E Djelë, 04.28.2024, 01:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TË GJITHË JANË TË GUXIMSHËM, KUR ARMIKU IKËN
Nga AUREL DASARETI, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake

E Djelë, 06.30.2013, 10:48am (GMT+1)



"Hajmalia" ime luftarake, që gjatë betejave më ka mbrojtur nga rreziqet (A. D.)


Në qoftë se banorët nuk e lidhin identitetin e tyre me shtetin e tyre, atëherë është shumë vështirë për të mobilizuar ata në favor të shtetit. It all begins with knowledge; you can know the Truth, and the Truth will set you free.

Nacionalizmi është një ideologji politike që thotë se çdo popull duhet të ketë vetëvendosjen në shtetin e tyre. Fakti se shumica e kufijve shtetëror të Evropës në një masë relativisht të madhe reflekton përkatësinë etnike të popullsisë, tregon se ideologjia nacionaliste ka pasur një ndikim aq të madh saqë shumica e kombeve të këtyre shteteve i kanë përvetësuar, mishëruar dhe praktikuar vlerat e kësaj ideologjie.

Krejt bota (përveç shqiptarëve kozmopolit) është nacionaliste, prandaj edhe ekzistojnë shtetet nacionale: Gjermania, Franca, Anglia, Rusia, Italia, Spanja, Serbia, Greqia...). Gjermania më përpara është shteti i gjermanëve e pastaj edhe i pakicave, emigrantëve që jetojnë aty. Franca, Anglia... gjithashtu. Dhe, janë bash fuqitë e mëdha ata që pasi vet qysh moti janë themeluar si nacionalitet/komb e shtet, tash dëshirojnë qetësi e jo lëvizje - zgjime kombëtare të shqiptarëve etj, prandaj edhe kritikojnë nacionalizmin në përgjithësi dhe at tonin në veçanti, duke e përshkruar atë si fenomen negativ që kinse është paraqitur në kohët e fundit.

Nëse neve shqiptarëve na ndalohet shprehja nacionalizëm atëherë po e emërojmë ndryshe duke mos ndryshuar asgjë nga subjekti: patriotizëm, atdhetarizëm, ose nacionalizëm pozitiv.

Nacionalizëm pozitiv është: "Të huajën nuk e dua por timen nuk e jap". Është krejtësisht normale dhe natyrale të duash abetaren, gjuhën, historinë, shkrimtarin, heroin, mitet, përrallat, atdheun tënd brenda dhe jashtë murit të arbrit; t`u këndosh prijësve tu të gjallë e të vdekur, të dëshmosh origjinën e lashtësinë tënde pellazge-ilire. Patjetër të mbajmë të zgjuar kujtesën e popullit.

Nacionalizëm negativ është: "Tënden e dua por timen nuk e jap." Bash kështu logjikojnë fqinjët tanë barbar. T`ia mohosh ekzistencën një populli tjetër të cilin e mban nën sundim; t`ia ngushtosh hapësirën kulturore dhe jetësore, t`ia përdhosësh gjuhën, flamurin kombëtar, historinë, t`ia ndalosh shkollën, lirinë elementare njerëzore, t`ia imponosh harresën, diskriminosh, ta detyrosh të shpërngulet me zor nga shtëpia dhe trojet e veta etnike, terrorizosh, vrasësh e masakrosh siç na e bëjnë neve pa pushim - në realitet quhet shovinizëm, fashizëm, nacizëm dhe racizëm, përkundër gjimnastikës së llafeve të miqve të tyre Perëndimor dhe rus të cilët sjelljet e këtyre krijesave të dëmshme për qenien tonë biologjike i quajnë nacionaliste apo ultra-nacionaliste. Më tepër më brengos fakti se edhe nga radhët tona ka të tillë.

