Në rast festave, sidomos në përmbyllje të vitit, do të kishim dashur të thonim
fjalë të mira, përlavdëruese. Por, është e vështirë, në mos e pamundur, të
gjejsh diçka që, vërtet, ja vlen të lavdërohet në qeverisjen e sotme, sa
korruptive, aq edhe kriminale. Është e dhimbshme, madje skajmërisht fatale që
Kosova të dështojë, kaq trishtëm e mjerueshëm, si shoqëri dhe si shtet. Vërtet,
13 vite më parë bota demokratike, e prirë nga Amerika dhe Anglia, na çliroi nga
pushtuesi serb, por jo edhe nga bandat kriminale vendore, të ideologjisë të
kuqe staliniste, të grupuara në LPK-në e tyre, të cilat, me krimet e tyre
seriale dhe makabre, (si vrasja dhe djegia e trupit të kryetarit të LDK-së të
Istogut, Shaban Manaj), u ngrinë buzëqeshjen e lirisë Shqiptarëve të Kosovës.
UNMIK-u, një organizatë burokratike, por në rastin e Kosovës i kalon përmasat e
burokracisë, sepse krimi i organizuar ekonomik dhe politik, avancoi
shpengueshëm. Dhe, këtu hidhet dyshimi i bazuar se dikush mendonte dhe vepronte
ta pengonte ndërtimin e një shteti ligjor, si premisë e konsolidimit të shtetit
të brishtë të Kosovës. Mikja dhe shefja ime e emergjencës të luftës, oficerja e
zgjuar dhe trime, Sabahate Tolaj, në prillin e vitit 2004, ke varrazat e
dëshmorëve në Koshare, më thoshte: "Kam shumë rezerva për UNMIK-un. Si
hetuese speciale në Policinë e Kosovës, unë me shokë përgadisim lëndën,
kompletojmë dosjen, për një krim të rëndë, të caktuar, me prova e fakte të
bazuara. UNMIK-u na e merr nga duartë, e mbyllë dosjen në kasafortë, duke na
thënë: " Vazhdoni me përgaditjen e dosjes tjetër! Por, ne nuk shohim as të arrestuar, as të gjykuar dhe
as të dënuar"!!! Ajo arriti të mësojë shumë për krimet dhe kriminelët e
bandave të Dukagjinit, të cilat udhëhiqeshin nga një shtab politik, që bënte
përzgjedhjen e viktimave për ekzekutim. Në përpjekjet e saj hetuese e zbuluese,
u vra pikërisht nga këto banda, me porosi pokitike partiake, sëbashku me
kolegun e saj të luftës dhe të punës, Isuf Haklaj.
Pluralizmi politik hapi dhe hopi cilësor për shqiptarët
Pluralizmi politk në vitet `90-a ishte hapi dhe hopi cilësor që bënë shqiptarët
në përgjithësi dhe për ata të Kosovës në veçanti. Themelimi i partisë të parë
alternative në Kosovë, LDK-së, e cila ishte Lëvizja kombëtare më e organizuar
dhe më masive në historinë shqiptare të të gjitha kohërave, e udhëhequr me
urtësi dhe qartësi nga dr. Ibrahim Rugova, ishte një shans i pritur drejt
lirisë.
Krijimi i institucioneve paralele, mosbindja gjithëqytetare ndaj pushtuesit,
çuan në një luftë të pashmangshme, por edhe krejt të pabarabartë. Ndërkohë,
njeriu i mençur Rugovë, përgjatë dekadës paqësore, kishte rifituar miqësitë e
dikurshme, të rrënuara, për hatër të Rusisë, nga lakeu ruso-sllav Enver Hoxha,
si dhe kishte përfituar miq të rinj, dikur miq të armiqëve tanë, nga qendrat e
vendosjes, si Anglia, Franca...
Pavarësisht mangësive tona, për t`u përballur me një pushtues të koracuar me
armë dhe përgaditje profesionale sipërore, lufta jonë mund të ishte më
dinjitoze. Por, pushtuesi kishte punuar shumë për llogaritë e veta dhe në
Mërgatë i kishte rekrutuar njerëzit e vet, të cilët kishin kapur kupolën e
Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), pas vrasjes të Jusuf e Bardhosh Gërvalla
dhe Kadri Zeka. Për afro një dekadë, agjituan shumë për të penguar dhe sabotuar
financimin për mbijetesën e popullit të Kosovës si dhe luftën.
Evoluimi i LPK-së nga lëvizje revolucionare, në lëvizje kriminale
Në Shqipëri, komunistët e përmbysur, por jo edhe të goditur, u sulën, si hiena,
kundër demokracisë të brishtë shqiptare dhe e përtokën atë me forcën e armëve,
në vitin 1997. Komunistët shqiptarë kanë qenë dhe mbetën miq e vëllezër me
komunistët serbo-sllavë. Ata donin që në Kosovë të sundojë e majta
staliniste-enveriste e Kosovës, e organizuar në LPK-në, qoftë edhe me një
autonomi si ajo e 1974-ës. Udhëheqja e komunistëve shqiptarë, e konvertuar në
socialistë, emëroi komisarin politik dhe zëdhënësin e të ashtuquajturës
"UÇK-e", e cila, realisht, ishte inekzistente. Njëkohësisht,
instruktoi dhe aktivizoi organizatën vrastare, kriminale SHIK-un, si avangardë
për marrjen e pushtetit me dhunë, jo nga pushtuesi, por nga LDK-ja!!
Institucionet
e Kosovës kishin organizuar grupet guerile në tërë hapësirën e Kosovës. Në krye
të gueriles ishin vënë djemtë atdhetarë e zemërzjarrë, të cilët, dr. Ibrahim Rugova,
në koordinim me prof. Fehmi Aganin, juristin Sali Çekaj, kryetarin e LDK-së në
Gjermani dhe të Kolegjiumit në Diasporë, Hafiz Gagica dhe, në marrëveshje me
presidentin shqiptar, Ramiz Alia, kishin bërë ushtrimet e nevojshme ushtarake
në fshatin Surel të Tiranës. Ndërkohë, LPK-ja, në bashkëpunim me Sigurimin
Shqiptar, organizoi vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit,
të shefit të emergjencës të luftës, Ilir Konushevcit, të kontraktorit të
ushtrimores të Kalimashit, njëherësh edhe furnizuesit me armatime për
luftëtarët e Kosovës, Rushit Elezit, kukësjan, për të vazhduar me vrasjet e
oficerëve dhe të ushtarakëve të tjerë, duke uzurpuar pikat ushtrimore, të
hapura nga ministri Krasniqi. Për vrasjet në Veriun e Shqipërisë, një ndihmesë të
madhe ka dhënë edhe gjenerali kodosh, Kudusi Lame, të cilit, dhunuesit e
televizionit "publik", RTK-së, po i japin hapësirë enorme, për të
denigruar luftëtarët e mirëfilltë, sot Heronj të Kosovës dhe për të sajuar
trima e heronj fiktivë, të rremë, nga sera e komunistëve!
