E Hënë, 04.29.2024, 03:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
48 MIJË FJALË SHQIPE ME NJË KLIK - www.fjalori.shkenca.org

E Mërkurë, 03.27.2013, 08:02am (GMT+1)




www.fjalori.shkenca.org është adresa ku mund të gjeni fjalorin e gjuhës shqipe online me 53 mijë njësi, jo vetëm për t'i lexuar,download (6) por edhe për t'i dëgjuar

Në adresën www.fjalori.shkenca.org. mjafton që të uleni dhe të shkruani fjalën a termin e kërkuar dhe menjëherë në ekran do t'u shfaqet shpjegimi i fjalës apo shprehjes frazeologjike që doni. Kërkimi është shumë i thjeshtë. Ky është fjalori i parë online, i cili u ofrohet përdoruesve në të gjitha trojet mbarëshqiptare me prurje të reja gjuhësore. Aktualisht është ndër faqet më të klikuara online. Ky fjalor përveçse mundëson leximin, do të ofrojë edhe dëgjimin e fjalëve dhe njësive frazeologjike. Shqiptimi i fjalëve dhe njësive frazeologjike është realizuar nga aktorët Klodjana Keco dhe Genti Deçka. Futja e elementit të zërit i transmeton përdoruesit formën e gatshme të shqiptimit të fjalës apo njësisë frazeologjike duke i lehtësuar përdorimin, ndërkohë që ka dhe një përditësim online të fjalorit. Kështu, përveç shqipfolësve fjalori mund të shërbejë edhe për të huajt që e flasin dhe duan të përmirësojnë njohuritë mbi gjuhën shqipe. Aktualisht në faqen online po punohet për futjen e elementit të zërit. Përzgjedhja e zërave dhe mënyra e shqiptimit të fjalëve dhe njësive frazeologjike është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autorët e fjalorit. Shoqëria "˜Terminal Albania' ka përdorur modelet e botimit të fundit elektronik të fjalorit të Oksfordit për të sjellë në versionin elektronik fjalorin e gjuhës shqipe. E gjithë kjo nismë e re u shërben të gjithëve, çka do të thotë se fitojmë kohën e humbur sepse është praktik dhe shumë i shpejtë. Fjalori i gjuhës shqipe, i botuar nga Akademia e Shkencave në vitin 2006, është mbështetur nga Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim. Fjalori që mban rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë njësi frazeologjike është dixhitalizuar dhe mund të gjendet online. Ai është hartuar nga  profesorët Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga. Vetë botimi i këtij fjalori në vitin 2006 u konsiderua risi për vetë faktin se ai ishte sjellë në një format të vogël si libërth shumë praktik në përdorim. Por akoma më praktik është versioni i ofruar online nga Qendra për Studime Albanologjike në Tiranë, në bashkëpunim me kompaninë "Terminal Albania". Është zgjedhur botimi i vitit 2006, sepse për nga numri i fjalëve është më i madhi ndër fjalorët shpjegues që janë botuar deri më sot të gjuhës shqipe. Ai përmban rreth 48 mijë fjalë, 7 mijë më shumë se fjalori i vitit 1980 dhe 5 mijë njësi frazeologjike që janë të barabarta secila me një fjalë. Kështu struktura e fjalorit është e përbërë gjithsej nga 53 mijë njësi. Ky pasurim me fjalë të reja dhe njësi frazeologjike ka ardhur jo vetëm si rezultat i shfrytëzimit të literaturës por dhe ligjërimit të folur vitet e fundit. Botimi i 2006-ës i hedhur tashmë online është përzgjedhur dhe për faktin se është shumë praktik në lidhje me ndërtimin e strukturave kuptimore, që të përshtaten sa më shumë me nivelet e nxënësve të shkollave të mesme, madje edhe për nivelin e nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë dhe shihet si një fjalor për përdorim masiv. Digitalb mbështetet e fjalorin e parë elektronik të gjuhës shqipe me anë të hapësirës në transmetimet në platformën tokësore dhe satelitore dhe të rrjetit të saj të shpërndarjes.

Si mund të përdoret

Hapni faqen www.fjalori.shkenca.org dhe do t'ju shfaqet një formular i zbrazët. Shkruani në krye të formularit fjalën që kërkoni dhe do t'ju shfaqet shpjegimi; përmbajtja dhe funksioni gramatikor i fjalës. Madje, në këtë faqe online është parashikuar edhe mundësia e disa rasteve kur ndonjëri nuk e ka të instaluar alfabetin e gjuhës shqipe, dhe në vend që të shënojë po e zëmë drejt fjalën është ose çka, është i shtrënguar të shkruajë trajtat: eshte dhe cka (pra bëhet fjalë në rastet kur ë dhe ç nuk mund të shkruhen në faqe, p.sh në rastet e përdorimit të fjalorit përmes telefonave). Dhe në këtë rast hartuesi dhe programuesi i këtij Fjalori online i ka marrë parasysh ashtu si dhe për rastet e tjera të kësaj natyre. Në ndryshim nga fjalorët e zakonshëm që kanë një përdorim referencial, në këtë fjalor është e përfshirë edhe norma gramatikore, si dhe ajo fonetike. Mund të gjejmë elementë të eptimit, pra përfshirjen e zgjedhimit të foljeve, të numrit shumës të emrave, të përkatësisë së gjinisë dhe formave të tjera frazeologjike etj.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË PERNDJEKURIT POLITIKË PËRBALLË HESHTJES NDAJ DËNIMIT TË KRIMIT KOMUNIST!Nga BESIM NDREGJONI, President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (03.27.2013)
GJERGJ FISHTA - 'EDHE UN FRATI THAM T'VËRTETËN/ ME MYSLIMANËT E BAJ FLI VETEN (Lahuta e Malcis) (03.26.2013)
PËRUROHET MEMORIALI 'POST-BLLOK', INSTALACION PËR IZOLIMIN KOMUNIST (Fotoreportazh - Updated) (03.26.2013)
NJË COPË MURI E BERLINIT NË TIRANË DHURATË E QYTETARËVE TË BERLINITPërmendorja është vendosur në hyrje të ish Bllokut (03.26.2013)
SHAIP MUJA - GRATË E DHUNUARA DUHET TË KENË MBROJTJE SHTETËRORE (03.26.2013)
NË TIRANË U PËRURUA PËRMENDORJA 'POST-BLLOK' NË NDERIM TË TË BURGOSURVE POLITIKËAfro 100 mijë shqiptarë ishin burgosur, dërguar në kampe të internimit ose ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Enver Hoxhës (03.26.2013)
UNIONI MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË JU FTON NË KOVENTËN KOMBËTAREMë 26.Mars 2013 ora 12:00 në TOB (03.25.2013)
SHQIPTARËT FITOJNË KËRÇOVËN - TRIUMFON DEHARI (03.25.2013)
FILMI SHQIPTAR 'AGON' SHPALLET FILMI MË I MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (03.25.2013)
NATO E ARSYETOI EKZISTIMIN E SAJ MË 24 MARS 1999 (03.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]