E Martë, 05.14.2024, 08:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ROBERTO SAVIANO NË FACEBOOK PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT - 'SHËRIM KORRUPSIONIT TË BERISHËS DHE LUFTË KUNDËR ORGANIZATAVE MAFIOZE SHQIPTARE'

E Enjte, 06.27.2013, 06:45am (GMT+1)



ROMË - Roberto Saviano gazetari i njohur italian dhe shkrimtar poston në facebook një status për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Duke shprehur solidaritetin me shqiptarët, Saviano thotë se rezultati i këtyre zgjedhjeve është jetësor për të luftuar korrupsionin e Berishës dhe për të filluar një luftë të vërtetë organizatave mafioze shqiptare.

"Shqipëria është një vend shumë pranë nesh, fati i të cilëve është i lidhur ngushtë me atë të Italisë. Për Shqipërinë, nuk mund të thuhet kurrë "le ta lëmë mënjanë dhe të flasim më mirë për atë që ndodh në Itali", sepse Shqipëria është një shtet i lidhur ngushtë me kulturën, historinë dhe gjeografinë në Itali.

Të dielën më 23 qershor u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, një vend që është demokraci të re dhe në rrezik. Ndërsa po mbylleshin qendrat e votimit, pati të shtëna armësh në Laç dhe u vra një eksponent i qendrës së majtë.

Socialisti Edi Rama, lideri i koalicionit të qendrës së majtë, në mbyllje të votimit tha se koalicioni i drejtuar nga partia e tij ishe "në rrugën e mirë për të marrë mandatet që kishte parashikuar" . Por menjëherë më pas, Sali Berisha, kryeministri në ikje, pretendoi fitoren duke mos njohur fitoren. Rezultatet zyrtare i japin 57.7 % koalicionit të drejtuar nga Edi Rama kundrejt 39. 4 % koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha.

Shqipëria, e cila në këto dekada të fundit ka ditur të transformohet, duke dalë nga diktatura e tmerrshme e Enver Hoxhës, është një shtet plot me talente e mundësi.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresohet të sjellin me vete janë jetësore për të shëruar korrupsionin e Berishës dhe për të filluar një luftë të vërtetë organizatave mafioze shqiptare.

Është koha që t'i lejojmë Shqipërisë të nisë transformimet që do ta çojnë në Europë. Solidarizohem me të gjithë lexuesit shqiptarë, të cilët me ndjekin, dhe që e di se në këtë orë janë të përkushtuar për të bërë që të respektohet demokracia."


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR U NDAL ZEMRA E LEJLES(Kushtuar Lejla Selacit e cila dhunshëm u nda nga jeta sëbashku me njëqind të rinj e të reja në ishullin Utoja të Norvegjisë)Poemë nga AGIM GASHI (06.27.2013)
Reuter - AZERBAJXHANI DUKET SE KA ZGJEDHUR TAPin (06.26.2013)
Shtypi perëndimor - Politika në Shqipëri në vendnumëroNeue Zürcher Zeitung - DY DEKADA NUK KANË QENË TË NEVOJSHME PËR TA SHNDËRRUAR SHQIPËRINË NË NJË DEMOKRACI FUNKSIONALE (06.26.2013)
Forbes - OPRAH WINFREY ËSHTË MË E FUQISHMJA E FAMOZËVE, PASOHET NGA LADY GAGA (06.26.2013)
VETËVENDOSJE PROTESTON TË ENJTEN KUNDËR MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (06.25.2013)
PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRINga AGIM GASHI (06.25.2013)
KOSOVË-SHQIPËRI-MAL I ZI PROMOVOJNË BASHKËRISHT TURIZMIN NË BJESHKËT E TREKËNDËSHIT KUFITAR (06.25.2013)
KADARE KËRKON FALJE - RUGOVA KISHTE TË DREJTË (06.24.2013)
VLORA ÇITAKU - ME SERBINË VETËM FQINJËSI TË MIRË (06.24.2013)
Financial Times - KOALICIONI I DREJTUAR NGA RAMA PRITET TË MARRË PUSHTETIN NË SHQIPËRI (06.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]