVICIT (01.27.2013)
VEÇ DËSHMORËVE MOS IU TREGO…Meditim per Dajën tim të paharruar Ali Podrimjen-Nga ADRIAN SHEHU (01.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]