E Enjte, 05.09.2024, 10:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NUK DUHET PERDORË MA FJALA “TURP”!
Nga FRITZ RADOVANI

E Premte, 06.28.2013, 02:28pm (GMT+1)



Shkoder 2 Prill...

Ju lutem mos më keqkuptoni! Kur turpi hahet me bukë ai asht ushqim...

Edhe gushakuqët kanë ditën e tyne nr. 41 në listë. Ata ua kanë marrë ditën e pranverës dallëndyshave, jo me forcë por me "vullnetin" e tyne, tue e festue até në ditët e para të stinës së verës, pikrisht në një nga datat ma të pritëshme per ndrrimin e qeverisjes, me 23 Qershor 2013.

Po, dallëndyshat çka u bane? Flitet se kanë ikë dikund ma larg se në Misir... Thonë se u ka mbetë "hatri" që komunistët nga inati me Filip Shiroken, ua kanë flliq Shkodren...

Nuk kanë faj fare! Filloi në Prill të 1913 me hanger pare tradhëtije Esad Pashë Toptani, dhe u bane plot 100 vjet, me 22 Prill 2013 që nipat e sternipat e tradhëtarit (nuk po i shkruej të gjithë, se kam frikë se po harroj ndonjë...) erdhen prap, me lidhë miqësi me pushtuesit e vjeter...

Me i pyet kush, po shka po bani kështu? Të gjithë "njëzëri" pergjegjin: "Po pse, iu bënë juve shkodrianëve pershtypje kjo, a nuk jemi me fëtyrë nga Europa?" Në të vertetë nuk kanë faj, u asht ba fëtyra ... tash 72 vjet tue i premtue Popullit Shqiptar, se "do hajmë me lugë ari!".

Po lugët e arit ku janë? Sternipi nuk i zen me gojë, ka frikë se i duhet me i shkri per me zevendsue lingotat që ka vjedhë gjyshi në thesarin e Bankës Shtetit Shqiptar... Po edhe me kenë, neser me ia kthye gjykata Pallatin e Brigadave apo të mbretit (nuk po dij i kujt asht, se nuk po dij as kush ka pague me e ba...), me shka do të hanë qeveritarët tanë, ata nuk perdorin pirunjë, se hanë me gishta kur shkojnë në "Konferencen Islamike", po lugë e thika i kanë edhe nder zyre.
PPSh na la një trashigimi me na pasë lakmi edhe vendet tjera të "Konferencës Islamike".

Kush nuk asht trashigimtar në Shqipni?! Cili mret, president, kryeminister, minister i mbrendshem apo bodigard i tyne, nuk ka "tapi" per të gjitha institucionet shtetnore dhe ata "private" kur ua venë synin ata, a "nuk janë të tyne" tue fillue nga Presidenti?...

Të flasim "drejtë" dhe troç: Kush e ndertoi burgun e Burrelit, Gjinokastres, Tiranës apo të Shkodres? Populli a qeveritarët? Sikur Ahmet Zogu, mos të ndertonte "burgun e Burrelit" a do ti vente kush bustin e tij në Burrel... Nuk besoj!

Po sikur, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Koçi Xoxe, të mos hapnin në 1946 në Shkoder, 26 hetuesi, burgje e podrume torturash, a do të ishin "heronjë populli" këta barbar?

As këte nuk e besoj! Prandej, edhe kerkohet rivendosja e tyne nder sheshe!

Po sikur, të mos hapnin kampet e interrnimit dhe të shfarosjes apo fermat famkëqija, dhe shfrytzimin e minjerave me të burgosun, mese ata do të joshnin bankat Islamike e Perëndimore?

Po pse, budallenjë janë turqit, që mbajnë "peng" qeverinë shqiptare tash 100 vjet me "veqilat" e tyne, tue ua krijue të gjitha kushtet e sigurisë, madje edhe tue i quejtë "pashallarë', "hoxhallarë, shehjlerë apo haxhi ibriklerë..." të tyne, dhe tue "garantue" per ta? ...

Janë ba plot 21 vjet që Shqiptarët vazhdojnë me votue per "trashigimtarët" që jo vetem i vodhën dhe i plaçkitën, po edhe i masakruen dhe i vranë tue i dhunue si asnjë pushtues tjeter...