Prej fqinjëve, vetëm Shqipëria e pranoi pa asnjë kusht FYROM-in ("Maqedoninë") si shtet të pavarur e sovran, ndërsa vet aleatët e këtij shteti të përkohshëm, fals dhe artificial vepruan dhe veprojnë ndryshe. Serbët ia mohojnë kishën, bullgarët gjuhën dhe kombësinë, ndërsa grekët emrin dhe origjinën. Që tragjikomedia jonë të jetë më e madhe, shqiptarët janë të vetmit që këtë komb imagjinar e kanë pagëzuar: maqedon - duke i dhënë një identitet fiktiv, në dëmin tonë. Ashtu që kjo marrëzi e jona dita ditës po na kthehet në bumerang. Këta krimba përpiqen të vjedhin nga ne edhe Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën) duke e shpallur si vllahe dhe Shkupjane; sipas logjikës shoviniste e fashiste: "E gjithkujt le të jetë por e shqiptarit të mos jetë". Ndërsa shqipfolësit, ekstremistët antikombëtar mysliman por edhe intelektualët, politikanët dhe qeveritarët servil e kozmopolit që i kemi me tepricë, janë krejtësisht indiferent ose përkrahin haptas synimet e këtyre kolonialistëve liliput. Turpi jonë nuk mbaron vetëm këtu, ka përpjekje që armiqtë tanë ta përvetësojnë edhe vet heroin tonë më të lavdishëm Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Kam informata se "maqedonët" aeroportin e Shkupit e kanë pagëzuar me emrin e Lekës së Madh, Aleksandëri i Maqedonisë, skandali "Enciklopedia" ku shqiptarët paraqiten si ardhacak barbar etj. I uroj Greqisë sukses të mëtejshëm se pengon "FYROM-in" në aspiratat e tyre të pista, Shqipëria lypset t`i bashkëngjitet menjëherë në këtë proces. Ju garantoj se, nëse të vetëshpallurit "maqedon" pranohen nga bota si pasardhësit e Aleksandërit të Maqedonisë, atëherë ky shtet, nga bota perëndimore, do të shpallet i shenjtë kurse popullsia e saj sllave e përkëdhelura më e madhe e tyre; ashtu që askush nuk do të guxoj një fjalë t`jua thotë për të keq. Do të na masakrojnë.

Nacionalizmi në formën e saj aktuale lindi gjatë Revolucionit francez dhe u përhapë në pjesën tjetër të botës gjatë 200 viteve pas revolucionit. Shpesh herë është debatuar se në cilën shkallë (nivel) ishin ndjenjat kombëtare para vitit 1800, por nacionalizmi, për herë të parë si lëvizje politike e masave paraqitet pas 1800 shit.

Është vërtetuar se ideologjia nacionaliste ishte (dhe është) një parakusht për zhvillimin e demokracive moderne. Në qoftë se banorët nuk e lidhin identitetin e tyre me shtetin e tyre, atëherë është shumë vështirë për të mobilizuar ata në favor të shtetit.

Problemet kryesore të mosfunksionimit të qeverive së shteteve të dështuara në kontinentin afrikan shpjegohen nga fakti se kufijtë shtetëror nuk reflektojnë etnicitetin e popullsisë. E njëjta gjë figuron edhe në Ballkan. Pasi Evropa i ndau trojet tona arbërore në 5 pjesë duke ua dhuruar fqinjëve grabitqar, asnjë prej këtyre shteteve nuk funksionon si duhet dhe ka gjasa që grindjet dhe luftërat ballkanike të vazhdojnë deri në amshim. Kuptohet, ne shqiptarët jemi humbësit kryesor, por edhe okupatorët barbar nuk do të kenë qetësi deri sa të mbanë të kolonizuara tokat tona stërgjyshore. Kombet përcaktohen në bazë të karakteristikave të caktuara që janë të përbashkëta për popullsinë e saj, të tilla si gjuha, raca apo feja. E vetmja formë legjitime e qeverisjes është vetë-përcaktimi i një kombi dhe një populli. Çdo komb që i plotëson parakushtet, duhet të ketë territorin e vet të pavarur në formën e shtetit dhe bota ideale duhet të përbëhet nga komb-shteteve duke respektuar dhe dhënë minoriteve të drejtat e tyre minoritare ashtu që të ndihen të barabartë me kombin shtyllë.
Emri i nacionalizmit vjen nga latinishtja "natio" që do të thotë: prejardhje familjare, origjina, fisi. Simbolet nacionale mund të jenë: gjuha, flamuri, këngët, historitë, heronjtë e Kombit. Por, kombet dhe shtetet kolonialiste që kanë kolonizuar ose akoma kolonizojnë kombet dhe tokat e huaja, fashistët pra, e keqpërdorin retorikën nacionaliste si argument të vetin kundër viktimave të okupuara. Greqia, Serbia dhe "Maqedonia"janë shembuj tipik të fashizmit sepse keqpërdorin retorikën nacionaliste patriotizmin si slogan kundër një pjese të caktuar të popullatës me përkatësi etnike të ndryshme, sidomos shqiptarëve, ashtu që ua mohojnë edhe të drejtat më elementare të njeriut. Prandaj të gjithë ata shqiptarë që format më ekstreme të nacionalizmit, respektivisht: shovinizmin, fashizmin, racizmin dhe nacizmin e këtyre okupatorëve në dëm të shqiptarëve të okupuar, e vlerësojnë si nacionalizëm e jo me emër të vërtetë, o janë të pashkolluar o janë shërbëtorë të tyre.

