Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është nderuar sot me
çmimin "Doctor Honoris Causa" në fushën e së drejtës civile nga Universiteti i
Durhamit.
Ceremonia e dekorimit është organizuar në katedralen e qytetit të Durhamit.
Sipas njoftimit nga Presidenca, titullin ia ka dorëzuar kancelari i
Universitetit të Durhamit, Sir Thomas Allen.