Në Kosovë, kuadrotë e LPK-së, në vend që të luftonin pushtuesin, ashtu siç
vepronin forcat ushtarake institucionale të Presidentit Rugova, ata hapnin
fshat e burg për kundërshtarët politikë. Kështu, LPK-ja, e krijuar si një
lëvizje revolucionare për liri, tani u kthye në një lëvizje kriminale, në
shërbim të pushtuesit.
Luftën në terren, në Kosovë e dështoi LPK-ja. Kosova u mund dhe u boshatis me
aksionin me emërtesën cinike "Patkoi" dhe rezistenca e vetme mbeti
Kosharja, e cila edhe legjitimoi luftën në Kosovë. Dështimi, mosnënshkrimi i
marrëveshjes në Konferencën e Rambujesë nga Serbia, u ndëshkua me bombardimet e
apaçëve në objektet vitale në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Më 12 qershor 1999, Serbia kapitullon para forcave të NATO-paktit dhe tërheq
forcat pushtuese nga Kosova. Në Tiranë presidenti Mejdani, kryeministri Nano me
shokë kishin kompozuar Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, kryesisht, me
militantë partiakë të LPK-së. Ata uzurpuan ish-zyrat e pushtetit dhe filluan
qeverisjen e dhunshme, para syve të UNMIK-ut. Vetëm brenda pak muajve vranë 600
kundërshtarë politikë, kryesisht, ushtarakë luftëbërës dhe veprimtarë të
LDK-së. Krimet mbetën të pandëshkuara!!!
LPK-ja, për sjelljet brutale, uzurpimin e pasurisë shtetërore e shoqërore, vjeljes
të reketit dhe të hajnisë zyrtare, u ndëshkua nga elektorati me humbjen
katastrofale të zgjedhjeve. Të tërbuar nga injorimi dhe përçmimi popullor, të
prekur në sedër për rrenën e madhe që kishin lansuar, sikur ata bënë luftën,
vazhduan vrasjet e organizuara politike, vrasje këto të listuara në SHP të
LPK-së, të konvertuar në PDK-e dhe të zbatuara nga organizata ilegale, SHIK-u
kriminal.
LDK-ja e prirë nga kryetari Rugova, i fitoi zgjedhjet bindshëm, por
ndërkombëtarët imponuan koalicionin e gjerë. Shuarja e Presidentit Historik,
dr. Ibrahim Rugova, shantazhi e terrori i kuq, kërbaçi e kulaçi, mposhtën disa
figura nga kupola e LDK-së, duke e ndarë atë, për të hypur në fron kuqaloshët e
PDK-së, në koalicion me minoritetet e Kosovës dhe ndoca partiza të majta,
bishtra të PDK-së.
Tashmë, njerëzit e rrugëve të mërgimit, të diskotekave e drogës, hafije të
hershëm dhe të rinj të Serbisë, filluan dështimin edhe të asaj ekonomie të
pakët, të mbetur nga dhunimi i pushtuesit. Shitja e pasurive shtetërore, privatizimi
i egër, me çmime simbolkike, duke përfituar pushtetarët shuma të majme; dhënia
e tendereve me çmime të larta dhe punime të dobëta, sidomos në asfaltimin e
rrugëve, një hajni zyrtare, e thënë në gjuhë internacionale - korrupsion.
Hashim kryeministri dështoi në të gjithë parametrat
E gjithë kjo maskaradë: e vjedhjes të shtetit nga pushtetarët; e pasurimit të
shpejt, që konkurron sheikët arabë të naftës; e shpërdorimit të parasë publike
në udhëtimet me delegacione të fryra e krejt të panevojshme; me lluksin e
tepëruar, që nga makinat blindazhë, sepse i ndjekë hija e krimeve seriale, të
cilat llogaritën tej shifrës 1.500 viktimave, është zhgënjim i madh si për ne,
idealistët e hershëm, por edhe për brezat më të rinj, që varfëria i ka
pllakosur dhe kërkojnë rrugë për të ikur nga Atdheu, me mallkimin e përsëritur
për pushtetarët e babëzitur, korruptivë, mafiozë dhe të implikuar në hartimnin
e listave vrastare dhe urdhërdhënës të ekzekutimeve makabre.
Dështimi politik i Hashim Thaçit dhe i qeverisë së tij është i madh, mal.
Parlamenti, opozita, madje edhe shumë kuadro të pozitës, kanë kundërshtuar
bisedimet me Serbinë për Veriun e Mitrovicës. Kryeministri, Presidentja, banda
e zv.kryeministrave, ministrat dhe shpura servile e marroqe, në veçanti,
lëvriçka Editë Editë, çirreshin se bisedimet janë kryekëput teknike. Por
mashtrimi i turpshën doli sheshit dhe se rezultuan në bisedime tërësisht
politike! Dhe, kujt i duhet një kryeministër, një qeveri e tërë që gënjen jo
vetëm popullin e vet, por edhe veten?! Turpi nuk ka brirë!
Moszbatimi i marrëveshjeve të nëshkruara, përmbushja në heshtje e 6 pikëshit të
Baki Munit, plani aktual i Serbisë për enklavat e kudondodhura në Kosovë,
kërkesa për statusin special në Veri, dëshmojnë më shumë se dështimin,
tradhtinë.
Premtimi për serinë e njohjeve të shpejta të pavarësisë të Kosovës, doli bllof.
Rivaliteti i ministrit të jashtëm Hoxhaj, servil e panegjerik, deri në neveri,
i shefit të tij - Thaçi dhe zv.kryeministrit të rrëmujshëm Pacolli, është
skandaloz. Si i pari, ashtu edhe i dyti më parë preferojnë një mosnjohje nga
ndonjë shtet qoshak, se sa ta bëjë i pari para të dytit dhe anasjelltas. Nuk
janë ezauruar, në masën e duhur, mundësitë e lobimit, me shtete ndërmjetëse,
tek pesë vendet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe, këto
mosnjohje peshojnë shumë, në raport me disa shtete të pazëshme, të cilat,
përveç numrit, nuk lozin ndonjë rol të dytë.
