E Djelë, 05.05.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TAP KALON PËRMES GREQIWSË, SHQIPËRISË DHE ITALISË

E Premte, 06.28.2013, 06:45pm (GMT+1)



Firma BP, kompania kryesore që shfrytëzon rajonin gaz-mbajtës Shah Deniz 2 në Detin Kaspik,  konfirmoi të premten se gazsjellësi në Evropë do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.  

Presidenti rajonal i firmës BP, Gordon Birell tha gjatë ceremonisë zyrtare në Baku se gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është fituesi i projektit.   Firma TAP përbëhet nga kompania norvegjeze Statoil, ajo zvicerane Axpo  dhe firma gjermane E.ON.

Gazsjellësi do të shtrihet për rreth 800 kilometra nga Greqia, në Shqipëri dhe përmes detit Adritaik, në Itali.  Fusha Shah Deniz  kontrollohet nga një koncorsium i përbërë nga firma BP me 25 përqind, firma norvegjeze Statoil 25 përqind, firma shtetërore e Azerbaixhanit Socar 10 përqind, dhe po 10 përqind kontrollojnë firma ruse Lukoil, ajo iraniane Nico dhe firma franceze Total.

Zoti Birelli tha se koncorsiumi shpenzoi dy vjet për të përcaktuar rrugën më të mirë për gazsjellësin që do të çojë për herë të parë gazin azerbaixhas në Evropë. Gazi nga fusha Shah Deniz  2 do të fillojë të shfrytëzohet në vitin 2018 dhe furnizimi i parë për Evropën do të jetë më 2019. Sasia vjetore e gazit që do të kalojë përmes linjës TAP do të jetë 10 miliardë metra kub.  TAP-i shihet si konkurenti kryesor i gazsjellësit rus Korridori i Jugut "South Stream"  për tregjet evropiane.

Gazsjellësi rus do të kalojë nga Kazakistani dhe Rusia përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë për t'u bashkuar me linjat evropiane në Austri. Vendet evropiane synojnë të pakësojnë vartësinë nga gazi rus, i cili për momentin përbën 30 përqind të importeve evropiane të gazit.

Projekti Nabucco West që humbi ndaj TAP-it, do të kishte kaluar përmes pothuajse të njejtave vende, si edhe ai rus South Stream, me përjashtimin e vetëm duke kaluar nga Rumania në vend të Serbisë.

Sipas analistit amerikan Ariel Cohen, me fondacionin Heritage, vendimi për të ndërtuar TAP-in, është një arritje veçanërisht për Azerbaixhanin pasi ky do të jetë gazsjellësi i parë nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik që nuk kontrollohet nga Rusia.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DASH - SHTETI I KOSOVËS NUK I OFROI SIGURI AMBASADORES JACKSON (06.28.2013)
NUK DUHET PERDORË MA FJALA “TURP”!Nga FRITZ RADOVANI (06.28.2013)
IKJA E SALI BERISHËSNga RAMIZ LUSHAJ (06.28.2013)
Zëri i Amerikës, FATOS LUBONJA - ZGJEDHJET NUK TUNDËN FORCAT OLIGARKO-MAFIOZELubonja: Politika noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do kishte shtet të së drejtës, shumë nga politikanët do të ishin në burg (06.27.2013)
'ANA FRANK' E KOSOVËS I SHKRUAN THAÇIT - KRYEMINISTËR, MOS MA PËRGJYSMONI LIRINË (06.27.2013)
UNIVERSITETI I DURHAMIT NDEROI PRESIDENTEN JAHJAGA ME ÇMIMIN 'HONORIS CAUSA' (06.27.2013)
SHTËPITË PUBLIKE TË KOSOVËS!!Nga SELIM M. NËNGURRA (06.27.2013)
ROBERTO SAVIANO NË FACEBOOK PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT - 'SHËRIM KORRUPSIONIT TË BERISHËS DHE LUFTË KUNDËR ORGANIZATAVE MAFIOZE SHQIPTARE' (06.27.2013)
KUR U NDAL ZEMRA E LEJLES(Kushtuar Lejla Selacit e cila dhunshëm u nda nga jeta sëbashku me njëqind të rinj e të reja në ishullin Utoja të Norvegjisë)Poemë nga AGIM GASHI (06.27.2013)
Reuter - AZERBAJXHANI DUKET SE KA ZGJEDHUR TAPin (06.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]