E Enjte, 05.02.2024, 12:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRONARI I LOKALIT NË DAJT - FRROKU KËNDOI ME KRYEPOLICËT, U UL NË KARRIGEN TIME, ERDHI PARA SHEFAVE
Flet pronari i lokalit në Dajt: Ja e vërteta e drekës dy vjet më parë

E Premte, 03.01.2013, 10:05am (GMT+1)




Në foto: Jam Memaj, pronari i lokalit


Pronari i lokalit në Dajt, ku shfaqen në foto duke drekuar katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku, rrëfen të vërtetën e drekës. Jak Memaj sqaron se në karrigen ku shfaqet i ulur Frroku ka qenë i ulur vetë para se të vinte ai dhe ia ka liruar për të qëndruar sa për një dolli me shefat e Policisë. Në një intervistë për gazetën "Panorama", Jak Memaj, pronari i lokalit ku është bërë fotografia e publikuar dy ditë më parë nga mediat, shprehet se Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala kanë ardhur në lokal në një kohë që biznesmeni Arben Frroku ndodhej duke drekuar me 4 persona të tjerë para tyre. Sipas tij, fotoja është shkrepur 2 vjet ose 2 vjet e gjysmë më parë nga vajza e tij. Gjithashtu, Memaj sqaron se Frroku njihte Vocajn dhe Balën, ndërsa ishte hera e parë që takonte Kuliçajn dhe Rrumbullakun. Madje, Muhamet Rrumbullakun ishte hera e parë që e takonte edhe vetë, pasi ai nuk kishte qenë herë të tjera në lokalin e tij.

Në fotot: Biznesmeni Arben Frroku në një restorant në zonën e Dajtit me: Agron Kuliçajn, zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Tonin Vocajn, drejtor i Krimeve të Rënda në Polici, Muhamet Rrumbullakun, zv.drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike
Nikolin Balën, drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale.
Në këmbë pronari i lokalit.

PYETJE: Media ka publikuar një fotografi ku në lokalin tuaj shfaqen duke drekuar bashkë katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe biznesmeni Arben Frroku, i cili është i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. E mbani mend se kur është shkrepur kjo foto?
JAK MEMAJ:
Me saktësi nuk e mbaj mend mirë, por mund të them që ka mesatarisht dy apo dy vjet e gjysmë që është bërë ajo foto. Po të kishin qenë klientë të zakonshëm nuk do t'i mbaja mend as si fytyra, jo kohën e fotografisë. Po ata i mbaj mend, se përveçse i kam miq, janë edhe njerëz të respektuar.

PYETJE: Personat që shfaqen në foto kanë qenë bashkë gjatë gjithë kohës? Kanë drekuar bashkë?
JAK MEMAJ: Jo, jo, nuk kanë qenë bashkë. Kanë ardhur veçmas.

PYETJE: Kush nga ata ka ardhur i pari në lokal?

JAK MEMAJ: Po, Arben Frroku ka qenë para aty. Më vonë kanë ardhur shefat e Policisë.
 

PYETJE: Me kë ishte ulur Arben Frroku?

JAK MEMAJ: Ka qenë me rreth katër veta, nuk e mbaj mend me saktësi. Me sa kujtoj, ka qenë edhe një grua me ta. Por e di saktësisht se ku ka qenë ulur Arbeni atë ditë. Ka qenë në dhomën afër oxhakut që shihni këtu, në hyrjen në anën e djathtë të lokalit. Ndërsa Tonini me shokët janë ulur te kjo salla e vogël që shihni, që ka hyrje tjetër dhe është e ndarë nga banaku me sallën ku ishte Arbeni.

PYETJE: Po drejtuesit kur kanë ardhur?
Si orar fiks nuk e mbaj mend, por kanë ardhur në lokal pak kohë pasi ishte ulur Arbeni me njerëzit e tij.

PYETJE: Ju i njihni personalisht drejtuesit e Policisë që shfaqen në foto?
Patjetër që i njoh. I kam klientë të rregullt, i kam edhe miq. Madje unë jam ulur në tavolinë me ta. I njoh shumë mirë Toninin, Agronin, Nikolinin.

PYETJE: Edhe Muhamet Rrumbullakun?
Jo. Të them të drejtën Muhamet Rrumbullakun e shihja dhe e takoja për herë të parë. Ai nuk kishte qenë më përpara në lokalin tim.

PYETJE: Si e kishin krijuar këtë miqësi me ta?
Po zakonisht këtu vijnë më shumë njerëz nga anët e mia. Edhe me ata, duke qenë se ishim nga një krahinë dhe unë zakonisht këndoj me çifteli, edhe ata në një farë mënyre hiqnin streset e javës kur vinin këtu.

