E Martë, 05.14.2024, 07:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HILLARI KLINTON DHE ZGJEDHJET E 2016s

E Enjte, 01.31.2013, 07:35am (GMT+1)



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton largohet këtë javë nga posti i kryediplomates amerikane. Por, çfarë do të bëjë ajo në të ardhmen? Korrespondenti i Zërit të Amerikës pranë Departamentit të Shtetit Scott Stearns, thotë se tani për tani zonja Klinton nuk po merr në konsideratë një tjetër fushatë presidenciale.
 
Pyetja në se do të garojë për presidente, e ka ndjekur Hillari Klintonin përgjatë gjithë qëndrimit të saj në postin e Sekretares së Shtetit gjatë administratës Obama.
 
Gjatë konferencës së fundit për shtyp si diplomatja më e lartë e Amerikës, pyetja erdhi nga një studente gjermane, më shumë si një koment sesa si një pyetje, se në rast se zgjidhet presidente e Shteteve të Bashkuara në 2016-ën, Hillari Klintoni do të ishte një simbol i rëndësishëm për gratë në mbarë botën.
 
"Tani nuk po mendoj për një gjë të tillë. Pres me padurim të përfundoj detyrën si sekretare e shtetit dhe dua të ngopem me gjumë se më ka munguar për gati 20 vjet."
 
Hillari Klinton kërkon të shohë më shumë gra të konkurojnë për poste të larta.
 
"Eshtë në dorën time të marr vendime për të ardhmen time. Tani për tani nuk do ta bëj një gjë të tillë. Por do të bëj gjithçka mundem që grate të konkurojnë në nivelet më të larta, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në mbarë botën."
 
Ajo tha se politikanët duhet të thyejnë stereotipet që ekzistojnë për postet në drejtim të pushtetit.
 
"Gratë po i nënshtrohen procesit politik që nuk është asnjëherë i lehtë. Do të doja të shihja më shumë raste të tilla. Duhet të kesh vullnet të fortë. Por është shumë e rëndësishme që gratë të konkurojnë në nivele më të larta në qeveri dhe biznes."
 
Pasi humbi kandidaturën e partisë demokrate në vitin 2008 ndaj Barak Obamës, zonja Klinton bëri fushatë të fuqishme për zgjedhjen e tij si president dhe thotë se ishte çuditur kur presidenti i kërkoi të bëhej sekretare e Shtetit.
 
Përgjigja e saj fillimisht ishte "jo". Por në intervistën e fundit të saj në programin 60 Minuta, të rrjetit CBS ajo shpjegoi se do të kishte dashur që Obama të shërbente në kabinetin e saj, në se do të ishte ajo që do të ishte zgjedhur presidente, kështu që mendoi se duhet të thoshte "po".
 
Katër vjet më vonë ajo largohet nga Departamenti i Shtetit me vlerësimin më të lartë të opinionit publik, me gati një emër të njohur në shkallë botërore dhe me një mirënjohje të presidentit Obama për diplomacinë e saj dhe atë të bashkëshortit të saj, i cili ndihmoi presidentin në fushatën e vitit 2012.
 
Në se administata e presidentit Obama përfundon me sukses, Hillari Klinton do të përfitojë nga suksesi si hartuese e politikës së jashtme.
Nëse administrata nuk përfundon me sukses, Klintoni përfiton përsëri, pasi u largua herët nga administrata.
 
Deklaratat "nuk kam interes për momentin" nuk e kanë shuar entuziazmin e përkrahësve të zonjës Klinton.
 
Përkrahësit e saj javën e kaluar regjistruan organizatën "Gati për Klintonin" në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Me 50 mijë pasues në Twitter, grupi thotë se është  gati të punojë për të "kur ajo të jetë gati të hyjë në garë". Grupi nuk  ka lidhje zyrtare me ndonjë nga këshilltarët e zonjës Klinton.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT"Gruas dhe kombit nuk u falet të bien viktimë e aventurierit të parë". - Marks -Opinion nga IDRIZ ZQIRAJ (01.30.2013)
PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT "THE SIEGE OF SHKODRA" TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ, Worcester, MA - (01.30.2013)
SUEDI - LDK DHE LDD MBAJTËN AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA (01.30.2013)
PIKTORI ALFRED MILOT MIRASHI DHE POETI ILIR PAJA NË EKSPOZITËN 'IO KLIMT SPENDORE ORO' (01.30.2013)
SKËNDER ZOGAJ - KAM PUNUAR SIPAS VIZIONIT DHE IDEALEVE SHTETFORMUESE TË PRESIDENTIT RUGOVAIntervistoi: XHEVAT REXHAJ (01.29.2013)
ROZI DOSTI - PËR ÇËSHTJEN E SHQIPËRISË HASAN DOSTI TAKOI DIMITROVIN E BULLGARISË (II)Nga FATOS VELIU (01.29.2013)
HISTORIA E PASAPORTËS SHQIPTARE TË ALBERT AJNSHTAJNIT NË GAZETËN GJERMANE DIE WELT“E vërteta është se Ajnshtajn në vitin 1935 iku në SHBA me një pasaportë shqiptare që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri (01.29.2013)
SHQIPTAROFOBI E PAPARË - IDEOLOGU NEONAZIST I AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPAS RRËFEHET TEK '360 GRADË' E ARTUR ZHEJIT (01.29.2013)
MAJLINDA KETA - DEMOKRACIA DUHET TË LARGOHET NGA (KJO) MERKATO DEPUTETËSH QË QEVERISIN PA MORALKeta - Kryesia dhe Asambleja e PS me përbërje e protagonizëm që vetëm socialiste nuk është. Pse opozita duhet të votojë tri ligjet e BE&am (01.29.2013)
BARAK OBAMA E HILLARI KLINTON TEK '60 MINUTA' CBS - ISH RIVALË TË FORTË DHE MIQ TË MIRË (01.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]