E Hënë, 04.29.2024, 07:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
E FAMSHMJA KARA DIOGUARDI, E BIJA E VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAROAMERIKAN DHE ISH KONGRESISTIT JOSPEH DIOGUARDI, BËHET NËNË

E Premte, 02.01.2013, 03:07pm (GMT+1)



Kara DioGuardi, Joseph DioGuardi dhe Shirley DioGuardi

Kara DioGuardi: "Ne jemi të lumtur për lindjen e shëndetshme të djalit tonë Greyson James Carroll McCuddy", ka thënë Kara DioGuardi për revistën People, e cila tash bëhet nënë në moshën 42-vjeçare

NEW YORK : Mbrëmë, më 31 janar 2013, Kara DioGuardi vajza e ish kongresmenit republikan mjaft i njohur, me prejardhje shqiptare(Arbëreshë- nga Katundi Greci në Jug të Italisë) dhe njëhereshit presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph DioGuardi, lobistit të parë dhe të vetëm të çështjes shqiptare në SHBA, dhe burri i saj Mike McCuddy, sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, janë bërë me djalë.

Vetë JoeDioGuardi, babai i saj shkruan se " Unë dhe gruaja ime Shirley, kemi kënaqësinë të njoftojmë se natën e fundit u bëmë gjyshër! Kara dhe Mike sollën në jetë njëdjalë të madh fëmijë (shihni foto) - 8 pounds dhe 10 ounces. Lindja sipas tij shkon sipas familjes - mbasi ai shpjegon se edhe vetë ai ka qenë 8 pounds/13ounces në lindje. Në fund në këtë njoftim të shkurtër Joe DioGuardi thotë" Faleminderit për dëshirat e mira dhe lutjet tuaja."

Lajmin e para për këtë sihariq e publikoi disa javë më parë revista prestigjoze amerikane People, e cila shkruante se" shumë shpejt:Kara DioGuardi dhe burri i saj Mike McCuddy, do të kishin në gjirin e tyre fëmijën e parë, e cila do të jetë përmes një nëne surrogate gjatë javëve të ardhshme" kan theksuar burime të besueshme të revistës rozë.

Ish anëtarja e jurisë në shoun e famshëm "American Idol", amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është e martuar me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy, është e martuar në korrik 2009, por nuk kishin pasur fëmijë deri tani. Andaj ky gjithësesi mbetet një lajm i gëzueshëm jo vetëm për çiftin Kara Elizabeth Dioguardi, dhe bashkëshortin e saj Mike McCuddy, por edhe për babain e saj Joe DioGuardi i cili tani do të bëhet bëhet gjyshë, bashkë gruan e tij Shirly Cloyes DioGuardi. Por gëzimi përhapet edhe në mbarë këtë familje si dhe komunitetin shqiptarë i cili është shumë i lidhur me ish kongresmenin me origjinë Arbëreshe(shqiptare) Joe DioGuardi.

Sipas shtypit amerikan këtë gëzim të natyrshëm nuk e fshehë edhe vetë Kara DioGuardi, teksa ajo ka deklaruar se :"Ne mezi e presinim lindjen e shëndetshme dhe të gëzuar të djalit tonë, i cili ka marrë emrin Greyson James Carroll McCuddy", ka thënë Kara DioGuardi, për revistën People, e cila tash bëhet nënë në moshën 42-vjeçare.

Ish gjyqtaria e "American Idol", Kara DioGuardi ka deklaruar se" tani ajo ka fëmijën e saj të parë me burrin Mike McCuddy, falë një zëvendësuesi i cili quhet gestational, ka konfirmuar revista People, duke shtuar se se çifti, i cili u martua në vitin 2009, kishte luftuar për katër vjet me çështjet e fertilitetit dhe procedurat IVF, para se të përpiqej për një fëmijë nëpërmjet zëvendësimit gestational".

Martesa e Kara DioGuardit

Ajo ka qenë një dasme amerikane me tradita Arbereshe - Kara Dioguardi vajza e Joe DioGuardit, u martua me Mike McCuddy
Katër vjetë më parë u kurorëzua martesa e tyre kur burri i saj McCuddy, i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karat e diamante. Vlera e bizhuterites se saj sipas shtyit amerikan kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.

Ish anetarja e jurise ne shoun e famshem "American Idol", amerikania me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, pra është martuar më 7 Korrik 2009 me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.

"Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje", ka deklaruar Kara për këtë martesë.

Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit republikan amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan, kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato etj.

Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo "shume te bujshme", per revisten amerikane tabloide "In Touch Weekly", duke quajtur kete martese e cila është bërë katër vjet më parë si "martesen e saj jo te lajmeve te medha".
Ajo më tej ka sqaruar se "Si u lidhen me njeri tjeterin?
Kara tregonë : Qelloi rastesisht, ne te dy ishim ne Meksike me pushime ne te njejtin hotel, dhe qelloi qe ne nje nga lokalet e hotelit te jemi vetem ne dhome. Bile ishte mengjes dhe une isha me pixhama. Ne patem disa qirinje te ndezur ne tavoline dhe nje vazo te vogel me lule te fresketa. Kur ai, me tha , Kara!" You know I love you !? - "A e dini se une u dua Ju !?". Kaq ishte e gjitha dhe me pas ai me tha " Kam nje pyetje per ju. Ku jane kepucet e mia ? Une i thashe pse duhet t'a di une se ku jane kepucet e tua. Ai perseri me pyeti mirepo "A e dine se ku jane kepuce tuaj !?. Ne rregull, mu pergjigje ai me plote dashuri, atehere edhe ju do te martoheni me mua? Une i thashe "Po! Okay !"

