E Enjte, 05.16.2024, 03:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Radio Evropa e Lirë - RAPORTET NDËRETNIKE PËRBALLË NACIONALIZMIT HISTORIK

E Mërkurë, 02.27.2013, 05:50pm (GMT+1)



Emërimi i Talat Xhaferit në krye të dikasterit të Mbrojtjes së Maqedonisë, ka nxitur reagime te partia e ish-forcave maqedonase të sigurimit, të përfshira në konfliktin e armatosur gjatë vitit 2001, "Dinjiteti", ka paralajmëruar se do të mbledhë nënshkrime për referendum, kundër emërimit të ish-ushtarëve të UÇK-së për ministra në dikastere kyçe në Qeverinë e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, partia shqiptare në pushtet, BDI, nga radhët e së cilës vjen Talat Xhaferi, ka vlerësuar se ky vendim flet qartë për pajtimin e dy komuniteteve më të mëdha duke u përqendruar në vlerat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

Ndërkohë, ekspertët që merren me marrëdhëniet ndëretnike vlerësojnë se shoqëria në Maqedoni është e indoktrinuar nga nacionalizmi i shprehur nga ana e të gjitha partive politike, pa përjashtim, si pasojë e së cilës edhe reagimi i fundit ishte shumë i pritshëm.

"Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni, ende nuk është instaluar një paqe e qëndrueshme ndërmjet dy etniteteve ashtu siç dëshirojmë, dhe kjo nuk do të ndodhë përderisa marrëveshjet politike për krijimin e Qeverisë kanë për bazë interesat partiake dhe jo ato qytetare", thotë Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Dimovski shton se elitat politike, menaxhimin e situatave, qofshin edhe atëherë kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, e shohin si lojë shahu, lëshohet pe për të humbur diku, që të fitohet diçka tjetër, gjë që sipas tij paraqet rrezik për sendërtimin e një shoqërie stabile, me vlera demokratike.

"Në atë moment kur marrëveshjet politike dhe vendimet politike do të ndërpriten veçanërisht për çështjet që janë me interes jetik për të ardhmen e vendit, në atë çast mund të themi se mund të jemi të sigurt se janë shëruar plagët e së kaluarës", shprehet Dimovski.

Nga ana tjetër, Valon Kurtishi, kryetar i lëvizjes qytetare "ILIRICUM LIBERTAS", nga Tetova, konsideron se shoqëria maqedonase duke qenë se del nga një e kaluar nacional-komuniste, e indoktrinuar të mohojë pothuajse gjithçka që është shqiptare, edhe në këtë rast reagon "enbllok" kundër emërimit të figurës së Talat Xhaferit, i cili supozohet se ka qenë pjesë e strukturave më radikale të UÇK-së.

"Mendoj se ky reagim që vjen nga pala maqedonase, ka të bëjë me atë formësimin ideologjik, nëse më lejohet kështu, të cilin e ka grupi etnik maqedonas , pra është në vijën e një nacionalizmi historik që është i njohur edhe në shtetet tjera shumetnike, por do theksuar së shumë më tepër është i shprehur këtu", thekson Kurtishi.

Ai thekson se marrëveshjet politike, të cilat vijnë si rezultat i konfliktit të armatosur, nuk mund të sjellin deri te pajtimi, kushtimisht thënë, ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në Maqedoni.

"Relaksimi i marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike këtu, mund të vijë vetëm me një barazi të mirëfilltë, si institucionale, ashtu edhe praktike, ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni. Ne shohim se komuniteti shqiptar gjithnjë mbetet i diskriminuar në forma të ndryshme. Dhe, nga ana tjetër, te komuniteti maqedonas ekziston ai arimozitet, i cili rrjedh si rezultat i mendimit mbizotërues, promovuar nga elitat politike maqedonase se duhet ruajtur shteti, pra mos humbet shteti maqedonas, gjegjësisht barazia konceptohet si humbje e pozitave sunduese në shoqëri", shprehet Kurtishi.

Valon Kurtishi potencon se pajtimi që tani promovohet nga elitat politike, duke u thirrur në Marrëveshjen e Ohrit, paraqet vetëm një aktrim para opinionit të brendshëm ose atij të jashtëm, varësisht nga nevoja, se diçka është arritur, diçka po bëhet në këtë shtet, por realisht fare s'ka të bëjë me shtensionimin real të marrëdhënieve ndëretnike në vend.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reagim me shkasATA QË SHPIFIN DHE SAJOJNË RRENA NUK MUND TË JENË NË KRYE TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI..!Nga REXHEP ELEZAJ (02.27.2013)
NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS - MË 2 MARS MBLIDHET KËSHILLI DREJTUES I VATRËS (02.27.2013)
BASHKIM SHEHU - NGA ISH DREJTUESIT E DIKTATURËS PO MAGJEPSEN EDHE ATA QË NUK E KANË JETUAR DIKTATURËN (02.27.2013)
VOTIMI ME NJË ZONË, NJË KOMPROMIS I NDYRË NDËRPARTIAKOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (02.27.2013)
ZËRI I AMERIKËS PROTESTON ZHURMIMIN E PROGRAMEVE NË KINË (02.27.2013)
NUK DO TË KETË DEMOKRACI NË SHQIPËRI PA U DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT!Nga ILIR HYSA (02.27.2013)
ZBULOHET LETRA E ISH KRYEMINISTRIT ANGLEZ - JAM NË JANINË, KRYEQYTETIN E SHQIPËRISËNga KRESHNIK MERSINALLARI (02.26.2013)
IRANI 'VESH' MICHELLE OBAMËN (02.26.2013)
NOLI LETËR ENVERIT DHE MALËSHOVËS - KONICA 4 VJET NË DOLLAP, MERRNI TRUPINTestamenti i Konicës: Nuk do të më tretë dheu nëse nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë (02.26.2013)
NË KUJTIM TË INTELEKTUALIT TË SHQUAR SUAT BABANINga RASIM BALLA dhe RESHAT KRIPA (02.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]