Të gjithë pa pikë turpi në se nuk kishin teserat e PPSh, ishin bashkpuntorë të atij sigurimi që ka ushtrue dhunen dhe Gjenocidin ma barbar të Shek. XX në Shqipninë Martire! Autorët e këtij Gjenocidi jo vetem nuk u dënuen gjatë qeverisjes 21 vjeçare, gjoja "demokratike", po edhe u asht dhanë mundsia me zhdukë edhe "dosje" e dokumenta të krimeve të tyne mizore.

Tue fillue nga Presidentët, Kuvendi Popullor i Haxhiqamilistëve dhe qeveritarët anadollakë që edhe pse ndonjë thotë se jam "kaurr", ashtu mund të jetë, "po katolik kurrë"! Me respektue të gjitha "titujt e dekoratat" që janë dhanë nga qendra vrastare e atij "Kuvendi barbarësh", kjo nuk i lejohet as Muslimanëve, as Bektashijëve, as Ortodoksëve dhe as Katolikëve Shqiptarë të vertetë!

Ata që vazhdojnë rrugen e kriminelëve të vitit 1944, janë kriminelë pasues ma të poshter!

Të bash thirrje me votue per këta dhe të votosh si asht votue, asht tri herë tradhëti:

Kundrejt Gjakut Martirëve të Atdheut.

Kundrejt Vorrezave të zhdukuna nder kampe shfarosje e interrnimi.

Kundrejt Rinisë Shqiptare, që do të konsiderohet trashigimtare e një vendi pa Histori.

E ndoshta, krimi ndaj Rinisë Shqiptare asht ma i madhi, mbasi do të vertetojnë të gjitha ato shpifje e poshtersi per të cilat, nder shekuj na kanë veshë okupatorët e komshijtë dashakëqijë.

Të votosh per tradhëtarët e Atdheut që kanë shitë Trojet tona, kanë dhunue Flamurin e Atij Gjergj Kastriotit që shpetoi Europen nga barbarizmi anadollak, kanë nenshkrue marrveshje pushtimi dhe zaptimi nga jugosllavët, grekët, turqit apo rusët e kinezët, pa perjashtue tryezat e flliquna të Italisë, në vitin 1991 në Venecia...apo në ....asht Tradhëti Kombtare dhe asgja ma pak.

E ku, thoni ju, se duhet perdorë fjala "turp"?

Melbourne, 28 qershor 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKJA E SALI BERISHËSNga RAMIZ LUSHAJ (06.28.2013)
Zëri i Amerikës, FATOS LUBONJA - ZGJEDHJET NUK TUNDËN FORCAT OLIGARKO-MAFIOZELubonja: Politika noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do kishte shtet të së drejtës, shumë nga politikanët do të ishin në burg (06.27.2013)
'ANA FRANK' E KOSOVËS I SHKRUAN THAÇIT - KRYEMINISTËR, MOS MA PËRGJYSMONI LIRINË (06.27.2013)
UNIVERSITETI I DURHAMIT NDEROI PRESIDENTEN JAHJAGA ME ÇMIMIN 'HONORIS CAUSA' (06.27.2013)
SHTËPITË PUBLIKE TË KOSOVËS!!Nga SELIM M. NËNGURRA (06.27.2013)
ROBERTO SAVIANO NË FACEBOOK PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT - 'SHËRIM KORRUPSIONIT TË BERISHËS DHE LUFTË KUNDËR ORGANIZATAVE MAFIOZE SHQIPTARE' (06.27.2013)
KUR U NDAL ZEMRA E LEJLES(Kushtuar Lejla Selacit e cila dhunshëm u nda nga jeta sëbashku me njëqind të rinj e të reja në ishullin Utoja të Norvegjisë)Poemë nga AGIM GASHI (06.27.2013)
Reuter - AZERBAJXHANI DUKET SE KA ZGJEDHUR TAPin (06.26.2013)
Shtypi perëndimor - Politika në Shqipëri në vendnumëroNeue Zürcher Zeitung - DY DEKADA NUK KANË QENË TË NEVOJSHME PËR TA SHNDËRRUAR SHQIPËRINË NË NJË DEMOKRACI FUNKSIONALE (06.26.2013)
Forbes - OPRAH WINFREY ËSHTË MË E FUQISHMJA E FAMOZËVE, PASOHET NGA LADY GAGA (06.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]