Martesa

Bekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste ne shtetin Maine, dhe u udhehoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai qe e konfirmoj martesen e ciftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara DioGuardi, shkruante ato ditë revista tabloide "In Touch Weekly", pati nje veshje nuserie te firmes se fustaneve te bardhe per dasma "Vera Wang". Dhe nje fustan antik te tradites se arberesheve te Italise, trashegim nga gjyshja e saj.

Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se Kozences "ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia".

Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane.
Kara DioGuardi tha se ishte ajo qe pat kerkuar dasmen t'a benin ne shtetin federal Maine. Ajo e sqaroi këtë ngase i pelqente ky vend per te bere nje dasme te thjeshte ne menyre natyrale, ne menyre te bukur, ne menyre te qete, ne menyre qe te pranojne te gjithe shpenzimet e dasmes" pati thënë ajo. duke shtuar se "Ne dasme moren pjese rreth 50 dasmore, kryesishte njerezit me te afert te dy familjeve te nuses dhe dhendrrit."

Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Fati "i provuar" i Kara DioGuradit

E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjece kur nje cerek shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel "Waldorf Astoria" ne Manhattan NY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit (Colombus Day). Kete here ajo mori cmimin "Honoree" (Nderi), qe u jepet nga fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre cmimin si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken "Pop" eshte nga me te kerkuarat ne skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.

Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe boten. "Taking chances"(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor. Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur "Art House Entertainment", ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.

Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t'i jape nje kthese te rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur brenda saj prej disa vitesh.
Gjate viteve te fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kenge te cilat jane renditur ne vendet e para te klasifikimeve Amerikane dhe Europiane.

"E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte gjyqëtare deri ne edicionin e vitit 2010 perkrah panelit te "gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, pra deri ne edicionin e tete te spektaklit me te famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "American Idol" . Tash ajo ka një shoun e vetë në Broadway - Chichago

Kush eshte Kara DioGuardi?

Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne nje krahine te Nju Jorkut, e cila thirret "Wilmot Woods" ne pjesen e lartme, te New Roshell-it . Pasi perfundoi studimet ne Duke University, u punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet se Kara eshte Shqiptare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijshme sepse eshte e bija e ish kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi.
Kara Elizabeth DioGuardi, nuk eshte e para nga disa prej atyre yjeve te artit ose emrave te famshem ne Amerike, qe publikisht jane duke treguar rrenjet e tyre. Keshtu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shume tjere. Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej, aq sa i rritej fama ne Amerike, aq dhe filloje te publikoje rrenjet e saja Shqiptare si vajza e Presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit.

Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq në vitin 2008 e quajtur Mary Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer Napolit, fshati i parë Arbereshë në Jugun e Italisë.

Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet e parë dhe të vetëm dhe me te fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike.
Kara Elizabeth DioGuardi, e cila eshte duke korrur suksese te konsiderueshme ne Amerike, ka gjetur edhe kjo ne menyren e vet, ashtu si edhe artistet e tjere me rrenje ose gjak shqiptar ne Amerike, me famen e tyre dhe emrin qe kane bere, po kontribuon dhe lobon emrin Shqipetar, duke i treguar gjithe Amerikes, se kush jane dhe te kujt jane. Nderkohe ajo eshte pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon ne firmen Warner Brothers.

Kara DioGuardi ka sjelle edhe bestsellerin jetesor, mes emigranteve italiane dhe shqiptarve ne New York

Kara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi Presidentit te parit lob shqiptare ne Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, eshte duke mbajtur nje turne me librin e saj te titulluar "Nje note teper e larte: Si mbijetova ne jete, ne dashuri dhe ne American Idol". Nje liber biografike, ky, i shkruar vetem me kujtime origjinale interesante nga jeta e saj, qe fillojne prej nga femijeria, shkolla, puna dhe majat e suksesit si nje artiste e njohur Amerikane.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARY CLINTON - SHBA MË E FUQISHME BRENDA, MË E RESPEKTUAR NË BOTË (02.01.2013)
ISMAIL KADARE - S'VUAJ PËR NOBEL, SHQIPËRIA MË BËN TË QESH E TË QAJNga NOAH CHARNEY (02.01.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI NË AMERIKË NDIQEJ NGA SIGURIMI KOMUNIST I ENVER HOXHËSNga FATOS VELIU (02.01.2013)
EDHE GUZHINIERI SHQIPTAR ALTIN PRENGA I PËRZGJEDHUR I REVISTËS 'VOGUE' (01.31.2013)
'Një përgjigje shumë e thjeshtë'DEMOKRACIA NUK ËSHTË NJË BUNKER PREJ BETONI QË E NDAN UDHËHEQJEN POLITIKE NGA POPULLINga ALEKSANDËR ARVIZU (01.31.2013)
GËZIM I MADH NË FAMILJEN DIOGUARDI - KARA DIOGUARDI PRET TË BËHET NËNË DHE JOE DIOGUARDI TË BËHET GJYSHKara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi do të bëhet nënë (01.31.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI AKUZOI AGJENTIN KIM FILBI PËR VDEKJEN E NJERËZVE TË TIJ NË SHQIPËRINga FATOS VELIU (01.31.2013)
HILLARI KLINTON DHE ZGJEDHJET E 2016s (01.31.2013)
DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT"Gruas dhe kombit nuk u falet të bien viktimë e aventurierit të parë". - Marks -Opinion nga IDRIZ ZQIRAJ (01.30.2013)
PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT "THE SIEGE OF SHKODRA" TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ, Worcester, MA - (01.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]