"Udhëtimet pa viza do t`i realizoj unë brenda vitit 2012", - zotohej
kryeministri Thaçi. Kjo rezultoi gënjeshtër e pastër. Madje, së fundi, zonja
Lunaçek kërcënoi se "nuk ka heqje të vizave, pa luftuar
korrupsionin". Dhe, kush do ta luftojë atë?! Mungon ligji për sekuestrim
të pasurisë të paligjshme!! Pse? Kompromisi kriminal në Parlament: Ligji i sekuestrimit
të filloj prej tash, pa forcë vepruese për pasurinë e paligjshme, vjedhjet
zyrtare te deritanishme! Një pisllëk i tmerrshëm! Çfarë bënë institucioni
ligjbërës, Parlamenti?! Por, a mund të luftojë njeriu kundër vetes?!?
Broçkullat qeveritare për favorizimin e ekonomisë vendore, të bujqësisë dhe të
blegtorisë, demantohen lehtas nga një informacion doganor. Brenda një jave
"reciprociteti" i shkëmbimeve tregtare me Serbinë ishte: 1.000
(njëmijë) mauna (kamionë të tonazhit të madh) të hyra nga Serbia, ndërkohë, vetëm
3 (tri) mauna të dalura nga Kosova!!! Arsyeja e këtij raporti të pashembulltë
në botë, janë vjelja e parasë nga doganat, për ta mbajtur administratën e
stërfryrë, qeverinë më të keqe "prej si ka mbi lisi"! Politika e
punësimit të partisë në pushtet, është në shërbim të shtimit të elektoratit,
duke e shfrytëzuar varfërinë e fundme në Kosovë, gjithnjë me synimin e vetëm
për të mbetur në pushtet.
Grabitja e turpshme e mërgimtarëve
Nuk është diçka e re kur themi se Kosova mbijetoi dje dhe vazhdon të mbijetojë
edhe sot, kur përqindja e papunësisë është nga më të lartat jo vetëm në Evropë,
por, ndoshta, edhe në botë. Mërgata shqiptare ndikoi dhe mundësoi
padëgjueshmërinë e qytetarëve të Kosovës, ndaj pushtuesit serbo-sllav, duke
zgjidhur problemi bazë, jetik: kafshatën e bukës. Por, Hashim Thaçi, duke u
bërë përfituese edhe familja e tij, sepse i vëllai, Ganiu qe caktuar
"rastësisht" për menaxhimin e Shoqatës të Sigurimeve të Kosovës, e
cila mbledh haraç nga mërgimtarët, nga ngulimet në pikat kufitare të kompanive
të sigurimeve rreth e rreth Kosovës. Qëllimshëm nuk ua njeh sigurimin bazë
mërgimtarëve, i pranuar me standartet e Evropës! Një grabitje të tillë, sa të
turpshme, aq edhe kriminale, nuk e meritojnë mërgimtarët tanë, të cilët, për
dekada rradhazi, derdhin valutat e tyre në familje dhe në shoqërinë e Kosovës.
Me qëllim të vjeljes të parave nga mërgimtarët, qeveria e Hashimit ndërroi dhe
përshtati ligjet, duke zgjatur vitet e vjetërsisë të prodhimit të makinave,
duke vënë doganë, e cila, në shumë raste, kalon edhe vlerën e blerjes të saj,
makinës!
Uni i Hashimit është bërë proverbial
Kryeministri i Kosovës flet vetëm në veten e parë: "Unë e udhëhoqa
luftën"! "Unë e bëra luftën"! "Unë e çlirova Kosovën"!
"Unë e kryesova delegacionin shqiptar në Rambuje"! "Unë e bëra
Kosovën shtet"! "Unë e shpalla Pavarësinë e Kosovës"! Dhe,
vazhdon në pambarim "uni" i Hashimit, tashmë, i bërë proverbial!
Edhe për çështjet më kardinale shtetërore, ai nuk pyet dhe nuk përfillë as
Presidentin e vendit, as Parlamentin, as opozitën, por as partinë e tij dhe as
popullin e Kosovës. Kompetencat e tij pushtetare mund të krahasohen vetëm me
mbretërit e Mesjetës.
1.- Hashim Thaçi nuk e ka udhëhequr luftën, sepse nuk kishte si ta bënte këtë
shërbim, ndërkohë që ai nuk ka jetuar në Kosovë përgjatë luftës.
2.- Hashim Thaçi nuk ka luftuar në Kosovë, nuk është pjesë e luftës dhe në
asnjë mënyrë nuk përfaqëson UÇK-në. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë pjesëtarët e
një grupi gueril, të grupit të tij, publikisht, me gojë dhe me shkrim, të ngulitur
në fshatin Likoc të Drenicës, të cilët thonë se Thaçi ësht larguar nga kjo
pikë, në prill të vitit 1998, për të mos u kthyer më si luftëtarë në Kosovë.
Por, pa mohuar se ka hyrë në zona, relativisht, të sigurta, për instruktime të
SHIK-ut, për shumë dhjetra burgje të hapura nëpër fshatrat e Kosovës. Gradimin
komisar politik të "UÇK-së" ia kanë bërë Mejdani e Nano me shokë, në
Bllokun namkeq të Tiranës.
3.- Kosovën nuk e ka çliruar Hashim Thaçi dhe as "UÇK-ja". Grupet
luftarake, kryesisht, guerile në Kosovë, që kurrë nuk arritën të organizohen në
nivelin për t`u bërë ushtri, UÇK-e, u munden në fushëbetejë nga Serbia.
Pamundësia për ta bërë ushtrinë e mirëfilltë të Kosovës, i faturohet LPK-së,
pra, Thaçit me shokët e tij, disa syrësh hafije të Serbisë, të cilët, me
vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe të kuadrove të
tjerë politikë dhe ushtrarakë, me përçarjen e faktorit ushtarak, të aprovuar
edhe nga krerët soci-komunistë të Tiranës zyrtare, sabotuan luftën në Kosovë.
