E Mërkurë, 05.15.2024, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AUTOSTRADA NUK I RRITI SHKËMBIMET TREGTARE KOSOVË-SHQIPËRI

E Mërkurë, 07.03.2013, 03:02pm (GMT+1)



Projekti më i madh infrastrukturor, autostrada Prishtinë - Vërmicë, e cila buxhetit të Kosovës, vlerësohet t'i ketë kushtuar rreth 1 miliard euro, një hulumtim i bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka vënë në pah se ky projekt nuk ndihmoi rritjen e këmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nëse shikohet, eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri, thuhet në raportin e KIPRED-it, të titullar "Kosova në kontekst rajonal -  Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare",  nuk duket se ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por sipas tyre, autostrada po shërben  si rrugë alternative për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera përmes  Kosovës në Shqipëri.

"Pra autostrada nuk ka shkaktuar ndonjë rritje të eksportit të Kosovës drejt Shqipërisë, ajo veç se e ka zëvendësuar Maqedoninë dhe Malin e Zi si vende transit që ishin për eksportin e Kosovës dhe të vendeve tjera drejt Shqipërisë dhe përtej fqinjëve të saj", thuhet në raport.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KIPRED, Ilir Deda ka theksuar se ky raport është një fotografim i gjendjes faktike të dinamikës dhe rolit të Kosovës në rajon sa i përket  ekonomisë dhe tregtisë.

"Te ne fatkeqësisht ka mbetur e gjitha në një lloj sipërfaqësie, fjali parulla në fakt nuk jemi mundur të kyçemi në rrjedhat rajonale të cilat eksitojnë. Një politikë e tillë parciale dhe pa të dhëna nuk mundet të na ndihmojë. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme kur i kam parë të dhënat në fund për autostradën që i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 1 miliard euro, por nuk i ka kthyer asgjë, dhe nuk i ka kthyer asgjë në fillim të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri", është shprehur Deda.

Brenda periudhës 5 vjeçare, pika më e ngarkuar ishte ajo e Hani të Elezit me Maqedoninë, nëpërmjet së cilës qarkulluan 35 për qind të shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të Kosovës, apo në vlerë prej më shumë se 4.3 miliardë euro brenda këtyre viteve.

Hulumtimi më pas tregon se brenda 5 viteve të fundit Kosova ka pasur deficit të lartë tregtar.

Me madhësinë e saj ekonomike dhe shpenzimet buxhetore thuhet në raportin e KIPRED-it, shkëmbimet e përgjithshme tregtare prej rreth 2.8 miliardë euro përbëjnë 0.42 për qind të vlerave të përgjithshme të shkëmbimit tregtar të rajonit.

Megjithatë, për dallim nga vendet e tjera të rajonit Kosova ka një bilanc më të çrregullt tregtar, ku raporti eksport import brenda periudhës 2008 - 2012 ka qenë shumë i shkëputur në dëm të eksportit.

Ndërsa, sa i përket shkëmbimeve tregtare të Kosovës me rajonin brenda periudhës pesë vjeçare, Kosova ka pasur një raport eksport import edhe më të shkëputur se ai i përgjithshëm, ndërsa ka pasur një rritje graduale por shumë të ulët në favor të eksportit përgjatë këtyre 5 viteve

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka theksuar se marrëdhëniet tregtare të Kosovës në kontekstin rajonal kanë ndryshuar gati tri vjet më parë dhe kjo ka ndodhur si rezultat i reciprocitetit dhe funksionimit të strukturës institucionale të Kosovës.

"Politikat tregtare të Kosovës tani më e disa vite do të varen drejtpërdrejt nga dy marrëveshje tregtare. Njëra është CEFTA, e cila është aktualisht në funksion dhe marrëveshja e stabilizim asociimit, marrëveshje kjo e cila në përqindje përmban afër 70 për qind komponentët tregtare. Efektet në biznes dhe tregtinë e Kosovës do të jenë të menjëhershme duke ndikuar që bizneset te kosovare të behën më konkurruese", tha Kusari - Lila.

Hulumtimi i Instituti KIPRED po ashtu ka vë në pah edhe mospërputhje në të dhënat tregtare reciproke.

Thuhet se importi i regjistruar në Kosovë nga një shtet është më i ulët apo më i lartë se sa vlera e regjistruar e eksportit të atij shteti në Kosovë , për të njëjtën periudhë dhe po e njëjta vlen edhe për eksportet.

Në këtë të dhëna, thuhet në raport nuk flitet për gabime të vogla gjatë regjistrimit, por flitet për shuma të larta. Në disa raste kjo mospërputhje kalon edhe shifrën 60 milionë euro në marrëdhëniet tregtare më vetëm një shtet të rajonit dhe vetëm brenda një viti.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA KTHEHET NË UASHINGTON PAS TURNEUT NË AFRIKË (07.03.2013)
DY DATA ME RËNDËSI HISTORIKE 1990-07-02 DHE 1990-09-07 QË ME KRENARI U SHËNUAN DHE PËRKUJTUAN NË ZVICËRFotoreportazh nga ABAS FEJZULLAHI (07.03.2013)
-Vëzhgim - ose Qyfyre të Qeverisë në largimMBI 70 GABIME ORTOGRAFIKE, NË 7 RRJESHTA SHKRESË ZYRTARE!Nga KUJTIM RUDINA (07.03.2013)
ALI LUSHAJ I KA NGRITË NJË MONUMENT SHIPSHANIT E TROPOJËS NË KULTURËN KOMBËTARENga ISA HALILAJ (07.03.2013)
PRESIDENTI OBAMA PËRFUNDON TURNEUN AFRIKAN (07.02.2013)
NË SHQIPËRI PROBLEMI JANË INSTITUCIONETNga FRED ABRAHAMS* (07.02.2013)
THAÇI - DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT 1990, AKT GUXIMI (07.02.2013)
Në 110 vjetorin e lindjesDON KOLEC PRENNUSHI: "PËR KRISHTIN O KUNDËR KRISHTIT"Nga FRITZ RADOVANI (07.02.2013)
FOTO E JAVËS - PRESIDENTI OBAMA DHE ZONJA E PARË FLASIN NË TELEFON ME GRUAN E ISH PRESIDENTIT MANDELA (07.02.2013)
VALBONË - FLUKS I MADH TURISTËSH TË HUAJ DHE VENDAS (07.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]