E Djelë, 04.28.2024, 02:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOTRA E VAÇES - E MËSOI NËNA TË KËNDOJË, NGA JETA IKU ME VUAJTJE (Intervistë)

E Shtunë, 02.08.2014, 10:51am (GMT+1)



TIRANË - Dera qe e hapur në apartamentin e vogël të katit të tretë. Miqtë hynin e dilnin, veshur me të zeza e me sy të skuqur prej lotëve. Fytyrat e tyre, të bardha meit. Ajo nuk priste askënd. Po flinte e qetë nën një 'mal' lulesh të bardha. Qe kthyer në shtëpi, pas një mungese të gjatë. Aq shumë e kish marrë malli, sa erdhi për të mos ikur kurrë më.

Tashmë, vetëm hesht. Zërin e fuqishëm e la pas me këngët e pavdekshme. Arkëmorti i Vaçe Zelës, ka zënë vend në dhomën më të madhe të shtëpisë. Përreth tij, qëndrojnë të heshtura mikeshat, motrat dhe e bija, Irma. Në dhomën tjetër, Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares, qëndron me burrat dhe ashtu me zë të ulët, bisedojnë ndërsa tymi i cigareve i drejtohet tavanit. Dritat llamburijnë në shtëpinë e bardhë të Vaçes. Dyert, pllakat, perdet, muret, abazhurët, janë të bardhë, ashtu si lulet që e mbulojnë trupin e saj të paqtë. Në korridorin e ngushtë, qëndrojnë radhë-radhë librat. Fqinjët, ata me të cilët të shtunave ajo gjerbte kafenë, sot, kanë hapur dyert.

Prej vitit 1966 e deri në vitin 1992 kur ajo së pari u nis drejt Zvicrës tek e bija, Vaçe Zela ka banuar në katin e tretë të një pallati 5-katësh pranë sheshit "Avni Rustemi". Kur vendosi të jetonte me të bijën për shkak të sëmundjes, iu la motrave këtë porosi: "Shtëpinë të ma mbani hapur. Një ditë do të kthehem e nuk dua të më dëmtohet".

Ka pak orë që është "kthyer", por shtëpia është plot. Të gjithë, kanë ardhur të përshëndeten me të për të fundit herë.

Ndërsa sot, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, për të do të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në aeroportin e Prishtinës e kanë pritur Nexhmije Pagarusha dhe Ilir Shaqiri.

Njëra nga motrat, Filja, ndan me ne, ditët e fundit dhe kujtimet për të.


Zonja File, si po e përjetoni humbjen e Vaçes?

Do më mungojë shumë. Ne jemi tri motra, Vaçja, unë dhe Flora. Ne të dyja, kemi 15 vite që qëndrojmë nga 6 muaj atje në Bazel tek shtëpia e Vaçes. Venim të rrinim me të, të kujdeseshim. Shkonim tre muaj njëra e tre muaj tjetra, në mënyrë që edhe e bija, Irma të punonte.

Ju, e prisnit këtë humbje...
Jo kaq shpejt, nuk donim të ikte. Përveç kësaj, mjeku na pat thënë që nuk kishte rrezik edhe për disa muaj. Donim që të paktën, ditëlindjen që e ka në prill, ta festonim me të. Nuk qe e thënë.

Si i kaloi ditët e fundit?
Kemi qëndruar gjatë gjithë kohës me të. Sëmundja e theu, ka vuajtur. Qëndroi shumë muaj në spital, ndërsa muajin e fundit e morëm në shtëpi. Vitin e Ri e kaluam të gjithë bashkë në Bazel, motrat dhe i vëllai. E bija, ngaqë e ndjeu se do e humbte, na mblodhi të gjithëve dhe Vaçja njerëzit më të afërt i takoi edhe një herë.

Si e kujtoni Vaçen në vegjëli?
Vaçja ime dhe e juaja, është një diell për neve. Ne jemi modestë. Motra dhe unë, i duam njerëzit e thjeshtë si ne. Ishte e bukur, e mirë, e dashur, njeri që bënte për të gjithë. Ajo ka qenë një vajzë, motër, një njeri që mendonte shumë për prindërit, motrat e familjen dhe bënte shumë për ne. Motra bënte sakrifica të jashtëzakonshme për ne, ndaj unë e adhuroj.

Çfarë do iu mungojë më shumë prej saj?
Ne kemi një mungesë të madhe për të. Për ne ajo është një diell, dhe dielli do na mungojë. Dhe sa herë të na marrë malli do shohim qiellin për të parë rrezet e diellit.

Cilën këngë ia ka kushtuar ajo familjes?
Këngën për gjyshen ka kënduar, dhe ia ka kushtuar asaj.

A mbartte ndonjë peng?
Jo, thjesht e merrte malli për Shqipërinë, por s'mund ta sillnim, sepse ishte në karrige me rrota. Nuk e lejonte mjeku që të vinte.