Nëse, vërtet, Thaçi me shokë "çliroi" Kosovën, atëherë, perse duhej
intervenimi ushtarak i NATO-s?!? Por, kjo nuk i ulë vlerat e të gjithë atyre,
të cilët vullnetshëm dhe pa hile luftuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Disa syrësh humbën jetën dhe ata do të mbesin, përjetësisht, në mendjet dhe
zemrat e popullit tonë si dhe do të përkujtohen me respekt të veçantë nga
brezat shqiptarë.
Presidenti Klinton, i bezdisur, tej mase, nga përlavdërimet e përsëritura, deri
në rrugaçëri, të Hashimit me shokë, do të thoshte, madje me zë të lartë, në
takimin me fëmijtë e Kosovës, në Ferizaj: "Luftën e fituam ne, ju fitoni
paqen"! Kjo demanton prerazi të gjithë përralltarët e LPK-së
staliniste-enveriste. NATO nuk ndihmoi çlirimin e Kosovës, siç thonë
falsifikatorët komunistë të historisë, por, ajo e çliroi Kosovën. Përkujtimet e
çlirimit të qyteteve të Kosovës, veç e veç, në datat nga 11 deri 15 qershor
1999, janë promovim i "komandantëve" plazhistë të Durrësit. Për çudi,
kësaj maskarade përkujtimore po i shërben edhe Krryesia Qendrore e LDK-së!
Kosova ka vetëm një ditë çlirimi: 12 qershor 1999.
4.- Hashim Thaçi nuk ka qenë kryetar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e
Rambujesë. Ai nuk ka pasur mandat për ta përfaqësuar as atë grupin, kinse,
përfaqësues të "UÇK-së", sepse asnjëri syrësh nuk ishte pjesë e
luftës, nuk kishin konsultuar për asgjë Shtabin. Disa prej tyre, që jetonin në
Mërgatë, Shtabi nuk e dinte fare që janë anëtarë të tij! Disa të tjerë, në mes
tyre edhe Hashimin, nuk i njihte më për anëtarë, sepse ishin larguar nga Kosova
qysh në fillim të luftës, duke i humbur edhe lidhjet me Shtabin!
Sipas nivelit të përfaqësimit në Konferencë, kryesimi i takonte Presidentit
Rugova. Por, ndërkombëtarët, duke parë fodullëkun e "komandantëve" pa
ushtarë dhe ushtri, por me badiguardë të shumtë, e heshtën çështjen e kryetarit
dhe pala shqiptare nuk pati fare kryesues. Partia e akademik Rexhep Qosjes nuk
ishte votuar asnjëherë, prandaj Qosja me të vetët, nuk përfaqësonte askënd,
ishte i paligjshëm, kontrabandë. Të ligjshëm ishin vetëm Shoqëria Civile dhe
delegacioni i LDK-së, i prirë nga Presidenti Rugova, meqë kishte institucionet
paralele shtetërore: kryeministrin me qeverinë, Parlamentin dhe Forcat
luftarake në Kosovë. Marrëzinë se Hashim Thaçi ishte komisar politik i "UÇK-së"
dhe kryesues i delegacionit të Kosovës në Rambuje, e përsëritën edhe krerët e
PD të Shqipërisë, tre vjet më parë! Realisht, vite më vonë Thaçi do të
vetëshpallej si i tillë, duke menduar në mbamendjen e dobët të të pranishmëve!
5.- Vetëlavdërimi, mungea e modestisë, shtrembërimi i historisë, kulmon me
pohimin publik të Hashimit se "unë e bëra Kosovën shtet"!?. Mësimi i
alfabetit, gërmat, shkrim - leximin fillestarët shkollarë e mësojnë në
gjysmëvjetorin e parë. Prandaj leximi i një deklarate, edhe atë dhunshëm, nuk
mund të quhet bërje e Kosovës shtet!
Kur po bëhej Shqipëria shtet, Hasan Prishtina nuk ishte as në Vlorë dhe as në
Shqipëri. Megjithatë, ai ishte ideatori dhe projektuesi i pavarësisë të
Shqipërisë, i shtetit shqiptar, paçka se dikush tjetër do ta lexonte
deklaratën, duke e proklamuar Shqipërinë të mosvarme dhe sovrane.
Rrjedhimisht, dr. Ibrahim Rugova ideoi, projektoi dhe realizoi shtetin e
Kosovës. Këtë të vërtetë absolute askush nuk mund ta vë në dyshim, aq më pak ta
mohojë. Kosova në vitet `90-a po rrezikohej, aq sa edhe Çamërisa në fund Luftën
e Dytë Botërore. Boshatisja e territorit, përzënia e dhunshme e popullatës nga
një vend, akti i kryer, është dëshmia faktike se i ka lënë njerëzit pa atdhe.
"Tanku digjet me një shishe benzinë",- përralliste një shtef - shteti
ballkanik, ndërkohë që plane të tjera kishte bërë me Millosheviçin. "Po
donë më ma nisë luftën para kohe do pisa", - dhe i thoshte me emër Adem
Jashari. Dhe, urtaku Rugovë kishte punuar një dekadë, për t`i bindur Të Fortët
e botës, se Kosova meriton lirinë. Koha edhi dhe porosia sintezë e Presidentit
Rugova u dha: "Të mbrohet pragu i shtëpisë".
Heshtja e qëllimshme, "harresa" e Presidentit Rugova, madje në të dy
shtetet shqiptare, përgjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë të
Shqipërisë, ishte irrituese e provokuese për popullin e Kosovës. Nga banda
vendore (e Kosovës) ishte normale, madje e pritshme kjo heshtje e turpshme.
Por, befasuan shefat e Shqipërisë londineze. Madje, as që u tha arsyeja e kësaj
heshtjeje hiç fisnike.
6.- Vetëm kjo është e vërtetë se Hashim Thaçi ka lexuar deklaratën e shpalljes
të pavarësisë. Ky lexim ka qenë sa i dhunshëm, po aq i turpshëm dhe provokativ.