Nuk i harroj rrëfimet e gjyshit tim. Kur njeriu është i rrezikuar seriozisht, i duhet vënë freri, duhet disiplinuar. Disiplina e ushtruar prej meje ishte një ndjenjë e thellë pasigurie, e cila më ndihmonte t`u dilja para problemeve para se të më dilnin dore. Po ta lija këtë disiplinë, do të shtrëngohesha të punoja si kalë e në forma të tjera rutinë, por format rutinë të punës nuk janë pika ime e fortë. I trembesha pranimit të suksesit tim, sepse ai mund të ma dobësonte ndjenjën e pasigurisë. Kur e merr suksesin si të nënkuptuar, e fle mendjen. Kur të zë halli, rri duarkryq; se e di që të ecën e se do të dalësh nga situata njëfarësoj. Por pikërisht në këtë çast e ke humbur aftësinë të dalësh nga situata. Shkosh drejtë humnerës.

Të gjithë ne jemi pjesë e kësaj gjendjeje të turbullt psikologjike që po kalon Kombi. Duhet braktisur ndjenjën e pasigurisë, por, duke i njohur plotësisht rreziqet e kësaj braktisjeje.

Kur sheh në rrezik mbijetesën e saj, kafsha mund të reagojë me tërbim dhe duke sulmuar, por edhe duke u trembur dhe duke ia mbathur. Në të vërtetë duket se pikërisht arratia është forma më e shpeshtë e kundërveprimit, përveç rasteve kur kafsha nuk ka asnjë mundësi për t`ia mbathur dhe prandaj lufton. Cilado kafshë, pa marrë parasysh specien së cilës i përket, kundërvepron ndaj një sulmi kundër mbijetesës së vet me një ndër këto dy skema të sjelljes: arratia, ose agresioni-dhuna.

