E Djelë, 05.12.2024, 01:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FLET QUVENZHANÈ WALLIS, NËNTËVJEÇARJA KANDIDATE PËR OSKAR - ËNDËRROJ TË TAKOHEM ME BEYONCÈ
Kandiduar si aktorja më e mirë protagoniste, kur e xhiroi filmin ishte pesë vjeçe

E Mërkurë, 02.06.2013, 09:04am (GMT+1)



Voal-online - Me flokët si luaneshë dhe shikimin kureshtar ka pushtuar botën. Quvenzhané Wallis është kandidatja më e re në histori si aktorja më e mirë protagoniste për çmim Oskar, për rolin e saj në filmin "Bishat e Jugut të Egër". Qe zgjedhur mes katër mijë kandidateve për rolin e Hushpuppy (Kulaçes). Ishte vetëm 5 vjeçe dhe regjisori Benh Zeitlin mbeti i shushatur nga paraqitja e saj në provën regjisoriale.

"Për trupën realizuese (the casting) kemi përdorur të njëjtin personale të fushatës zgjedhore të Obamës - ka shpjeguar regjisori - na janë dashur nëntë muaj dhe kemi provuar 4 000 veta për ta gjetur protagonisten, por kur ka ardhur ajo, është ndezur një dritë. Një gjeni si Beethoven që i binte pianos kur ishte pesë vjeç. I vetmi problem është se, duke qenë një çupërlinë, nuk i kuptonte disa fjalë, por edhe pse ishte e vogël, sillej si një aktore e vërtetë. Nuk më është dashur të përdor lodra apo taktika të tjera në sheshin e xhirimit, thjesht kam mësuar të komunikoj me të me një gjuhë të përshtatshme për një vajzë të vogël. Të tjerat i ka mësuar vetë. Ka para vetes një të ardhme të madhe." Vogëlushja ka pozuar në Festivalin e Kanës, me një buzëqeshje të mrekullueshme, me dy dhëmbët e qenit të rënë. Ka lindur në Luiziana dhe është më e vogla e katër fëmijëve. Tani përgatitet për natën e yjeve, e shoqëruar nga mami, mësuesja e babai, i cili është kamionist.

PYETJE: Keni vendosur se çfarë do të vishni për natën e Oskarëve, më 24?
QUVENZHANÈ WALLIS - "Ngjyra ime e parapëlqyer është trëndafilja, por vërtet nuk di çfarë do të vesh mbi qilimin e kuq. E vetmja gjë e sigurt është se nuk do të zgjedh një fustan të gjatë, mund të marr në thua, mund ta gris dhe të bëj një figurë të keqe."

PYETJE: Një ëndërr?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Do të më pëlqente pa masë të takohem me Beyoncé."

PYETJE: Si shkon me mësime?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Jam një nxënëse shumë e mirë dhe fëmijët e tjerë me trajtojnë si një fëmijë të rëndomtë."

PYETJE: Cilat lëndë të pëlqejnë më shumë?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Mua më pëlqejnë matematika e letërsia."

PYETJE: Si të ka zgjedhur regjisori për rolin?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Kam bërë një provë kur isha pesë vjeçe. Me Benh kam luajtur para kamerave në situata të ndryshme, më ka pëlqyer shumë."

PYETJE: E çfarë mendojnë prindërit për karrierën tënde si aktore?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Më mbrojnë nga e gjitha ajo çka do të thotë 'të jesh i famshëm'. Kam një familje të bashkuar."

PYETJE: Nga se ke pasur më shumë frikë?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Nuk e di. Por derrat e egër në film më frikësonin, më terrorizonte ideja se duhej t'i prekja."

PYETJE: Cilin personazh të filmave Disney e pëlqeni?
QUVENZHANÈ WALLIS: "Nuk kam ndonjë të veçantë, por çmendem për Hello Kitty."


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLLËSI TË REJA RRETH VRASJES SË HAMDI SOPËS (02.06.2013)
ARBENITA AZEM BABIQI NË MOSHËN 14 VJEÇARE SHKROI LIBËR PËR BABAIN E VET, DËSHMORIN E KOMBIT NGA DABISHECI I GALLAPIT (GOLLAKUT)Nga ASLLAN DIBRANI (02.06.2013)
TOMORR DOSTI - MË '44 HASAN DOSTI U DETYRUA TË BRAKTISTE SHTATË FËMIJËT E TIJ TË MITURNga FATOS VELIU (02.06.2013)
REXHEP QOSJA I KËRCËNUAR PREJ HARRIMITNga REXHEP SHAHU (02.06.2013)
Radio Evropa e Lirë - LIDERËT AUTORITARË PËRQAFOJNË MEDIAT SOCIALE (02.05.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETAREN HEROINË: QËNDRIMI I MINATORËVE TË STAN TËRGUT ISHTE GUROR, SHUMË I VENDOSUR, KUNDËR MILOSHEVIÇITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.05.2013)
LAILA ALI - BABAI IM MUHAMET ALI ËSHTË SHUMË MIRËI përgënjeshtron zërat për shëndetin e legjendës së boksit (02.04.2013)
PROTESTЁ PAQЁSORE E FORUMIT SHQIPTARO AMERIKAN PЁR DEMOKRACI (FSHAD) PRANЁ KONSULLATЁS SE REPUBLIKЁS SЁ SERBISЁ NЁ NEW YORKNё mbёshtetje tё tё Drejtave dhe Lirive Demokratike tё Shqiptarёve tё Preshevёs, Medvegjёs e Bujanocit (02.04.2013)
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.04.2013)
MBRETI I BOKSIT MUHAMET ALIU NDOSHTA ËSHTË NË DITËT E FUNDIT TË JETËS! (02.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]