Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e pasuesi, senatori John Kerry
Voal-online - Hillary Clinton nuk e përjashton kandidaturën e saj për në
Shtëpinë e Bardhë pas katër vjetësh, për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Intervistuar bashkë me Barack Obaman, Sekretarja amerikane e Shtetit ka
shmangur t'iu përgjigjet pyetjeve për të ardhmen e saj politike, por nuk e ka
përjashtuar mundësinë të pasojë presidentin aktual më 2016.
Pastaj zonja Clinton ka siguruar sa i përket shëndetit, pas problemeve që pati
në fund të vitit 2012. "Jam mirë, kam ende disa ndikime anësore, por do ta
marr veten plotësisht," ka pohuar.