E Premte, 04.26.2024, 05:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NATË E TENSIONUAR DHE E FRIKSHME ISHTE MBRËMË NË SHKUP

E Shtunë, 03.02.2013, 11:01am (GMT+1)




Shkup, 2 mars - Në Shkup mbrëmë ka mbretëruar situatë e tensionuar dhe e frikshme, pas sulmeve brutale nga huliganë të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve.

Situata e tensionuar ka nisur menjëherë pas protestës së dhunshme para Qeverisë, kundër emërimit të ministrit të ri të mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së, transmeton INA. .

Protestuesit pas përballjes dhe përleshjes me policinë para Qeverisë, ata pas shpërndarjes së tyre kanë nisur sulmin brutal ndaj qytetarëve shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit. Më pas sulmet kanë vijuar edhe në disa lagje tjera dhe se kryesisht caku i sulmeve kanë qenë gjithë ata qytetarë që janë identifikuar se janë të përkatësisë shqiptare.

Dhjetëra dëshmitarë kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dhe shpëtimin e kokës së tyre nga brutaliteti i huliganëve të maskuar maqedonas, që ushtronin dhunë edhe para syve të policisë.

"Kanë rrahur fëmijë, gra shqiptare dhe pleq në mënyrë barbare dhe të dhunshme. Kjo është e patolerueshme të rrihet një qytetar i lirë i këtij vendi.
Ne si po na trajtojnë ata, a thua edhe ne t`ia kthejmë me të njëjtën mënyrë. Apeloj që të ndërmerren masa, përndryshe do të mund të eskalojë situata", theksoi Blerim.M, një student shqiptarë në Shkup, që ka përjetuar tmerrin e huliganëve maqedonas.

Njësitet speciale kanë vazhduar të qëndrojnë në disa akse rrugore dhe në pjesën qendrore të Shkupit. Mirëpo, siç mësohet huliganët e organizuar maqedonas kanë qëndruar mbrëmë kryesisht në lagjet e pastra etnike të Shkupit, si Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë, etj.

Protesta ka qenë e organizuar dhe se grupe tifozësh maqedonas ultranacionalist kishin thirrur për organizim dhe rezistencë ne shenjë proteste kundër ministrit Xhaferi.







www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA PSE NUK ASHT ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI NË MONUMENTIN E PAVARSISË !..Nga FRITZ RADOVANI (03.02.2013)
Në prag të 7 Marsit, “Dita e Mësuesit"PUBLICISTIKA E PROF. SHEFIK OSMANIT, SIDOMOS ARSIMORE DHE PEDAGOGJIKENga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues-Tiranë (03.02.2013)
PROTESTUESIT NDALOJNË PRISHJEN E PJESËS ARTISTIKE TË MURIT TË BERLINIT (03.01.2013)
SHQIPTARËVE ENDE IU MOHOHET SHTETËSIA E MAQEDONISË (03.01.2013)
ELIDA BUÇPAPAJ - VETVETJA NË POEZI DHE NË PËRJETËSIShënime për veprën poetike “Unë jam e përjetshme”, botoi OMSCA-1 në TiranëNga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2013)
EDI RAMA - ZËDHËNËSJA E PD LAURA VORPSI MË THA 'JE BURRË FISNIK' (03.01.2013)
PRONARI I LOKALIT NË DAJT - FRROKU KËNDOI ME KRYEPOLICËT, U UL NË KARRIGEN TIME, ERDHI PARA SHEFAVEFlet pronari i lokalit në Dajt: Ja e vërteta e drekës dy vjet më parë (03.01.2013)
NJË TAKIM I KËNDËSHËM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E NJOHUR VISAR ZHITINga HASAN KOSTRECI (02.28.2013)
THAÇI - IDETË PËR AUTONOMI DHE NDARJE QARKULLOJNË VETËM NËPËR KOKAT E MYKURA NË BEOGRAD (02.28.2013)
FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUTDossier nga ETLEVA DELIA, Panorama (02.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]