Më 17 shkurt 2008, nuk po shpallej e pavarur qeveria, por shteti i pavarur i
Kosovës. Prandaj, në asnjë rrethanë, akti formal i leximit të deklaratës të
shpalljes të pavarësisë nuk i takonte kryeministrit, por Presidentit të
Kosovës, Fatmir Sejdiut dhe në mungesë të tij kryetarit të Parlamentit. Për
çudë, zoti Sejdiu nuk shquhet për modesti, ai intrigoi shumë, sëbashku me
cinikun anti-Rugovë, Eqrem Kryeziun, që për turpin e Kryesisë Qendrore të
LDK-së, vazhdon ta shkatërrojë edhe Degën e LDK-së në Prizren, nuk pranoi
ofërtën e akademik Dacit për bashkëpunim, ndërkohë që iu dorëzua, si pulë e
lagur, aventurierit karrierist, Hashim Thaçit. Pjesën e turpit e ndajnë edhe
deputetët e LDK-së, në atë seancë të Parlamentit, të cilët, në shenjë proteste,
për mujshinë e njeriut të dyshuar për shumëçka dhe, i cili don të hyjë dhunshëm
në histori edhe përmes leximit të kësaj deklarate, duhej ta kushtëzonin:
deklaratën ta lexojë atij që i takon, Presidenti, pëndryshe e lëshojmë sallën.
Koalicioni i bandave të Drenicës dhe të Dukagjinit
Dy partitë e ekstremit të majtë stalinist - enverist, PDK-ja dhe AAK-ja, me pompë
e bujë, po flirtojnë për një koalicion të mundshëm, për t`i pëballuar, gjoja,
bisedimet me Serbinë. Të dy partitë janë fort të dyshuara për krim të
organizuar ekonomik dhe politik, për reket dhe përvehtësim të pasurisë
shtetërore dhe asaj private, përfshi këtu edhe eshtrat, varret e dëshmorëve të
Kosovës!!!
Populli i Kosovës, i lodhur me krimet numerike për 14 vjet rradhazi, i
frikësohet një koalicioni të tillë, i cili veç dajakut dhe hajnisë zyrtare, nuk
i sjell asgjë të mirë vendit, përkundrazi e ngulfatë atë. Bashkohen bandat e
Drenicës dhe të Dukagjinit, për të sunduar pa rivalitet. Thonë se kur
shkërryhen buajtë, e pësojnë bretkocat. Dhe, opozita merr fund. Nëse një shefi
të partisë i dënohen 12 truproje, në kohëzgjatje brenda një dekade, si vrasës,
grabitës e banditë, është krejt logjike që edhe shefi i tyre të jetë
kryebandit.
Akuzat e bëra në adresë të AAK-së, me theks për kreun e saj, nga shefi i grupit
parlamentar, Adem Grabovci, madje në një seancë parlamentare, për reket
(gjobvënie), hajni zyrtare, krime dhe terror në Dukagjin, kishin bazë faktike
për ndjekje penale. Por, kush ta bëjë këtë?! Një prokuror servil e hiç, i cili
konkurron në mburrje me shefin e tij Hashimin, por që, deri më tani, nuk ka
hetuar, nuk ka zbuluar dhe nuk ka dënuar asnjë bandë, asnjë bandit me peshë
krimi. Ndërkohë që Kosova është e bollshme me bosa krimesh ekonomike dhe
politike.
Shtrohet pyetja: Çfarë të mirash do t`i vinin Kosovës nga garuesit aktualë për
kreun e ekzekutivit?! Cila është përgaditja e tyre profesionale dhe
intelektuale, për drejtimin e vendit?! Cili është morali i tyre për të qenë në
kupolë të qeverisë?! Çfarë do t`u thonë vartësve të tyre që të mos korruptohen,
të mos vjedhin shtetin e vet, kur ata, personalisht dhe familjarisht, kanë
shtresuar pasuri marramendëse, të patundshme dhe të tundshme, të cilat, me të
ardhurat e tyre ligjore, nuk arrinin t`i bënin as përgjatë disa shekujve!!!
Nuliteti i përgaditjes intelektuale, morali i përtokur i garuesëve, me një mal
akuzash gjithëfarëshe, shumë syrësh fort të bazuara, nuk premton asnjë zgjidhje
fatlume për popullin, Kosovën. Njerëzit e shantazhuar nuk mund të jenë kurrë
sovran, të pavarur në vendime dhe veprime. Mjerisht, garuesit tanë për
ekzekutivin e vendit këtë fat kanë pasur dhe janë rrast të bllokuar në
integritetin e tyre, ndërkohë që pozita pretenduese e tyre kërkon të kundërtën,
pra, integritet të plotë.
Hashim Thaçi peng i krimit dhe i kriminelëve
Opinioni shqiptar është i informuar se Kadri Veseli ishte (është) shef i
SHIK-ut. Tashmë, dihet botërisht se PDK-ja ka ardhur në pushtet përmes SHIK-ut
dhe, po të ishte zoti Veseli shef i SHIK-ut, do të ishte kryeministër ai dhe jo
Thaçi. Pra, shef i SHIK-ut ka qenë (është) dora vet - kryeministri Hashim
Thaçi. Dhe, nëse Thaçi synon postin e presidentit, logjikisht, Kadri Veseli do
të ulet në karrikën e kryeministrit, sepse ai, vërtet, është zëvendës - shef i
SHIK-ut.
Pse Hashim Thaçi është peng i krimit dhe i kriminelëve? Për vite me rradhë
kuadrotë e SHIK-ut ishin lënë në hije, me pushtetin e nëntokës, por jo edhe atë
të tribunës. Dalja publike e ish-SHIK-asit Nazim Bllaca, denoncimi i krimeve me
një qartësi dhe vërtetësi absolute, lakoi edhe disa emra në hierarkinë e
SHIK-ut. Për t`u mbrojtur nga arrestimi i EULEX-it, jo vetëm të lakuarit, por
edhe të rrezikuarit e tjerë, përshkak të bagazhit të krimeve të bëra, në
kuadrin e SHIK-ut, trysnuan kryeshefin e tyre, kryetar i PDK-së dhe
kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçin, t`i mbrojë ata, meqë ai, më shumë se
askush tjetër, gëzonte frutin e krimeve të SHIK-ut, duke i koracuar me
imunitetin e deputetit dhe ofiçe të tjera pushtetare. Dhe, vërtet, zëri i tyre
u dëgjua, kërkesa e tyre u plotësua nga shefi i parë i tyre, Hashim
kryeministri.
Lista e SHIK-asëve u votua e tëra mjaftueshëm. Këtë votim e favorizonte
përcaktimi i Kosovës me një zonë zgjedhore. Një turp dhe krim i madh, sepse
deputeti i zgjedhur, në këtë mënyrë, nuk merr asnjë përgjegjësi nga askush. U
shënua një relord vjedhjesh dhe manipulimesh, duke u shtuar një risi
zgjedhjeve: vjedhje brenda llojit, brenda subjektit të PDK-së, sepse Hashimi
duhej t`u bënte vend në Parlament, patjetër, vartësve të tij SHIK-as. Dhe, ky
lloj votimi siguron vota për shefat e partive dhe të preferuarit e tyre.
