E Shtunë, 04.27.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
INTERVISTË E RRALLË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGON
Intervistoi ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.04.2013, 08:07am (GMT+1)



Shenide Bilalli, gazetare e luftës të ish-Jugosllavisë që më 1991 me dokumentarët e saj kundërshton regjimin e Milosheviçit
Shenide Bilalli, gazetarja nga Prishtina ka plot 24 vjet që jeton në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Ajo është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, por edhe si gazetare e programit informativ me tema aktuale të Kroacisë.

Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Kosova që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, më 1983. Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, dramat Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Monologu i Teutes.

Publikun në Kosovë e bëri për vete me tema të guximshme sociale, por shpejt e zotëroi edhe tregun e ish Jugosllavisë me filmin " Krahu i thatë", i cili flet për gjendjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku intelektualët, për shkak të papunësisë shitnin krahun e punës si hamallë. Me mjeshtri dhe stil të veçantë autorja hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin në festivalin televiziv në ish Jugosllavi. NEUM 1990.

Aty mori ftesën nga TV Zagrebi, për të punuar për programin Dokumentar dhe emisionin e femijëve. Në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë "Çka ?Kush? Ku ?" me motive nga Bibla, ne 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë.
Gjatë xhirimit në Kroaci, prindërit e porosisin të mos kthehet në Kosovë, se është në listën e zezë. Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb, ku dhe filluan të jetojnë.

Në vitet 1990 mediumet dhe televizioni kroat ishin plot lëvdata dhe shumë vlerësues për talentin e shqiptares 30 vjeçare, por Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe më 1991 xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova "Kur e humbi vendlindjen".

Në filmin plot skena të trenave kundërshton regjimin e Milosheviçit dhe paraqet gjendjen reale në Kosovë, dëbimin e rinisë dhe forcës mashkullore që largohen nga Kosova për shkak gjendjes së keqe, emigrojnë dhe bëhen njerëz pa status në botë.

Ky film ishte jashtëzakonisht guximtar, por ndërkohë ia hap autores dyert e mëdha. Programi Dokumentar TVK e caktoi regjisore dhe gazetare në emisionin informativ "Për Liri " ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të dalluar të Kroacisë për ta mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.

Me stil të veçantë dhe me një sensibilitet tepër të hollë, Shenide Bilalli iu bashkohet nënave Kroate "Bedem Lubavi" "Muri i Dashurisë" të shpëtojnë djemtë nga ARJ, dhe kështu fiton simpatinë e teleshikuesve kroatë.

Nuk ndalet asnjë çast. Vazhdon të xhirojë temën e luftës në vijën e parë, ku personazhë të saj janë luftëtarë refugjatë, të lënduar, fëmijë, femra të dhunuara, sensibilizon botën për gjendjen në Kroaci dhe i ndihmon familjet për t'i gjetur të zhdukurit.

Filmi "Muri i dhimbjes", 1997, Shenide Bilallin e ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Kanë. Me këtë film tërhoqi vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit dhe pa vonuar, u hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.

Filmi "Muri i dhimbjes" theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Kanës dhe në Kroaci . Autorja ua dhuroi prindërve të të zhdukurve të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit të saj, "Muri i dhimbjes". "Muri i dhimbjes" hyri në antologjinë e filmit Kroat.

Por Shenide Bilalli në Kosovë mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë.
Nesër lexoni: SHENIDE BILALLI: Çdo dite ne njëjtën kohë sorrat e zeza mbulonin qiellin e Prishtinës - Minatorët, para se të largohesha më afroheshin e përshëndeteshin me Shenide Bilalli . Disa e përqafonin me fjalë dhe lotë:

"Rruga e mbarë të qoftë, motra jonë, ishalla Zoti të ruan!" Shenide Bilalli: Si m'u thyen ëndrrat e gruas së re" - Shenide Bilalli: "Për hatër të viktimave të panumërta që kemi pasur, duhet ta ruajmë tokën tonë si sytë e ballit"


Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRETI I BOKSIT MUHAMET ALIU NDOSHTA ËSHTË NË DITËT E FUNDIT TË JETËS! (02.04.2013)
Në 45 vjetorin e Revolucionit KulturalNJERËZIT ME DOSJE JANË SI KUAJT’ E KARROCAVE… LABIRINTET E PAFUND TË DOSJEVE NË SHQIPNINga FRITZ RADOVANI (02.04.2013)
FACEBOOK SOT I MBUSH 9 VJET - HB FACEBOOK GËZUAR DITËN E LINDJES! (02.04.2013)
PLAVË - PROTESTUAN SHQIPTARËT E PLAVËS DHE GUCISË (02.03.2013)
HANA DINE-BAJRAKTARI, BRENGA E NJË MOTRENga DINE DINE (02.03.2013)
XHON KERRI PASON HILLARI KLINTONIN NË DETYRËN E SEKRETARIT TË SHTETIT (02.02.2013)
SHBA - JOHN KERRY ËSHTË PËRURUAR, PASI CLINTON U LARGUA (02.02.2013)
E FAMSHMJA KARA DIOGUARDI, E BIJA E VEPRIMTARIT TË SHQUAR SHQIPTAROAMERIKAN DHE ISH KONGRESISTIT JOSPEH DIOGUARDI, BËHET NËNË (02.01.2013)
HILLARY CLINTON - SHBA MË E FUQISHME BRENDA, MË E RESPEKTUAR NË BOTË (02.01.2013)
ISMAIL KADARE - S'VUAJ PËR NOBEL, SHQIPËRIA MË BËN TË QESH E TË QAJNga NOAH CHARNEY (02.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]