Prishtinë, 4 korrik - Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip
Reeker, do të qëndrojë në Kosovë nga sot deri më 6 korrik.
Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë politikë të Kosovës, në mesin
e tyre presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi, zëvendëskryeministrin Kuçi dhe
kryediplomatin Hoxhaj.
Takime të veçanta, Reeker do të ketë edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe
atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.