E Djelë, 05.05.2024, 11:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EDHE GUZHINIERI SHQIPTAR ALTIN PRENGA I PËRZGJEDHUR I REVISTËS 'VOGUE'

E Enjte, 01.31.2013, 08:56am (GMT+1)




Revista 'L'Uomo Vogue' e muajit janar, zgjedh edhe shqiptarin Altin Prenga ndër katër shefat e kuzhinës që po revolucionojnë gastronominë botërore. Në artikullin me titull "Food revolution - I 4 nuovi volti della gastronomia mondiale" shqiptari Altin Prenga, suedezi Magnus Nilsson, braziliani Beto Pimentel dhe algjeriani Sid Ali Lahlou, sillen si shembujt më të mirë për "kujdesin e madh që tregojnë në përzgjedhjen e përbërësve, duke përdoruar kryesisht ato të prodhuar sa më pranë restoranteve apo edhe të kultivuar prej tyre".

Altin Prenga, 30 vjeç, është një kuzhinier i ri, plot pasion, i dashuruar me tokën e tij. Pas dhjetë vjetëve emigracion në Itali, është kthyer në vendlindje me idenë e qartë për të hapur një agriturizëm e për të realizuar ëndrrën e tij të një kuzhine tradicionale që të vlerësojë pjatancat dhe prodhimet vendase. Por me punën e tij disavjeçare te Mrizi i Zanave, Altin Prenga është tashmë edhe ambasador i kulturës gastronomike pastorale shqiptare. Në tetor të vitit të shkuar, ishte ndër delegatët shqiptarë në Sallonin Ndërkombëtar të Shijes "Salone Internazionale del Gusto" në Torino. Në "˜Laboratorio del Gusto' me titullin "L'Albania al Massimo" të ngritur në kuadrin e Sallonit të Shijes, të drejtuar nga Prenga në Torino u shijuan ushqime tradicionale shqiptare si peta me hitha dhe flija e gatuar me çaj mali, byreqe të ndryshme, mish keci, djathë dhie dhe deleje etj. të shoqëruara nga verë e bardhë Përmeti, Shesh i bardhë.

Për Altin Prengën dhe restorantin e tij Mrizi i Zanave (që është edhe titulli i një përmbledhjeje lirikash të poetit Gjergj Fishta) në Fishtë të Lezhës, revista Vogue përmend disa nga recetat më të mira si mish keci të gatuar në qumësht, reçele kumbulle e fiku të egër, gliko arrash dhe thane, të gjitha të shoqëruara nga vera e kuqe Kallmet. Përbërësit që Prenga përdor në kuzhinën e restorantit të tij prodhohen që të gjitha në fshatin Fishtë dhe në pyjet përreth.

"Zgjedhja e emrit nuk është e rastësishme thotë Prenga për Vogue. Fishta është një nga shkrimtarët që kanë ndikuar në formimin e gjuhës shqipe. Dëshira ime është t'i ngjaj atij, por në gastronomi. Sepse edhe gastronomia është një "gjuhë" ka alfabetin e saj, dialektet e veta dhe një lidhje të fortë me territorin".

"Në recetat e Mrizit të Zanave gjen ingredientët më pranë botës së blegtorisë, si mishi i kecit, qumësht e ajkë stani, kërpudhat e mbledhura në pyjet e Pukës. Por maksimumi tre ingredientë në një pjatë, që të mos mbulojnë njëri tjetrin" shpjegon filozofinë e tij të të gatuarit Prenga që i përkushtohet edhe ndërthurjes së të resë me traditën: "Më pëlqen të rishikoj recetat e stërgjyshes sime, të aventurohem në bashkimin e shoqërimin e pazakontë të përbërësve dhe pjatave, por gjithnjë pa dalë nga tradita jonë".


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'Një përgjigje shumë e thjeshtë'DEMOKRACIA NUK ËSHTË NJË BUNKER PREJ BETONI QË E NDAN UDHËHEQJEN POLITIKE NGA POPULLINga ALEKSANDËR ARVIZU (01.31.2013)
GËZIM I MADH NË FAMILJEN DIOGUARDI - KARA DIOGUARDI PRET TË BËHET NËNË DHE JOE DIOGUARDI TË BËHET GJYSHKara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi do të bëhet nënë (01.31.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI AKUZOI AGJENTIN KIM FILBI PËR VDEKJEN E NJERËZVE TË TIJ NË SHQIPËRINga FATOS VELIU (01.31.2013)
HILLARI KLINTON DHE ZGJEDHJET E 2016s (01.31.2013)
DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT"Gruas dhe kombit nuk u falet të bien viktimë e aventurierit të parë". - Marks -Opinion nga IDRIZ ZQIRAJ (01.30.2013)
PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT "THE SIEGE OF SHKODRA" TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ, Worcester, MA - (01.30.2013)
SUEDI - LDK DHE LDD MBAJTËN AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA (01.30.2013)
PIKTORI ALFRED MILOT MIRASHI DHE POETI ILIR PAJA NË EKSPOZITËN 'IO KLIMT SPENDORE ORO' (01.30.2013)
SKËNDER ZOGAJ - KAM PUNUAR SIPAS VIZIONIT DHE IDEALEVE SHTETFORMUESE TË PRESIDENTIT RUGOVAIntervistoi: XHEVAT REXHAJ (01.29.2013)
ROZI DOSTI - PËR ÇËSHTJEN E SHQIPËRISË HASAN DOSTI TAKOI DIMITROVIN E BULLGARISË (II)Nga FATOS VELIU (01.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]