E Shtunë, 05.04.2024, 10:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
THAÇI - IDETË PËR AUTONOMI DHE NDARJE QARKULLOJNË VETËM NËPËR KOKAT E MYKURA NË BEOGRAD

E Enjte, 02.28.2013, 03:24pm (GMT+1)



Idetë për autonomi apo status special për pjesën veriore të Kosovës qarkullojnë vetëm nëpër kokat e mykura në Beograd, tha kryeministri Hashim Thaçi.

Ai është dashur që të raportonte të enjten para Kuvendit të Kosovës në lidhje me takimin e tij të fundit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, por fjalimi i tij u pamundësua të mbahet, pasi që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes kishte organizuar një lloj performance në formë proteste në sallën e Kuvendit.

Në momentin e daljes së kryeministrit Thaçi në foltoren e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri e Liburn Aliu, kanë dalë para tij duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin "Kosova e Hashimit".

"‹
Aty ishte e vizatuar edhe harta e Kosovës, kurse veriu i saj dhe disa vise tjera të banuara me shumicë serbe ishin ngjyrosur me të kuqe. Vetëvendosje ka akuzuar në vazhdimësi Thaçin se përmes dialogut me Serbinë, po e orienton veriun kah autonomia apo një status special.

Në këso kushtesh, udhëheqësi i seancës, Sabri Hamiti, tha se nuk mund të vazhdonte punën Kuvendi dhe kërkoi pushim 15 minutësh.

Në pamundësi që të mbante fjalimin e tij në Kuvend, kryeministri Thaçi thirri një konferencë për gazetarë në ndërtesën e Qeverisë.

Nga aty ai lexoi fjalimin që e kishte përgatitur për deputetët. Thaçi tha se të gjitha dilemat dhe interpretimet që po bëhen në lidhje me rezultatet e takimeve me homologun e tij serb, Daçiq për krijimin e ndonjë entiteti të veçantë në veri, janë të pavërteta.

Madje, ai tha se ata që mendojnë se veriu do të fitojë autonominë, i kanë ende idetë e mykura "millosheviqiane" në kokat e tyre.

"Serbia ka ëndërruar edhe ndarjen e Kosovës, edhe formimin e autonomisë, e edhe një status të veçantë apo Republika Srpska, por të gjitha këto janë ëndrra të parealizuara të saj në territorin e Kosovës".

"Diçka e tillë është vetëm në kokat e mykura të ëndrrave "˜millosheviqiane' të Serbisë. Këto projekte nuk do të realizohen kurrë në Republikën e Kosovës", tha Thaçi.

Thaçi kundërshtoi ashpër çdo ide për ndarje apo status special për veriun. Ndërkaq, shprehu besimin e tij se formimi i asociacionit të komunave serbe, nuk paraqet shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por se një asociacion i tillë, siç tha ai, është paraparë me Pakon e Ahtisaarit.

"Asociacioni që do të themelohet nuk do të ketë rol as ekzekutiv dhe as ligjvënës. Kjo është shumë e qartë. Pra, nuk do të jetë zëvendësim për kuvendet komunale dhe përgjegjësitë e komunave nuk mund të barten te ky mekanizëm", u shpreh Thaçi.

Duke iu referuar takimeve të fundit me Daçiqin, Thaçi tha se kryeministri serb është pajtuar për shuarjen e strukturave paralele serbe të sigurisë dhe drejtësisë në veri të Kosovës.

Mirëpo, në anën tjetër, kryeministri serb Daçiq u tha mediave në Beograd se dialogu me Prishtinën është në krizë dhe se deri më tani nuk janë arritur kurrfarë marrëveshjesh.

Ai theksoi se strukturat paralele mund të zëvendësohen vetëm përmes një asociacioni të komunave, i cili do të kishte kompetenca të caktuara. Ndërkaq,  përsëriti qëndrimin e tij se ndarja e Kosovës do të mund të ishte zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme për të dyja palët, por, sipas tij, tash për tash kjo çështje nuk është në tavolinë të bisedimeve.

"Nuk më lejohet më të flas për ndarje dhe përkufizim edhe pse ende mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme për të dyja palët", tha Daçiq.

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq pritet të mbahet më 4 mars në Bruksel, me ndërmjetësim të baroneshës Catherine Ashton.

Temë kryesore edhe e takimit të radhës do të jetë vendosja e një normaliteti në komunat veriore dhe zhbërja e strukturave të sigurisë që Serbia ka ngritur me vite në atë pjesë.

Përparimet në dialog, Bashkimi Evropian u ka vënë si kushte të dyja palëve nëse duan që të avancojnë tutje në proceset integruese evropiane.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRROKU, DOLLI ME SHEFAT E LAMAJT. VOCAJ - E NJOH ARBENIN! REAGIMI I KULIÇAJT, BALËS E RRUMBULLAKUTDossier nga ETLEVA DELIA, Panorama (02.28.2013)
KRAHINA E PLAVË-GUCISË E PASUR NË HISTORI E BUKURI, MË E VARFËRA NË ZHVILLIM EKONOMIK, PO PËRJETON SHOVINIZËM E ASIMILIM DHE COPËTIM NGA MALI I ZIEsé nga RAMIZ LUSHAJ (02.28.2013)
RRETHI I TROPOJËSNga DODË PROGNI (02.28.2013)
Radio Evropa e Lirë - RAPORTET NDËRETNIKE PËRBALLË NACIONALIZMIT HISTORIK (02.27.2013)
Reagim me shkasATA QË SHPIFIN DHE SAJOJNË RRENA NUK MUND TË JENË NË KRYE TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI..!Nga REXHEP ELEZAJ (02.27.2013)
NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS - MË 2 MARS MBLIDHET KËSHILLI DREJTUES I VATRËS (02.27.2013)
BASHKIM SHEHU - NGA ISH DREJTUESIT E DIKTATURËS PO MAGJEPSEN EDHE ATA QË NUK E KANË JETUAR DIKTATURËN (02.27.2013)
VOTIMI ME NJË ZONË, NJË KOMPROMIS I NDYRË NDËRPARTIAKOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (02.27.2013)
ZËRI I AMERIKËS PROTESTON ZHURMIMIN E PROGRAMEVE NË KINË (02.27.2013)
NUK DO TË KETË DEMOKRACI NË SHQIPËRI PA U DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT!Nga ILIR HYSA (02.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]