E kam provuar qysh në fëmijëri, në lëkurën time, urrejtjen patetike dhe ekstremizmin e fqinjëve të shqiptarëve. Kur isha 13 vjeç, në oborrin e shkollës, u ngatërrova me një nxënës 15 vjeçar (emigrant serb nga Kosova të ardhur në Amerikë 3 vjet më parë). I pasjellshëm, arrogant, problematik por edhe trim, shumë brutal ndaj më të dobëtëve, shtatgjatë dhe tejet i zhvilluar për moshën që kishte. Ai, pasi kishte dëgjuar nga prindërit e vet se kam prejardhje shqiptare, i motivuar nga ata, duke më konsideruar si viktimë të lehtë, jo vetëm që më ngucte dhe sulmonte fizikisht, çdo ditë, por edhe provokonte krenarinë time duke u treguar nxënësve tjerë anekdota dhe shpifje të pista për vajzat dhe gratë shqiptare. Anekdota që i kishte mësuar nga gjyshi, babai dhe krejt farefisi i tij. Nuk doja t` i tregoj vëllait tim që ishte moshatar me te dhe me siguri do ta mposhte. Nuk dëshiroja të përzihet në problemet e mia sepse e ndija veten mjaft të rritur, gjithashtu frikohesha se do humbi respektin para krejt shkollës dhe familjes. Por, as munda ta duroj më, përkundër faktit se e dija që akoma jam i papërgatitur për një larje hesapesh me të. Me siguri se do t`ia falja dhe do të tërhiqesha i pari sikur të kishte qenë shqiptar me kusht që të mos më nguc më. Nejse. Përndryshe, të dy ushtronim karate në të njëjtin klub dhe ai posedonte brezin kafe të rangut që i takonte. Kisha pa forcën dhe zotësitë e tij dhe e dija me siguri se do të më rrahë keq. Kisha ndjenjën e pasigurisë por at ditë e braktisa frikën. E sulmova papritmas. U kacafytëm si bishat. Gjymtyrët i kishte pak më të gjata se të miat, muskulaturën më të zhvilluar, rrezikoja të më qëllon prej së largu duke më mbajtur në distance. Për nder të paralizimit të armës më të fortë të tij dhe balancimit të mundësive, u mundova që s`pari herë ta rrëzoj për tokë duke përdorur epërsinë në mjeshtëritë e mia modeste në mundje dhe xhudo - që m`i kishte mësuar gjyshi dhe babai kur vizitoja fermën në Australi. Dështova. E kisha nënvlerësuar atë dhe mbivlerësuar veten. Pas shkëmbimit të goditjeve të para në të gjitha pjesët e trupit, me grusht, shqelma e bërryl, duke e pa se nga hundët e mija rrjedhë më shumë gjak se nga hundët e tija, e kuptova se do ta humbi betejën. Më kaploi paniku dhe trishtimi. E vlerësova situatën. T`ia mbath? Me pasojë të më ngacmojë edhe në të ardhmen? Turpi qoftë në mua dhe mbi mua. Inati ma ndaloi të iki me bishtin ndër vegë ama as që dëshiroja të alivanosem nga vrazhdësia dhe brutaliteti i kundërshtarit që ishte 2 vjet më i vjetër, më i ushtruar dhe më i fuqishëm se unë. Goditjet e befasishme me shqelm në krye më rrëzuan për tokë, por nga e keqja duel një e mirë. Aty ku rrash, afër meje, e pash një gur 7-8 cm të gjatë dhe 2-3 cm të trashë. I thash vetes: "Aurel bre, lypset të luftosh pa hile, kështu të ka mësuar babai por edhe trajneri, kështu je betuar, por bëre sot një përjashtim, shfrytëzo këtë gur që për fatin tënd ta ka dërguar Perëndia, të mos koritesh." Pa më diktuar kush e morra, e vendosa në shuplakën e dorës së djathtë, e shtrëngova mirë mes shuplakës, ndija fuqinë e përforcimit në grusht, u ngrita në këmbë. Dhe, vazhduam egërsisht të rrahim njëri tjetrin. Ama kësaj here, kundërshtari im filloi të pranon goditje shumë më të forta sesa që jepte. I shkreti, nuk kishte asnjë dituri për "armën" time të padukshme, të thjesht, primitive por shumë efikase për momentin. Luhatej si i dehur, unë gjithashtu. Nuk na mbanin këmbët, por, asnjëri prej nesh nuk dorëzohej përkundër dhimbjeve të hatashme trupore që i shkaktonim njëri tjetrit dhe lutjeve të një mësuese që rastësisht kaloi aty pari. Pas disa minutash përplasjeje të pamëshirë, teshat na u shqyen, kullonim në gjak, të dy, ndërsa spektatorët cinik vetëm zgërdhiheshin, brohoritnin dhe na motivonin të vazhdojmë aktivitetin duke na ndërsyer edhe më tepër. Gjatë përleshjes ia shanim familjen dhe krejt fisin kundërshtarit, duke mos kursyer as kombësinë. I bëja edhe provokime psikologjike duke e zemëruar sa më tepër, që të dal prej takti, ta humb kontrollin, të ngutet për të më sos sa më shpejt dhe të gaboj, ashtu që të shfrytëzoj hamendjen e tij. Shikova se ai kishte fituar më tepër gunga në krye dhe është ënjtur më shumë se unë në fytyrë, buzë e hundë, por kjo nuk mjaftonte ta rrëzoj për tokë. Unë, me rritjen e vetëbesimit automatikisht i rrita edhe ambiciet. Prandaj ndryshova strategjinë, nuk e mbaja më krejt gurin mes shuplakës por një pjesë e lash jashtë dhe fillova ta godas direkt, me at pjesë, duke i shkaktuar ca lëndime trupore, por, më tepër, kisha cenuar vetëbesimin dhe krenarinë e tij. Ika prej shkolle. Kur hyra të martën në klasë, të tjerët, por edhe mësuesja po silleshin me mua sikur s`isha fare aty, kurse pas pak më thirri drejtori, i cili më kërkoi llogari. "Përse mungove të hënën?" - më pyeti. "Nuk është edhe aq me rëndësi, siç shikon, unë erdha të martën" i thash.