Prandaj, heshtazi dhe, pothuajse, fshehurazi manipulohet me, kinse, votën e
"popullit", pavarësisht se votohet për njerëz të panjohur, për
mjedise të ndryshme. Shembulli i Istogut e fakton më se miri këtë horrllëk:
LDK-ja fituese bindëse e zgjedhjeve në Istog, por zv.kryetari i saj në rreth
nuk arrin kuotën e deputetit. Ndërkohë që mesazhet nga larg i kanë thithur
votat e qytetarëve vendorë.
Grupi i Llapit, "komandantët" e Llapit, pjesë e SHIK-ut, u dënuan për
vrasje e tortura, përgjatë luftës, kryesisht, të shqiptarëve. Enver Sekiraça,
ish i burgosur i SHIK-ut, rrëfen: "Ishim katër veta të prangosur, tre
meshkuj dhe një femër. Në hapje e sipër të varrit të përbashkët, duke përfituar
nga errësira, unë ika. Krismat i dëgjova, por plumbat nuk më zunë. Më vonë kemi
shkuar me KFOR-in, është rihapur gropa-varr dhe janë identifikuar tri kufomat,
në bazë të rrobave". Dy prej "komandantëve" të Llapit kanë
vuajtur burgun, njëri syrësh tani ësht deputet i PDK-së, ndërsa i pari i
"komandantëve" të Llapit, edhepse i dënuar nga gjykata, jo vetëm që nuk
vajti në burg, ashtu siç po i bishtnon burgut edhe ish-kryetari i Kaçanikut,
Zharku dhe ai ishi i Ferizajit, Xhemajli, por Hashimi e futi në Parlament, duke
e bërë edhe kryetar të Komisionit për Siguri, i cili do të bllokonte të gjitha
nismat për hetim krimesh nga një Komision Parlamentar!!!
Dekorimi i kryebandave të Kosovës në Shqipëri
Ndër shekuj dekorimet janë bërë për vepra trimërie, fisnikërie, shërbime
cilësore për njerëzimin, siç janë zbulimet, të arriturat në lëmin e shkencës,
krijimet e veprave artistike dhe të tjera. Edhe një medalje, edhe një
mirënjohje me disa rrjeshta, të vëna në një letër të formatit A4, edhe sot e
gjithë ditën, konsiderohet vlerë, nderim i lartë për atë që e gëzon. Ta
shpallësh dikë - Qytetar Nderi - të një komune, të një rrethi, të një qyteti, personi
i nderuar duhet të jetë figurë e pastër qehlibar- siç thotë populli dhe asesi i
përgjakur deri në bërryla me gjakun e njerëzve të pafajshëm shqiptarë.
Mjerisht, ndodhi ajo që nuk pritej. Zyrtarët e djathtë qendrorë dhe ata të
majtë lokalë në Shqipëri, dekoruan e nderuan bosët e krimit, krerët e bandave
të Kosovës. Nuk u mjaftuan me lavdërimet e hymnizimet orale të bëra në rast
pritjeje të zyrtarëve bandë të Kosovës në Shqipëri, apo në rastin e vizitave të
shefave të Tiranës në Kosovë, të cilat kanë qenë paushalle dhe nën çdo nivel,
por, nga të thëna gojore, tani kaluan në të bëra faktike, me letra e
zyrtarizime protokollare.
Dekorimet e shefave të bandave të Kosovës për shqiptarët e Shqipërisë, mund të
mos kenë zgjuar ndonjë habi apo interes të veçantë, sepse nuk kanë përjetuar të
bëmat e të dekoruarëve, nuk e kanë parë e ndjerë përgjakjen e të paktën 1500
atdhetarëve shqiptarë, përgjatë dhe pas luftës dhe zinë e shumë mijëra
familjeve që i lidh gjaku, fisi, miqësia e dashamirësia me viktimat politike të
ekzekutuara në mal e fushë, në rrugë e oborr të shtëpisë. Janë krime që kanë
tejkaluar edhe Sigurimet famëkeqe të armiqëve tanë. Dhe, e keqja e madhe e
Kosovës, këto krime edhepse janë qartësisht të zbuluara, mbetën ende të pa
ndëshkuara. Por, tani kulmon se
në vend të dënimit, shpërblehen me dekorimin!?
Dy herë rradhazi është provua atentatimi i Presidentit Historik, dr. Ibrahim
Rugova; është ekzekutuar në mes të Tiranës ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet
Krasniqi si dhe oficerë të tjerë dhe Tirana zyrtare hesht për 14 vjet rradhazi,
sikur nuk ka ndodhur asgjë!!? Janë ekzekutuar komandantët, të cilët bënë luftën
si kolonel Tahir Zemaj, Ekrem Rexha, Smajl Hajdaraj, Sabahate Tolaj, Isuf
Haklaj, 4 oficerët e brigadës "Mërgimi", luftëtarë të Kosharës; kryekomunarë
dhe kuadro të LDK-së: Shaban Manaj, Ismet Rraci; Ukë Bytyçi; bashkëpunëtorët e
Presidentit Rugova: Enver Maloku, Xhemail Mustafa e tjerë; gazetarët Ali Ukaj,
Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti; Janë plagosur rëndë njerëzit e
Rugovës: akademik Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Gani Geci, Agim Veliu e tjerë; janë
zhdukur pa gjurmë, duke qenë në duart e SHIK-ut: Idriz Rrecaj, prof. Bardhyl
Çaushi, Ismet Jashari-Kumanova, Muhedin Hallaçi dhe shumë të tjerë. Janë
ekzekutuar shumë qindra veprimtarë, aktivistë dhe anëtarë të LDK-së!
Dhe, këta djemë dhe burra të Kosovës "nuk i kanë vrarë
jashtëtoksorët",- qe shprehur publikisht ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Kjo
akuzë me autorë urdhërdhënës dhe vrastarë preku ata që e kanë "mizën pas
veshit" dhe filloi procedura e "paligjshmërisë" të Presidentit,
edhepse kishte një marrëveshje për ta vazhduar detyrën, pavarësisht postit
partiak. Dhe, reagimi nga ata të "mizës pas veshit" nuk mungoi as
atëherë kur kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa tha se "SHIK-asit po i zënë
gjaku i krimeve të tyre". Këtë herë, ata që e kanë "mizën pas
veshit" u identifikuan, dertuan, si atëhere kur hartonin - listat e
vdekjes -, para, gjatë dhe pas luftës, në "kruzhokët" (rrethet)
leniniste, reaguan kolektivisht, si kryesi e partisë, madje duke kërcënuar, me
porosinë e prerë, për tërheqjen e deklaratës sintezë të kreut të LDK-së!!!
