E Enjte, 05.02.2024, 12:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EDI RAMA - ZËDHËNËSJA E PD LAURA VORPSI MË THA 'JE BURRË FISNIK'

E Premte, 03.01.2013, 10:33am (GMT+1)

 



TIRANË -Kryetari socialist, Edi Rama deklaroi dje se Fatos Nano nuk do të jetë në listën e deputetëve të PS-së. Gjatë emisionit "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se PS është e hapur për koalicione me të gjitha partitë, edhe me LSI, FRD apo Aleancën Kuq e Zi. Ndërsa u është përgjigjur pyetjeve dhe akuzave të PD-së për lejen e ndërtimit të pallatit të familjarëve të bashkëshortes së tij, Rama tha se zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e ka komplimentuar gjatë një takimi në aeroportin e Milanos.
Ministri i Brendshëm ka deklaruar që dy javë më parë jeni takuar me personin e akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj?
Një reagim monstruoz ndaj një qëndrimi të qartë dhe konkret tonin. Qëndrimi ynë është i qartë dhe konkret dhe qëndrimi im ka qenë ky, problemi këtu nuk është fakti që një numër drejtuesit të policisë janë në fotografi me të akuzuarin, problemi këtu është historia që tregojnë këta. Nuk e njoh tha - erdhi të bënte fotografi me mua. Pse kush është ky Leo Mesi, drejtori i policisë!? Historia e këtyre alibive tregon se diçka shumë e rëndë fshihet pas tyre. Nuk e njoh personin fare, as e kam takuar.

PYETJE: Ju folët për vrasjen e komisarit. Cili është qëndrimi juaj?
EDI RAMA:
Policët e shtetit janë të tradhtuar nga kupola drejtuese, që është organizata më e rrezikshme kriminale. Është e lidhur me shitjen e operacioneve kundër krimit.

PYETJE: Cili është qëndrimi juaj ndaj rivarrosjes së dy punonjësve të SHIK-ut në Varrezat e Dëshmorëve?
EDI RAMA: Farsë, farsë, farsë! Jo çdo punonjës i shtetit i vrarë në kushte të caktuara mund të shkojnë në Varrezat e Dëshmorëve. Dy punonjës të SHIK-ut famëkeq të vitit 1997... Varrezat e Dëshmorëve janë të atyre njerëzve që janë vrarë në akte heroike. Por që të ndërtosh një alibi të tërë për të na treguar ne se po varrosim në varrezat që i rezistuan rebelimit komunist, ky është turp, është maskaradë.

PYETJE: Zgjedhjet s'janë kusht, - thotë Fyle?
EDI RAMA: Zgjedhjet janë kusht dhe këtë e ka thënë ministri i Jashtëm gjerman tani në fund.

PYETJE: Pse s'i votoni ju 3 ligjet, që ta qetësoni edhe zonjën Topalli...
EDI RAMA: Qetësimi i zonjës Topalli mund të ishte një kontribut po nuk ka melhem për atë eksitim. Rregullorja e Parlamentit ka qenë në konsensus dhe është prishur. Dihet që nën drejtimin e zonjës në fjalë parlamenti është degraduar. Ekspertët ndërkombëtarë kanë asistuar dhe ka një draft të mirë. Ka kohë që ne jemi gati ta votojmë atë. Sa i përket ligjit për Gjykatën e lartë, problemi ynë është që kjo qeveri duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me zgjedhjet e Fierit, që akoma s'e ka zbatuar. Dhe pavarësisht këtyre, po ju them që është qartësisht e thënë, këto 3 ligje nuk ju çojnë në Evropë, nuk ju japin status. Ne nuk bëjmë teatër dhe ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm t'i votojmë të 3 ligjet, por historia që ne duhet ta japim me përdhunë konsensusin nuk shkon. Kam kërkuar që kryeministri të ulet në tryezë, që të dëgjohet opozita dhe t'i hapet rruga votimit të 3 ligjeve.