Në moshën e rritur jam takuar shpesh me armikun tim të fëmijërisë; të dy jemi bartës të brezit të zi në shkathtësi luftarake. Ia kemi falur njëri tjetrit por asnjëri nuk harron ngjarjen. E kujtojmë me mall. Disa herë më ka pyetur gjysmë-seriozisht:

- "Aurel, më thuaj pash Zotin, a nuk u turpërove të përdorësh gur ndaj meje?! Nuk e pranoj se më ke mundur, ma ke bërë me hile!"
- "Me hile, pa hile, të rraha një çik më tepër" - i them.

Unë gjithmonë e kam tepruar me besimin tek mundësitë e mia, padyshim të futur në gjak nga prindërit. Kur babai që ju e respektoni, ju merr seriozisht dhe pret shumë prej jush, atëherë edhe ju detyroheni ta merrni veten seriozisht. Vetëm kohët e fundit realiteti e ka mbërritur e është barazuar me besimin te mundësitë e mija.

Shpesh herë ndjej se duhet të ndërpres paraqitjet e mia në odat e kuvendimit të internetit, ndoshta nuk më kuptoni, ndoshta nuk lexoni mes rreshtave, ndoshta se ju mërziti, rrallë kush më komenton, por akoma nuk kam hequr dorë nga mendimi se kam diçka të rëndësishme dhe origjinale për të shprehur. Ç`do të ishte ajo diçka? Se njohja jonë për botën ku jetojmë është në thelb e mangët dhe e pa-përkryer. Ka gjithmonë një mospërputhje midis pikëpamjeve e shpresave të pjesëmarrësit në këtë botë dhe realitetit të sendeve. Nganjëherë kjo mospërputhje është aq e vogël sa edhe mund të mos përfillet, por, në raste të tjerë, hendeku që i ndan është aq i gjerë saqë bëhet faktor me rëndësi për rrjedhën e ngjarjeve. Historia bëhet me gabimet, paragjykimet dhe keqkuptimet e pjesëmarrësit.

Viteve të fundit kam takuar shumë aktor (shqiptarë dhe të huajë) me rëndësi, të skenës së historisë. Ç`ndryshim i madh me dikur! Dikur jetoja i veçuar, tani më hapen shumica e dyerve. Më duhet ta pranoj se kështu më pëlqen më shumë; më vjen keq vetëm se nuk më mjaftojnë koha dhe energjitë për ta përballuar. Do të doja të rri më shumë me disa që kam njohur kohët e fundit dhe që janë të interesuar edhe për tragjedinë kombëtare shqiptare. Nuk kam parasysh aq njerëz me pushtet sesa njerëz me vlera. Nga natyra nuk e durojnë gënjeshtrën. Fisnik, sado mendime të hidhura që shprehin. Mishërojnë idealin e shkencëtarit dhe humanistit për liri e barazi në kërkim të së vërtetës. Ja përse i respektoj. Takohem me njerëz interesant dhe marrë pjesë në veprimtari dhe ngjarje interesante.

Shqiptarët nuk duhet të shkojnë në drejtimin e shpresuar nga armiqtë kolonialistë. Nëse rastësisht kemi edhe ndonjë politikan e qeveritar që nuk është krejtësisht i çmendur, ju sugjeroj të këshillohen me ekspert dhe dashamirë të shqiptarisë para se të veshin përgjithmonë me fustan (fusnotë) Kosovën dhe të shesin nderin, detin, tokën, ujin, ajrin e Shqipërisë natyrale.