PYETJE: Ti u ule në tavolinë me ta?
Po, unë kam qenë me ta gjatë gjithë kohës. Unë kam qenë i ulur te karrigia që në foto është i ulur Arben Frroku. Domethënë në mes Agron Kuliçit dhe Tonin Vocajt.

PYETJE: Po Arben Frrokun e ftuan në tavolinë, apo erdhi vetë?
Arbeni erdhi vetë aty, nga tavolina ku ishte erdhi aty. I lirova karrigen ku isha ulur. Madje m'u lut mua që të shkoja te tavolina ku ishte ulur ai dhe miqtë e tij dhe të këndoja një këngë me çifteli. Dhe unë i thashë që isha i zënë, sepse isha i ulur me shefat. Ia thashë me shaka.

PYETJE: Me aq sa kuptuat ju, Arben Frroku i njihte të gjithë drejtuesit e Policisë që ndodheshin në tavolinë?
Njihte Toninin dhe Nikolinin. Ndërsa me dy të tjerët, Agronin dhe Muhametin, me aq sa pashë unë, e prezantuan këta, pra Tonini dhe Nikolini. Kuptova që nuk i kishte njohur më përpara as Agron Kuliçajn, as Muhamet Rrumbullakun. I thanë që është një mik i yni nga Puka dhe unë i lirova vendin Arbenit që të ulej pak aty.

PYETJE: Po ju ku u ulët?
Unë, sa ka qëndruar Beni aty, kam ndenjur në këmbë. Siç më keni parë edhe në foto.

PYETJE: Ndenji gjatë në tavolinën e drejtuesve Arben Frroku?
Po, siç duket i shijoi këtu ku ishte, këngët me çifteli, muhabeti dhe iku pak me vonesë te tavolina e vet. Sa pinë nga një gotë raki. Tani nuk e di saktësisht se sa ka qëndruar. Më tha mua që të shkoja t'u merrja leje personave që kishte lënë te tavolina dhe më tha t'u thosha që do vonohej pak dhe mos të mërziteshin.

PYETJE: Po Arbenin si e kishit njohur?
Si Tonini, Nikolini dhe Agroni që vinin shpesh në lokalin tim, edhe Arbeni vinte shumë shpesh. Përveçse e kisha klient të rregullt, unë e njihja si pukjan, e njihja familjarisht.

PYETJE: Cilët ikën të parët nga lokali?
Kanë ikur shefat përpara. Pasi ikën ata, kemi ndenjur me Benin edhe dy orë pas duke pirë duke kënduar.

PYETJE: Kush e ka shkrepur aparatin për të bërë ato fotografi që u publikuan?
Fotografinë e ka bërë Alma. I thashë unë që të na bënte një fotografi. Madje fotografitë pastaj ia kam dhënë Toninit dhe kur erdhi një herë tjetër, e pyeta pse nuk m'i kishte sjellë fotot. Më tha që i kishte hedhur në Facebook. Jo, i thashë unë, i dua në letër.

    Krimet e Rënda, hetim kanosjes së zëvendësit të Lamajt
    SMS kërcënuese ndaj Arapit, nga një numër me parapagesë

   

Mesazhi kërcënues i mbërritur në telefonin e ish-shefit të Krimeve të Komisariatit Nr. 6, Arianit Arapi, 5 minuta pas vrasjes së Lamajt, është dërguar nga një numër me parapagesë i blerë në tregun e zi. Numri rezulton i regjistruar me një emër që nuk i përket personit që ka kryer kërcënimin. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kërcënim ndaj kryekomisarit Arianit Arapi, me detyrë të mëparshme shef i Krimeve në Komisariatin e Kombinatit, ndryshe sipas pozicionit që kishte në atë kohë, vartës i kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj. Ajo që bëhet e ditur momentalisht nga burime mjaft të rezervuara e konfidenciale, është fakti që mesazhi paralajmërues për Arapin, që i shprehte qartë se pas vrasjes së Lamajt ishte radha e tij, rezulton të jetë dërguar nga një numër me parapagesë që nuk është blerë në dyqanet e kompanive celulare, ku mund të regjistrohej saktësisht. Pavarësisht se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, konfirmoi dy ditë më parë kërcënimin e kryekomisarit, vetë Arapi nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje përveç deklaratës se ndodhet në krye të detyrës si shef i Komisariatit të Pogradecit.

Nga: ETLEVA DELIA

Flet nga qelia i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit
"Dreka jo rastësi, shefat në foto i njoh e i kam miq"

Arben Frroku

Arben Frroku: Pafajësia ime është vula në pasaportë. Kam dëshmi më të forta se Policia.
Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, deklaron se drejtuesit e Policisë së Shtetit me të cilët është shfaqur në foto kur po drekonin dy vjet më parë, i njeh dhe i ka miq. Madje, drekën në Dajt ai nuk e quan të rastësishme, siç pretendojnë drejtuesit që ndodheshin në të njëjtën tavolinë me të. Në një intervistë që Frroku dha dje për "ABC News" nga qelia në Policinë e Selanikut, mohoi përfshirjen e tij në vrasjen e Lamajt. Madje deklaroi se pafajësia e tij është vula e doganës së Kapshticës që ai ka në pasaportë kur po shkonte në Selanik. Gjithashtu Frroku pretendon se ka edhe dëshmi që provojnë pafajësinë e tij, që janë më të forta se ato që e akuzojnë.