PYETJE: Ju jeni i varfër apo i pasur që keni kursyer 3 mijë euro?
EDI RAMA: Mos spekulo se në këtë pikë jam shumë i ndjeshëm, sepse shpifjet që bëhen nga foltorja e PD merren si fakte. Shko merre deklaratën time të pasurisë. Shko e merre dhe shikoje, kam më shumë. Ajo është shifra e kursimit të një viti të caktuar. Në raport me rrogëtarët, sigurisht unë jam i mirëqenë.

PYETJE: Si do ta luftoni ju varfërinë, kur listat e deputetëve i keni mbushur me biznesmenë.....
EDI RAMA: Ne nuk e kemi problemin me të pasurit. Ne problemin e kemi me varfërinë. Ne luftojmë varfërinë. Kjo do të thotë që kemi një qasje tjetër me pasurinë. Pasuria kombëtare nuk mund të merret e të futet në oborrin e kryeministrit.

PYETJE: Një nga pikat e programit është ajo për reformën në shëndetësi. Çfarë do bëni me skemën e sigurimeve, do ta hiqni?
EDI RAMA: Do ta heqim skemën e sigurimeve, është skemë e falimentuar. Është vendosur në 2005 dhe ka treguar se nuk funksionon. Mbulimi universal është vizioni dhe është rruga. Shumë vende që janë në skemën e sigurimeve po shkojnë drejt mbulimit universal.

PYETJE: Jeni gati ta debatoni këtë çështje?
EDI RAMA: Me Sali Berishën, këtu, kudo ku të jetë, jam gati të debatoj. Jam gati edhe për debat ekspertësh

PYETJE: A keni tentuar bisedime për një koalicion me LSI?
EDI RAMA: Jo.

PYETJE: A jeni i gatshëm ta ftoni LSI në koalicion me ju?
EDI RAMA: Nëse braktis qeverinë dhe vendos të hyjë në një koalicion për të realizuar programin dhe për të zhvilluar ato tema themelore që programi ynë i ka të panegociueshme, cilido të jetë..

PYETJE: Cilat janë ato pika të panegociueshme?
EDI RAMA: Taksim i ndershëm, një sistem shëndetësor dhe një sistem arsimor të kthyer përmbys, luftën kundër monopoleve, një skemë të re taksimi të fitimit...

PYETJE: E mirëprisni LSI në koalicion me ju... ?
EDI RAMA: Mirëpresim çdo forcë politike që është e gatshme t'i bashkohet rrugës së realizimit të këtij programi.

PYETJE: Po karta morale në këtë mes? Fjalori që ka përdorur Meta ndaj jush dhe anasjelltas. E keni akuzuar për vjedhje LSI?
EDI RAMA: Deklaratat e bëra përgjatë gjithë zhvillimeve politike janë deklarata që u takojnë momenteve kur janë bërë. E përsëris, për sa më takon, nuk kam asnjë arsye që të ndihem keq për deklaratat që kam bërë. Por nga ana tjetër, unë besoj shumë që ajo ç'ka na duhet dhe i duhet këtij vendi është të shikojmë nga e ardhmja, duke kuptuar të gjithë së bashku dhe kjo është një bindje imja shumë e vjetër, nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, është sistemi që korrupton njerëzit.
Sa i përket aspekt aspektit moral, morali i një force politike është qëndrueshmëria mbi linjat e programit dhe premtimet që merr karshi publikut. Dhe jam i bindur që ne kemi ndërtuar një program që u jep mundësi shqiptarëve të bëjnë një zgjedhje shumë të qartë. Ne duhet të kapitalizojmë çdo votë. Kur unë flas për LSI kam parasysh me dhjetëra mijëra votues, të cilëve nëse u krijohet mundësia të votojë për ndryshimin, askush s'duhet t'ua mohojë këtë mundësi.
Unë nuk e di ç'do do bëjë LSI. Unë shpresoj që ajo të marrë vendimin e duhur, duke e braktisur këtë koalicion, duke e braktisur këtë qeveri të kërrusur si kurrizi i kryeministrit dhe duke u bërë pjesë e koalicionit të rilindjes.

