E Martë, 05.14.2024, 01:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VAJZAT QË BËNË HISTORI NË MAJËN E EVERESTIT

E Hënë, 05.20.2013, 03:37pm (GMT+1)



Një grua e re pakistaneze ka bërë histori; ajo është bërë gruaja e parë nga vendi i saj, e cila është ngjitur në Malin Everest.

Dhe jo vetëm. Një gjë të tillë e ka bërë e shoqëruar nga dy vajza të tjera nga India.

Rekordi i dyfishtë është krijuar të dielën kur Samina Baig, 22 vjeçe, ka arritur majën e Everestit së bashku me binjaket indiane, Tashi dhe Nungshi Mallik, 21-vjeçare.

Me to ka qenë edhe vëllai i Saminas, Mirza Ali, 19 vjeç.

Akti ka bërë që Samina të shfaqet të hënën në faqet e para të gazetave pakistaneze. Duke folur për Radio Mashaalin, ajo ka thënë se ka dashur të dërgojë mesazhe për barazinë gjinore dhe paqen.


Samina Baig

"Misioni ynë ka qenë fuqizimi i grave përmes sportit avanturesk. Pastaj, kemi takuar indianet dhe program i yni, mision i yni është bërë barazia gjinore Indi-Pakistan, në vitin 2013. Kështu, kemi vënë paqe midis dy vendeve dhe nuk duam ngushtime të kufijve. Ne duam paqe. Veçanërisht të rinjtë duan paqe midis dy vendeve", ka thënë Baig.

Ajo ka folur përmes telefonit satelitor, me të zbritur të ekipit nga mali 8,848-metërsh.

Në maje, Samina dhe binjaket indiane kanë vendosur flamujt e vendeve të tyre përkrah njëri-tjetrit, një gjest simbolik, i cili është vërejtur gjerësisht nga mediat.

Gazeta "Express Tribiune" e Pakistanit e ka cilësuar veprimin si "mesazh për paqe". Në Indi, gazeta Hindu ka shkruar se ai është "një mesazh i paqes, miqësisë dhe veprimit bashkëpunues".

Grupi është ngjitur në mal nga ana e Nepalit dhe ka arritur majën në mëngjesin e 19 majit.

Everest është mali më i lartë në botë dhe shtrihet në rajonin e Himalajeve.

Javën e kaluar, edhe një 25-vjeçare nga Arabia Saudite është bërë gruaja e parë në këtë vend, e cila ka ngjitur majen e famshme.

Arabia Saudite, e cila sundohet nga një monarki konservatore e myslimanëve shiitë, kufizon në mënyrë rigoroze të drejtat e grave. Pos kufizimeve të ngjashme, Pakistani dhe India kanë edhe mosmarrëveshje disavjeçare për rajonin e Kashmirit.(rel)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINA DO TË KETË MOMUMENTIN E HOLOKAUSTIT (05.20.2013)
Radio Evropa e Lirë - JETA NËN DHUNË (05.20.2013)
ELVIN LUKU - TALK SHOW ËSHTË FYTYRA E MODERATORIT (05.20.2013)
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTËIntervistoi ERMELINDA HOXHA (05.19.2013)
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)
PAPA FRANÇESKU - 'DEZINFORMACIONI, DENIGRIMI DHE SHPIFJA JANË MËKAT' Papa - 'I krishteri duhet të fitojë ndaj tundimit për t'u përzier në jetën e të tjerëve' (05.19.2013)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR DEKORATË NË NDERIM TË KARRIERËS NGA UNIVERSITETI AABNë shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj (05.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]