Kur jeni arrestuar nga policia greke?
Unë jam arrestuar, me orën këtu, rreth orës 3 dhe me orën shqiptare rreth orës 2 të mëngjesit. Kanë qenë të gjitha forcat e Policisë, forcat speciale të Policisë së Selanikut, me armë të mbushura, që m'i drejtuan.

Ku ishit të momentin që erdhën dhe ju arrestuan?
Unë isha në hotel. Isha në gjumë. Bashkë me një kushëririn tim që kishte dalë me leje nga këtu dhe djalin e dajës që e kam edhe shofer.


Policia shqiptare ka njoftuar se ju jeni arrestuar në një hotel në Selanik bashkë me Jak Jakun dhe ju janë gjetur armë zjarri dhe lëndë narkotike, kokainë. Si është e vërteta?
Absolutisht asgjë. Nuk kanë gjetur as armë, as kokainë, asgjë. Mua më kanë gjetur në gjumë. Jaku me gjithë Sokolin kanë qenë në një dhomë tjetër. Ndërsa unë kam qenë në dhomë vetëm në momentin e ndalimit dhe nuk kemi pasur as armë, as lëndë narkotike, asgjë.  Ato janë llafe nga Policia e Shtetit.
Kur keni kaluar në Greqi, nga cila pikë kufitare?
Unë kam kaluar në Kapshticë, me makinën time. Shofer ka qenë djali i dajës, Jaku, me të gjitha rregullat. Kemi dorëzuar pasaportat, janë vulosur dhe kam kaluar normalisht. Kemi bërë edhe një kontroll të lehtë në doganën greke dhe kemi vazhduar rrugën.
Sa ka qenë ora kur keni kaluar kufirin?
Nuk e mbaj mend me saktësi, por përafërsisht mund të ketë qenë ora 7 ose 8 e darkës.
Po nga Tirana në çfarë ore jeni nisur?
Kam pasur një ndeshje futbolli në Laç me Kamzën, se unë jam presidenti i klubit të Tërbunit. Rreth orës 4 pasdite jemi nisur nga Laçi për të ardhur në Tiranë. Në Tiranë kam mbërritur rreth orës 5 dhe rreth kësaj ore jam nisur për në Selanik.
Cilën rrugë keni përshkuar, keni kaluar nga "Vasil Shanto"?
Jo, fare. Kam kaluar nga "Komuna e Parisit". Unë telefonin e kam Vodafone, jo vetëm unë, por e gjithë kompania ime. Nëpërmjet valëve mund të zbulohet itinerari im, çdo lloj lëvizjeje që kam bërë.

Nga: FLAMUR VEZAJ
(Shkrimin e plote bashke me intervistat i lexoni sot ne Panorama)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË TAKIM I KËNDËSHËM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E NJOHUR VISAR ZHITINga HASAN KOSTRECI (02.28.2013)
THAÇI - IDETË PËR AUTONOMI DHE NDARJE QARKULLOJNË VETËM NËPËR KOKAT E MYKURA NË BEOGRAD (02.28.2013)
FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUTDossier nga ETLEVA DELIA, Panorama (02.28.2013)
KRAHINA E PLAVË-GUCISË E PASUR NË HISTORI E BUKURI, MË E VARFËRA NË ZHVILLIM EKONOMIK, PO PËRJETON SHOVINIZËM E ASIMILIM DHE COPËTIM NGA MALI I ZIEsé nga RAMIZ LUSHAJ (02.28.2013)
RRETHI I TROPOJËSNga DODË PROGNI (02.28.2013)
Radio Evropa e Lirë - RAPORTET NDËRETNIKE PËRBALLË NACIONALIZMIT HISTORIK (02.27.2013)
Reagim me shkasATA QË SHPIFIN DHE SAJOJNË RRENA NUK MUND TË JENË NË KRYE TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI..!Nga REXHEP ELEZAJ (02.27.2013)
NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS - MË 2 MARS MBLIDHET KËSHILLI DREJTUES I VATRËS (02.27.2013)
BASHKIM SHEHU - NGA ISH DREJTUESIT E DIKTATURËS PO MAGJEPSEN EDHE ATA QË NUK E KANË JETUAR DIKTATURËN (02.27.2013)
VOTIMI ME NJË ZONË, NJË KOMPROMIS I NDYRË NDËRPARTIAKOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (02.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]