Njerëzit në Kosovë vazhdojnë të pyesin: Pse zyrtarët shqiptarë nuk dekorojnë
kryebanditët e vetë si zaniçaushët e lulberishët me shokë, para se të dekoronin
kryebandat në Kosovë?! Të tjerët përgjigjen me cinizëm se ka rradhë edhe në
dekorime, sipas meritave, sepse në Kosovë është bërë kërdia, nami, janë vrarë
luftë bërësit e Kosovës, janë ekzekutuar kuadrotë, veprimtarët e LDK-së, janë
eliminuar fizikisht kundërshtarët politikë. Shifra është marramendëse, tej
1.500 personave të përzgjedhur nga shtabet e vdekjes, nga skuadrat ekzekutive
vrastare, të cilat i përshkruan në seancat gjyqësore ish-SHIK-asi i penduar,
Nazmi Bllaca, i cili ka vendosur të bëjë diçka, që varet nga ai, të denoncojë
krimin politik, në përmasat objektive, pa shtuar asgjë, vetëm atë që ka ndodhur
realisht, ditën për diell dhe natën për hanë dhe pa të fare, në errësirë,
besnikërisht, duke larë një pjesë të fajit, një pjesë të krimit, njëherësh,
duke i bërë një shërbim të madh popullit të tij, Atdheut tonë, Kosovës të
përgjakur dyfish, nga pushtuesi dhe nga veglat e tij shqipfolëse, të cilët,
cinikisht vazhdojnë të na vrasin edhe sot, me pushtetin e tyre kriminal.
"Na u dha urdhëri i prerë: duhet të vritet ish i burgosuri politik Adem
Salihaj, kryetar i suksesshëm i komunës të Ferizajit, sepse pa e vrarë atë, nuk
mund ta fitojmë pushtetin në këtë komunë. Dhe, ne filluam aksionin e përgjimit,
të ndjekjes, të ndarë në dy skuadra dhe si ditë e përshtatshme u zgjodh 12
qershori 1999, pikërisht, dita e çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti, por,
rastësisht dështuam",- dëshmon bindshëm ish-anëtari i SHIK-ut, njëri nga
pjesëtarët e skuadrës ekzekutuese, vrastare, arsimtari i gjeografisë nga Ribari
i Madh, Nazim Bllaca.
Populli i Kosovës ka nevojë të ndihmohet nga zyrtarët e shtetit amë,
Shqipërisë. Padyshim, shteti shqiptar e ka hisen e vet për lirinë dhe
pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtë nuk guxon ta mohojë askush. Tashmë, nuk është
ndonjë sekret, kryeqendra e krimeve në Kosovë është Tirana, janë pikërisht disa
nga krerët e Partisë Socialiste, të cilët e kishin themeluar me kohë Sigurimin
Informativ të Kosovës (SHIK), e kishin instruktuar, madje angazhuan oficerët e
Sigurimit të Enver Hoxhës, si guidë për veprimet fillestare dhe, e hodhën në
veprim, në kohën e zgjedhur nga ata, me qëllim të marrjes të pushtetit me
dhunë. Veprimet e individëve dhe të grupeve të caktuara në instruktimin dhe
ndihmën direkte të dhënë, për ta marrë pushtetin me dhunë, pas çlirimit në
Kosovë, nuk duhet përgjithësuar, populli dhe anëtarësia nuk duhet fajësuar. Ai
është një kapitull i errët, që duhet denoncuar, ashtu siç ka ndodhur realisht,
madje me emër.
Falja është akt moral, individual, por edhe gruporë. Është fisnikëri të falësh për
dëmin, dhimbjen personale që të ka shkaktuar dikush ose ka mbetur në tentativë.
Por, të rehabilitosh krimin dhe kriminelët, të cilët i kanë sjellur aq mynxyrë
e torturë popullit të Kosovës, duke ia ekzekutuar bijtë më të mirë, kjo është e
pakonceptueshme për mendjet e shëndosha, është faj, është krim, sepse i rivret
të vrarët, lëndon shpirtërat e trazuar të familjeve për humbjet e bijëve të
tyre.
Veprimet, tashmë, të bëra, do të kujtohen, do të mbesin, si një njollë e zezë,
në fillimin e shekullit të ri, do të kujtohen për të gjallë të të gjithë atyre
që përjetuan maskaradën e lavdërimeve dhe të dekorimeve të kryebandave të
Kosovës, duke u bartur si kujtim i hidhur, errëtak edhe tek brezat
gjithëshqiptarë që do vijnë.
Premtimi i bujshëm për rishikimin e historisë ende nuk u realizua as për së
afërmi. Ndërkohë, po shtresohen shtrembërime e falsifikime të reja, sidomos për
luftën e Kosovës dhe protagonistët e saj. Me keqardhje, dhimbje e pezmë duhet
pranuar dhe pohuar se zhgënjimi i shqiptarëve është i madh, bjeshkë! Një urtësi
e popullit fqinj thotë: "Çdo çudi zgjatë tri ditë". Por, kjo, çudia e
përlavdërimit dhe e dekorimit të kryebandave të Kosovës, për vet mesazhin
katastrofal, se sa më shumë krime të bëjsh, aq më i madh do të jetë lavdimi dhe
dekorata, do të zgjatë shumë, madje do të kujtohet, për të keq, për vite e
dekada. Edhe brezat që do vijnë do të mbesin gojëhapur për marrëzitë e
paraardhësve të tyre.
Në kohën moderne, në kohën e internetit, në epokën tonë, rreziqet janë shtuar
për njerëzimin. Vërtet, janë perfeksionuar metodat për zbulimin e krimeve, por
është relativizuar mbrojtja e njeriut, sepse ndëshkimet, dënimet janë bërë
simbolike për kriminelët. Korrupsioni në organet e gjyqësorit, në drejtësi,
është bërë normalitet, modë. Heqja e dënimit me vdekje për krimet e rënda,
paramenduese e të ngeshme, ka dëmtuar tej mase, duke i trimëruar bandat dhe
banditët.
