E Hënë, 04.29.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HANA DINE-BAJRAKTARI, BRENGA E NJË MOTRE
Nga DINE DINE

E Djelë, 02.03.2013, 08:23am (GMT+1)




 Me 15 Janar u largua nga kio jetë një prej atyre grave qe, per ata qe e njohën nga afër e jetuan me të, la nje brengë e nje trishtim qe vetem koha mund ta shlyej sadopak. Lindur ne Maqellareë të Dibrës ne nje familje te njohur patriotike që tërë jetën ia kushtuan kombit, ajo do të vuante pasojat duke i paguar një harac të rëndë. Gjyshi i saj Dine bej Maqellara luftoj heroikisht kundër Sërbëve, Bullgarëve, Malazezëve, Maqedonasve me një përkushtim atdhetar që e përjetësoi në histori. Edhe populli që është dëshmitari më i pagabueshëm, i këndoi këngë nga më të ndryshmet për mos ta lënë që emrin e tij ta mbulonte pluhuri i harresës.

Po citoj vetëm dy vargje, që për mungesë njohurish nuk janë përmendur në librat për familjen Dine.

Dine beg Maqellara

Kush i del përpara

Bakllava me arra........

Babai i saj Fiqri Dine, vazhdoi bashkë me të vëllezërit Dilaver, Hasan, Esat e Fuat Dine, denjësisht rrugën e të atit. Kjo ishte edhe arsyeja që shtëpia e Dineve në Maqellarë u bë shkrumb e hi tre herë rradhazi nga Sërbët, Bullgarët dhe së fundi Italianët ( gjenerali Diaz) të cilët i propozuan t'ia paguanin shtëpinë tre fish me flori, vetëm e vetëm që të bënte një farë kompromisi, gjë që u rrefuzua kategorikisht.

Shkurtimisht, bija e ish Kryeministit që iu kundërvu edhe regimit komunist, me të gjitha fuqitë, sigurisht që do të vuante pasojat. Pasoja që do të shkaktonin plagë që as melhemi kohë s'do t'i shëronte plotësisht. Në Vlashuk, në lulen e rinisë ,në moshën 24 vjec , një sasi e madhe dheu bie mbi trupin e djaloshit Skënder Dine, vellait të Hanes,duke e lënë pa jetë. Pas kësaj fatkeqësie një atak ne zemër i merr  jetën të ëmës, Rukies që s'mundi ta durojë dhimbjen e "lofkës së nanës". Më pas i ati në emigracion. Pas tij vëllai tjetër Mithati po në emigracion. Para dy muajsh, gjithashtu mbylli sytë vëllai tjetër Xhelali, gjë kjo që e dërrmoi plotësisht edhe u bë shkak edhe për vdekjen e saj të parakohëshme .

Që nga viti 1946 "shëtiti, familiarisht të gjitha kampet e internimit nga ai i Beratit, fabrikes tullave (Tiranë), Valiasit, Turanit, Tepelenës dhe së fundi Savrës, Gjazës edhe Grabianit. Në këto kampe provoi punën e rëndë e poshtëruese që në moshë të njomë.

Në internim martohet me të birin e patriotit e nacionalistit të njohur Muharem Bajraktari, Gencin, me të cilin pati dy djem e një vajze. Edhe Genci familjarisht përjetoj si rrallëkush në Shqipëri, kampet e punës dhe burgjet nën regjimin komunist.

Ashtu si pak njerës, Genci e Hana të dy burrë e grua qëndruan me dinjitet e stoicizëm deri në këto momente që shkruajmë këto pak rreshta në kujtim të tyre.

Nuk qenë të pakët burrat e gratë që u sakrifikuan nën sundimin shovinist Sërbo-Sllav të Enver Hoxhës, por gratë, vecanërisht paguan një harac të jashtëzakonshëm.

Të detyruara me punë cnjerëzore, e në këto kushte të përkushtuara të rrisin e të edukojnë fëmijë me dinjitet në rrethana anormale, ato janë heroina të vërteta.

Nga vetë natyra, Hana ishte një altruiste e rrallë. Ata që jetuan pranë saj e në të njejtat kushte e që e njohën nga afër në derte e halle, në vështirësi e në ato gëzimet e pakta, s'mund të harrojnë lehtë devotshmërinë e saj ndaj të afërmit, shokëve e miqve kudo që ndodheshin e kudo që e kerkonte nevoja.

