E Hënë, 04.29.2024, 09:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HILLARY CLINTON - SHBA MË E FUQISHME BRENDA, MË E RESPEKTUAR NË BOTË

E Premte, 02.01.2013, 10:52am (GMT+1)



Në fjalimin e fundit si sekretare amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë "më të fuqishme brenda dhe më të respektuara në botë" sesa në kohën kur ka marrë postin e kryediplomates, katër vjet më parë.

Clinton ka folur para një audience në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.

"Shumëçka ka ndryshuar në katër vjetët e fundit. Nën udhëheqjen e presidentit Obama, ne kemi përfunduar luftën në Irak, kemi nisur tranzicionin në Afganistan dhe kemi sjellë Osama bin Ladenin para drejtësisë. Po ashtu kemi rigjallëruar diplomacinë amerikane dhe kemi forcuar aleancat".

"Rimëkëmbja ekonomike nuk është ende e plotë, por jemi në drejtim të duhur.
Me pak fjalë, Amerika sot është më e fuqishme brenda dhe më e respektuar në botë. Dhe, udhëheqja jonë globale është në pozitë më të fortë seç është parashikuar", ka deklaruar Clinton.

Ajo ka thënë se Amerika do të mbetet "fuqia e nevojshme" e botës, por duhet të vazhdojë të përdorë "mjetet e shekullit 21" të diplomacisë, përfshirë fokusin në teknologjitë e reja.

Clinton ka thënë se synimet e politikës së jashtme në vitet e ardhshme përfshijnë konsolidimin e pozicionit të SHBA-së në Azi, përfundimin e luftës në Afganistan, drejtimin e ndryshimeve në Lindjen e Mesme dhe vazhdimin e angazhimit të gjerë ekonomik.

Sekretarja po ashtu i ka bërë thirrje Uashingtonit të ndihmojë respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

"Në shekullin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr botën duke pranuar se të drejtat universale ekzistojnë dhe se qeveritë janë të obliguara që t'i respektojnë ato. Tani, ne kemi vendosur veten në vijat e para të betejave të reja, siç është lufta për mbrojten e të drejtave të komunitetit LGBT dhe të pakicave fetare, kudo dhe kushdo që ato janë", ka thënë Clinton.

Ajo ka përshkruar arritjen e barazisë për gratë në mbarë botën si "biznes të papërfunduar të shekullit 21".

Clinton ka shpjeguar se si Uashingtoni, i përballur me njërën nga sfidat më të mëdha politike të shekullit 21 Luftën e Ftohtë mund të ofrojë mësime edhe për të ardhmen.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar "ata që kanë qenë në anën e demokracisë dhe të lirisë, që të mbijetojnë pas Perdes së Hekurt dhe të lulëzojnë pas rënies së saj".

Në kohën se ka qenë sekretare e shtetit, Clinton ka udhëtuar në 112 vende të botës. Nga mediat botërore është vlerësuar si gruaja më e famshme në botë. Nuk kanë munguar edhe zërat se ajo do të garojë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, më 2016.

Senatori John Kerry, që është pasues i Clintonit në Departamentin e Shtetit, do të marrë detyrën më 4 shkurt.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISMAIL KADARE - S'VUAJ PËR NOBEL, SHQIPËRIA MË BËN TË QESH E TË QAJNga NOAH CHARNEY (02.01.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI NË AMERIKË NDIQEJ NGA SIGURIMI KOMUNIST I ENVER HOXHËSNga FATOS VELIU (02.01.2013)
EDHE GUZHINIERI SHQIPTAR ALTIN PRENGA I PËRZGJEDHUR I REVISTËS 'VOGUE' (01.31.2013)
'Një përgjigje shumë e thjeshtë'DEMOKRACIA NUK ËSHTË NJË BUNKER PREJ BETONI QË E NDAN UDHËHEQJEN POLITIKE NGA POPULLINga ALEKSANDËR ARVIZU (01.31.2013)
GËZIM I MADH NË FAMILJEN DIOGUARDI - KARA DIOGUARDI PRET TË BËHET NËNË DHE JOE DIOGUARDI TË BËHET GJYSHKara DioGuardi, e bija e veprimtarit te shquar shqiptaro-amerikan dhe ish-kongresistit Joseph DioGuardi do të bëhet nënë (01.31.2013)
ROZI DOSTI - HASAN DOSTI AKUZOI AGJENTIN KIM FILBI PËR VDEKJEN E NJERËZVE TË TIJ NË SHQIPËRINga FATOS VELIU (01.31.2013)
HILLARI KLINTON DHE ZGJEDHJET E 2016s (01.31.2013)
DËSHTIMI I MADH I HASHIM THAQIT"Gruas dhe kombit nuk u falet të bien viktimë e aventurierit të parë". - Marks -Opinion nga IDRIZ ZQIRAJ (01.30.2013)
PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT "THE SIEGE OF SHKODRA" TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ, Worcester, MA - (01.30.2013)
SUEDI - LDK DHE LDD MBAJTËN AKADEMINË PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA (01.30.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]