PYETJE: Përse nuk e bëtë këtë fjalim kaq të bukur në 2009?
EDI RAMA: Historia e vitit 2009 është një histori që unë e kam thënë dhe e kam shkruar. Nuk kanë qenë kushtet për t'u ndërtuar një koalicion me LSI. Madje, unë nuk e di nëse janë kushtet për një koalicion sot, sepse kjo varet nga vendimi që do të marrë LSI.

PYETJE: Në rast se rezultatet do ua imponojnë një koalicion me bazë të gjerë, do bashkëqeverisi me Sali Berishën?
EDI RAMA: Shifrat nuk imponojnë asnjë koalicion me bazë të gjerë. PS do t'i fitojë zgjedhjet. Sot nuk kemi një komunitet ndërkombëtar gjysmë shurdh dhe gjysmë memec në Shqipëri.

PYETJE: Përse PBDNJ u largua nga ky koalicion? Po Ndoka?
EDI RAMA: Ju duhet të pyesni kryetarin e PBDNJ. Ata kanë zgjedhur një rrugë të tyren. Nuk është rruga e largimit nga opozita, është një pozicionim i përkohshëm, ndoshta jo... Opozita nuk është një ushtrim i lehtë. Ka edhe nga ata që dorëzohen dhe kalojnë nga protestues në 21 janar, në shkopinj të Ministrisë së Brendshme. Argumenti ka qenë solemn, meqë nuk i bëhet opozitë e fortë Berishës, po shkojmë me Berishën.

PYETJE: A jeni të hapur me Topin, se i keni dhënë edhe leje ndërtimi?
EDI RAMA: E dëgjova këtë llaxoren që foli edhe për leje ndërtimi për presidentin. Unë nuk jam marrë me të gjitha lejet e ndërtimit, nuk ka absolutisht lidhje me asnjë leje ndërtimi, edhe pse si një pjesëtar i një familjeje të vjetër, mund të kishte marrë shumë të tilla, por nuk ndërton dot më se ia kanë ndërtuar të tjerët. E neveris këtë politikë të shpifjeve, të baltës dhe të një vreri.

PYETJE: Koalicioni me FRD-në...?
EDI RAMA: Në këtë betejë nuk jemi në kushtet kur mund të kemi luksin të jemi të ndarë në disa pjesë dhe të flasim për programet. Është një betejë në radhë të parë për të vendosur demokracinë.
Koalicioni dhe bashkimi i të gjitha forcave në një front, jo për të gjithë është rruga më e mirë. Përfitoj nga rasti të them se më vjen keq që kur e shikoj Bamir Topin që përpiqet të barazlargohet edhe nga një pushtet që vjedh, edhe nga një opozitë që është e vrarë dhe është e grabitur. Të njehsosh këto të dyja do të thotë që s'je e përgatitur të bësh opozitë me këtë qeveri.

PYETJE: Aleanca Kuq e Zi...? Ka bisedime konkrete me të?
EDI RAMA: Nuk është Shqipëria sot për të ndenjur në mes. Pyeteni. Ne i kemi ftuar që të gjithë.

PYETJE: Komunistët kanë kërkuar rikthimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Ju do e mbështesni?
EDI RAMA: Ishin aleatë me Sali Berishën në 2011 dhe megjithatë, komunisti më i keq mbetet komunisti më antikomunist dhe ky është kryeministri ynë. E para, as që nuk bëhet fjalë, e dyta, ne nuk jemi në aleancë me komunistët dhe e treta e punës, kjo historia e busteve, e shtatoreve dhe e gjithë mënyrës së ndërtimit të politikës së busteve do të mbarojë në 23 qershor.

PYETJE: Ju bëtë një falenderim për Nanon. A do të jetë Nano në listën për deputetë të PS?
EDI RAMA: Në darkën e kremtimit të një arritjeje historike për PS bëra një fjalë të rastit, e thashë dhe e them; kur kemi një moment historik dhe i referohemi historisë, duhet të jemi të drejtë dhe sigurisht në anëtarësimin e PS në Iternacionale, një meritë kishte edhe Fatos Nano e Ilir Meta. Fatos Nano nuk do jetë deputet i PS-së. I falenderoj, edhe pse secili për arsyet e tyre zgjodhën rrugë të tjera nga rruga e PS.