Lypset të jemi të sinqertë para vetes dhe të tjerëve, vetëm ashtu të bashkuar do të zbulojmë pengesat që akoma na mbanë në situatën tragjike në të cilën gjendemi si Komb e Shqipëri Natyrale. Pengesat treten dhe zhduken kur dalin në dritë. Kur nuk kam ide të qartë, parapëlqej të mos hy në lojë. Shqiptarët kanë një prirje të lëvizin me hope, fillojnë një punë (nismë) e pastaj e lënë në mes të rrugës. Përpiqemi të mos mbetemi pas, por nuk arrijmë, atëherë e ndiejmë veten më mirë larg tyre. Prandaj edhe vendnumërojmë. Në balancë duhet të jemi aty-aty. Kjo don të thotë se kur je me një mendje të prishur, më mirë është të mos bësh asgjë. Sepse atëherë i hyni punës si të vijë, por në këtë rast ka gjasa të nxitoni e të humbni, sepse ju mungon durimi. Ka gjasa të gënjeheni nga ndonjë luhatje e rastit, sepse ju mungon kuraja për të vepruar sipas bindjeve tua. Për të mos u mashtruar në një nismë nevojiten bindje, por, nëse vepron sipas bindjeve të tua, mund edhe të zhdukeni nga gjithçka nëse bindjet i ke të rreme. Prandaj unë parapëlqej të marr qëndrim e të veproj vetëm kur të kem bindje të bazuara.
Sistemet shoqërore nuk punojnë të veçuar. Çdo sistem ka nënsisteme dhe ai vetë është pjesë e një sistemi më të gjerë realitetit. Sistemet dhe nënsistemet e ndryshme ndërthuren me njëri tjetri. Për të kuptuar proceset historike të tragjedisë tonë kombëtare lypset të bazohemi nga një teori speciale të cilën po e pagëzoj si teoria e kaosit. Për ne, kjo metodë është shumë më e vlefshme se metoda tradicionale, e cila është analitike. Mjerisht, botëkuptimi ynë është formuar nga shkenca analitike në një masë të madhe se ç`do të ishte mirë për ne. Shumë sende sqarohen nga shkenca analitike, por të gjitha proceset historike, ndër to historia jonë, janë komplekse dhe nuk mund të kuptohen mbi bazën e shkencës analitike. Unë personalisht, për të kuptuar gjërat dhe sendet që gjatë historisë kanë qenë vendimtare për kaosin e tragjedisë shqiptare, bazohem në teorinë time të refleksivitetit. Ajo më shërben për ilustrim dhe nuk do përdorur si formë derdhjeje ku mund të hyjë realiteti. Janë shumë procese të ndryshme që ngjasin në të njëjtën kohë, disa prej të cilave dinamike, të tjera statike si dhe afër ekuilibrit. Ndërveprimi midis tyre bën të lindin procese të tjera që hyjnë në të njëjtat kategori.

Kur qeveritarët, politikanët dhe një numër i konsideruar i intelektualëve 23 vjet me radhë e kanë harruar Flamurin, Kombin dhe Shqipërinë etnike e nuk mendojnë gjë tjetër jashtë fitimit të parasë së pistë, për asgjë që nuk sjell lavdinë e tyre personale, këta nuk mbahen se janë në jerm, për faktin se zakonisht janë të mërzitshëm, dhe quhen të denjë për URREJTJE. Janë këta lloje të përçarjes, mashtrimit, gënjeshtrës, tradhtisë, të cilët lypset t`i denoncojmë publikisht, t`i izolojmë të mos infektojnë edhe më tej masat, sipas mundësive edhe t`i largojmë. Nëse nuk veprojmë kështu, tash, menjëherë, atëherë nuk e meritojmë dekolonizimin, lirinë kombëtare dhe demokracinë, do të na mallkojnë dhe do të turpërohen për ne pasardhësit tanë; ndërsa do të mbetemi përgjithmonë të përbuzur nga armiqtë shekullor. Në thelb, janë këta të sëmurë mendor që nuk mund të perceptojnë botën objektivisht, edhe pse kanë ruajtur ca aftësi "njerëzore" të përvojës vetjake, subjektive, simbolike.
--------------------
-Per VOAL, nga USA, 30 qershor 2013-


AUREL DASARETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLZNER - TAP, MË SHUMË SIGURI FURNIZIMI ME GAZ PËR EVROPËN (06.30.2013)
LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHAPoemë nga AGIM GASHI (06.30.2013)
DHOMA SHQIPTARE E TREGTISË NË MASAÇUSETS, DEGA E USTERITFotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ (06.29.2013)
Radio Evropa e Lirë - LËNDIMI I JACOBSON - SPROVË PËR QEVERINË DHE VETËVENDOSJEN (06.29.2013)
MUZEUM I RI PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (06.29.2013)
NJË ABETARE E RRALLË MË SHUMË SE 100 VJEÇARENga Prof. Dr. TOMOR OSMANI (06.29.2013)
PASOJAT E ZGJEDHJEVE 2013Nga ALFRED ÇAKO (06.29.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ (06.29.2013)
TAP KALON PËRMES GREQIWSË, SHQIPËRISË DHE ITALISË (06.28.2013)
DASH - SHTETI I KOSOVËS NUK I OFROI SIGURI AMBASADORES JACKSON (06.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]