Shembull të keq i dha njerëzimit Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, me procesin
kundër kriminelit Millosheviç si dhe procese të tjera të rradhës. Dëshmitë
rrënqethëse nga frontet e luftës 1990 - 1999, nga dëshmitarë okularë në
ish-Jugosllavi, "ranë në ujë" dhe kjo palo "gjykatë"
përgaditi aktin e pafajësisë dhe të lirimit të Millosheviçit!!! Por, këtë akt
të shëmtuar e ndërpreu Zoti, duke e përcjellur në botën tjetër njeriun e
terrorit - Millosheviçin. Që atëherë kjo "gjykatë" paçavure dhe e
kushtueshme, ka humbur besimin dhe njerëzimi ndjehet i zhgënjyer dhe pa një
mbrojtje faktike nga kriminelë të kalibrit ballkanas, të dëshmuar për egërsi
dhe terror gjatë shpërbërjes të ish-Jugosllavisë.
Është fakt se paramilitarët, bandat serbe, kinse, jashtë kontrollit gjatë
luftës, kishin një qendër komanduese. Qëllimi ishte që krimet t`u faturohen
bandave dhe jo policisë dhe ushtrisë së rregulltë. Po kët metodë ka praktikuar
edhe SHIK-u, duke lëshuar dy lloj librezash: një për anëtarë rezidentë, të
cilët janë hartues të listave të vdekjes, urdhërdhënës të ekzekutimeve, ndërsa
librezat për skuadrat ekzekutuese, janë të kamufluara, që në rast zbulimi, të mos
jetë i implikuar SHIK-u.
Bandat janë rrezik për shoqërinë, vendin, shtetin. Prandaj, Serbia, për krimet
e bëra në Kosovë, ka dënuar me mijëra vjet burg anëtarët e bandave. Dhe, jo pse
gjykatave të sotme, shtetit serb i dhimbsen viktimat numerike në Kosovë, të
shkaktuara nga këto banda, por rrezikshmëria e tyre është varrosje e lirisë dhe
e demokracisë për qytetarin, shtetin. Një popull që pret me lule lirimin nga
burgjet të banditëve, një shoqëri që proteston kundër arrestimit të banditëve,
ai popull, ajo shoqëri nuk njeh demokracinë, është skllav dhe nuk meriton as
lirinë dhe as shtetin.
Zëri i mëkur i LDK-së, i opozitës
Kryetari Isa Mustafa, i ardhur në krye të LDK-së me premtimin e madh të
reformave, nuk e pëmbushi atë. Kompromiset, hiç parimore, të bëra në Kuvendin e
7-të të LDK-së, duke i futur në listën zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm,
edhe ata që e kishin braktisur, madje qëllimshëm, vizionin e Presidentit Rugova
dhe e kishin rrënuar LDK-në, bilëz pa i votuar fare me fshehtësinë e votës e, prej
andej në Kryesinë Qendrore, pamundësuan reformat e premtuara.
Vite më parë, personalisht dhe kolektivisht me Kryesinë e Nëndegës të LDK-së
për Rheinland Pfalz, i kemi kërkuar Kryesisë Qendrore në Prishtinë, ta krijojë
Institucionin e Përgjegjësisë, i cili, në rast të shkeljes të statutit të
LDK-së, të dëmtimit të partisë, do t`i ndëshkonte individët dhe grupet, duke ua
ngushtuar hapësirat dhe mundësitë për keqbërje të mëtejme partisë.
Tashmë, nuk ka dyshim se disa nga kuadrotë e vjetër të LDK-së u thyen para
presionit apo mitosjes të PDK-së, siç janë edhe punësimi dhe akomodimi i
njerëzve të tyre, duke marrë obligime dhe duke i bërë shërbime Hashim Thaçit,
gjithnjë në dëm të LDK-së. Koalicioni i LDK-së me PDK-në dëmtoi rëndë LDK-në, e
cila u bë shërbyese servile e Hashimit.
LDK-ja
nuk po e lozë, as për së afërmi, rolin e një opozite aktive. Kosova sot ka
elemente të bollshme të fashizmit. Bandat e pandëshkuara të dy partive, të
cilat, sot flirtojnë për koalicion, mbesin gjithnjë aktive. Ato nuk mund t`i
mposhtë as LDK-ja dhe as ndonjë parti tjetër. Edhe EULEX-i dështoi në vendosjen
e drejtësisë, sundimin e ligjit, zbulimin dhe ndëshkimin e bandave vendore dhe
të atyre në Veriun e Mitrovicës. Mundësitë i ka, por mungon vullneti i mirë i
qendrave ndërkombëtare të vendosjes, sepse shqiptarët e Kosovës, përkatësisht,
ekstremi i majtë partiak, me ndoca kuadro të infiltruar nga Serbia, po e
dështon shtetin e Kosovës qëllimshëm dhe imazhi i vendit, në sytë e tyre, është
katastrofal. Hajnia zyrtare e organizuar, bandat e kudondodhura në Kosovë
vazhdojnë të jenë gjithnjë aktive, të cilat, veprojnë e vendosin për ekonomi,
politikë, bëjnë ligjin e xhunglës!
Për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të brishtë dhe të prishtë të Kosovës,
vendit tonë i duhet një protektorat krejt tjetër, protektorat jo i shteteve
konglomerate, por të një shteti të vetëm, një forcë madhore, një shtet i fortë
ekonomik e politik, një shtet ligjor. Një Amerikë, një Angli, një Gjermani...,
e cila njeh statusin e Kosovës, angazhohet për mbrojtjen dhe paprekshmërinë e
kufijve të saj, që merr përgjegjësinë e rendit, të ligjit dhe të zhvillimit.
Dhe, LDK-ja duhej të ishte e para në këtë kërkesë, për të mirën e Kosovës.
Vërtet, Hashim Thaçi është një deshtak në rënie, madje pa shpresë këndelljeje,
rehabilitimi dhe ngritjeje. Prandaj është në kërkim të patericave, nga
sivëllezërit e tij ideologjik. Për habi, edhe shoqëria dhe populli i Kosovës
vazhdon të vegjetojë i përgjumur, duke mos administruar as vullnetin e tij, të
drejtën e tij, votën e lirë! Kjo gjendje apatie, më se miri mund të shprehet me
anekdotën e veshëgjatit, edhe atëherë kur po i ikte gjysma e së pasmes,
thoshte: "Ishalla jam në ëndërr"!?