PYETJE: A do ketë biznesmenë në listën e kandidatëve për deputetë?
EDI RAMA: Pse kush janë biznesmenët, të deklasuar, janë kulakë?! Më ngjan si dora e vogël e Kastriot Islamit kjo ose e Fahri Balliut.

PYETJE: Kryeministri ka deklaruar që do t'u japë pasaporta kosovarëve, jeni pro apo kundër?
EDI RAMA: Kosova është në një proces integrimit dhe ajo nuk integrohet me vendime të Qeverisë së Shqipërisë. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, që duhen diskutuar qoftë me partnerët tanë ndërkombëtarë, qoftë me partnerët tanë shqiptarë. Kjo është një çështje shumë komplekse. Duhet diskutuar me të gjithë dhe duhen parë interesat e shqiptarëve.

PYETJE: Keni pasur akuza nga PD për firmosjen e lejes së ndërtimit për pallatin e bashkëshortes suaj?
EDI RAMA: Dua të bëj një parantezë. Në aeroportin e Milanos një djalë më përshëndet dhe e përshëndes. E përshëndes edhe të fejuarën e tij apo bashkëjetuesen e tij, që është kjo, Laura. Dhe ajo vajza më bëri një sërë komplimentesh. "Nuk ka burrë më fisnik se ju". Po tregoj një histori e jetuar, isha rrugës duke u kthyer në Shqipëri bashkë me Lindën. Kemi qenë në një avion me Laurën e të shoqin kemi dëgjuar komplimente për mua e Lindën, aq sa m'u duk një gjendje kaq e mjeruar e asaj vajze, sa e vetmja gjë që munda të bëj ishte t'ia ktheja me të njëjtën mënyrë, pa dashur ta lëndoj me këtë lëndim që i bëhet asaj apo ajo ia bën vetes. Kjo është historia e dhimbshme e shkatërrimit në thelb, në moral e njerëzve. (bw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRONARI I LOKALIT NË DAJT - FRROKU KËNDOI ME KRYEPOLICËT, U UL NË KARRIGEN TIME, ERDHI PARA SHEFAVEFlet pronari i lokalit në Dajt: Ja e vërteta e drekës dy vjet më parë (03.01.2013)
NJË TAKIM I KËNDËSHËM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E NJOHUR VISAR ZHITINga HASAN KOSTRECI (02.28.2013)
THAÇI - IDETË PËR AUTONOMI DHE NDARJE QARKULLOJNË VETËM NËPËR KOKAT E MYKURA NË BEOGRAD (02.28.2013)
FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUTDossier nga ETLEVA DELIA, Panorama (02.28.2013)
KRAHINA E PLAVË-GUCISË E PASUR NË HISTORI E BUKURI, MË E VARFËRA NË ZHVILLIM EKONOMIK, PO PËRJETON SHOVINIZËM E ASIMILIM DHE COPËTIM NGA MALI I ZIEsé nga RAMIZ LUSHAJ (02.28.2013)
RRETHI I TROPOJËSNga DODË PROGNI (02.28.2013)
Radio Evropa e Lirë - RAPORTET NDËRETNIKE PËRBALLË NACIONALIZMIT HISTORIK (02.27.2013)
Reagim me shkasATA QË SHPIFIN DHE SAJOJNË RRENA NUK MUND TË JENË NË KRYE TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI..!Nga REXHEP ELEZAJ (02.27.2013)
NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS - MË 2 MARS MBLIDHET KËSHILLI DREJTUES I VATRËS (02.27.2013)
BASHKIM SHEHU - NGA ISH DREJTUESIT E DIKTATURËS PO MAGJEPSEN EDHE ATA QË NUK E KANË JETUAR DIKTATURËN (02.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]