Nëna juaj ka qenë ajo që e ka mësuar të këndojë?
Po. Nëna jonë këndonte gjithnjë. Ajo këndonte bukur dhe pse qe veçse një shtëpiake.

Si e ka njohur të shoqin Vaçja?
E ka njohur qëkurse jetone në Lushnjë. Është dashuruar me të.

Si e kalonte kohën atje?
Kishte një kopësht të bukur që e mbante plot me lule. Dilte çdo ditë të kujdesej për to. Veç kësaj, zakonisht mbante një flamur të madh shqiptar; sidomos në festa e gëzime, ai duhej të valëvitej patjetër. E telefonin njerëz të panjohur në çdo kohë dhe ajo rritej në zemër, i rriteshin ditët e vitet.

Sa kohë kishte pa kënduar?
Kishte pak kohë. Kanë kaluar disa vite, sepse sëmundja nuk e lejonte.

Në shtëpi, këndonte?
Ah po, në shtëpi kur ishim të gjithë aty, po. Këndonte sidomos në festa a gëzime familjare.

Cilat këngë këndonte më së shumti?
Këngët e saja, të gjitha. Këngët e saj janë të larmishme, saqë edhe ai që nuk e kuptonte gjuhën e ndjente ritmin dhe kënaqësinë e marrë prej saj. Mundej që vetëm përmes zërit e këngës t'i futej në zemër. Ishte shumë e dashur me njerëzit. Nuk kam fjalë ç'të them. Edhe zviceranët që jetonin atje afër e adhuronin, për shkak të dashamirësisë së saj. E shihnin si një grua që dashuron lulet dhe njerëzit, që kishte një kopësht të bukur, me lule që i mbillte dhe kujdesej vetë për to.

Mbante kitarë në Zvicër?
Ka pasur një kitarë shumë herët, që ia dhuroi një të burgosuri politik, Gëzim Çelës. Gëzimin ne e kemi mik familjeje. Ndërsa kitarën që kishte në Zvicër ia kanë blerë shqiptarët e diasporës për ditëlindje.

Sa kohë kishte pa ardhur në Shqipëri?
Shumë vite. Nuk mundej të vinte. Erdhi kur u përurua shtatorja e saj në Lushnjë. Atë kohë, iu dha Shtëpisë së Kulturës emri i saj, ndërsa Vaçja u shpall qytetare nderi atje. Pastaj nuk erdhi më.

Si i shihte këto vlerësime?
Sigurisht që ajo i meritonte, por i shtohej jeta, se vlerësohej kontributi i saj. I donte njerëzit e Shqipërinë. Kishte shumë miq që vinin dhe e takonin, dhe ajo gëzohej.

Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës, kush e priti?
Ishin përfaqësues të Ministrisë së Kulturës atje dhe miq e artistë.

Ishte edhe Nexhmije Pagarusha?
Po, ishte edhe ajo, si edhe Ilir Shaqiri. Kishte shumë artistë, s'mund të mbaj mend emrat e të gjithëve, pat edhe studentë që na pritën me duartrokitje. I falënderojmë të gjithë.
FATMIRA NIKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Po Vaçja s’e la këngën. Edhe pas shuarjes, Kënga e saj gjallonVAÇE ZELA GJENESHA E KËNGËSEse nga FASLLI HALITI  (02.08.2014)
BISHZ - PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI SHPREH NGUSHËLLIME (02.08.2014)
MBAJTJA ME DHUNË E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS - KRIMI I ORGANIZUAR KUNDËR 'DIJES, SHKENCËS, ARTIT DHE KULTURËS'Nga ASLLAN DIBRANI (02.08.2014)
Bashkëbisedim me Kryetarin e BKDSH, Emin FazlijaME LPK-në NUK KEMI MUNDUR TË BASHKËPUNOJMË, NË KRYESINË E SAJ ISHTE SPIUNI 'SIJALICA'Nga XHAFER LECI (02.08.2014)
“KENI QENË DHE MBETENI YLLI I PASHUAR E DRITËPLOTË I KËNGËS DHE ARTIT SHQIPTAR”-Nderim për zërin himn dhe ujëvarë mali, të Vaçe Zelës-Nga MURAT GECAJ (02.07.2014)
VAÇE ZELE DHE IDENTITETI KOMBËTARNga ALFRED PAPUÇIU (02.07.2014)
ASTRIT ÇERMA:MIKE BUONGIORNO PËR VAÇE ZELËN (02.07.2014)
TETË VJET MË PARË NDAHEJ NGA JETA IBRAHIM KODRA - 'PRIMITIVI I QYTETËRIMIT TË RI' (02.07.2014)
SAKTËSIA DHE GJITHANSHMËRIA E GAZETARES ISABELA ÇOÇOLI (Portret dhe intervistë) -NGA FLORA NIKOLLA (02.07.2014)
HAPET ARKIVI I SHTETIT, ZBULOHET HARTA E RRALLË - SHQIPËRIA E VËRTETË (02.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]