E Shtunë, 04.27.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
New York Times - SI TË SHËROHEN PËRGJITHNJË PLAGËT E BALLKANIT?

E Premte, 05.10.2013, 03:10pm (GMT+1)



 
Pas disa muajsh bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që datojnë nga vitet '90, kur Kosova, një ish-krahinë e ish-Jugosllavisë, në mënyrë efektive fitoi pavarësinë pas një ndërhyrjeje ushtarake të udhëhequr nga Perëndimi, shkruan David L. Phillips, në një artikull të botuar në të përditshmen "New York Times".

Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t'i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t'iu ndihmojë atyre që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes", shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i  "Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së".

NYT thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e '90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.

Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.

Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia - e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008 - ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe.

NYT thekson se larg nga kapërcimi i ndasive etnike dhe sektare, marrëveshja vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të "Serbisë së Madhe" të promovuar nga Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte.

Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një "Shqipëri të madhe" në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Ankesat datojnë që nga epoka e sundimit osman. Ato janë shtypur nën komunizëm, për të ngre kokën pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991-2. Ndërsa ndërhyrja ushtarake perëndimore ka ndihmuar për të ndalur vrasjen e boshnjakëve myslimanë në vitin 1995 dhe të kosovarëve në vitin 1999, ajo nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet politike të Ballkanit.

Joshja e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ishte menduar të kapërcejë armiqësitë. Nga ish republikat jugosllave, Sllovenia iu bashkua e para BE-së, në vitin 2004. Kroacia do të anëtarësohet më 1 korrik. Por, të tjerët nuk janë afër përmbushjes së kushteve të anëtarësimit, edhe pse Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia zyrtarisht janë "kandidatë", ndërsa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë "kandidate potenciale", siç është edhe Shqipëria.

Por, NYT thekson, se siç e ka provuar mirë Turqia, disa shtete evropiane thjesht nuk dëshirojnë një shtet me shumicë myslimane në klubin e tyre.

Disa gjithashtu denigrojnë Ballkanin si bastion i paqëndrueshmërisë fiskale dhe si strehë për trafikantët e drogës dhe bandat kriminale.

Dhe tashmë janë përtërirë pretendimet e padëshmuara, që datojnë nga vitet e '90-ta, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke përfshirë edhe disa liderë të tanishëm të Kosovës, janë të përfshirë në trafikimin e organeve të qenieve njerëzore, vë në pah gazeta.

Javën e kaluar në Prishtinë, një panel gjyqtarësh të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka dënuar një urolog dhe katër persona të tjerë se janë përfshirë së fundi në trafikimin e organeve.

"Prandaj, derisa qëllimi i një "Evrope të bashkuar dhe në paqe" vazhdon, serbët dhe kosovarët janë bërë cinikë në lidhje me shanset e tyre të pranimit. Prandaj edhe u organizuan protesta në rrugë që ngulfatën Beogradin dhe Prishtinën, pas arritjes së marrëveshjes", theksohet në artikull.

Perëndimi ka nevojë për një qasje të re për Ballkanin, një aranzhim diku midis ndarjes në shtet mono-etnik dhe një super-shteti të gjerë kontinental.

Kjo mënyrë e mesme ta quajmë "solidaritet interesi" - do të ruajë sovranitetin kombëtar dhe kufijtë, duke mundësuar anëtarët e grupeve të tjera etnike të bashkëpunojnë me homologët e tyre në rajon, në fushat si tregti, transport, arsim, media dhe art.

NYT përmend planin e Ahtisaarit të vitit 207, ku siç thuhet u përfshinë të drejta të avancuara për pakicat - duke përfshirë autonominë vendore në fushat ekonomike, kulturore, mjedisore dhe të tjera. Serbia e ka refuzuar këtë plan, por, parimet e tij ende paraqesin standard për zgjidhje të qëndrueshme.

Ndërtimi i lidhjeve të interesit të përbashkët përtej kufijve ka ndihmuar në stabilizimin e Irlandës së Veriut që nga viti 1998. NYT shkruan se me model të ngjashëm mund të përmirësohen marrëdhëniet midis sunitëve dhe myslimanëve shiitë në Lindjen e Mesme, dhe të ofrohen hapësira për ëndrrat e kurdëve të "pa shtet" në Turqi, Irak dhe Iran.

Kjo do të funksionojë vetëm nën qeveritë që promovojnë të drejtat e pakicave, dhe në mesin e partive që kanë udhëheqës të gatshëm për paqe.

Një shumicë dërmuese e shqiptarëve mbështet demokracinë, të drejtat e njeriut dhe tregun e lirë. Ata janë pro-perëndimorë dhe pro-NATO-s.

Por, është e kundërta me serbët, që kanë pasur një histori të jotolerancës kundër jo-serbëve dhe ndaj myslimanëve si dhe të agresionit dhe dëbimit të detyruar për të krijuar një atdhe serb në territoret ku ata kanë pretendime historike veçanërisht në Kosovë, por edhe në Bosnjë.

Është e sigurt, se ky plan për një "fqinjësi shqiptare" paqësore- ose një "fqinjësi serbe", - do të mund të manipulohet nga ekstremistët. Iu përket liderëve përgjegjës lokalë dhe komunitetit ndërkombëtar që ta parandalojnë këtë.

Por, "Solidariteti i interesit" ofron shpresë reale të reduktimit të tensioneve sektare, thekson NYT. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS 70 VJET NË SHËRBIMIN SHQIPNga KËZE KOZETA ZYLO (05.10.2013)
LUGINA E PRESHEVËS - TË KRIJOHET ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE (05.10.2013)
KOSOVA, RRUGA E GJATË EVROPIANE (05.09.2013)
NË TIRANË PËRKUJTOHEN ILIR KONUSHEVCI E HAZIR MALA (05.09.2013)
A KA DORËZUAR NJAZI KOSOVRASTI NJË LISTË TË BARDHË NË KQZ? (05.09.2013)
”DY HEROINA SHQIPTARE” (NGA ARKIV I DIELLIT)Nga DALIP GRECA (05.09.2013)
JEMI SHTET LAIK A ISLAMIK?Nga GANI MEHMETAJ (05.09.2013)
ELEZ BIBERAJ - FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE TË THELLË PRESIDENTIT NISHANIFalenderoj përzemërsisht Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Bujar Nishani, për dekorimin tim me Urdhrin “Nderi i Kombit.” (05.09.2013)
KOSOVË, KONFERENCË ME TEMËN 'ROLI I ISLAMIT NË PARANDALIMIN E DHUNËS NDAJ FEMRËS' (05.08.2013)
Blic - NASER KELMENDI BASHKËPUNËTOR I BOSËVE SERBË TË KRIMIT (05.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]