Dëshira e saj për t'u sakrifikuar e për të bëre vetëm të mira ishte një ndjenjë e lindur. Një shëmbull vetëm sa për ilustrim: disa muaj pasi hyra në burg më vdiq nëna. Duke e ndjerë thellë humbjen e nënës, ajo m'u bë një nënë e dytë. Si rrallëkush më ndoqi hap pas hapi në burgjet e Spacit, Torovicës, Qafë Barit e së fundi në atë të Tiranës. Tani që ajo s'gjëndet midis nesh, ndjej një dhimbje e kam një plagë në shpirt që s'më le të qetë edhe për një cast, që asnjëhere s'munda që mirësinë e saj t'ia shpërbleja me një farë përkushtimi që e meritonte si askush tjetër.

Kjo pra ishte Hana, vajza e xhaxhait, ose me mirë të them motra ime ,që tërë jetën u sakrifikua pa u ankuar një herë. Në heshtje ajo tërë kohën gëlltiste fatkëqesitë, mungesat, varfërinë, privimet që jeta ia kish sjellë me bollëk. Pa ekzagjerim, jeta e saj mund të krahasohet me një simfoni plot ngjyra e nuanca të trishta që zgjati jo pak, por plot 45 vjet. Jeta e saj dhe e të tjerëve që pershkuan të njejtin kalvar, qe një dramë makabre, që ua kalon edhe tragjedive të famëshme të antikitetit. Një jetë e mbushur me trishtim e dhimbje. Një jetë që  e detyroi të përballontë me dinjitet e krenari verfërinë e tejskajëshme padrejtësinë më elementare, përbuzjen e thellë, dhimbjet e padurueshme, humbjet e njëpasnjëshme, por që gjithsesi, qëndruan në këmbë pa u lëkundur.

Gjithmonë në heshtje e me burrëri ajo sfidoi të keqen e privimet. Ajo do të jetë shëmbull i nënave, motrave, shoqeve që jetuan një jetë që u dhuroi vetëm fatkeqsi e dhimbje, por që e sfiduan krenarisht. Kështu e dhimsur e njëkohësisht burrërore, me një sens humori që shpesh shfaqej e ndriconte edhe në errësirën e plotë, tepër e ndjeshme, nganjëherë si fëmi, e dashur, e ndershme, e papërtuar, e dhënë pas të gjithve: kështu do të kujtohet edhe nga vëllezërit Tomor e Sazan e kështu do të mbahet mend ajo edhe nga bashkëshorti e famijët e saj, dhimbjen e të cilëve nuk jam në gjëndje ta shpreh në këtë shkrim.

Ndonëse me shumë vonesë, me këtë rast dua të falenderoj me shpirt zonjën Fatbardha Mulleti ( Saraci) për dedikimin që u ka bërë këtyre martireve me librat e suksesshëm që ajo i titullon "DHIMBJE".

Hana Dine u nda nga kjo botë per të gjetur qetësinë e amshuar në paqe. E rrethuar nga miq, shokë, e dashamirës që ishin të panumërt , e respektuar dhe e nderuar nga të gjithë. Lutemi me gjthë zemër   që shpirti i saj  të gjejë paqen, që aq shumë iu nevoit në ketë jetë.

(Marrë nga 'DIELLI')
DINE DINE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
XHON KERRI PASON HILLARI KLINTONIN NË DETYRËN E SEKRETARIT TË SHTETIT (02.02.2013)
SHBA - JOHN KERRY ËSHTË PËRURUAR, PASI CLINTON U LARGUA (02.02.2013)
E FAMSHMJA KARA DIOGUARDI, E BIJA E VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAROAMERIKAN DHE ISH KONGRESISTIT JOSPEH DIOGUARDI, BËHET NËNË (02.01.2013)
HILLARY CLINTON - SHBA MË E FUQISHME BRENDA, MË E RESPEKTUAR NË BOTË (02.01.2013)
ISMAIL KADARE - S'VUAJ PËR NOBEL, SHQIPËRIA MË BËN TË QESH E TË QAJNga NOAH CHARNEY (02.01.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI NË AMERIKË NDIQEJ NGA SIGURIMI KOMUNIST I ENVER HOXHËSNga FATOS VELIU (02.01.2013)
EDHE GUZHINIERI SHQIPTAR ALTIN PRENGA I PËRZGJEDHUR I REVISTËS 'VOGUE' (01.31.2013)
'Një përgjigje shumë e thjeshtë'DEMOKRACIA NUK ËSHTË NJË BUNKER PREJ BETONI QË E NDAN UDHËHEQJEN POLITIKE NGA POPULLINga ALEKSANDËR ARVIZU (01.31.2013)
GËZIM I MADH NË FAMILJEN DIOGUARDI - KARA DIOGUARDI PRET TË BËHET NËNË DHE JOE DIOGUARDI TË BËHET GJYSHKara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi do të bëhet nënë (01.31.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI AKUZOI AGJENTIN KIM FILBI PËR VDEKJEN E NJERËZVE TË TIJ NË SHQIPËRINga FATOS VELIU (01.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]