E Mërkurë, 05.15.2024, 02:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR U NDAL ZEMRA E LEJLES
(Kushtuar Lejla Selacit e cila dhunshëm u nda nga jeta sëbashku me njëqind të rinj e të reja në ishullin Utoja të Norvegjisë)
Poemë nga AGIM GASHI

E Enjte, 06.27.2013, 06:23am (GMT+1)



LEJLA SELACI

(09 01 1994-22.07.2011)

Po mbushen dy vite kur dora e një krimineli në Norvegji vrau dhe masakroi afër njëqind të rinj e po aq i plagosi. Në mesin e të rinjve ishte edhe shqiptarja Lejla Selaci e cila ishte edhe udhëheqëse e një grupi të rinjësh në ato aktivitete që organizoheshin ato ditë.
Lulja, për t'i mbrojtur bashkëmoshatarët e saj u kap fyt m fyt me kriminelin derisa ra e qëllua rme plumbat e ktij krimi makabër.



I
O moj Lejla e shqiptarit
Heroinë në Norvegji,
Gjakun derdhe, jetën fale,
Vajzë e njomë plot bukuri.

II
Fati i jonë si fat jetimi
Na përcolli në botën mbarë,
Kudo të shkojmë e të punojmë
Na thërrasin mërgimtar.

Të huaj n´atdhe e nëdhena t´hueja
Kemi mbetë në mexhëtë askujt,
Herë na vrasin e herëna rrahin
Sikur leckat tue na gjujt.

Mërgimtar njerz tëpafat
Edhe vdekjen e kemit´randë,
Vdesim në punë, nërrugë e parqe,
Pa e pas afer askand.

Por ma e randa ashtëkur na vrajnë
Na e marrin jetën nëpafajsi,
Të merr plumbi e tëpren thika
Pa t´pyet a je plak a i ri.

Jeta e jonë prej refugjati
Ashtë nji jetë e mbushun lot,
E dhumbshme dje, sote nesër,
Me tragjedi e mbushun plot.

Prej shumë vdekjeve të randa plumb
Me kangë vaji e lot në sy,
Sot ja kushtoj 17 vjeçares
Që e vranë në Norvegji.

III

Pushoj pak sa me i fshi lotët
E sharkis telat me ja shtrengu,
Me i thanë zemres mos u ndal
Këtë kangë vaji pa e këndu.

Kur ju këndoj zemravet´njoma
Që n´këtë jetë nuk rrahin ma,
Të thahet fyti e t´mashtron zani
Lotët rrjedhin pa ia nda.

E mendoj Lejlen sikur Nelin
E përcjell vajin me sharki,
Kokrra loti pa ndal rrjedhin
Përse vritet kjo rini?

Erdhën prindërit nga Kosova
N´fund të botës për një jetë,
S'ka mendue nëna e shkretë
Bija e saj këtu me i vdekë.

Në janar ka lindur Lejla
Muaj i ftoftë me zemër flak´,
Në korrik pas 17 vjetëve
Trupi i saj lahet me gjak.

Rritej vasha e shqiptarit
Bukuroshe e trime e dheut,
Për kësi vasha si sorkadhe
Ka nevojë toka eSkënderbeut.

Por një ditë të nxehtë korriku
Të vitit dymijëenjimbdhjetë,
Ishulli i Vdekjes në Norvegji
Nga kjo botë mori shumë jetë.

Një kriminel pa nder pa fis
Në Utoja lart në veri,
Villte zjarr e shkrepte plumba
Tue vra vasha e djemtë ri.

Vrau e vrau sa u lodh
Askush para nuk i dilte,
As Lejla me gjak shqiptari
Një moment të tillë s'e priste.

I doli para si luaneshë
Ndale zjarrin kriminel,
Po si vritet kjo rini
Ooooo i poshter e i pa nder.

Ju versul drejt kriminelit
Flak i ndrisnin ata sy,
Porse plumbat ia ndalen turrin
Me duer të buta s'mundi me mbërri.


I zbrazi plumbat krimineli
Se Lejla kohen jandaloi,
Tuj shpëtue shumë shokëe shoqe
Në amshim po Lejla shkoi.

Njëqind vasha e djelmosha
Një kriminel sot i ka vra,
Sa shumë nana me duer në gji
E tanë jeten me lot tuj qa.

IV

Lindi vasha jashtë atdheut,
Për me vdekë trimreshë beqare,
O moj Lejla e Arbrisë
O moj Lejla bijë shqiptare.

E ëndërrove nji djalëtë ri,
Ta bësh dasmën nëatdhe,
Në vend të dasmës funerali
Beqareshë me të lshue në dhe.

Në vend t´fustanit të nusnisë,
Të veshen n´flamuj të miqësisë,
Fli e qetë egjull rinor
O moj engjull i bukurisë.

Vinë korriket e ndrrohenmotet
Qelin lulet nji nganji,
Ashtë një nanë dikun´mërgim
I mbledh të freskëta vetëm për Ty.

Ah për fatin po të shqiptarit,
Di të flas e lumjabotë,
Sa shumë eshna e gjaktë njomë
I mbanë në zemër elumja tokë.

25.06.13
Düren


AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reuter - AZERBAJXHANI DUKET SE KA ZGJEDHUR TAPin (06.26.2013)
Shtypi perëndimor - Politika në Shqipëri në vendnumëroNeue Zürcher Zeitung - DY DEKADA NUK KANË QENË TË NEVOJSHME PËR TA SHNDËRRUAR SHQIPËRINË NË NJË DEMOKRACI FUNKSIONALE (06.26.2013)
Forbes - OPRAH WINFREY ËSHTË MË E FUQISHMJA E FAMOZËVE, PASOHET NGA LADY GAGA (06.26.2013)
VETËVENDOSJE PROTESTON TË ENJTEN KUNDËR MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (06.25.2013)
PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRINga AGIM GASHI (06.25.2013)
KOSOVË-SHQIPËRI-MAL I ZI PROMOVOJNË BASHKËRISHT TURIZMIN NË BJESHKËT E TREKËNDËSHIT KUFITAR (06.25.2013)
KADARE KËRKON FALJE - RUGOVA KISHTE TË DREJTË (06.24.2013)
VLORA ÇITAKU - ME SERBINË VETËM FQINJËSI TË MIRË (06.24.2013)
Financial Times - KOALICIONI I DREJTUAR NGA RAMA PRITET TË MARRË PUSHTETIN NË SHQIPËRI (06.24.2013)
PËRKEQËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E NELSON MANDELËS (06.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]