E Enjte, 05.02.2024, 02:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GUVERNATORI DAVID PATERSON MBËSHTET KEN BIBERAJN PËR NË KËSHILLIN BASHKIAK - QARKU 6të NË NEW YORK
Nga BEQIR SINA, New York

E Premte, 06.07.2013, 06:47am (GMT+1)



Paterson: "Jam duke mbështetur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj, sepse mendoj se Ken Biberaj beson në një rrugë më të mirë për qytetarët, miqtë e tij, anëtarët e familjes dhe fqinjët, mbasi ai përfaqëson një zë të freskët, të ri, e të etur për të u angazhuar në proceset qytetare."

New York City - Zyra e shtypit e fushatës në një dekleratë për shtypin njujorkez, sot njoftoi se Ish-Guvernatori i New Yorkut, David Paterson, natën e fundit ka deklaruar se ai do të mbështes kandidatin demokrat Ken Biberaj për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona elektorale numër 6 -të. Sipas dekleratës për shtyp të shpërndar nga zëdhënsia e shtypit të fushatës KenBiberaj 2013, znj. Mediha Kosovrast, thuhet se Guvernatori Paterson njoftoi miratimin e mbështetjes së tij për Ken Biberajn në një darkë fondembledhëse e organizuar nga partia Demokratike në New York, Kristie Stiles dhe aktivistia demokrate Susan Horsfall.



Ish Guvernatori i New Yorkut David Paterson, citohet të ketë thënë në dekleratë se : "Unë jam i kënaqur të shoh se ka një numër të kandidatëve të shkëlqyer në këtë garë për në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të New Yorkut, për Distriktin e 6-të, e cila do të garantojë një shërbim më të mirë në zonën që ata kan për të përfaqësuar."

Andaj thotë Paterson "Jam duke mbështetur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj, sepse mendojë se Ken Biberaj beson në një rrugë më të mirë për qytetarët, miqtë e tij, anëtarët e familjes dhe fqinjët, mbasi ai përfaqëson një zë të freskët, të ri, e të etur për të u angazhuar me të gjitha kapacitetet në proceset qytetare." .
Paterson tregon se në diskutimet e tij të shumta rreth çështjeve që ndikojnë në këtë pjesë të qytetit, Ken i ka ka shfaqur një pikëpamje pragmatike, realiste të ekonomisë së qytetit, në koherecën që ne jetojmë, e cila thotë ai është unike dhe e rrallë, mbasi Ken sipas tij ka provuar të jetë një njeri me një vizion të madh për të ardhmen e komunitetit të tij dhe cilësinë e tyre të jetës. "Unë jam i ngazëllyer për të mbështes Ken Biberaj për të zënë një vend në Këshillin Bashkiak dhe do të shikojë në vijim për të bërë fushatë me të në javët e ardhshme dhe muajve. " shprehet Ish Guvernatori i New Yorkut David Paterson,

Kurse, kandidati demokrat për në Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Ken Biberaj, thotë në dekleratën e tij për shtyp shpërndar nga stafi i fushatës, se :"Gjatë kësaj fushate, kam kërkuar rregullisht këshilla dhe do të këshillohem me Guvernatorin Paterson në lidhje me çështjet që përballet Zona elektorale në pjesën e qeytetit të New Yorkut - Upper West Side, si pjesë e rëndësishme e qytetit tonë. Është, një nder që të kemë mbështetjen e Ish Guvernatorit të New Yorkut David Paterson në garën time për Këshillin Bashkiak, të qytetit të New Yorkut " pohon Ken Biberaj teksa shtonë se fushata ime është e përqendruar në sjelljen e një energjie të re dhe një perspektivë të freskët për sfidat me të cilat përballemi dhe do të vazhdojë të punojë shumë për të bërë çdo gjë për banorët e mi që jetojnë në anën perëndimore të Nju Jorkut,Upper West Side. "

Ken Biberaj - është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut,Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.

Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t'i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry.


BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY FJALË ZEMRE PËR ANGELENPoezi nga AGIM GASHI (06.07.2013)
BABAI I ELHAIDËS - IME BIJË NUK DONTE TË FITONTE, IU DRUHEJ PARAGJYKIMEVE (06.06.2013)
Fate njerëzish nën diktaturën komunisteÇAMËRIA, KRYETRADHTIA KOMBËTARE E ENVER HOXHËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (06.06.2013)
TROPOJANI MË I PUSHTETSHËM NË 50 VJET MONIZËMOse njeriu me dy nekrologji!Nga ZEQIR LUSHAJ (06.06.2013)
KRERËT E VETËVENDOSJES U TAKUAN ME KONGRESMENIN ELIOT ENGELL (06.06.2013)
'ELEGJI' PËR KOMUNIZMINNga LUAN MYFTIU (06.05.2013)
MJAFT MË ME JU - GAZETARË LLOGORESHNga FATOS LUBONJA, Panorama (06.05.2013)
MOS JA VRANI ZOTIN KOSOVËSPersiatje nga AGIM GASHI (06.05.2013)
PROFESOR SELMAN RIZA DHE PROJEKTET E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS 1953-1955Nga BEGZAD BALLIU (06.05.2013)
PERIPECI TË GJITHNJË E MË SHUMË VITIASVE NË UDHËN ILEGALE PËR NË HUNGARINdërkohë më shumë se 1 000 emigrantë kosovarë janë bllokuar në burgjet dhe qendrat hungareze të mbajtjes (06.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]