E Djelë, 05.12.2024, 09:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHPRESA DHE ZHGËNJIME - DY FJALË PËR ATA QË ÒªDO MAJ MBURREN PËR MPOSHTJEN E NAZIZMIT, DUKE HARRUAR KRIMET E TYRE MONSTRUOZE NDAJ VËLLEZËRVE TË TYRE SHQIPTARË
Nga PËLLUMB LAMAJ, ish i Dënuar Politik në Burgun e Spaçit

E Martë, 05.07.2013, 07:17am (GMT+1)




SHPRESA DHE ZHGЁNJIME Dy fjalë për ata që Ò«do Maj mburren për mposhtjen e nazizmit, duke harruar krimet e tyre monstruoze ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë
Pëllumb Lamaj, I mbijetuar i Terrorit Komunist,
Ish i Dënuar Politik në Burgun e SpaÒ«it

Nju Jork, Maj 2013
9 Maji erdhi sërish. Sërisht do të përjetojmë me dhimbje të njejtin realitet të përdalë. Sërisht do të shohim politikanë të paskrupullt që do të ngjiten tribunave si triumfatorë për ti thënë njerëzimit se paraardhësit e tyre kontribuan në fitoren mbi nazizmin. Për fatin tonë të keq, këta njerëz janë aq të paprinciptë saqë për interesa të ngushta i ndalin akrepat e historisë tek ajo ditë, për të mos pranuar turpin që vijoi për gjysëm shekulli. Ndërsa ata heshtin, ne bëjmë Ò«udi nëse do të ketë ndonjëherë përgjigje për pyetjet tona. Ne bëjmë Ò«udi nëse humanizmi do të triumfojë ndonjëherë mbi krimin.

Òª'ndodhi me të munduarit dhe viktimat e kampeve komuniste të përqëndrimit në Shqipëri? Pse ende sot, edhe pas shtatë dekadash, një numër i madh i atyre të vrarë barbarisht nuk kanë as varr? Kujt i intereson heshtja për këtë gjakderdhje1?
Të ekzekutuar 6 023 persona
Të vdekur në burg 1 065 persona
Të burgosur 17 300 persona
Të sëmurë mendorë 260 persona
Të internuar 180 000 persona
Të vdekur në internim 9 000 persona.

Si u la në heshtje ky genocid që ia kaloi edhe inkuizicionit e nazizmit? Si nuk doli nje dorë a një zë i fuqishëm i botës së qytetëruar të denonte këto krime makabre dhe të qetësonte sadopak miliona viktima jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën? Përse Perëndimi dhe Bota e Qytetëruar mbyllën sytë pas rënies së murit të turpit, murit të Berlinit dhe nuk përsëriti një Gjyq të Dytë të Nyrembergut? Përse kriminelët e kuq gjetën strehim në Perëndim dhe u pritën me përkëdheli nga shtetet perëndimore? Mos vallë bota drejtohet nga konspiracioni? Mos vallë Perëndimit i interesoi komunizmi thjesht për të mundur nazizmin dhe pastaj nisi heshtja dhe harresa e madhe?

Edhe ata pak individë që guxuan të thonë të vërtetën dhe që e deshën njerëzimin, komunizmi iu grabiti jetën, i përbuzi, i ndoqi si heretikë dhe më vonë i vrau. Sot ata që i kryen ato krime lulëzojnë në pushtetin e turpit dhe krimit dhe bota perëndimore dhe e qytetëruar jo vetëm hesht dhe i trajton si partnerë por në më të shumtën e rasteve iu krijon edhe privilegje, ndërsa neve, qëndrestarëve e viktimave nuk na ngelet gjë tjetër veÒ«se të ulërijmë nga neveria, të pelcasim nga zemërimi dhe të asgjësohemi nga dëshpërimi.

Ne presim me dhimbje dhe bota mospërfillëse sërisht hesht. Mos vallë këto krime dhe kjo histori gjysëmshekullore do të varroset së bashku me viktimat? Ёshtë ky një konspiracion botëror i më të mëdhenjve që ka si qëllim harresën dhe ne pak të mbijetuarit s'na mbetet gjë tjetër veÒ«se të ngremë sytë drejt qiellit, drejt atij qielli të zvetënuar pasi edhe shpresat janë bërë tashmë mizore. Duket se edhe vetë Zoti na ka harruar, në mos mallkuar, e megjithate ne sërisht shpresojmë se dikush, dikur do të zgjasë dorën e humanizmit për të shëruar plagët e hapura tonat dhe turpin e njerëzimit. Njerëzimit kurrë nuk i kanë munguar shenjtët kur është ndodhur pranë greminës morale. Ka patur përgjatë historisë burra të cilët nuk i ka trembur as vdekja për të thënë të vërtetën. "E megjithatë toka rrotullohet" tha Galileu "edhe në këto Ò«aste që unë po flas". Ne shpresojmë që njerëzimi dhe humanizmi nuk kanë kapitulluar para krimit. Ne kemi pësuar shumë zhgënjime, por nuk duam as të pranojmë se shpresa ka vdekur. Ndaj, edhe pse të lodhur, ne ende po presim ...Presim ...

1 Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë të Republikës së Shqipërisë


PËLLUMB LAMAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KROACI U PËRURUA XHAMIA MË E BUKUR NË EVROPË (05.06.2013)
MBRESA TË BUKURA, NGA KLLOKOTI I KOSOVËS…Nga Prof. MURAT GECAJ (05.06.2013)
Independent - ZGJEROHET SKANDALI I TRAFIKIMIT TË ORGANEVE NË KOSOVË, DO TË HETOHEN FIGURA TË LARTA QEVERITARE (05.06.2013)
ÇFARË ËSHTË E ÇFARË NUK ËSHTË GAZETARIANga INDRO MONTANELLI (05.05.2013)
KRAH PËR KRAH NË PAVDEKËSIKushtuar dëshmorëve të luftës për çlirimin e Kosovës, dr Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci-Nga BESIM MALAJ (05.05.2013)
Shpirti dritë i bëftë gjithmonë!BEKIM BERISHA - ABEJA - LUM AI I LUMI SA BUKUR E KA FITUAR PËRJETËSINËNga MUSTAFË RUGOVA (05.05.2013)
GJOVALIN TRAFIKIM DEPUTETËSH: KADELI NGA ISH-GREVISTI DEPUTET I EDI RAMËS - NË MBËSHTETËS I SALI BERISHËS (05.05.2013)
TA DUASH, TA NDËRTOSH DHE MBROSH TË VËRTETËN!Parathënia e librit 'Tirania e tranzicionit" të Elida BuçpapajtNga Dr. PËRPARIM KABO (05.04.2013)
MARTIRI I KOMBIT ISLAM BALI NOKSHIQI, I NDERUAR NË TRI SHTETENga RAMIZ LUSHAJ (05.04.2013)
SEKRETARI KERRY - SOLIDARITET ME MEDIAT E PAVARURA NË GJITHË BOTËN (05.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]